Sherr në sallën e gjyqit në Korçë pas dhënies së masës së sigurisë për të akuzuarin për vrasje

3 Nëntor 2012, 12:36Politika TEMA

Edison Kordalli është i akuzuari për ngjarjen e ndodhur më 28 tetor në fshatin Vloçisht të Korçës, ku mbeti i vrarë 58-vjeçari Et’hem Hëna, i cili ishte roje në kazinonë e djalit të tij.

Mirëpo familjarët e 35-vjeçarit, Edison Kordalli, vijojnë të kundërshtojnë arrestimin e tij dhe shprehen të bindur se djali i tyre nuk është autori i vrasjes së rojës së kazinosë, Et’hem Hëna.

Edisonit, gjatë një seance gjyqësore të zhvilluar mëngjesin e sotëm në gjykatën e Korçës, i është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, por familjarët e tij kanë kundërshtuar me forcë vendimin e gjykatës, aq sa është dashur ndërhyrja e policisë për bërë të mundur qetësimin e tyre.

Avokatit mbrojtës ka pohuar se nuk ekzistojnë prova shkencore që vërtetojnë fajësinë e të dyshuarit, mirëpo sipas prokurorit të çështjes, i dyshuari ka kundërthënie në dëshmi dhe se bluza që ai kishte veshur ditën e ngjarjes ka shenja baruti.

Hetuesit e çështjes deklarojnë se 35-vjeçari, i cili ishte dhe shoku i ngushtë i djalit të viktimës, e ka kryer krimin për shkak se kishte humbur një sasi të konsiderueshme parash në bixhoz. Mirëpo i akuzuari nuk e ka pranuar fajësinë dhe është shprehur: “Nuk e di pse më akuzoni mua për vrasjen e Et’hemit. Unë nuk jam autori i krimit, pasi kam pasur marrëdhënie të ngushta shoqërore me djalin e tij, Erjonin. Është e vërtetë që unë e frekuentoja shpesh kazinonë e shokut tim, por kjo nuk do të thotë që unë jam vrasësi. Ekzekutorin e fqinjit tim kërkojeni gjetkë”.

Sipas hetuesve të çështjes, vrasja është kryer në një moment të tronditjes psikologjike të autorit, i cili prej ditësh vazhdonte të humbiste shuma të konsiderueshme lekësh në lokalin e Erjon Hënës.

Përgjatë muajit tetor ka humbur në lokalin e viktimës një shumë prej 1.5 milionë lekësh të vjetra. Gjithashtu, mësohet se Kordalli kishte marrë lekë borxh nga miq të tij, por edhe persona të tjerë në fshat.

Burimet e mësipërme sqarojnë se Edison Kordalli kishte luajtur deri në orët e vona të së premtes. Edhe pse kishte lënë 90 mijë lekë në lojërat e fatit, ai nuk ishte grindur me pronarin dhe babain e këtij të fundit. Pas humbjes së lekëve, Kordalli është kthyer në banesën e tij dhe ka marrë automatikun. Ai ka shkuar në kazino dhe ka qëlluar për vdekje babain e shokut të tij të ngushtë.

4 komente në “Sherr në sallën e gjyqit në Korçë pas dhënies së masës së sigurisë për të akuzuarin për vrasje”

  1. E Nderuar familje e te burgosurit. Policise i duhei te arrestohei dikush per ate vrasje. Se eshte djali juaj i pafajshem, kush pyet. Le ti beje edhe ai 25 vjet burg per kete 100 vjetor te pavarsise.
    http://gazetavotra.blogspot.it/2012/11/bbc-reuters-ap-vdic-disidenti-shqiptar.html

  2. alban4eva says:

    eo mire, ska rendesi kush eshte vrasesi i vertete, rendesi ka qe te mbushen letrat dhe te hyje dikush ne burg.. dhe ja, u krye detyra, u zbatua ligji..
    jemi apo sjemi shtet damokratik, te dytet pas Gjermanise..!!??

  3. Argita_B says:

    Edison Kordalli është i akuzuari për ngjarjen e ndodhur më 28 tetor në fshatin Vloçisht të Korçës, ku mbeti i vrarë 58-vjeçari Et’hem Hëna, i cili ishte roje në kazinonë e djalit të tij.

    —————————————

    Nje gje nuk kuptoj une ketu, kazino perse i duhet fshatit!! Si ka mundesi qe ata qe krijojne hapesiren ligjore per kazinote, te parashikojne ne ligj qe dhe ne çdo fshat te kemi kazino!!

  4. shqiptari says:

    O komentues, boll me keto komente pa sens. Prisni njehere te marrim vesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje