Durrës, Rama apelon rininë: Mos lejoni të shkatërrohet ky vend i bukur

2 Nëntor 2012, 18:15Politika TEMA

Manifesti “Unë jam FRESSH” gjatë rrugëtimit të tij nëpër gjithë Shqipërinë është ndalur edhe në qytetin e Durrësit, ku ka mbledhur mijëra të rinj të këtij qyteti, por edhe komunave përreth.

Sekretari për Rininë dhe Emigracionin në Partinë Socialiste, Erion Veliaj, duke iu drejtuar të rinjve tha se vitin e ardhshëm me Edi Ramën kryeministër prioritet do të jetë rinia. Për Veliajn pjesëmarrja e kaq shumë të rinjve në çdo cep të vendit e bën Partinë Socialiste, partinë me të cilën në qeverisje, të rinjtë do të shohin të realizuara ëndrrat dhe shpresat e tyre. “Sot është një ditë shumë e veçantë për Partinë Socialiste. Partia Socialiste nuk është vetëm partia më e madhe në Shqipëri, me ju sot PS është partia më madhe dhe më e re në Shqipëri,” është shprehur Veliaj.

Duke marrë fjalën në takim, kryetarja e FRESSH Elisa Spiropali iu drejtua të rinjve me sigurinë për fitoren e PS në zgjedhjet e vitit 2013: “Ne jemi FRESSH, sepse nuk nënshtrohemi. Ne jemi FRESSH, sepse nuk ulim kokën. Ne jemi FRESSH sepse do sjellim ndryshimin në 2013 me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”. Kryetari i Bashkisë së qytetit bregdetar, Vangjush Dako në fjalën e tij për të rinjtë u shpreh se ishin pikërisht ata që i dhanë fitoren PS në Durrës dhe do jenë ata një nga forcat kryesore që do i japin PS fitoren në 2013. “Të dashur të rinj, ju dhe falë jush ne po e bëjmë Durrësin një nga qendrat kryesore të aktiviteteve rinore të Partisë Socialiste dhe mbarëkombëtare. Falë jush ne arritëm një fitore shumë bindëse në zgjedhjet e 8 majit 2011. Dhe falë jush ne do ta bëjmë Edi Ramën kryeministër në 2013”, ka theksuar Dako, i njohur në qytetin bregdetar për mbështetjen që u ka dhënë dhe u jep të rinjve. Më pas Sekretari për Rininë, në Partinë Socialiste, Erion Veliaj ka ftuar në skenë kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, Edi Rama.

Kryesocialisti u ka bërë thirrje të rinjve që të jenë aktivë në politikë duke mos lejuar që një politikë e mbrapshtë të shtrembërojë jetët e tyre dhe te ardhmen e këtij vendi. “Gjithë kjo zonë nga bregdeti deri në malin e Skënderbeut është një nga pjesët më të bukura të Shqipërisë. Por, ama nga ana tjetër i takon edhe gjeneratës tuaj, dhe mbase në radhë të parë gjeneratës suaj, që mos lejojë që kjo pjesë e mrekullueshme e Shqipërisë të shkatërrohet dhe të shëmtohet dita ditës nga një politikë e verbër ndaj bukurisë së vendit tonë. Nga një politike e shurdhët ndaj zërit që buron prej historisë së vendit tonë dhe që është amaneti që të parët na lanë ne e që ne u kemi detyrim brezave që vijnë për të ruajtur Shqipërinë të bukur dhe për ta bërë Shqipërinë të begatë, duke besuar se bukuria është pasuria me e madhe që ka vendi ynë”, ka theksuar kreu i Partisë Socialiste.

“Unë jam FRESSH” është një projekt interaktiv, me shumë dimensione, ku veç bashkimit të çdo të reje e të riu që kërkon ndryshimin, mishëron edhe vullnetin, ambicien dhe shpresën për të jetuar në një Shqipëri më të mirë. Deri tani ky projekt është ndalur në qytetet e Tiranës, Elbasanit, Lushnjës dhe Durrësit e do të vijojë të shtrihet në të gjithë rrethet e vendit.

19 komente në “Durrës, Rama apelon rininë: Mos lejoni të shkatërrohet ky vend i bukur”

  1. Mark says:

    Po ti vete do te marresh ndonje pergjegjesi? Per shembull te denosh Berishen e Meten per krimet e tyre nqs vjen ne pushtet.

    1. flogert says:

      Program frymezues..te rinjte e kane kuptuar se te mos merresh me politike do te thote ta lesh politiken te te beje lolo e te te zhvasi pafund.

      1. tigri14 says:

        te gjithe regresivet bejne komente deformuese por edhe ata e dine fort mire se si eshte e verteta.. ne 22 vjet Berisha vec ka vrare, shtitur, plackitur e djegur vendin.. Rama do fitoje si jo..dhe te rinjte i ka nga pas kudo./Saliu po i zhvat neper shkolla e lloj lloj halabaku paguhet per te share ne blogje online..turp tju vi qe paguani per te varrosur te vertetat

    2. gerti emigro says:

      Modernizimi i PS po sjell fryme te re, fryme ndryshimi..kam vene re kur isha ne shqiperi se shpresa po ringjallet..jam kurioz e do vi te votoj..

      1. e verteta eshte se says:

        Ajo ishte nje grua e forte, e mencur, e mprehte.
        Ai ishte nje burre dinak, i zi, tinezar.

        Ajo kishte sy shpresedhenes, fjale inkurajuese, mesazhe te qarta.
        Ai ka akoma sy vrastar, fjale demagogu, e mesazhe arkaike.

        Ajo ishte dhe eshte ideja e shanseve te barabarta
        Ai eshte sic ka qene, Ideja e regresit shoqeror

        ( Clinton- ajo) ( saligradi- ai)

      2. iiik oooo saaaaaaaaaaali says:

        Gojet e liga vijojne te thone pambarim se kemi nje qeveri hajdute…Sdi pse xhepat ju besojne verberisht ketyre fjaleve.. Te jete e vertete thoni?

    3. do fitojme says:

      anifest fressh vijon fuqishem ne gjihe Shqiperine,.. Zeri i te rinjve do degjohet per nje Shqiperi me te begate e me meritokratike, me me shume vende pune, arsim me cilesor, pune me baze meritokracine, administate sherbyese

    4. Lush Perpali says:

      I perjetshem qofte kujtimi i Pishtarit te Demokracise Lirak bejko
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/11/lirak-bejko-pishtar-i-demokracise.html

      1. Lush Perpali, Tirane says:

        Perse flet ne emrin tim o gomar. Shkruaj emrin tend o hajvan. Une jam Lush Perpali ish deputet i PS. Kush eshte ai gomar me lart qe flet ne emrin tim. Me emrin Lush Perpali mund te kete edhe njerez te tjere , por deputet i Ps-se me kete emer kam qene vetem une. Une kam marre masa dhe po e gjej se kush eshte ky ndytesyra qe flet ne merin tim duke thekusar se paska qene edhe deputet i ps, por ky ndytesyre do te ma paguaj shtrenjte sikur edhe nje here te shkruaj ne emrin tim . Dil ne emrin tend te vertete o gomar se nuk kane cfare te bejne , aq me shume se dukesh qe nuk je ndoj fare burri qe duhesh per gje derisa synon te vjedhesh identitetin e tjetrit. Behu deputet o hajvan meqense te paska mbetur merak, por mos shkruaj ne emrin tim o felliqesire, sepse une nuk ngaterrohem me njerez si ti. Shume shpejt do te gjeje se kush je dhe do te ma paguash shtrenjet o debil.

    5. eeee says:

      Te mos shajme por te propozojme, te mos dalim vetem ne media por te jemi ne terrenin me plot halle e vende per pune, te mos lehim si kundershtari por te punojme sic po bejme, te mos percahemi per asgje por te mblidhemi e mbledhim forcat qe te keqen ta heqim nga vendi e programin Rilindas ta zbatojme per te ecur drejt mirqenies. Kete ne fakt po e ben Opozita sot. Po denoncon me fakte, po punon me zell e kundershtarin e diskretton me realitetin qe ka krijuar ai vete dhe ne te njejten kohe, jep shprese reale per NDRYSHIM.

  2. Z. Rama, nuk duhen perralla me mbret ne opozite, por duhet bere opozite, ashtu sic te ka thene Z. Topi. Ti zoteri je akoma maje fikut. Duhet te zbresesh me kembe ne toke.
    http://gazetavotra.blogspot.it/2012/11/ne-nderim-te-njerit-prej-themeluesve-te.html

    1. ddddd says:

      Me thuaj Sali cke bere nga keto qe te tha Clinton se duhen bere?
      Ti e di qe keto 3 shtylla integrimi e zhvillimi ti i ke shkelur me kembe e vijon ta besh.
      Ja c’thote Clinton sot ne Kuvendin e Shqiperise:

      1-Bëni zgjedhje me standarde
      U bëj thirrje qytetarëve dhe jo vetëm udhëheqësve që të punojë që zgjedhjet e ardhshme të jenë të suksesshme. Është e rëndësishme në të njëjtën kohë që konsolidimi i…
      demokracisë kërkon jo vetëm zgjedhje por edhe rregullin e ligjit, institucione të forta dhe sistem juridik të paanshëm në mënyrë që qytetarët të na mbajnë ne udhëheqësve në përgjegjësi.

      2-Konsolidimi i demokracise
      Është e rëndësishme në të njëjtën kohë që konsolidimi i demokracisë kërkon jo vetëm zgjedhje por edhe rregullin e ligjit, institucione të forta dhe sistem juridik të paanshëm në mënyrë që qytetarët të na mbajnë ne udhëheqësve në përgjegjësi.

      3-Lufte kunder Korrupsionit
      Vetëm ju dhe vetëm ju mund ju u përgjigjeni pyetjeve nëse Shqipëria do të vazhdojë qeverisjen e mirë dhe të vazhdojnë që fitojnë mirëbesimin e popullit dhe të lini mënjanë diferencat politike për të mirën e vendit dhe të mbështetni reformat? A do të luftoni korrupsioni? A do të punoni për të hyrë në BE si një rrugë për paqe afatgjatë. A do të vazhdoni të jeni një model për rajonin?

  3. Treviso says:

    Me pelqyen fjalimet qe jane mbajtur para te rinjve Durrsak.Fjalime me kulture demokratike per te shpresuar per te ardhmen.

  4. shoku shpati says:

    poshte babezia, mamutheria.

  5. SIN says:

    Nuk merren vota me nisma “Unë jam PhRESH”!

    Kur të shprehesh hapur se Berisha dhe Ilir Meta do të shkojnë pas hekurave për shkeljet e ligjeve që kanë bërë, atëherë dil e kërko vota!

  6. Sum Gruda says:

    Urime Partise Socialiste te Shqiperise!
    Eshte nje mrekulli qe te gjinden nje mori rinore ne Durres.
    Erion Veliaj po ben nje pune qe meriton te admirohet dhe ka duar trokitjet e mije dhe te shokeve.
    Hapeni pergjegjsite dhe detyrimet ndaj Atdheut dhe popullit. Shkoni edhe ke te varferit venderi vehten perpara varferise se bujqesve, fshatareve pa buke, punetoreve pa pune, ndihmoni cdo perso qe eshte i semure dhe nuk ka mundesi me ardhe ke ju. Beni Partine Socialiste nje te vertete per shtresen e ulet, perkraheni te pasurit qe jane bujar dhe progresiste tregoni se Partia Socialiste e Re nuk eshte si partia e Berishes dhe Jozofines-Mrrude. Por jane njerez te edukuar dhe te thjeshte klase puntore!
    Te dashtur e per paqe urryes te diktatures Sali Berishe me Satanet e tij.

  7. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    ORE RAME KOKEDERRI JU JENI I POARI QE JENI DUKE SHKATERRUAR KETE VEND TE BUKUR

  8. qytetari says:

    Keq me vjen qe e them por ky vend i bukur eshte shkaterruar tashme.
    Qeveria dhe politikanet e te dy kraheve mafioze e hajdute te pa pergjegjshem,gjykata te korruptuara,arsimi i marre fund,ndertimet sipas oreksit te pushtetareve,rrumpalle a la malokce qe bie ne sy sapo ve kemben ne ate vend.Ska burre nene ta bjere ne ujdi ate vend.Shqiptaret do te vuajne fatkeqesite qe ja krijuan vete vendit dhe vetes se tyre .Secili ka faj sipas pozites aftesise dhe pergjegjesise.

  9. ciu says:

    ore me te vertet se me frymezuan fjalet e dikujt ketu. pse edi rama nuk del hapur e te thote se per gjithe keto krime e shitje e antishqipetarizma do denohen nje per nje qe nga saliu e kush i vjen mbrapa. sikur nuk e kam degjuar kete gje ta thote. te thote ma jepni voten se zotohem se keto do ti bej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje