Partia Socialiste përmes kryetares së grupit të PS-së për të përndjekurit politikë, Keti Bazhdari, u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe të afërmve të ish të përndjekurit Lirak Bejko, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Bazhdari akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Berisha për indiferencë ndaj tij dhe privimin nga e drejta për dialog.
Sipas Bazhdarit, shqiptarët e thjeshtë duhet ta kuptojnë se tragjedia e Lirak Bejkos është në fakt tragjedia dhe fati i mbarë shoqërisë shqiptare nën këtë qeveri e këtë kryeministër që s’e ka për gjë as të të shajë, as të të mashtrojë, as të të vjedhë, e as të të vrasë kur guxon e ngre zërin për të drejtat apo hallet e tua.
“Kishim shpresuar shumë se Liraku do të arrinte t’u shpëtonte plagëve të rënda.
Kishim shpresuar që ai do të arrinte prapë të kthehej pranë familjes, gruas, fëmijëve të mitur, nënës. Por ja që nuk ndodhi kështu dhe sot s’na mbetet gjë tjetër veç t’i ofrojmë familjes ngushëllimet tona.
Është e vështirë të gjesh fjalët për të përshkruar tronditjen që ndjen çdo shqiptar përballë kësaj tragjedie që mund të ishte shmangur shumë lehtë nëse qeveria e kryeministri do të kishte bërë gjestin më elementar për një shtet që pretendon të jetë demokratik: të ulej e të dialogonte.
Le ta gënjenin po t’i thoshin një fjalë të mirë që të dilte nga greva, tha dje nëna e Lirakut. Po në vend të fjalës së mirë, prej qeverisë e Kryeministrit Liraku mori veç sharje, shpifje e baltë.
Liraku nuk kishte asnjë nga cilësimet e kryeministrit, e aq më pak të ishte një njeri i paguar që kish marrë përsipër misionin për të zbritur Sali Berishën nga kali. Ishte një shqiptar i thjeshtë të cilit regjimi komunist i shkatërroi shëndetin me dhunë e tortura dhe i vodhi plot 7 vite jetë të kaluara nëpër burgje. Një shqiptar i thjeshtë që kërkonte vetëm të dëgjohej nga partia dhe kryeministri të cilëve u kishte dhënë votën e mbështetjen.
Sot qeveria e kryeministri e përfunduan punën e nisur nga regjimi komunist duke mos i dhënë Lirakut as drejtësi e as mundësinë për t’u dëgjuar. Lirak Bejko u nda nga jeta duke u bërë shqiptari i 31 që humb jetën për shkak të arrogancës dhe degradimit moral të pushtetit të Sali Berishës. Gruaja dhe fëmijët e tij i bashkohen sot listës së gjatë të grave të lëna vejusha e të fëmijëve të lënë jetim nga ky pushtet e ky kryeministër.
Prandaj sot është koha që të gjithë shqiptarët e thjeshtë ta kuptojnë se tragjedia e Lirak Bejkos është në fakt tragjedia dhe fati i mbarë shoqërisë shqiptare nën këtë qeveri e këtë kryeministër që s’e ka për gjë as të të shajë, as të të mashtrojë, as të të vjedhë, e as të të vrasë kur guxon e ngre zërin për të drejtat apo hallet e tua,” tha Bazhdari.
NË KËRKIM TË SË VËRTETËS per te burgosurit politik.
Ka libra që lexohen me ëndje, në të cilët jeta rrjedh e qetë në larminë e saj të përditëshme, në të cilët lexuesi njëjtësohet me personazhet, ka përshtypjen se ato ngjarje i ka jetuar apo dëgjuar dhe kur arrin në fund ka përtypur në vetvete gjithshka. Ai e mbyll librin, e arkivon atë në kujtesë i bindur se nuk do t’i kthehet më leximit të tij. Ka të tjerë që të mbërthejnë, që nuk i lëshon dot nga dora, mbasi ritmet e leximit janë shumë të larta e ankthi apo kureshtja për vijimin e ngjarjeve, apo përfundimin e tyre marrin një ngarkesë të tillë që, në mbarim të librit, duket se ajo është bërë pjesë përbërëse e vetes. Këta lloj librash nuk mbyllen për të mos u hapur më, tek ata rikthehet sërish lexuesi, mbasi përsiatjet rreth ideve apo ngjarjeve të librit mbeten gjithmonë nxitëse.
Një libër i tillë është romani “Odiseja e një dedektivi” i shkrimtarit Agim Hamiti. Si nëntitull ai shënon “ngjarje të jetuara”. Ky i jep një karakter të veçantë veprës, që anon më shumë nga dokumentari se sa nga filmi artistik, nëse do të përdornim gjuhën e kinematografisë.
Romani fillon me kapitullin e parë që titullohet : Spaçi. Është një përshkrim i bukur i mjedisit natyror e njerëzor të një kampi pune të detyruar në Mirditën e gjysmës së dytë të viteve 70. Është kampi ku më 1973 u zhvillua e para kryengritje në një burg komunist shqiptar, edhe se në formën e saj parake. Emri Spaç është binjakëzuar me kryengritjen e majit 1973 dhe me ekzekutimin barbar të tre të dënuarve (Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho) “Për dy letra adresuar pushtetit qëndror në Tiranë, ku denoncohej veprimtaria antikombëtaree diktatorit Hoxha”. Për revoltën, siç e quan autori, “Çmimi me të cilin u pagua ajo qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një shumë të përgjithshme prej 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!)”. E gjithë kjo mynxyrë për tri ditë mosbindje policëve e ngritjen e një flamuri pa yll nga disa pjestarë të një bashkësie njerëzish të dënuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike të një ligjëshmërie normale. Madje këtyre u duhet shtuar, për detyrë kronike edhe varja e një qeni, besoj një dukuri e panjohur në gjithë historinë botërore të shtypjes së kryengritjeve….
Në këtë kamp famëkeq dërgohet për të kryer dënimin prej dhjetë vjetësh për “agjitacion e propagandë” një djalë 31 vjeçar nga Dukati i Vlorës, Sazan Diksi. Jeta e tij, e përshkruar shkurt, na paraqet një stereotip, atë të shumicës dërmuese të bijve të familjeve “të prekura”, t’ashtuquajturit armiq të klasës. Ata rriteshin pa baballarë, sepse këta ishin nën tokë, në burg ose në mërgim. Rriteshin me njëqind sakrifica nga nënat apo gjyshet në kampet e pafund të internimit, në vënde të ndryshme të Shqipërisë. Në më të shumtën e rasteve këta fëmijë ishin të parët e klasës, nxënës t’etur për dije e që mundoheshin të mësonin ndonjë gjuhë të huaj, për t’a zgjeruar atë. Ata i priste kazma që në moshën 16 vjeçare, sepse dyert e universitetit e, ndonjë herë edhe të shkollave të mesme, ishin të mbyllura për to. Kur arrinin moshën i përlante shërbimi ushtarak, pa kapur armë me dorë, në repartet e punës. Ishte preludi i viteve të punës së papaguar që më vonë do të kryenin në burgjet politike. Ata ishin gjithmonë nën vërejtjen e pandërprerë të “ëngjëjve projtës”, “heronjve të heshtur”, kriminelëve të Sigurimit të shtetit, pjesa më parazite e një shoqërie që kishte në themel të saj dhunën dhe varfërinë. Strategjia e tyre e zakonshme synonte një trysni të pashembullt, të gërshetuar me premtime joshëse, për t’u vënë në shërbim të tyre. Kur kjo nuk funksiononte “pinjojtë e klasave të përmbysura” viheshin në listën e arrestimeve, për t’u dënuar e dërguar në kampet e punës së detyruar pa shpërblim, ku ridënoheshin, vriteshin, torturoheshin e, në rastin më të mirë, dilnin të gjymtuar e bëheshin klientë të përhershëm të spitaleve.
Kështu fillon edhe kalvari i Sazan Diksit. Mbas pesë vitesh qëndrimi në Spaç, ai shpërngulet në Qafë Bari, një tjetër emër kampi, i lidhur me një t’ashtuquajtur kryengritje, shtypja e së cilës, përsa i përket mizorisë së dhunës, shënoi rekorde planetare. Këtu dukatasi fjalëpak u njoh me një gjirokastrit, në frontin e punës së zbrazjes së vagonëve të mineralit. Kolegu i burgosur quhet Hamit Meli dhe vjen nga një përvojë krejt tjetër nga ajo e Sazan Diksit.Hamiti është bir i një partizani të brigadës së parë, një invalid lufte që mban ende në kokë ciflat e predhës, të cilat bëhen shkak i vdekjes së tij të parakohëshme n’operacionin për t’i nxjerrë. Simbas nënës së Hamitit i shoqi “më shumë duhet të ketë vdekur për shkak të brengave, se nga operacioni”. Ai porosiste djemtë që asnjë të mos bëntë shkolla ushtarake e shpesh thonte :”derdhëm gjak për t’i sjellë një mënxyrë këtij populli…”. Ishte njëri nga të shumtit e zhgënjyer nga socializmi i Enver Hoxhës e që dëshmonte jo vetëm objektivitet gjykimi, por edhe ndershmëri karakteri.
Këto dy veti të çmuara i trashëgonte dhe i biri, Hamiti, që e kishte filluar veprimtarinë në rradhët e DSJ (drejtoria e sigurimit të jashtëm), organi më besnik e më i zgjedhur i diktaturës, që në moshën 19 – vjeçare, si student i vitit të tretë në shkollën e posaçme të kuadrove të saj. Ja si e përshkruan, me pak fjalë, autori i librit parabolën e rrufeshme të karierës së personazhit të tij :
“ Kishin mjaftuar vetëm tre vjet veprimtarie në DSJ që Meli të shpallej unanimisht si detektivi më i mirë i shërbimit sekret shqiptar. Pas pesë vjetësh emri i tij do të regjistrohej në librin e artë të rekordeve botërore të detektivëve që e kalonin shifrën 100 të misioneve të realizuar me sukses….. . Barra e misioneve të kryer për interesat e diktaturës i rëndonte tashmë në ndërgjegje. Rekordet në shërbim të së keqes përbënin një famë lënduese për të….. Pa i plotësuar të 28 vjetët – moshë në të cilën shumica e detektivëve të botës fillojnë karrierën e tyre – Meli hoqi dorë përfundimisht nga veprimtaria e detektivit…… Gjithshka kishte qenë anormale në karrierën e Melit : fillimi i hershëm, ritmi i lartë i zhvillimit si detektiv cilësor, martesa e ndaluar nga ligji, përfituesit e fruteve të veprimtarisë së tij si detektiv [Inteligjencë Servici britanik], pendesa e thellë e Melit, burgu dhe, sidomos, ofertat e refuzuara në kampin e Qafë-Barit për rifillimin e karrierës së ndërprerë befasisht….”
Do t’i mjaftonin këto pak fraza lexuesit për të hyrë në botën e mbrendëshme të personazhit e për të kuptuar dramën e tij. Mes Hamitit dhe Sazanit lind një miqësi e fortë, që buron jo vetëm nga prania në të njëjtin ambient të vuajtjes, por edhe nga një këndvështrim i përbashkët i të vërejturit të botës, nga një përceptim pothuaj i njëjtë i problemeve të Vendit të tyre. Kështu veçoritë e jetëve të tyre nga lindja, stilet e ndryshme, prejardhjet jo të njëjta, shkrihen e sheshohen në vetëdijen e përbashkët të të qënit viktima të një diktature, që ka çuar në kasaphanë dhjetra mijra qytetarë e në mjerim një popull të tërë n’emër të idealeve të paqëna. Në bazën e lidhjes së tyre është respekti e besimi i ndërsjelltë. Ky shfaqet më parë tek Hamiti që, në një çast të vështirë për të, i ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanoset çdo ditë, ka nevojë për një shok që t’i hapë zemrën, të ndajë me të shqetësimet, ankthin, pasigurinë. Të gjithë ata që, fatkeqësisht, kanë kaluar përvoja të tilla e dijnë mirë se sa vlen një shok i vërtetë n’ata kushte.
Sazani befasohet nga rrëfimi i Melit. Natyrshëm në fillim shtanget, por shpejt kupton se tek tregimi i Melit nuk ka hije provokacioni apo prapamendimi të keq e i beson. Shoqëria e tyre forcohet çdo ditë e përballon prova skajore, paralel me ngjarjet e pazakonta në të cilat bëhet pjesëmarrës Meli. Këto ngjarje e futin lexuesin në botën e mistereve, të hafijeve, të të fshehtave, të prapaskenave të paimagjinueshme, që përbëjnë sekretet e pazbulueshme të një regjimi, të një shteti, të pushtetit të një kaste. Jemi të pranishëm në një botë sureale ku në një kamp pune të detyruar, në një nga burgjet më mizore të diktaturës enden ndërmjet të burgosurve, të veshur me uniformën e tyre, kuadro të larta të DSJ që i njeh vetëm një oficer i komandës, kartelisti. Vijnë për të takuar ish detektivin Meli drejtori i DSJ, Dofemi, alias Ilir Enver Hoxha, në shoqëri të funksionarëve shumë të lartë të Sigurimit të KQ, të Inteligenc Servisit britanik, të CIA-s amerikane. Galeria e personave të fuqishëm, që kërkojnë të bindin Melin për rifillimin e veprimtarisë së detektivit, secili në rradhët e tij, është marramendëse, pothuaj e pabesueshme. Ato takime janë përshkruar me imtësi, me data e me orë.
Pa hyrë në përshkrimin e hollësishëm të tyre, edhe se zënë pjesën kryesore të lëndës së rrëfimit, ajo që del nga këta takime ka diçka sa të pabesueshme, aq edhe të llahtarëshme. Fatet e njerëzve ndërthuren me fatet e popujve në një lojë të fshehtë, të shumfishtë që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzimit, në rastin tonë për shqiptarët. Është loja e shërbimeve të fshehta që përcaktojnë dhe politikat e qeverive, ajo e interesave që shqelmojnë parimet e ideologjitë, ajo e aleancave të padukëshme, të panjohura, të pabesueshme, që mbeten mundësi vendimarrje e pak njerëzve “të zgjedhur”, shpesh herë e një njeriu të vetëm që i jep vetes atributet e një perëndie, që vendos gjithshka mbi vartësit e tij, mbi një popull të tërë. Në këtë xhungël të dëndur interesash, në të cilën papritur Hamit Meli zë një vënd qëndror, atij i zbulohen fakte që përmbysin krejtësisht botën e tij të deriatëhershme. Kështu ai merr vesh se në më shumë se njëqind misione vrastare në të cilat ka marrë pjesë, me përjashtim të dy të parave, gjithë të tjerët i kanë shërbyer Inteligjenc Servisit britanik, zyrtarisht armik i tij dhe i Vëndit të tij, e në sajë të tyre sot ka një llogari rrjedhëse në një bankë angleze e rezulton i ngritur edhe në gradë.
“ Midis qeverisë sonë dhe partisë suaj ka ekzistuar gjithmonë një aleancë e fuqishme, e cila, për të qënë efikase, është lypsur të mbahej sekrete. Kjo aleancë ka lindur qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur, si aleatë me njeri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin.” Zinxhiri i zbulimeve të të fshehtave që gëlonin në marredhëniet Enver Hoxhës e të komunizmit shqiptar me anglezët dhe amerikanët është një varg i gjatë episodesh, ndodhish e pohimesh marramendëse që e futin lexuesin në një botë të cilën mund t’a konsiderojë fantapolitike, pjellë e një fantazie të ndezur e të prirë për romanet policorë. Kështu lexuesi mëson për luftën mes CIA-s dhe Inteligjenc Servisit për të patur në zotërim fatet e Shqipërisë, me miratimin e “udhëheqësit legjendar” të saj, për oficerët e DSJ të vrarë nga anglezët sepse donin të mbështeteshin tek CIA, për të ndryshuar jo vetëm vartësinë por edhe sistemin me dënimin e tradhëtisë së Enver Hoxhës, për vizitën tepër sekrete të këtij të fundit në Londër në tetor 1983, në një nga misionet e fundit të veprimtarisë 40 – vjeçare në shërbim të zbulimit anglez.
Lexuesi njihet edhe me të tjera dukuri të mistershme, të pashpjegueshme, që zënë fill nga mbas lufta e kanë të bëjnë me veprimtarinë kundër komuniste të të mërguarve shqiptarë. Është fjala për dhjetra misione desantësh që binin në dorën e Sigurimit, sapo zbrisnin në tokën shqiptare, e që janë motivuar me tradhëtinë e Kim Filbit, për të cilin përgjegjësi i CIA-s për Evropën, në një pasazh të romanit shprehet kështu : “ Un jam gati të vë bast, se dekorata që i ka akorduar në heshtje Kim Filbit Inteligjencë servisi me këtë rast, është dy herë më e madhe nga kjo që i ka dhënë KGB-ja. Në ambientet e CIA-s në Amerikë tashmë thuhet nën zë, se Kim Filbi është një nga agjentët e dyfishtë më të suksesshëm të historisë së shërbimeve sekrete.”
Në një tjetër fragment të veprës zbulohet një tjetër dukuri e pashpjeguar për shumë prej të mërguarve politikë shqiptarë. Bëhet fjalë për 100 vetë që punonin për CIA-n e që “kishin shprehur në formë të hapur protestën ndaj qeverisë amerikane, për qëndrimin dashamirës që mbahej ndaj regjimit komunist të Tiranës.” Të gjithë këta, në pak kohë, vdiqën në rrethana aksidentale e jo bindëse. Ndërmjet tyre ishte dhe i ati i Sazanit, për të cilin detektivi i kërkon shpjegime shefit të seksionit evropian të CIA-s, prej të cilit merr këtë përgjigje : “ Babai i shokut tuaj ka tradhtuar interesat e shtetit amerikan, të cilit i shërbente.” Një fund tragjik kanë edhe të gjithë ata t’arratisur, të lidhur me operacionin e Maltës, për të cilët dëshmon edhe plaku kolonjar i mërguar që erdhi nga Nju Jorku n’Athinë, për të tërhequr dy bijtë e tij që ishin arratisur nga Shqipëria. Ai ruante si një relike të shenjtë librin “ Të tradhtuarit” dhe fjalët që i kishte thënë një djalosh, më i riu i Oeracionit të Maltës : “ Ruaje si kujtim të hidhur këtë libër vrastar, në emër të të cilit u zhdukën të gjithë ata që ëndërronin të luftonin e të vriteshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi.”
Rrjeshtova këtu disa prej fakteve dhe pohimeve të romanit, të gjitha rrëfime të detektivit Meli autorit, që ka përmbushur amanetin e shokut të tij për t’i shkruar këto “ngjarje të jetuara”. Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës s’asaj diktature në marredhëniet me armiqtë – miq anglo-amerikanë në më shumë se një gjysëm shekulli.
Linja e parë është shtjelluar shkëlqyeshëm. Stili i të rrëfyerit është shumë tërheqës e i kursyer, autorit nuk i pëlqen uji i tepërt dhe ai e shmang atë. Personazhet portretizohen më së miri, përshkrimi i mjediseve dhe ngjarjeve është një riprodhim i saktë e cilësor i realitetit. Përsiatjet e autorit dëshmojnë thellësi mendimi e citatet në krye të kapitujve erudicionin e tij. Në këtë drejtim është një nga veprat më të realizuara në gjininë e saj, duke zënë një vënd të nderuar në letërsinë e mbas diktaturës. Linja e dytë rrok një problematikë tepër të ndërlikuar, pasqyron një botë të padukshme, që nuk sheh dritën e diellit, që ka për model urithin, që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzve. Por aq sa është larg përfytyresës së përgjithëshme, po aq është pranë fateve t’atyre që pësojnë historinë. Libri na jep një tabllo që i ngjan një tërmeti të fuqishëm që rrafshon gjithshka : bindje, opinione, besime, ideale, botkuptime, ideologji, parime, të vërteta të kthyera në tabu. Mbi gërmadhat e tyre, mes shumë luhatjesh, mosbesimesh, dyshimesh ngre krye një kult i ri, që është ai i mashtrimit, i hipokrizisë, që mbulojnë interesa marramendëse, leva të fuqishme që lëvizin jetë kombesh si t’ishin lodra fëmijësh e që në të folurit diplomatik merr termin “real-politikë”.
Në rastin tonë, ajo që del në dritë, simbas autorit, është një aleancë e fortë mes regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës dhe demokracive të mëdha të Perëndimit, konkretisht të Anglisë dhe të SHBA, një dukuri që cik absurden, po të mbahet parasysh historia zyrtare e marredhënieve mes tyre, e shënuar nga një armiqësi proverbiale. Lexuesit ndahen në dy pjesë : disa, që u besojnë më shumë dogmave të antikomunizmit të sinqertë të Perëndimit, apo të tjerë besnikërisë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës e idhtarëve të tij, më të paktë këta të fundit, e hedhin poshtë romanin si një shpikje apo delir të autorit. Të tjerë, mendoj shumica, duan të gjejnë të vërtetën. Ajo mund të jetë shumë e hidhur, por duhet pranuar si e tillë, cilado qoftë pamja e saj.
Që këtu lind kërkesa, sa e drejtë aq edhe ligjëshme, që ata që drejtojnë shtetin shqiptar të kenë kurajon e burrerinë të hapin arkivat e të nxjerrin prej tyre të vërtetën. Nuk është më e pranueshme që të gjitha sekretet e diktaturës të vazhdojnë të ruhen si të tilla, duke e mbajtur ende shoqërinë tonë robe të së shkuarës, sepse pa u zbardhur mirë e shkuara nuk mund të hidhet shikimi tërësisht në t’ardhmen. Në një demokraci të vërtetë, dyshime të tilla kaqë të rënda nuk mund të mbahen pezull në ndërgjegjen e një kombi, apo të trajtohen me logjikën e diktaturës si “trillime” të një shkrimtari apo të mikut të tij detektiv. Nëse janë të tilla Agim Hamiti apo Hamit Meli duhet të japin llogari para opinionit publik apo ligjeve të shtetit, në të kundërt dikush duhet të japë shpjegime.
Mendoj se këto shpjegime i takojnë më shumë shtresës së luftuar egërsisht nga diktatura. Kemi jetuar gati gjysëm shekulli nëpër kampet e internimit e burgjet e komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, kriminelit më të madh të racës shqiptare. Kemi shpresuar tek “forcat e së mirës”, të personifikuara në përfytyresën tonë nga “bota e lirë”, nga demokracitë e Perëndimit, nga SHBA së pari. Kemi besuar në to, jemi përndjekur, jemi vrarë, jemi gjymtuar me ato bindje në mëndje, në një Vend në të cilin Perëndimi dhe sistemi i tij i demokracisë ishin “të këqijat absolute”, “varrmihësit e lirisë së popujve”, “imperializmi agresiv”, “neofashizmi”, “xhandari ndërkombëtar” e sa e sa epitete të tjera, njëri më i keq se tjetri. Mbijetuam, kufoma të gjalla, në një botë që lavdi Zotit u ndryshua me shpejtësi, por që për ne solli pak ndryshime. Na hoqi telat me gjëmba e na dha mundësi të marrim rrugët e globit në kërkim të një jete të re, duke filluar nga zeroja. Besuam se Perëndimi i “ëndërruar” do të kishte një qëndrim më dashamirës, humanizmi i shoqërive të tij do t’ishte më bujar me plagët tona e më mikpritës ndaj shpresave tona. Qe një tjetër zhgënjim. Në pjesën më të madhe të tij, Perëndimi qe indiferent karshi nesh, i shurdhët ndaj dëshmive tona, madje shumë më mikpritës ndaj xhelatëve tanë.
Tani ky roman merr përsipër të zbulojë një realitet që, po të vërtetohet nga dokumentat, shpjegon domethënien e shumë dukurive të habitëshme. Uroj me gjithë shpirt që dokumentat t’a përgënjeshtrojnë, sepse nuk dua që ajo godinë, thellë në veten time, që ka strehuar një jetë të tërë ëndrrat, shpresat, iluzionet në të mirën njerëzore, në botën e lirë, të kthehet në një gërmadhë që do të zinte poshtë dhe vetë qënien time. Ka 11 vjet që është botuar ky libër, por asnjë nga pyetjet që shtron nuk ka gjetur përgjigje. A ka qënë Enver Hoxha spiun i Inteligjenc Servisit deri në fund të jetës së tij ? Nëse ka qenë, si është e mundur që Anglia, demokracia më e hershme e historisë njerëzore, s’ka bërë asgjë për të zbutur instiktet e tij kriminale e për të ndihmuar sado pak shqiptarët të ndërtonin një shtet të së drejtës, pa dhunën e terrorin karakteristik të tij? A ka përgjegjësi shteti amerikan, apo ndonjë segment i rëndësishëm i tij, për qindra antikomunistë shqiptarë, të vrarë nga Sigurimi i shtetit shqiptar këtu, apo nga “rastësitë” në vënde të ndryshme të botës? A ekziston një prirje e admninistratës amerikane për të favorizuar ish komunistët gjatë këtyre viteve të tranzicionit e si motivohet ajo? Cili është fati i oficerëve shqiptarë që punojnë në CIA dhe pse nuk kthehen në Shqipëri për t’a vënë në shërbim të Vendit të tyre përvojën e vyer?
Këto janë disa nga pyetjet që dalin nga leximi i romanit të Agim Hamitit. Nuk më duket me vënd heshtja dhe bojkotimi që i bëhet këtij libri, nuk më duket një shenj i mirë. Librat nuk bojkotohen, nuk digjen, nuk ndalohen, përvojat e tilla na kthejnë në faqet më t’errta të historisë së njerëzimit. Librat diskutohen, idetë e tyre rrihen në kuvende, në faqe gazetash, në libra të tjerë. Ato mund të miratohen ose të kundërshtohen, por nuk mund të vihen para plotoneve t’ekzekutimit. Ky është mësimi i madh që na jep leksioni i demokracisë së mirëfilltë, së bashku me trasparencën, thyerjen e tabuve, dënimin e së keqes, zbulimin e së vërtetës, asaj historike të së shkuarës, asaj të këtyre njëzet vjeteve të mjegullta të demokracisë. Është një mësim që duhet t’a përvehtësojmë nëse duam të shkojmë përpara, duke pastruar rrugën tonë nga “shpendërat, hithrat, ferrat” e së shkuarës, siç thonte më shumë se njëqind vjet të shkuara poeti ynë kombëtar. Këtë mision i ka vënë vetes edhe ky libër.
Eugjen Merlika
Qeveria Kuislinge e Merlikes ka bere qe Shqiperia te radhitet ne Historine Europiane tek Aleatet e Hitlerit dhe kjo mesohet ne Gjermani qe Shqiperia ishte naziste ne nje kohe qe e verteta historike eshte komplet tjeter ,pra mos je shume krenar me Mustafa Merliken !
Mendoj qe ne varrimin e te ndjerit Lirak te marrin pjese :Edvin Kristaq Rama,Gramos Ruci( si ish-Minister i Sigurimit famekeq),Ilir Xhelil Gjoni,Dash Myslym Peza,A.Sulejman Bushati,Aranit Cela,Dilaver Bregasi,Fehmi Abdiu,,,etj etj,,jane shume pothuajse gjithe kupola e PS.!!! Departamenti i te persekutuarve politik ne PS,ne partine e Enver Hoxhes????!.O zot,cfare hipokritesh e kameleonesh!!!!!
Sa keq me vjen per ju meshir qe keni rene me koke poshte.
shko mar psikopat e bjeri vedit mbrapa se te ka lan mendja si sali kriminel berisha qe nuk po e sheh realitetin ne vend,dhe ma kumunist e enverist se berishen nuk ke ne vend ,se dhe ti beni duhet te jesh ndaj bire spijuni i tyre .
Ben “amerikani”i Çikagos,
Merre me ëmbel, ose mendo pak me thelle!
Ti njelloj si Saliu vazhdon me avazin e luftes se klasave!
Ne Demokraci, per fat te mire jane te gjithe te barabarte!
Ata q u kundervihen ligjeve denohen!
Edhe une mund te numeroj plot ish komuniste ne funksione drejtuese te PD-së!…
Sali Komisari i pari!
Bode Komunisti ,
Rusmajli , i biri i ish sekretarit te pare, qe tani e kemi ne krye te komisionit te ligjeve!
Qe ben ligje dhe per Ndrecen dhe Lirakun e mijera ish te burgosur te ndergjegjes!
Shume ish komuniste dhe ish funksionare te PPSH-se Saliu i futi ne Vathen e vet!
Pse dy metra per te matur ish komunistet!
Ata qe jane me Saliun jane te mire,
Ndersa ata qe jane me te majten jane te keq!!!…
E kupton gabimin tend Beni Çikagos?!
Vere pak llogjiken ne perdorim!
Burgun komunist e bene Liraku, Ndreca dhe shoket e tyre!
Nuk po u paguhen as leket e Burgut!
Ka 22 vjet qe Sali Bodja me klanin e tyre tallen me kete shtrese qe vertete e meritojne demshperblimin per Burgun!
Nuk kerkojne L ë m o s h ë , por mundin e tyre, shperblimin per vuajtjet e tyre!
Femijt e Ndreces e te Lirakut nuk kane buke te hane!
O njeri, nuk kane buke te hane!
U mungojne mjetet minimale te jeteses!
Ndersa femijt e Saliut te çajne ballin!…
Nuk dine se çfare te bejne milionat!…
Kush u burgos per te fituar Demokracia dhe kush i gezon frytet e Demokracise!
Edhe kur them “frytet e demokracise”… Prape gaboj…
Saliu dhe femijt e saliut nuk marrin ate qe u takon , por vjedhin mbare Shqiperine!
Ne cilin vend demokratik ke pare ti Ben qe te erresh Si Qen i Zgjebosur dhe te gdhihesh Milioner!
Te tille milioner gjen vetem ne Shqiperi, te majte apo te djathte,ndersa femijt e atyre qe sakrifikuan per Demokracine,
E theksoj, s a k r i f i k u a n…. (sepse ben burg….)
Nuk kane sot as Pllaken e bukes, pa lere gjerat e tjera!
Prandaj shkuan dhe ambasadoret e huaj dhe i takun ish te burgosurit e Ndergjegjes!
Ndesa Saliu yne ben politike, akuzon , i poshteron, i fyen , genjen, u thote qe luftoni per Edi Ramen!!!…
Jo or jo, ish te burgosurit duane ate qe u mohohet, paret e burgut, dhe jo lëmoshe!!!
Po tu japesh djersen e tyre… Dhe te mos i genjesh ketu e 22 vjet…. Ata shikojne punen e tyre!
Por Sali Bolleku yne nuk u jep leket qe u takojne me ligj por i sorollat ketu dhe 22 vjet, tok edhe me qeverit e tjera qe kane qene ne pushtet deri tani!
Politiken dhe genjeshtrat qe keput Saliu dhe tok me te edhe ti,
kur grin sallate si ne komentin e mesiperm, nuk i ha
as D e r r i !….
Besoj se kupton qe problemi eshte shume i thjeshte dhe nuk ka nevoje te shpifesh e te llomotitesh duke i ndare njerzit sipas parimit famkeq komunist te luftes se klasave!!!
A me kuptooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooon????….
bashkohem me ngushellimin tuaj! jane fjale njerezish dhe jo ZOMBIESH BLU. qofte viktima e fundit e ketij pushteti.
ngushellime per lirakun dhe familjen e tij,por nje gje nuk arri ta kuptoj mire ne gjtithe kete histori,ata protestuan per leket e veta qe qeveria do ja mari po popullit taksa pagues apo protestuan per popullin kunder varferis e papunsis………..ju lutem tema ma shpjegoni ju qe i perdorni keto viktima. per njerzit qe jetuan ne ate koh a nuk ishin po te burgosur, a nuk bene te gjtithe pune vullnetare………..aq demshperblim sa duan keta le tja japin ata hale qe i bejn mish per top per nje grusht vota
Ti sqenke njeri o Ben Cikago ,ti je kafshe me fytyre njeriu si ata qe ke mbi krye.Po i lutem zotit ,ta pesosh edhe ti si ata 31 viktimat e vrare nga dora e sali berishes ,mbase do te vijne trute ne vend
o ben cikago o kafshe e paskrupullt o i degjenerumen po nuk fole nje here sic duhet goja te flet por me mendjen e FAHRI BALLIUT ose me MENDJEN e frrok cupit po leji karagjoslleqet kur se keni njohur psiqikun sali per 22 vjet kurr mos e njofsh mo more ben cikago dragobija ose e ke shitur bythen ke sali psiqiku ke ndruar seks je kthyer ne prostetute e saliut se ndofta te genjen mendja se mos te ben saliu deputet po ju jeni serb e greker more te degjeneruar po nuk keni dhembshuri per ikjen e nje biri nene i nje kryefamiljari qe la ne mes te rruges femijet per nje kauz qe psiqiku sali ja mohoi se i interesonte me shume interesi per ministrin serb sesa te fliste me qytetaret e vet qe i kane dhene voten per 22 vjet dhe e kan ulur ne ate karrige te degjeneruarin sali …
Nuk jam ne nje mendje me zonjen Keti. Nuk eshte viktima e 31. Jane qindra viktima direkte qe jane ne hesapin e ketij krimineli.Nuk them ndergjegje se kafshet e ulta nuk kane ndergjegje.
ps nje komentues theksoi se krimbi i halese Ben Chicago, Mentari. keli kelmendi, jane i njejti person i paguar nga serbi i shpellave.
Mqs Mero nuk mund ti bllokoje komentet-dihet- do ju lutesha kometuesve qe komente me keto emra si dhe komenete te ngjashme-eshte i njejti stil ( ky klysh mund te ndroje nick-un) te mos i perfille dhe te mos bjere ne gracken e tij per te bere zhurmuesin. Te mos e pjerdhim fare, sikur nuk ekziston ne kete forum.
UNE I BESOJ DY FORCAVE PATRIOTIKE EKSTREME:TE BASHKOHEN PER TE PASTRUAR VENDIN,E PER TA BASHKU SI NJE ZVICER!SOOOS GJITHE PLEHRAVE TE TRAZICIONIT SOOOS!
NUK DUHET MENDU VEC RREZIMI,POR ME SHUME ZV..,.beni opozite te vertet,theniet e AMERIKES beni realitet!
te isha si ju aty:do i jepja ndihme qe ne fillim,me moral e fjale,me cuarje ne sherim ne amerike …me familjen prane….ca vone jeni..por mundesi te beni prape keni!
VINI ZEMREN NE VEPRIM,MOS TE JTE VEC MUSKUL MIKU IM!
BENI OPOZITE KOMBETARE ,SE NDRYSHE MBARUAM FARE!
MBESHTETNI RININE E BREZ TE DJEGUR QUENI VETEN TANI!
QEVERI TEKNIKE URGJENT,NE ZGJEDHJE TE SHKOJ SHQIPERIA VERTET!
SHPALLNI VLOREN KRYEQYTET NE NENDOR 28!
BETIMIN BENI ATY,TE MBESHTETNI VEC RINI!
MERNI BEKIMIN NE KETE TRIBUN,MISIONIN HYJNOR TA CONI NE FUND!
SHPRESUAM SHUME KUR ISHIT NJESHA,POR ZHGENJIMI DHE PRITJA JUAJ QE SHUME E RENDA..
JU BEJME THIRRJE PERSERI,SE NGA FIKU KENI RENE TANI..O PATRIOT E OPOZITE VERTYET,O NGA SKENA POLIOTIKE IKNI VET!
Zoja Keti Bazhdari po ti je Shkodrane e veriore po ti moj shkrete ça don atje ne Partine e moçalorve. po ti harrove qe moçaloret instaluen diktaturen moçalore?? po ti harrove qe moçaloret instauen koleren e kuqe?? po ti harrove qe moçaloret instaluen dhunen moçalore??
ik sa ma para nga moçot e jugut e ktheju ne vendlindjen tande, ne shkoder locen
O shkodran! Ç’ke me Ketin ti ore.
Shkodrane eshte, po jo veriore. Une si jugor keshtu e di te pakten…
NGA EMRI DHE MBIEMRI AJO MUND TE JETE KORCARE E LIND E RRIT NE SHKODER
po mu kthy ne shkoder me jozin ne pd apo me grupin tjeter te pd m.cungun,dhe ti i futke te gjith ne nje thes se sipas teje te gjith te ps ne shkoder kekan mocalor?shko mar gamar e mso ndaj gja tjeter e mas humb koh kot tek tema se po del injorant e racist krejt me tru e me shpirt
O Eugjen Merlika .Ndofta je edhe ti nje i persekutuar nga regjimi gjakatar hoxhist dhe ke te drejt te shkruash e te flasesh.POR..Ke bere nje roman per diktatorin famekeq hoxha por si ore i uruar nuk ke fol as edhe nje llaf per BIRIN E TIJ TRASHEGIMTAR sali ram hoxhen qe eshte edhe me i zi se i jati,ne radhe te pare nje vrases si i jati ne radhe te dyte po kjo eshte vetem merit e tij super e krye hajdut,se treti nje ANTISHQIPTAR I TERBUAR,dihet se eshte VEGEL E SERBEVE DHE KRYESPIUN ityre,se katerti eshte nje debil e psiqik nje qen i terbuar qe vetem po e shkateron kete popull duke u majmur ai familjarisht dhe gjithe zoraxhinjt qe i lepihen nga pas.Dy llafe mund ti thoshe edhe ti z.Merlik per kete vampir qe po ja kalon te jatit por dyshoj se ju jeni nje nga ata qe NDOSHTA (ky eshte vetem nje dyshim i imi)keni perfituar dhe i lepiheni ketij djalli.Qofsha i gabuar o Merlik.
ej njerez qeja fusni kot ae kuptoni qe kete corbe e gatuan te gjithe keta politikane qe ulerin lart e posht,i beme premtime nje grupi te burgosurish per miliona leke,pse ca hoqen me sh nga prinderit tane keta qe duan kaq lek mbi mundsite e shtetit kur dihet qe te gjithe vuajten,pse nuk ulerini per nje popull te tere qe ska as ca han as ca pine por beni sikur ju vje keq per leket e ketyre,kush ka teper nga ju le tja dhuroje,mos perdorni duart per te shkruar por perdorni llogjiken,un sjam i djathte por jam nje njeri qe dua respekt per te gjithe popullin tim,sh nga keta te burgosur e din te gjithe se si e fituan satusin mbas viteve 90
Nese je vertet ne Cikago,do mundohemi te gjejme,kafshë e shpelles se Vicidolit!Mund te jesh dhe provokator,por kjo nuk ndryshon gje ne kete dhimbje te madhe!Mund te na tregoje Tema sitin,e ketij shpellari Ben Cikago?
@patriot ato komunistat e kuq qe ti mbron kan le e jane rrite ne moçale e keneta. injoranca moçalore asht kultura e mentaliteti i tyne.
si thue ma mire me rrit ne mal o me u rrin ne moçale???
Kronike makaber e nje greve vdekjeje
“LETRAT ME VERE” TE MANDELAVE SHQIPTARE DHE MILIONAT E PERSEKTORIT AGIM SHEHU
– Pse Berisha shperbleu me 140 milione leke ish gjeneralin e policise se Berishes Agim Shehu !?
– Nga Alban Dega, Nju Jork
“Letrat me vlere” zero per Mandelat shqiptare
Nepermjet telalleve te tij, kryeministri fuqiplote si Luigji i 14-te, si Enveri dhe Stalini dikur, Sali Berisha, pasi sulmoi dhe akuzoi ish- te persektuurit politike dhe greven e tyre te urise dhe te vdekjes si politike, nuk nguroi te permend edhe shperblimet qe gjoja qeveria e tij u ka dhene ish – te persekutuarve politike.
Sic del nga deklaratat e ushtareve te tij ne qeveri dhe media qeveria e tij u ka dhene milione dollare ish – te persekutuarve politike. Shumica e ketyre shperblimeve, sic deshmojne me fakte te gjalla e konkrete viktimat e tij kane qene ne formen e ” Letrave me vlere”, qe shqiptaret i njohim si letra me vere, pra me vlere zero ose nen zero.
Po ashtu kryeministri shqiptar nuk harroi si gjithnje ne raste te tilla te sulmoje dhe akuzoje opoziten jo vetem si nxitese te kesaj greve, por edhe se kur ishte ne pushtet nuk ishte dhene asnje shperblim per ta, por kishte shperblyer bllokmenet,qe ish- sherbetori i tyre “besnik deri ne vdekje” Berisha ua kishte lepire prapanicen si asnje koleg i tij me bluza te bardha .
Po cfare nxitjeje mund te jape nje freskozite, “nje opozite nul” sic e qujti me plot te drejte nje nga grevistet e urise !
Cfare nxitjeje mund te jape nje opozite qe nuk eshte e zoja te ruaje votat e elektoratit te vet…
Cfare nxitjeje mund te jape nje lider opozite qe ia vjedhin nen tavoline bashkine e fituar , nje lider “Kurban” i vetvetes dhe paaftesise se tij politike!
Gjysma e se keqes! E keqja e madhe eshte se Sali Berisha eshte shembulli me tipik e me i qarte i bujarise se tij me persekutore e terroriste te mirefillte, sic e kane quajtur me fakte e fotogradfi te gjalla sherbetorin dhe ushtarin besnik te tij ish- Zevendes- Ministrin e Brendshem, ish- drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit Agim Shehu.
Bujari me persekutore .. barbari me ish- te persekutuar
Nga Ish- instruktor i qeneve te kufirit per kapjen e diversanteve dhe spiuneve “te rrethimit imperalisto revizionit” ne kohen e partise se pare te Salise, Agim Shehu i katapiltua ne krye te Policise se Sali berishes. Nga instruktor qeni ne Malesine e Gjakoves, sic njihet Tropoja ai u gradua ne gjeneral lejtnant i Sali Berishes.
Pse !? Sepse qeni eshte kafsha me besnike e njeriut!
E kur qeni eshte kafsha me besnike e njeriut…. sa here me besnik eshte instruktori i tij per te zotin e tij Berishen ne kete rast!!!
Aq besnik sa ia kaloi edhe te zotit ose Zotit te tij Berisha ne zellin e tij shatazarak kunder liderve te opozites ne diten e zeze te terrorit te uniformave te murrme berishiane kunder tyre me 28 maj 1996. Jo vetem, kunder tyre, por deri edhe kunder gazetareve te huaj qe u pergjaken ne rruget e Tiranes, cka shenoi fillimin e fundit te sundimit despotik te Berishes dhe regjimit te tij autokratik.
Eshte kjo aresyeja madhore qe e beri Sali Berishen qe nepermjet kukullave te tij ne gjykaten e kreqytetit te Shqiperise ta shperblente kete … superbesnik te tij me 140 milione leke pas tete vjetesh ” burg te rende” ne Spac, Burrel, Bence…
Larg qofte!
Persekutimi i stermunguar i nje persekutori
Krejt e kunderta! Agim Shehu nuk beri as nje minute burg ne Shqiperi ne saje te zemergjerise se Fatos Nanos dhe regjimit te tij shkulan, sic i themi ne tropojanet.
Ne saje te deshmive te imponuara apo te mire paguara te ish- ministrit te Brendshem te Nanos se gjoja i kishte dhene leje per te ikur !?
Atehere ku eshte persekutimi i tij !?
Le te pergjigjet Sali Berisha dhe gjyqtaret e tij te sterkorruptar !? Por edhe Fatos Nano dhe ish- ministrat e tij gati po aq te korriptuar!
Le te pergjigjet kryegjykatesi i Tiranes qe i dha shperblimin pa asnje motiv e baze ligjore…. Krejt e kunderta!
Sidoqofte as Sala as Nano as kryegjykatesi i Tiranes nuk paguan asnje cent nga xhepat e tyre….
Harxhet i paguan dhe po i paguajne perdite me mund e me djerse, me gjak e vetmohim shqiptaret fakira ne lista buke e grevat e vdekjes !
Agim Shehu iku pa iu futur nje ferre ne kembe. Jetoi si azilant me pagese dhe te gjitha kushtet ideale ne lagerat e Gjermanise per tete vjet!
Atehere per cfare persekutimi u shperblye Agim Shehu me shume se Mandelat shqiptar Pjeter Arbnori, Kurt Kola e dhjetra dhjetra te tjere !?
Le ta gjejne ministrat, deputetet, tellallet , ushtaret e sherbetoret e Sali Berishes, vete Sali Berisha qe nje ish- persekutuar ne Shqiperi eshte shperblyer me nje shume te tille !?
Bllokmenet e Enverit dhe bllokqenet e Sales
Sa per dijeni te lexuesit te gjitha shperblimet per ish- bllokmenet e Enverit denuar per kafe nga ish – ushtari e ish- sherbetori i tyre Sali Berisha … nuk arrijne as gjymen e shperblimit te vetem nje bllokqeni te Sali Berishes!?
Agim Shehu jo vetem nuk u persekutua asnjehere ne jeten e tij.
Krejt e kunderta!
Agim Shehu eshte nje nga persekutoret me te njohur jo vetem ne Shqiperi, por edhe mbare Boten. Gazetat me te medha te Botes, rrjetet televizive me me fame, agjencite me prestigjioze te lajmeve transmetuan fotot e tij e pamjet e filmuara live duke rrahur shtazerisht deri edhe gazeteret e huaj ne protestat paqesore te 28 majit 1996, kunder kusarise se madhe te votave ne zgjedhjet e dy diteve me pare .
Ishin ato protesta qe shenuan fillimin e fundit te sundimit despotik te Sali Berishes.
Shenuan fillimin e katrahures me te rende kombetare ne historine mijeravjecare te shqiptareve: mbi 10 000 viktima brenda tre- kater muajsh mars- korrik 1007.
Shenuan shkermoqjen si nje kocan misiri te shtetit prej kartoni te Kadafit shqiptar!
Shenuan njollen me te zeze e me tragjike te shqiptareve ne historine e tyre shumeshekullore.
Vetem ne saje te protektoratit Evropian, vetem ne saje te nderhyrjes se forcave shumekombeshe te sigurise Shqiperia e Sali Berishes shpetoi nga rrenimi dhe shuarja si shtet.
Fundi i nje autokrati dhe riciklimi i nje despoti
E regjizorit kryesor te saj nuk iu fut asnje gjemb ne kembe ne saje te zemergjersise se Fatos Nanos, te cilin Berisha e syrgjynosi per pese vjet ne sketerren famekeqe te Bences, ne kulmin e lulezimit te tij politik e intelektual!
Shembulli me i keq i impunitetit qe ricikloi ne politike e ne krye te saj nje politikan qe duhej te shkonte ne Hage per krime kunder popullit te tij e kunder njerezimit!
E pikerisht ne saje te kesaj zmergjerie e impunteti shembullor per zi shqiptaret jane ne gjendjen qe ish- te persekutuarit politike te ish- diktatures ne Aushvicet. Mathauzenet e Dasaut shqiptare te Spacit, Burrelit, Qafes se Barit, Bences, Savres e Hajmelit … te shkojne deri ne greve vdekjeje, deri ne vetdjegjeje me benzine per nje jete me te mire, me te lire , per nje jete qe ia vlen te jtosh si njeri e jo si kafshe e neperkembur!
E pikerisht per shkak te tij shperblehen deri edhe per interesa bankare te munguar njerez qe nuk kane bere asnje minute ndalim e jo me arrestim, ndeshkim e torturim shtyazarak si persekutori Agim Shehu me 140 milione leke!
Po Mandelat antikomuniste shqiptare!?
Shperblehen me shkopinj gome e me plumba shpifjesh, me kercenime per vdekje e harrim per se gjalli ne tragjedine e tyre nga komunisti fanatik, nga envero- stalinisti Sali Berisha dhe lukunia e tij e kusareve dhe vrastareve!
Dje ishte Enveri e … Agim Shehu, ky persekutor qe u ndersente qente e kufirit per te mos i lejuar te shkonin drejt lirise…
Dje plumba e qene kufitaresh e sot nuk i lene as te vdesin si njerez
Sot i Zoti i tij Berisha u ndersen qene me uniforme e media pafytyre njerezore per ti llangosur e baltosur edhe me shume ne vuajtjet dhe tragjedine e tyre pa fund!
Dje me plumba prej verteti e qen kufiri te ndersyer nga instruktore barbare si Agim Shehu !
Sot me plumba shpifjesh dhe ushtare shatazarake si Flamur Noka !
Dje nuk i lejoi te jetojne si njerez diktatura e Enverit dhe partise !
Sot, nuk po i le as te vdesin si njerez demokratura e Salise!As pranon te bisedoje me ta per hallet e tyre deri ne vetdjegje me benzine!
Vetem plumba per armikun, predikonte Enverin!
Asnje kompromis me armikun predikon Sali Berisha!
As dje , as sot e as mot! …. Asnjehere perderisa ky komunist fanatik envero- stalinist me emrin Sali Berisha dhe gjeneralet e tij te vdekjes te drejtoje politiken shqiptare!
Ashtu si Ducja, Sali Berisha ka gjithnje te drejte..
“Letra me vlere” zero per Mandelat antikomuniste shqiptare, miliona per persekutore ala Agim Shehu !
Edhe ti moj zoj po e mbron Berishen ne nje far menyre kur thua se eshte i 31,moj zoj jane vrar me mijera nga regjimi i tij dhe e gjith Shqiperia mund te them.
PSE VIKTIMAT E SALI GJAKATARIT JANE ME TEPER SE 31 DHE PSE MATEMATIKA E PS-se KA KOHE QE CALON KEQAS. SEPSE NE VENDIN TONE CDO GJE ESHTE:
“KUKU NONE!”
Vetem po te permendim viktimen e hershme te Saliut, Remzi Hoxhen, te cilit ja nxorri shpirtin me tortura dhe me pas e groposi ne nje kembe ure te inaguruar per te zhdukur gjurmet, matematika elementare e PS-se dhe e Edi Artistit calon keqas. Por po te shtojme ketu viktimat e katrahures se PIRAMIDAVE te 97-s alla Sali&Bode mesiguri matematika e PS-se nuk do te merte note kaluese nga mileti albanez, as nga ai nderkombetar. Sepse nastradini do te ngreje nje ceshtje akoma me madhore ne TEMA, qe kelthet: “KUKU NONE!” Ata qe deri dje i vrane, i prene, i burgosen dhe i sikterosen keta mjerane te perndjekur, sot i dergojne ngushellime dhe i kane mare ne mbrojtje. Sepse PS-ja dallkauke e Edi Rames, qe trashegoi emerin nga Partia e Punes akoma nuk u ka kerkuar falje shqiptareve per krimet e Enver Hoxhes, nuk ka ndryshuar emerin e gazetes famekeqe Zeri i Popullit dhe feston datat makabre te historise 5 maji, 8 nentori dhe 29 nentori, te cilat mbollen ZINE komuniste ne trojet tona. Kjo Parti enveriste akoma mban ne gjirin e saj Dinosaure Prehistorike komuniste, njesoj si PD-ja e Sali Komunistit. Sepse PS-ja kur duhej te nxirrte para gjyqit Sali Gjakatarin ne 98-n per zullumet qe i kishte shkaktuar vendit, e fshehu me kujdes ne shtepine e Bashkim Finos si nje relikte e rralle. Sepse PS-ja dhe Edi Meshiruesi i thane Saliut “Te roni vete!” kur gjakatari komunist grposi 26 vete ne Gerdec ne aferen e vjedhjes se Armatimit te Ushtrise shqiptare nga firma private Saliu&Son. “KUKU NONE!” kelthet nastradini kur shiqon degradimin moral dhe fizik te mjeraneve te perndjekur, miqte e tij te fatit dhe te burgut dhe kur keta te pafat ne deshperimin e tyre u shtrijne doren per meshire xhelateve te tyre te djeshem per te perballuar torturat e xhelateve te sotem. “KUKU NONE!” pelcet nga marrazi nastradini kur shiqon PS-ne dhe Edi Ramen, qe kerkon votat e shqiptareve per te mare pushtetin, por nuk thote asgje dhe as edhe nje fjale, se cfare do te beje me Sali Gjakatarin kur te hype ne karriken e pushtetit. A do ta mbaje valle te fshehur ne shtepine e Bashkim Finos dhe do ta shpalle si Enver Hoxhen Hero te Popullit dhe Hero te Punes Socialiste? Sepse po te jete keshtu dhe te perseritet historia e 98-s duhet te kelthasim te gjithe njezeri:
“KUKU NONE!”
NGUSHELLIME FAMILJES VDIQ SI TRIMAT,POR KUJDES SHUME I MADH PER TE ARDHMEN TE GJITHE TE PERSEKUTUARIT POLITIK SE KU SHKELIN DHE ME KE BEHEN MIQ…….DHE NE ASNJE MENYRE NUK DUHET…….QE PER INAT TE SIME VJERE TE FLE ME MILLONANE…….MUND TE KENI SUKSES VETEM SI FORCE POLITIKE ME VETE.HUMBET NJE BETEJE POR LUFTA VAZHDON.