Jeta plot vuajtje në burg e jashtë tij e Lirak Bejkos

2 Nëntor 2012, 20:18Politika TEMA

Lirak Bejko, 47 vjeç, ishte dënuar nga diktatura komuniste me 20 vjet burg nën akuzën e agjitacion propagandës.

Ai u arrestua nga Sigurimi pas tentativës për arratisje për shkak se u tradhtua nga disa persona.

Bejko iu nënshtrua seancave te gjata të hetuesisë, ku përjetoi një dhunë ekstreme. Madje sipas shokëve të tij, dhe vetë dëshmisë së tij dhënë kohë më parë për mediat, ai përjetoi edhe seanca elektroshoku, që e çuan disa herë në spital.

Lirak Bejko bëri vetëm 7 vjet burg në një nga kampet në Sarandë dhe u lirua vetëm pas rrëzimit të regjimit komunist.

Ai mori një pjese të këstit të parë të dëmshpërblimit financiar dhe ishte një ndër zërat më të fortë nga ish- të persekutuarit në kërkim të zbatimit të ligjit për kompensimin financiar.

Në dy dekada demokraci Bejko ishte emigrant në Greqi e Gjermani, ku edhe u kurua për shkak se shëndeti i tij ishte goditur rëndë nga dhuna ne burg si dhe nga tuberkulozi.

Muajin e kaluar, ndërsa Bejko ishte në grevë urie, gjykata e Tiranës e dënoi atë me 1 milion lekë të vjetra gjobe si dhe punë në shërbim të komunitetit, për shkak të sulmit që Bejko bëri së bashku me Gjergj Ndrecën ndaj deputetit Ilir Rusmali.

31 komente në “Jeta plot vuajtje në burg e jashtë tij e Lirak Bejkos”

  1. Agim says:

    Ky nuk esht hero!! heronjt e demokracis jane:

    Luciano Boci
    Lulzim Basha
    Eduart Halimi
    Ilir Meta
    Enkeleida Patozi Gjnali
    Mesila Doda
    Enno Bozdo
    Pjerin Ndreu

    1. cami vlores says:

      Ki mesila mos eshte ai i palmes a derebardhe ? Ki po qe eshte shyer per heroizma gjate tere kohes

    2. Artan Hoxha says:

      Kjo tragjedi eshte turp i madh per shoqerine shqiptare!
      Qeveria dhe berishajt e kane per nder ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/11/lirak-bejko-pishtar-i-demokracise.html

    3. albanian eagle says:

      Enkeleida Patozi Gjnali? C`ne kjo heroine? Emer i padegjuar.

  2. VERONIKA says:

    UDHETIM TE MBARE OR MIK!
    E kam fshire 3 here kte koment,he sa gje e hidhur–mua qe me mungon fjala.Po ti na i mbylle gojen–nuk ka komente–bere zgjedhjen tende–ne qetesi te madhe ,u mundove dhe te kuroheshe–askush nuk dha me lajm per TY,askush nga familjaret e TU nuk doli ne gazete ,te na thoshte qe TI,nuk isha aq mire–do kene pasur frike nga politizimi–do i quanim vegla te *komunisteve*.EHE I NDERUAR,TI E DIJE MIRE–NE JEMI TE AFTE TE VRASIM HERONJTE-NE E VRASIM SHPRESEN!!!!
    UNE PO MUNDOHEM TE KUPTOJ CFARE KALON NEPER MENDJET E FAMILJAREVE TE TU
    VAJZAT E TUA-DO DUAN NDONJEHERE TE THONE QE JANE SHQIPTARE??
    KRYEMINISTRI CFARE DO TU THOTE MBESAVE TE TIJ??
    SA LARG QE SHKOVA–PO UNE CFARE TU THEM VAJZAVE TE MIA??
    NUK DO THEMI ASGJE OR MIK–DO NGRIHEMI SI TE VDEKUR QE JEMI-DO *SHOKOHEMI*-SIKUR JE I PARI QE PO NA SHOKON–AAAA TANI QE JE I VDEKUR-TANI PO DO TE BEJME HERO
    do ti lej kto zhgaravina,sepse syte e ty,ne kte foto me duket se jane te lodhur,te vuajtur nga llafe-llafe dhe vetem llafe pa vlere
    UDHETIM TE MBARE LIRAK–DORA E ZOTIT TE PERKUNDE VAJZAT E TUA!!!!

    1. Eri says:

      Shume fjale te ndjera, lot nga syte me dolen.

    2. Dean says:

      Shum bukur,VERONIKA,por fjalet e tua prekin njerzit qe kane zemer dhe JO ato KAFSHE qe na drejtojne.

  3. k says:

    Per axhitacion e propogande denimi maksimal ka qene 10 vjet burg ne baze te nenit 55.Ky paska dale 25 vjec nga burgu .Po keto 22 vjet pse nuk ka punue dhe jetue.Se ka qene i smure nuk do kete justifikim ajo smundje sherohet per nje vit kudo.Por ka te tjere qe kane bere tre kater fishin e tije ne burg.Se pse u denue 20 vjet ne moshen 18 i bije e dine ai vete.
    Mire eshte te shifet dosja e gjygjit.
    Sa per vetvrasjen me flake ate e dogji propoganda dhe ideali i vrastarve te tije.Ai u be pjese e lojes te presekutorve te vet.Ne greve ai tha se nuk kam marre asnje lek.Ra viktime nje proogande djallzore tu mendue se nuk do te kishte kete perfundim. Fakti qe greva e tyre nuk u mbeshtet as nga familjaret e tyre te afert dhe bashkvuajtesit e tyre helle shume hije dhe dyshime te forta Ai vete tha mos u vetdigjni se ka dhimbje por propoganda djallzore eshte vete vrastari.Edhe Gebels nuk vrau asnje Hebre ai beri vetem propoganden.Por ne fund Gebels ky vrases mizor me fjale vrau 5 femijet e tije dhe veten me gruan.Vrases te Lorikut eshte Rama .ai qe coji benzinen ata qe e perdoren kete greve per qellime politike e vrau propoganda e atyre medjave qe kerkonin destabilizim dhe rrezim pushtetit e te kryeministrit.
    E vrane ata qe po e qajne sot.Ai ishte viktime e padijes te vet.Eshte viktim i mungeses te dijes apo edhe e ndonje luge corbe te prishur.Po qe kjo e fundit eshte edhe me e tmerrshme.Duhet hape dosja e tije si e gjygjit dhe e sigurimit,Atehere gjykohet drejt

    1. Vis çerri says:

      Cfare po flet mor zoti K ***, vazhdimin e kupton vete, e ke shprehur me cdo fjale qe ke shkruar.
      Deliri yt duket sikur eshte pjella e ngjizjes tende trunore me fare Berishiane
      Ai ishte viktime e regjimeve qe mbron ti mor plehre buxhetore.
      Ai vdiq, se soji juaj heshten, e perbuzen, e shpifen dhe tani te vdekur e perbaltin, por ia vdiq i lire, vdiq per dicka qe besonte se ja vlente te sakrifikonte dhe jeten, u vetndez me shpresen se njerezia do te zgjohej nga flaket e trupit-pishtar, Ai u vetndez qe dhe vemje se puna jote te kene mundesi te kerkojne te drejten atehere kur u mohohet nga sistemi
      Ti felliqesire administrate te pakten sot, ti dhe rraca jote e ndyre duhet te heshtin. TE HESHTIN!
      Na lini ta vajtojme me ndjenjen tone te fajit, qe nuk beme asgje per kete njeri!

    2. Sa krimba rritka kjo toke says:

      “Ndoshta bime kjo toke s’do te rrisi, por do rrise partizane” ishte nje kenge e tmerrshme e propagandes Enveriane. Sot ne kohen e propagandes Saliniane kjo kenge duhet kenduar:

      “Ndoshta bime kesaj toke si ka mbetur, por ka krimba pa hesap”

      Ti krimb i ndyre !!! UROJ, ate qe Berisha i ka bere ketij vendi, ta befte Zoti ne koken tende dhe gjithe zagareve qe mendojne si ty !!! Kaq i kerkoj Zotit asgje me teper. Do e kuptosh pastaj cfare eshte maskarralleku dhe poshteria ekstreme.

    3. shkelzeni says:

      Vetem ti NDYRESIRE qe i ke shkruar i beson keto NDYRESI !

    4. Martin says:

      Fort i nderuar zoti k.
      Liraku nuk u dogj per 7 vjet burg te padrejt por per 22 vjet premtime te pambajtura. Premtime te pambajtura ndaj meje e teje e cdo shqiptari. Premtime per nje jete me te mire, per te drejta arsimimi ne kushte josklaveruese. Per trajtim njerezor nga nje qeveri e denje. Per shkollimin e femijve shqiptare ne nje sistem dinjitoz. Per punesimin e rinise shqiptare ne vendin e tyre e jo te marrin udhet e emigrimit. Per trajtimin e pensionisteve ashtu sic u ka hije e jo te trajtohen si barre.
      Per transparence e jo korrupsion. Per barazi e jo militantizem.Per ndershmeri e jo poshtersi nga qeveria. Per drejtesi e jo padrejtesi nga sistemi gjyqesor. Per siguri e paqe e jo terror nga bashibozuket e regjimit. E pra per keto dha jeten Lirak Bejko e jo per ato shtate qe mbase ketij vendi hallall ja kish bere. Po jo shtate vjet po sikur dhe nje dite burg te padrejte te kish bere i ndjeri kjo qeveri do te duhej tja shperblente e jo ta linte te hallakatej zyrave te qelbura te administrates se saj inkompetente.

  4. Kol Tivari says:

    Shpetove Rusmali,o rriqen e ndyre??
    Shpetuat ju vemje,pa gjak e fytyre??
    Korba te zi,qe krokellini rrotull
    Njerez pa moral,qe hengert nje popull

    Jo nuk shpetoni,ju ka mbulu llumi
    Krimet s’ju lane,ju zgjojne nga gjumi.
    S’ju lane me fjete gjurmet e gjakut
    Ju djeg si krymba,flaka e Lirakut

    Dy vajza te vogla,qe baben kerkojne
    Ju bajne pretencen,ju akuzojne
    Syte ju verbon i pashuemi zjarr
    O njerez te vdekun,pa shenje e pa varr

    Mblidhuni horra e rrallet ngjeshni
    Mbulojuni n’turp,te pakten heshtni
    Sic toka e bekueme se duron brymen
    Ne s’ju durojme,se na moret frymen

    Cohuni o njerez,mos ngordhni n’ofsham
    Idhujt e rrejshem ti shkelim me kame
    Per shume liri Therret Liraku
    Duhet zemra,besimi e gjaku

    1. Eri says:

      Shume i bukur ky dedikim!
      Lajm i trishtuar humbja e jetes se Lirakut. Fjalet jane te teperta, sot duhet veprimi por kush ta bej?!
      Ngushellime te sinqerta familjes per humbjen e njeriut te shtrenjte, ju jemi me zemer prane.
      Martire te tille mbeten simbole te lirise, por keto s’mjaftojne per te zvendesuar Lirakun.
      I qofte dheu i lehte!

    2. Ton says:

      Kole! Te lumte pena!

    3. shqiponja says:

      Faleminderit per keto vargje te ndjera!

  5. ona says:

    Ngushellime familjes,ju prefte shpirti ne paqe.
    Me ato te hollat e te ndjerit le te kenaqet ilir rusmali.

  6. Hesapi says:

    Ne shqiperi duhet revolucion me arme e pa mundur te heqesh bajgat nga çfar do lloj partie te jene.Kanceri qe e ka kapur shqiperine do ti marri frymen deri sa ta vdesi,te gjithe do te vdesim N.Q.S.jetojme keshtu.

  7. dino says:

    Leket qe kerkonte ky Lirak Bejko,Berisha dhe Rama gjithashtu,i kane pare xhepi
    Ja sa vlen jeta e nje njeriu ne Shqiperi,sa paret e xhepit te Berishes dhe Rames.
    Ps.Harrova depoziten 7&.Besoj se e kuptoni se per ke e kam.

  8. Ton says:

    Ike! Shkove! I djegur! I gjakosur! I perzhitur! Prush! Te dogji RREGJIMI ne oxhakun e tij!
    Fli i qete! Ashtu, i djegur! I perzhitur! I fashuar!Nen dhe!
    Mos u zgjo ne perjetesi! Gjyko pertej varrit! Gjyko vrasesit! Djegesit! Ata/ate qe te dogjen/dogji! Ashtu si lis i djegur!Gjyko!
    Dita jote po vjen! 2013 eshte ne prag!
    Po troket! E frikshme per djegesit! Per zjarrvenesit!
    Behu pishtar!

  9. ben tirona says:

    OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO.POPULL IDJOT.CFARE PRISNI.NE KOHE TE ENVERIT JU BURGOSI,TANI JU VRET,OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO POPULL DEBIL,GOCAT JA U PERDHUNOI NGA SKAMJA,enveri kete nuk e beri.OOOOOOOOOOOOOO POPULL INJORANT-SHQIPERIN E SHITI,26 NE GERDEC I VRAU,21 JANAR 4 VETA VRAU ATY KU DHE ENVER HOXHA NUK DO E BENTE.PPPOOOOOPPPPPPUUUUUUULLLLLLLLLLLLLLLLL;IDJOT

  10. Ton says:

    Dite e zymte!
    Ne dritare shikoj zogjte tek dega e bredhit!
    Liraku, kelthet me piskame!
    I fashuar i djegur!

    Iku pertej!
    Andej!
    Nga lart shikon!
    S’kupton!

    Perse iku?
    Ku eshte?
    Eshte ftohte!
    Pse eshte prush?
    Kush e dogji?
    Kush?

    Iku!
    I uritur!
    Drobitur!
    I Fashuar!
    Lyer me pomade!
    Fle!

    Fli!
    Mos u zgjo!
    Dita jote eshte prane!
    Hero!

  11. leta says:

    Pushofshe ne paqe!
    te gjithe, duhet te shoqerojme dhe nderojme kete njeri, ne percjelljen e fundit

  12. o zoti (k) says:

    e ke analizu tamam pergezime,problemi eshte se ketu militantet perpiqen si gjithmone te ngrene stuhi rere……mjere ai qe iken thuaj

  13. k says:

    Z.Martin
    Jo jo nuk u dogj per ato ideale qe thua ti jo.Une jam i bindun se edhe ti je i bindun se nuk u dogj per ato ideale.Ai nuk e dogji veten per ideal ne kounizem kur ju premtue parajsa.Ai nuk e dogji veten per 8 vjet qe presekutoret e tije te dikurshem dhe frymzuesit e tije te sotem i prene cdo ndihme e perbuzen dhe ju dhane shqelmin.Pse nuk flijohesh ti Z.Martin qe po e ditke se vdiq per ideal.Rruga qe nisi se fundemi nuk bene pjese tek ato ideale qe thua.Rrahja e depudetit e gjera te tjera te rruges nuk perbejne ate ideal qe thua ti.Ne qofte se popujt do tu flijonin se nuk kane mbajte premtimet qeverite atehere sdo kish mbete njeri ne kembe.
    As Zoti as Jezusi as Muhameti as Buda nuk i kane mbajtur fjalet.Po njerzimi provoji dhe provon te jetoje si ti kete mundesite.
    Zoti thone tha:Ruaju pak se te ruaj fort.Ose nje thenje tjeter:Sejcilli per veten e tije e Zoti per tetane.Kush nuk e ruen jeten e vet nuk ja ruen kush.Zota ta jep jeten ta gezosh por jo ta shperdorosh.Te vetvraret katoliket dikur nuk i kane varrose ne vorret e kishes,
    Kete njeri e vrane jo qeverija por ata qe ndersyen jo per interes te Lorikut por te vetin.Medijat qe e fryne medjat qe ne mynyre te djallzuar ,presekutoret e tyre te djeshem me lotet e krokodilit edhe mbas vdekjes ti Martin me shoket e tue e vrave,ti me shoket e tu e dogje.Ti me ata qe e nxiten per pushtetin e tyre do e harroni te paret.Ashtu sic u harruan kater fatkeqet e 21 janarit por qe vetem per ndonje marketing politik kur e lyp nevoja i kujtojne
    Lorikun e vrane ata qe po e qajne me te madhe mbas vdekjes.E vrane Hipokritet Marti Hipokritet
    Loriku vrau veten nga pa dija pendesen e ndjeu por vone kur skishte ma kthim

    1. Heron says:

      Paske qene L…. Fare mor k…..!

  14. revi says:

    Jetove per te vuajtur ,ndaj Parajsa eshte per shpirtin tend nje vend prehje ne jeten e ameshuar.Atje TI do prehesh ne ameshim.
    ZOTI qofte prane teje e ta lehtesofte rrugen per ne Parajse edhe pse ti u veteflijove !
    Ishta zgjedhja jote , askush nuk mund te diskutoje per kete.
    ZOTI ua lehtesofte dhimbjen njerezve tuaj te afert, e TY ta befte te lehte dheun !

  15. Mark Shkodrani-Milano says:

    Perse nuk jepni te dhena te plota te nderuar,nga ishte,ku kishte lindur,kur,cshkolle kreu,si ja quanin te jatin…Jam shume i interesuar cfare e ka poetin e njohur beratas qe njohu edhe ai burgjet,Sadik Bejkon…Bejkot e Beratit a i ka gje?…Me shume informacion sepse duam te plote te dhena nga ky martir per te cilin po’ flasin edhe TV dhe radio ketej Italise!Nuk duhet te kaloje pa pergjegjesi qeveritare dhe politike kjo vdekje!Shume vrasje po’ ben ne Shqiperi ky maloku i peshtire stalinist dhe ndjejme dhimbje per shqiptaretl qe u vranë
    E mijra me ’97,ne Gerdec,21 janar,ja dhe tani!Cfare demokracie eshte kjo?Turp dhe per ne emigrantet qe lem popullin tone te digjet dhe vritet sepse proteston dhe nuk e degjon njeri!Turp dhe per ambasadorin amerikan Arvizu qe dje percolli edhe zonjen e madhe Hillari Klinton!…Turp per te gjithe!Duhet qeveria te pergjigjet!

  16. F.Demaj says:

    Me keto ckane bere dhe c’bejne ende ne 22 vite komunistet dhe spiunet ne Shqiperi per 70 vite ai popull kure s’ka paqe dhe qetesi,per kedo shqiptar perfshi dhe kasten e kalbur politike,vecan kokat drejtuse me pjellat nga pas.

  17. kozara says:

    Me lot ne sy
    Laku na la, iku pergjithmone, i vendosur deri ne vetflijim !
    Me respekt te perulemi para vuajtjeve dhe forces se Tij !
    I perjetshem qofte kujtimi i Lakut, mikut tone te mire !

  18. ziza says:

    Ngushellime familjes se Bejkos. Shpreh keqardhje per vetflijimin tuaj. Enveri te burgosi , por servilet rreth Enverit te dogjen. Diktatoret nuk lindin diktator , por servilet rreth tyre i bejn diktator . Nje nder servilet eshte edhe Sali Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje