Shtyhet shitja e Albpetrolit, kompania kërkon edhe një muaj kohë

2 Nëntor 2012, 16:21Politika TEMA
Shtyhet shitja e Albpetrolit, kompania kërkon edhe një muaj kohë

Ministria e Ekonomisë nuk ka arritur të nënshkruajë brenda afatit të parë ligjor kontratën për shitjen e kompanisë Albpetrol.

Top Channel ka mësuar se kompania fituese ‘Vetro Energy’ i ka kërkuar ministrisë shtyrjen e negociatave edhe me 30 ditë të tjera dhe qeveria e ka pranuar kërkesën. Para zhvillimit të tenderit, me një vendim të posaçëm që mban numrin 107, qeveria kishte përcaktuar si afat fundor për nënshkrimin e kontratës, kohën 30 ditë pas vendimit për shpalljen e fituesit.

Në po këtë afat paralelisht me nënshkrimin e kontratës kompania duhet të vendoste për llogari të qeverisë shqiptare një garanci financiare prej 20 për qind të çmimit të ofruar, në të kundërt negociatat do të fillonin me kompaninë e klasifikuar e dyta në tender. Vendimi zyrtar për fituesin u shpall nga Këshilli i Ministrave në datën 3 tetor dhe sipas këtij përcaktimi, afati i fundit për nënshkrimin e kontratës duhet të ishte kjo e premte.

Por kjo nuk ka ndodhur. Kompania ka shfrytëzuar një hapësirë ligjore në vendimin e qeverisë pasi në pikën 3.2 të tij thuhet se afati mund të shtyhet me 30 ditë nëse të dy palët bien dakord. Gjithë procesi për shitjen e kompanisë Albpetrol vazhdon të jetë i mbuluar nga misteri dhe po kryhet në konfidencialitet të plotë.

Që nga fillimi i negociatave ministria e ekonomisë nuk ka bërë publike asnjë detaj të negociatave, dhe as arsyen e shtyrjes së tyre. Por jozyrtarisht mësohet se shkaku kryesor lidhet me garancinë e kontratës. Sipas vendimit të qeverisë 30 ditë nga shpallja e fituesit, kompania fituese duhet të dorëzonte për llogari të qeverisë shqiptare një garanci në masën 20 për qind të vlerës ose në rastin konkret 170 milionë dhe lëshuesi duhet të ishte një prej 50 bankave kryesore në botë.

Burime konfidenciale bëjnë të ditur se kjo çështje nuk është mbyllur dhe po negociohet, çka mund të krijojë hapësira për dyshime apo spekulime mbi suksesin e tenderit, tek i cili duket se janë varur jo vetëm shpresat e buxhetit dhe financave publike, por edhe pritshmëritë për gjendjen e ekonomisë në një periudhë afatshkurtër.

16 komente në “Shtyhet shitja e Albpetrolit, kompania kërkon edhe një muaj kohë”

  1. geno says:

    Sikur eshte zbutur gjuha e gazetes TEMA me Caci-Tacin e Saliut????????????????

    1. nga brenda says:

      …e dini pse nuk po behet firmosja e kontrates?
      Sepse kur eshte dhene oferta,injorantet qe kane ne dore parane e fituar pa djerse,nuk e njohin.Kur bene oferten e blerjes nuk e dinin se shifra qe shkruajten(850 milion Euro)shkruhej me gjashte zero pas 850!
      Menduan se kishin ofruar 85 milion Euro,dhe tani spo dine cte bejne.
      Hahahahahahahahaha,mjere ne ke kemi perpara.

    2. me ka çu nona me la gojen says:

      Me siguri sofizmit te “Asit” te kontrates te privatizimit te Albpetrolit hajdutit Vangjel Kosta (qe Kontrolli i Larte i Shtetit duhet ta çoje ne burg njesoj si drejtuesit e Kompanise Albpetrol) i ka dale boja.
      Z.Hillari Klinton dhe Amerikanet e kane kuptuar se privatizimet e pasurive kombetare qe mbrohen me Kushtetute ne Shqiperi duhet te realizohet me 3/5 e parlamentit pra vetem me voten e opozites.
      Sofizmi qendronte se pasurite kombetare te nentokes shqiptare hajduti Vangjel Kosta i konsideronte ne kontraten e privatizimit si asete te Alpetrolit. Kjo Kompani eshte ne fakt eshte thjesht nje ndermarrje shteterore per shfrytezimin e nentokes shqiptare, por nentoka shqiptare nuk eshte aset i saj, qofshin keto nentoka e puseve ne prodhim, apo te atyre te “shteruar”,qofshin edhe nentoka e ish-minierave te kripes qe mund te perdoren nga Azerbajxhanasit si depozite e pafunde te gazit.
      Duket se Berisha kete here ka shkelur ne nje “kallo” dhe nuk mund t’i gjeje dot me parate e premtuara buxhetit te shtetit gjithsesi thellesisht te vjedhur. Keshtu qe kerkon te fitoje kohe qe kjo pacavure te harrohet

  2. Anti talebani says:

    Opa filloi neni.

    Hahahahaha

    1. Dean says:

      Dhe papritur e pakujtuar kompania ”fituese” terhiqet nga blerja

  3. Horri i Bulevardit says:

    Shkruajta para ca kohesh se dalja e parave ne drite, do te jete e veshtire per tu investuar, se nje mekanizem shume me i fuqishem financiar, se parate mafioze, do te beje kontrollin e cdo centi, se nga kane ardhur.
    Shume mafgioze, qe nuk llogariten sot miliardere, ne fakt kane para te thata, qe i kalojne disa here keta miljarderet e ligjshem, por qe e kane te veshtire qe keto miljarda ti fusin ne pune.
    Edhe kjo blerje, eshte nje blerje mafioze, qe shume shpejt do ti dali tymi dhe do te kete pasoja akoma me te keqija se CEZ-i qe tani eshte gati ne te ikur dhe po le mbrapa, nje katastrofe, qe sdihet se ku do dale.

  4. qerramudhi says:

    Kjo shitje eshte nje deshtime , se ska leke Taçi te blej . Biles dje ne fjalen e Hillarit ishte nje mesazh ku thoshte ju mund te jeni ekonomia me e madhe e rajonit , edhe ftesa e myslym pashes ka nje domethenie , qe ato ujra kan shume nafte .

  5. ILIRET says:

    He, do te shtyhet nenshkrimi i kontrates? E dini c’do te thote kjo?
    Jam une ketu? Jeni ju aty?
    Nje mut ka per te mare lek, shteti…

  6. liri a vdekje says:

    i kerkoj vetes serbi saleh tja shtyj dhe nje muj sa te ftofet pak vizita e hilarit .Po boll mor plera blet e shitet si na mall te turkut si nuk paskeni pas fare cip po ku do i mirrni me vete ne varr

  7. bushi says:

    Lakrori u ftoh…, tani presim te hapen petet e tij dhe…, do te shikojme e degjojme cudira…

  8. E pabesueshmja po vjen... says:

    Nje nga njerzit me te pasur te botes,sheiku i Katarit Al Thani,(ka te deklaruara 750 miliarde dollarë(mbreteresha e Anglise 250 miliardë)njeriu që ka popullsine e vendit te tij prej 1.7 milion banorë,me te ardhura vjetore mesatare 102 mijë euro per person(te ardhurat me te larta ne botë)dhe që pasi bleu veriun turistik te Sardenjës,Klubin e futbollit Paris s.Zhermen të Francës;bleu edhe marken me te madhe italiane te veshjeve”Valentino”,shfaqi ambicje te bleje Patosin dhe ta beje Jugun e Shqiperise,aksin Patos-Vlore-Sarandë,Katarrin e Europës për turizem”(Lexo gazeten Telegraf).Ne stafin e tij jane tre shqiptarë…që ndikojne shume tek Al Thani dhe sidomos tek gruaja e tij e dyte(ka shtate gra dhe 24 famijë)Mozah e cila me djalin është trasheguesja e parë e pasurise se madhe!Nuk di me teper,por Al Thani di që do e blejë Patosin një ditë dhe do realizojë projektin që do beje qytetaret e Patosit te barabarte në pagë e mirqenie me popullsine e Katarit.Natyrisht eshte shkruar se Al Thani di mire qe në Shqiperi nuk eshte si ne France,sepse qeveris mafja dhe ministrat e deputetet jane ingramazhe te Mafjes nderkombetare!Projekti eshte spostuar dhe kjo me hidheron!Keto qe ben qeveria jane lodra mafjozesh sepse vetem firma(asgje tjeter e Valentino,-PSZH ishte me borxhe- pervec germes se madhe “V” nuk u ble 600 milion,ndersa Patosi mendohet se mund te blihet prej tij jo me pak se 2 miliardë dollarë(thame ka 750 miliarde,sipas shtypit).Por Al Thani ka kushte!…Ato shume shqiptare dhe banore te Patosit i dinë,por nuk perafrojne duke zhdukur kete klase qeverisese mafjoze!…Besoj tek 3 shqiptaret pranë Al Thanit që jetojne në Paris dhe Katar!…

  9. Enver Hoxha says:

    Ju e dini se une kam qene para saliut, specialist ekonomie,ndertimi, bujqesie e te tjera specialitete dhe saliu keto nga une i ka mesuar.
    Une do tju tregoj marifetin qe po luan saliu, disa ish merhumet e mi do me shajne se sado paraqiten ketu si berishiane, ata kane mbetur perseri sklleverit e mi ideologjike se une ja u kam futur sa krahu dhe smunden ne shpirt te behen demokrate, vetem ne podiunme dhe faqe gazetash jane demokrate.
    Ti lejme merhumet ne punen e vet.

    Vetro Energy, ose Rezart Sali Berisha, do ti duhet te paguaje 170 miljone lek, jo lek dollare, po, tani hyn ne pune specialisti sali, kta i paguajne 170 miljone dollare dhe marrin 100% te aksioneve te Albpetrolit, qe ndertova une me shqiptaret e ndershem dhe ca ben saliu, e shet perseri se aksionet i ka, sa thoni ju? 470 miljone dhe saliu ketu fiton 300 miljone, se 170 jane paguar tashme.
    Po do te thoni ju se jo seshte e vertet se o shit 850 miljone dollare, une me disa do qeshim qe e njofim saliun se saliu ska per ta vra mendjen se sa o shit me letra Albpetroli, rendesi ka qe ai me familjen e tij i fut 300 miljon, se ca behet mbas saliut, Edi a ndonje tjater, vrafshin veten, se mos jep njeri llogari ne Albani, sa te jete shpresa me fatmiren tani se fundmi dhe gjykata kushtetuese, si hyn gjemb ne kembe saliut, si nuk do ti hyje gjemb ne kembe me CEZ-in, kompani qe u reklamua me e suksesshmja ne Europe dhe me e madhja, por qe ne Albani si shkoi pazari 100% fitim, por humben shqiptaret se CEZ po iken me xhepat plot dhe saliu prape do jete aty ku eshte.

    Me ka dale nje ish merhum qe me rrinte si mut perpara meje me nje tjater Lemerija e kishte pseudonimin, se ishte lemeri per te perndjekurit politike i kishte qejf kur i zbulonte dhe nuk jane dakort me mua, i ka leshuar si ujqer Hysni Milloshi kunder meje duke me persekutuar. Une i them, me hani mune.

  10. Nuk i ka leket Rezart Taci. Ai privatizim eshte privatizim i Berishes me diktatorin e Azerbajxhanit. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/11/ne-nderim-te-njerit-prej-themeluesve-te.html

  11. beni says:

    Vetem mashtrim e asgje me shum.

  12. klau says:

    di ndonjeri te me thote ,,, a ka ndonje lidhje vizia e HILLARI KLINTONIT me kete ceshtje apo jo ?

    1. qerramudhi says:

      Po edhe mund te kete Klau . Arsye eshte se ne fjalimin e saj kishte nje fjali ku thoshte ju mund te beheni vendi ekonomike me i zhvilluar i rajonit , pastaj edhe ftesa ndaj Myslym Pashajt nuk eshte rastesore dhe nuk besoj te jete si ftes per AKZ se ne emer te saj ish Lesh xheli spahi . Ai ishte aty te tregonte qe ato ujera duhen se kan shume naft qe do te thot leke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje