Vetëm një ditë pas largimit të Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton, Berisha bën fajtore opozitën për ngecjen e vendit. Kryeministri premton zgjedhje të lira dhe të ndershme
Kryeministri Sali Berisha shfrytëzoi mbledhjen e qeverisë për të folur për vizitën e zonjës Hillari Klinton, Sekretare e Shtetit. Nuk pati rast të fliste në konferencë për shtyp, kështu që e gjithë fjala e tij në mbledhje të qeverisë shkoi për vizitën e Klintonit.
“Dua ta falënderoj shumë përzemërsisht sekretaren Klinton, qeverinë e presidentit Obama për këtë vizitë historike, realizuar në një vit kurorë të një shekulli pavarësi,” tha Berisha.
“Sekretarja Klinton hapi dje siparin e festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë me mesazhin më të fuqishëm të miqësisë midis dy vendeve dhe dy kombeve tona. Ajo solli mesazhin e miqësisë së kombit të madh amerikan, miqësi e cila është e konkretizuar gjatë këtij shekulli me akte dhe vendime madhore të këtij vendi mik për Shqipërinë dhe shqiptarët në tërësi,” deklaroi Berisha, duke numëruar vendimet në mbështetje të Shqipërisë në këto 100 vite.
“Ky 100 vjeçar ka për arritje më madhore faktin se shqiptarët janë të lirë kudo që ndodhen, në Shqipëri, Kosovë e kudo.
Arritja më e madhe është se shqiptarët festojnë këtë 100 vjetor si aleat besnik i SHBA-ve.
Mesazhi i Sekretares së Shtetit për kombin shqiptar ishte për një mbështetje të fuqishme për qindra e qindra vite që vijnë. Kjo bën krenar çdo shqiptar. Në këto 100 vite kjo miqësi është një nga arritjet më të mëdha e më kryesoret në historinë e lirisë së shqiptarëve,” theksoi kryeministri.
Më pas Berisha foli për mesazhet e drejtpërdrejta të zonjës Klinton.
“Sekretarja e Shtetit në fjalimin e saj historik, dhe duhet të themi, fjalimi më i veçantë, më miqësor, por edhe më i bukur që shqiptarët kanë dëgjuar ndonjëherë në këto 100 vjet, shprehu vlerësimin më të madh për përpjekjet e shqiptarëve për ndërtimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, vlerësimin më të madh për arritjet e shqiptarëve në këtë përpjekje, natyrisht në të cilat ata kanë pasur ndihmën dhe solidaritetin e jashtëzakonshëm të SHBA dhe vendeve mike në Europë dhe në botë. Njohja dhe vlerësimi nga sekretarja Klinton, nga demokracia e madhe amerikane, e këtyre arritjeve përbën një inkurajim dhe frymëzim për të gjithë shqiptarët, në mënyrë që të ecin në konsolidimin e mëtejshëm të tyre. Kam patur dhe kam bindjen më të thellë se mënyra më dinjitoze, më e shkëlqyer e vlerësimit të kësaj mbështetje të SHBA dhe miqve tanë, është konsolidimi i vlerave të përbashkëta që ndajmë me kombin e madh amerikan dhe kombe të tjera mike,” tha Berisha.
“Mesazhi i saj ishte një thirrje frymëzuese që shqiptarët të bashkohen për interesat kombëtare të tyre. Ajo e ilustroi këtë thirrje me aspekte personale të jetës dhe karrierës së saj të shkëlqyer. Unë dua ta garantoj se kjo qeveri do bëjë gjithçka për të gjetur konsensusin më të madh me opozitën, me të gjithë faktorët, në mënyrë që të konsolidohen më tej vlerat që ne u besojmë”.
Berisha tha se qeveria ka vullnet të hekurt për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Sekretarja e Shtetit theksoi edhe këtu në bisedime, por edhe në parlament, rëndësinë që kanë zgjedhjet e ardhshme. Unë e garantova se zgjedhjet e ardhshme do jenë të lira dhe të ndershme dhe brenda të gjithë standardeve më të mira ndërkombëtare. Qeveria ka një vullnet të hekurt për këtë. Natyrisht kërkova që të kemi sa më shumë vëzhgues nga SHBA në zgjedhjet e ardhshme,” tha Berisha.
Por kryeministri menjëherë akuzoi opozitën se nuk voton ligjet duke bllokuar integrimin.
“Vetë fakti që nuk i voton ligjet me qëllimin më të mirë është i mjaftueshëm për të vu në dyshim seriozitetin e shqiptarëve në procesin e integrimit. Ne rëndom kërkojmë dhe gjejmë shkaqe te të tjerët. Por çfarë po kërkojnë? Votoni tre ligje, ligje demokratike,” tha Berisha.
“Le të votojmë ligjet si shprehje e mirënjohjes për këtë mike. Do ishte një veprim i qytetëruar dhe i përgjegjshëm, që e presin ët gjithë qytetarët shqiptarë.
Dua të theksoj se kjo vizitë dhe këto mesazhe i adresoheshin të gjithë shqiptarëve. Këto vlerësime ishin për të gjithë shqiptarët, ndaj edhe si të tilla duhet të frymëzojnë forcat politike të këtij vendi,” e mbylli fjalën e tij kryeministri.
Monster,leri perallat po rafsho thepin se po te vjen…
Mos e thuj at fjal,bre burr,se shume e rande asht.Na malot,ashtu si kamunistat,nuk e leshojna pushtetin pa GJAK.Asht ne kulturen ton.Pastaj,a nuk e pe me syte e tu se si ja hoqi dhe ja mbante ne dore kapardinen Hilarit,burri i malcis??????Une e di shume mire se do jugor(apo grek si na pelqe ne me i therrit) do thone se 1 gjest i till asht INFERIORITET,por ja ta them un tye,asht RESPEKT ne kulturen ton.Sepse mor djal,duhet me dit se cfar topesh me lepij me u ba kryeminister.Ene gojor ma t’mir se BACA i maleve nuk ka me lind kurre ky vend.Kjo e ”bukur e dheut”.
OOOO Njerze mire ore mire u mure veshe se Salihu nuk ben? Por kush esht ALTERNATIVA, Vlleho Greku Skizofreni Edvin Kristaqe Ramose,Pyyyyy
Dardan ,nuk urrehen njerezit vetem pse mbajne nje kryq ne qafe ,myslymin tend e provuam gjithe keto vite ,nuk ka ardhur koha te ndryshoje dicka ?
Per KAFSHEN qe quhet Dardan
Shikoji me vemendje se kush jane ”vlleho-greket” qe urren ti o BARBAR.Kan IDENTIFIKUAR vetveten si SHQIPTAR atehere kur ti dhe raca jote e qelbur benit pregatitje per pritjen e Sulltan Ruzhdiut ne Kosove ne 1911-en.Une qe po te komentoj nuk jam Kristjan(as Ortodoks dhe as Katolik),por kam me shume respekt per historine e vendit tim dhe te atyre qe me te vertet kontribuan ne krijimin e Shqiperise,sesa per MONSTRA si ty.Une vet dhe familja ime nuk nuk praktikojme ndo1 besim fetar,por kemi prejardhjen Bektashi,per rrjedhoje nuk kam as1 interes te mbeshtes Ortodoksit,por e VERTETA eshte me e rendesishme se Genjeshtrat me te cilat jeni rrit dhe mesu ju geget,ju me nder ”shqiptaret origjinal”.Shkrimi i meposhtem eshte copy&paste nga Top Channel,01-11-2012,1 televizion privat Shqiptar:
”100 vjet më vonë, nuk është zbuluar ende se cili ishte ai person që solli flamurin në Vlorë dhe ia dha Ismail Qemalit, që më pas, me krenari valëviti flamurin e parë të Shqipërisë së pavarur.
Dokumentat e shkruar dhe fotografitë mungojnë. Kjo është arsyeja përse gjendemi sot përballë aq shumë hipotezave apo fakteve që lënë vend për dyshim, se kush e solli flamurin dhe nëse mund të zbulohet e vërteta historike.
VARIANTI 1
Në verën e vitit 1911, zonja Marigo Pozio, me pretekstin se do të mjekohej, udhëtoi drejt ishullit të Korfuzit. Aty takohet me përfaqësues nacionalistë të kolonive shqiptare që ishin mbledhur në ishullin grek. Midis tyre ishin edhe përfaqësues nga SHBA-ja të dërguar nga shoqëria patriotike “Besa-Besën”. Patrioti Kola, me të vëllain Thoma Katundi i dorëzuan zonjës Marigo flamurin me të cilin ajo u kthye në Vlorë duke e veshur nën teshat e saj. Një vit më vonë, Marigoja ia dhuroi këtë flamur plakut të Vlorës, Ismail Qemalit, për ta ngritur në 28 nëntor.
VARIANTI 2
Shumë patriotë kanë të njëjtin mendim se flamuri i ngritur në 28 nëntor është pikturuar nga vetë dora e zonjës Marigo, sipas modelit të shqipes së vizatuar nga Dom Mark Vasa. Këtë hipotezë e mbështet edhe zonja që ka punuar pranë Marigosë gjatë të gjithë jetës. Ndërsa flamuri prej Amerikës që solli Marigoja iu dorëzua Llambi Bimblit, i paprekur kur këta po niseshin për në Korçë dhe ky flamur u ngrit kur Korça deklaroi nga ana e saj pavarësinë. “Flamuri që bëmë ne nuk është krejt i kuq, por në ngjyrën e specit”, kujton ndihmësja e Marigosë.
VARIANTI 3
Bejlerët e Vlorës thonin se këtë flamur ua kishte dhuruar Don Aladro Kastrioti dhe se kishin qenë ata që e dorëzuan më pas tek Ismail Qemali.
VARIANTI 4
Revista “Hylli i Dritës” shkruante në vitet pas pavarësisë se Ismail Qemali, duke ardhur nga Viena, u ndal në Kotor dhe atje ka marrë një flamur diku tek dy metra të gjatë.
VARIANTI 5
Patrioti korçar, Thoma Nasi, në autobiografinë e tij shkruan se në vitin 1911, së bashku me një numër tjetër patriotësh, u kthyen në atdhe me qëllim që të luftonin kundër armikut dhe njëkohësisht sollën edhe flamurin e parë, që u ngrit më pas në datën 28 nëntor 1912 prej Ismail Qemalit.
VARIANTI 6
Spiridon Ilo dhe patriotë të tjerë tregojnë se grupi që u nis nga Rumania për të shpallur pavarësinë kishte marrë me vete edhe atë që do të shndërrohej në flamurin e parë të shtetit të pavarur shqiptar. Kjo dokumentohet me fjalët që Spiridoni i ka thënë djalit të tij: “Flamurin që përgatitëm në Bukuresht, unë e kam mbajtur në gji që nga Bukureshti e deri në Vlorë dhe pastaj, pasi e valëviti Ismail Qemali, unë e valëvita në parmak me sqepar”.
VARIANTI 7
Spiridoni, me flamurin që kishte me vete, bujti tek shtëpia e Marigo Pozios, meqë ishte kushërira e parë e tij. Marigoja i qëndisi flamurit thekët e verdhë, për ta bërë ashtu siç e tregoi Spiridoni, në kartolinën e vitit 1920.
VARIANTI 8
Eqerem bej Vlora, në kujtimet e tij shkruan se ai që u ngrit në datën 28 nëntor 1912 ishte flamuri i shtëpisë së tij, të cilin e ruante në një kornizë, pasi i ishte dhuruar nga Aladro Kastrioti.
VARIANTI 9
Nga gazeta “Kolonja”, në vitin 2001 është shkruar: “Asim Dika ishte ai që mori flamurin e qëndisur nga motrat Qirjazi dhe ia çoi Ismail Qemalit në Vlorë”.
VARIANTI 10
Në librin e tij, “Patriotizma dhe Nacionalizma”, patrioti Kristo Floqi flet për flamurin e ngritur në Vlorë në vitin 1912, duke paraqitur të dhëna të tjera mbi origjinën e flamurit, të dhëna që ai i ka krahasuar edhe me të vëllain e tij, juristin Thanas Floqi.”
Pra,plasi syte moj KAFSHE Malesh.Lexoji me vemendje emrat e personave te perfshire ne kete inisiative dhe do ta kuptosh se nga e ka prejardhjen Ed Rama.Eshte me SHQIPTAR se ai BARBARI dhe gjithe BARBARET qe e pasojne.
cfare eshte origjina dhe ke perfaqeson shqiponja me dy krere,cfare eshte simbolika e ngjyres se zeze,po ngjyers se kuqe,po e ngjyres kuq e zi
ne raste se arrin te dish dhe tu pergjigjesh ketyre pyetjeve atehere ke plotesisht te drejte se flamuri qe kemi perfaqeson ortodoksin ,Bizantin dhe duhej te trashegohej nga Greqia te cilet ne vend te tij moren flamurin e “Otos” se gjermanise bardh e blu me nente vija dhe nje kryq,lexo enciklopedine Europiane
Pse kishit ndonje iluzion qe u befasuat keshtu?
Hillari shkoi ne ate godine nga ku u hap zjarr ndaj protestuesve te paarmatosur.
Bilanci 4 te vrare, shume te plagosur 8 jetime dhe mbi te gjitha frika per te mos pretestuar me kurre.
Berisha te vret ne emer te pushtetit.
Burre shteti !
Dridhe sh.Sali,Dridhe…por sot u duke me keq
se kure ndonjehere…
Po,po, Sot e dogje “Shamine ” e K/ministrit.
Vete zeri yt i mbytur,por edhe i dridheruar,
vertete nxori ne pah nje pendese te diktuar,
por qe per shqiptaret nuk solli asgje me shume
se sa ‘flakes” qe ja vure me duart tua karriges
se vjedhur te k/min.
Te them me shume,jam i sigurte se e ndot ate
te vertete plote kompetence,qe z.Baze e ka thene
sot.dhe mesa kuptoj,them se edhe reagimi juaj
nga ketu e ka mare ngacmimin aq sa te ka sajuar
nje portret teper sakatuar…
Ore une nuk kuptoj nje gje _Pse opozita nuk i voton ato tre ligje?
Ca kuptimi ka qe nuk i voton?
E HABITSHME.
berisha nuk flet me ne emrin e vet personal,une,une,une,,,,,, por flet ne emer te shqiptareve.
i pasaka mare te forta, ilacet kete radhe.
E keni pare shfaqjen “MONOLOGJET E VAGINES”? Kush nuk e ka pare, te shikoje gojen e ketij hales qe llap cdo dite brockulla dhe cmendurira. Kesaj goje i mungon vetem ai “miku” qe i mungone vagines, te cilin populli do ia japi shume shpejt.
O re ti ke ikur per lesh por mjer populli shkret me ty ce ka zen. por nje KANCER NUK PO te shpifet qe te ikesh per lesh dhe te shpetoj ai popull se ti mendon qe jan njerzit budallenje sot ne te shumtit nga ajo kemi ikur larg larg teje qe te mos na shoin syt me ty o zot shpifi dicka hiqe qafi kete pler
Nuk ka faj ky jo, fajin e ka Brukseli qe na beri dhurate per 100-vjetor dhe 12 kushtet i shnderroi ne disa miratime ligjesh. nderkohe qe ligji shkelet me te dyja kembet ne Shqiperi. Merr p.sh. administraten, eshte nje nga 3 ligjet qe duhet te miratohen brenda nentorit. Brukseli, Berisha dhe Bregu bejne sikur besojne se me miratimin e Ligjit te Ri per Nepunesin Civil plotesohet kushti per te patur administrate profesioniste dhe jopartiake.
koha e komunistave si puna jote mbaroje. me veprimet e tua o sali baerish e detyrove popullin te qaje per kohen e enverit,. detyrat si KOMUNIST i bere shume mire. tani loja mbaroje. kthehu me mire ne viçidole
Jo more qelbesire mesazhet ishin per ty dhe qeverine tende.Korrupsionin se ben populli por qeveritaret dhe aparatciket.Zbatimin e keq te ligjeve se ben populli por gjyqsori qe ti e ke vene nen thunder.Te ardhmen me te mire te shqiptareve e keti ne dore o qelbesire qe na nxive jeten me demagogji dhe pallavra.Bashkepunimin politik se ben populli por ti qe nuk i le hapesire opozites duke e shkelur me kembe dhe fajesuar per te gjitha deshtimet e tua politike dhe ekonomike.Ti kete ke ne dore mbledh nje tufe ministrash(gomer) dhe u flet sikur po nxjerr mrekulli nga goja.Por kesaj here e degjuam mire se cfare tha z.Klinton,prandaj mos u mundo te mbulosh m…n me shurre.
A mund te me sqaroj Sali Gedafi pse nuk pati konference per shtyp si ne te gjitha vendet qe zonja Klinton vizitoje,pastaj bej komentet e tjera
Mesazhet me dyer te hapura qe dha Zonja Klinton tashme dihen, por ka dhene dhe nje mesazh me dyer te mbyllura qe e din vetem kRYEMINISTRI YNE. Ky mesazh eshte STOP DHE ANULLO TE GJITHA MAREVESHJET QE KE BERE DHE PO BEN ME SERBIN.
po sa fytyre e peshtire qe je more psiqik i ndyre po ke afro 8 vjet ne qeveri apo qeveris opozita more ndyresire po pse nuk te mjaftuan tere keto vjet per miratimin e ketyre tre ligjeve qe duhen apo i le tani per ne fund se keshtu te bie mire ty more serb i qelbur po e ka vertetuar koha qe ty nuk te intereson europa se i ke lidhur zorret me serbet tamon pjelle serbe je more psiqik qe nuk ka shkence e doktor ti ve emer patollogjise se ndyre qe ke ti more kerme nuk te beson kush me jo sikur dhe murit me koke ti biesh duke genjyer e baltosur opoziten se nuk voton ne qofte se ty ta ndiente aq shume per shqiperine e shqiptaret duhet ti kishe miratuar dhe votur qysh ne mandatin e pare jo ti leje tani per ne fund duke bllokuar popullin po ku ke koh ti ty ste del duke vjedhur e shitur e vrare o plere vicidoli …
SE MOS ESHTE HERA E PARE QE MASHTON.DERI SA TE KETE BUDALLENJ,INJORANTE,NJEREZ TE VARFER DERI NE EKSREM,FOL E MASHTO.
SI TE GENJESH ME NJE THES MIELL,VARFERINE DO FITOSH PERSERI ZGJEDHJET.
AI QE SHET VOTEN,PER BUKEN E GOJES ESHTE NE HALL TE MADH.E DI KETE PRANDAJ ZOTOHESH SE DO TE BEJ VOTIME TE NDERSHME.SHQIPERIA KA AQ NJEREZ TE VARFER,SA TY NUK TE HUHEN ME SHUME PER TE FITUAR.PER KETE FOLI DHE KLINTONI DJE ZOTI BERISHA?
Kush kishte dyshim se si do ta kuptonte mesazhin Saliu, s’do te kete me pikepyetje ne koke.
Te ndriti fytyra mo, ja fute edhe kete here Amerikes o sali.
Rri rehat se je njeshi sot per sot, shoket e partise mi more dhe mi ke vene kundra, po me perndjekin gjithandej edhe nexhin me ka dale kundra, se i vjen inat se edhe une si ty, jame bere demokrat.
Po thashe njehere za provoj si eshte edhe demokrat, po nje mut qenka ore sali edhe ne demokraci te perndjekin, njesoj si atehere, po e ndjej ne kurriz kete dalldisje demokratike.
Une qe thua ti sali, kujtoja se isha sebepi qe vura diktature, por qenkam gabuar, se edhe sot qe jam ne varr, ju ketej ne toke po beni po njesoj sic beja une, perndiqni popullit.
Zonja iku ne Amerike, tani deri ne zgjedhje je i lire, do ti fitoc se dhe brumin e partise e ke te mire, ke njerez qe e dredhin ku ti coje partija, mua me kane vene drune ketu ne gazeten e Meros, se ty te besojne se je bere demokrat, mua nuk me besojne se kam ndryshuar.
Po mire e ke, jepu drune qe te duan, kush te akuzoje se po vjedh, i thuaj, je komunist dhe tradhetar dhe dergoje andej nga ai kampi komunist qe udheheq ai Edi Rama.
Sa eshte kuaota e pageses atje ne partine tende o sali, se dua edhe une te behem anetar i thjeshte njehere, mos ki frike se kam ndryshuar, nuk ta fus ty une jo. pres pergjigje.
O zoti i nderuar Mero Baze.Te kam rixha gjeje nje kopje te ketij fjalimi te Berishes dhe dergoja zonjes Klinton dhe Departamentit te saj te Shtetit te shohin te zhgenjyer se i ka vajtur dem vizita historike ne Shqiperi.Kanceri per te cilin foli ajo ne parlament i ka futur ne gjak metastazat e tij ne trurin e ketij “burri shteti” te pandreqshem.Dihej se pa kaluar edhe nje dite sikush nga udheheqesit shqiptar ia ka hequr shpejt nga vetja shigjetat e mesazheve te zonjes Klinton dhe ia faturojne menjehere kundershtareve te tyre,sic beri sot Berisha ne qeveri.
Historia nuk do ja fale kurre shqiperise,100 vjetori me sali berishen.Metastazat e injorances se kesaj kafshe po qelbesojne gjithe shqiperine.Edhe enveri ja la ketij qeni shqiperin,si nje vajve te virgjer,kurse ky e shpartalloi sa edhe ne bordello nuk e pranojne me.
IKU MRS.CLINTON …. TANI DEGJONI SHARJE, OFENDIME
DHE AKUZA PER KUNDERSHTARIN.
PSE NUK FOLI KESHTU KUR ISHTE MRS.CLINTON NE SHQIPERI ?
KY ESHTE NJE FRIKACAK DHE TRIM ME BANDAT E TIJ TE ARMATOSURA.
Perfundimisht i pakorigjueshem.
Ndjese paste Namik Hoti.
Pèr vizitèn e z.Klinton nè SHqipèri t’ja dini per faleminderit Bossave
Kosovarè qè jetojnè nè Amerikè ku janè afèr Politikès Amerikane pra
ka ardhur nè Kosovè dhe Kosovarèt e sollèn nè SHqipèri pra problemi
èshtè qè qeverija SHqipètare dhe SHqiptarèt jemi shumè tè varfèr nè çdo
aspekt nuk zgjedhim ass edhe 1 problem qoftè edhe ai Kosovarè praa
Qeveri e varfèr-Populli i varfèr pèr kèt z Klinton thotè boheuni tè
ndergjegjshèm (Qeverisè) nè drejtimin e institucjoneve SHtetèrorè dhe
drejtèsi pèr tè gjithè.Kosovarèt ndihmohen nga Amerika SHqiptarèt joo,
duke qenè 1 gjuhè lind pytja a do bashkohemi me kalimin e viteve??
mendimi im èshtè qè Amerika do bojè gjithçka qè SHqipèria dhe Kosova tè
jetè 1 dmth e BASHKUME. Sa per Berishèn ka qenè dhe mbetet letèr
e Djegur.
O toni; Posi mor kok bosh flet perçart?Ti mendon se kosovareve ju digjet barku per shqiperine? Po si mendon ti qe Amerika drejtohet nga deshirat e kosovareve?Sa per bashkimin e kosoves me shqiperine do te ndodhe kur te bashkohet hena me token.
OOOOOO rreli vogèl tè shprehesh njè ide ose mendim nuk do tè thotè
qè ti pèlqejè njè katnari si puna jote kupton ,bota èshtè e madhe
mendime tè ndrysshme kultura tè ndryshme nè 1 botè CIVILE pranohet
don apo zdon zotrote.
ky GOMAR o asht qorr ,o asht shurdhan , se te gjitha ty oj shtaz te ishin adresu
Ska rruge tjeter per”Enver Hoxha”,si nga here qesharak ne shkrime,idjot ne mendime,me nje fjale Rot-K.
Ore i pa tru. Po pse fajeson opoziten per bllokimin e statusit.
Fatikisht statusin po e bllokon ti, o i pangopur. Ti per qarkun e Fierit, nuk do Europen.
Cfare eshte Europa para Fierit. Ti nga Europa nuk ke aq fitim sa ke nga Fieri… Hiq dore nga Fieri dhe mer Europen o kaqol…
ne nje bryme mbaje serbo ti ke opozita ajo i blloko te gjitha .po ti cbon apo ti zhblloko llokma deti e toke per greket e serbet ik moj hale e mos na dil der ka qershori se na ke lemeris kalamojt
Ky fjalim i Berishes ne mbledhjen e qeverise me len shum dyshime.
Mendova se do ti kete hyre pak ne tru fjalimi i sekretares,zonjes Ilari Klinton. Ajo nuk erdhi ne Tirane per te kritikuar popullin, por per te kritikuar politikanet dhe qeverine e sali Berishes. Kryeministri i shqiptarve vazhdon po avazin e Mukjes. Ai duhet te humbi nga ekranet televizive dhe te nisi punen per te zbatuar detyrat e lena nga sekretarja e shtetit, Zonja Ilari Klinton. Duhet ti leje menjeane kritikat per opoziten dhe te eci perpara per zbatimin e detyrave. Me fjalimin e sotem tregon kokfortesi me detyrat e lena nga Zonja Ilari Klinton.
Atehere zbato thenjen e zotit ambasador te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Po skryve detyren largohu. Rruge tjeter ska.
Saliu i takon personalitetet maloksheose me sakt arabshe duke ju hedhur doren ne qafe,ate beri dhe me zonjen Klinton.Bill Klintoni tregon ne librin e tij kujtime se, kur do takohej Arafati me Rabinin ky i fundit per te shmangur hedhjen e dores se Arafatit beri praktik me Billin si ta shmangte perqafimin alla Sali Vicidol.Hajvan komplet,nuk di te takohet me dinjitet pa serilizma.
More qeverri e dalë nga gjaku i shqiptarëve, të cilin ja hiqni për ç,do sekontë me shiringa. MORE DEPUTETË MILIONERË TË Pd-së-Ps-s dhe LSI-së që notoni mbi gjakun e të vdekurve shqiptarë, të drogës mafjes prostirucionit, tregëtisë dhe masakrimit të femrave shqiptare, Nga e nderuar Klliton i mësuat palaçollëqet tuaja deri te shitja e atdheut
Mor shpirtë zinjë! ka 20 vjet që po ulërin një popull i shtypur dhe i raskapitur, i cili ju ka thënë mijra herë më shumë se Kllitoni, por ju jeni ju. Ju duhet të përmbyseni me dhiunë. Ptu fara më e fëlliqur e tokës arbënore!
Po ik o idiot fjalimi me miqesor dhe i vecante per ju personalisht dhe politiken shqiptare se s’dini te beni zgjedhje te lira dhe te ndershme se jeni te korruptuar deri ne fyt se jeni percares dhe nuk dini rregullat e bashkepunimit per vendin se jeni te pa afte te zgjidhni problemet e qytetareve tuaj dhe ju e quani fjalimin me miqesor . Pirdhu or idiot se ne cmene .
Monstra doli nga shpella dhe me piskamën e tij të felliqur,ka bertitur mes shpellareve qeveritare!Hillary i dha nje peshtyme ne fytyre vrasesit karaduz,njeriut me kriminel ne historine shqiptare!Sot vdiq si martir edhe nje pishtar demokracie,Lirak Bejko!Shkaktar ky monster qe nuk u ul te bisedonte me ta!Duhet larguar felliqesia qe mjerisht qeveris vendin me vota te vjedhura dhe protestues te vrare!Dhe qendron ne pushtet dhe leshon piskama te peshtira!…
E verteta e Amerikes në bashkëpunimin me shqipërin komuniste para viteve 1990.
NË KËRKIM TË SË VËRTETËS
Ka libra që lexohen me ëndje, në të cilët jeta rrjedh e qetë në larminë e saj të përditëshme, në të cilët lexuesi njëjtësohet me personazhet, ka përshtypjen se ato ngjarje i ka jetuar apo dëgjuar dhe kur arrin në fund ka përtypur në vetvete gjithshka. Ai e mbyll librin, e arkivon atë në kujtesë i bindur se nuk do t’i kthehet më leximit të tij. Ka të tjerë që të mbërthejnë, që nuk i lëshon dot nga dora, mbasi ritmet e leximit janë shumë të larta e ankthi apo kureshtja për vijimin e ngjarjeve, apo përfundimin e tyre marrin një ngarkesë të tillë që, në mbarim të librit, duket se ajo është bërë pjesë përbërëse e vetes. Këta lloj librash nuk mbyllen për të mos u hapur më, tek ata rikthehet sërish lexuesi, mbasi përsiatjet rreth ideve apo ngjarjeve të librit mbeten gjithmonë nxitëse.
Një libër i tillë është romani “Odiseja e një dedektivi” i shkrimtarit Agim Hamiti. Si nëntitull ai shënon “ngjarje të jetuara”. Ky i jep një karakter të veçantë veprës, që anon më shumë nga dokumentari se sa nga filmi artistik, nëse do të përdornim gjuhën e kinematografisë.
Romani fillon me kapitullin e parë që titullohet : Spaçi. Është një përshkrim i bukur i mjedisit natyror e njerëzor të një kampi pune të detyruar në Mirditën e gjysmës së dytë të viteve 70. Është kampi ku më 1973 u zhvillua e para kryengritje në një burg komunist shqiptar, edhe se në formën e saj parake. Emri Spaç është binjakëzuar me kryengritjen e majit 1973 dhe me ekzekutimin barbar të tre të dënuarve (Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho) “Për dy letra adresuar pushtetit qëndror në Tiranë, ku denoncohej veprimtaria antikombëtaree diktatorit Hoxha”. Për revoltën, siç e quan autori, “Çmimi me të cilin u pagua ajo qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një shumë të përgjithshme prej 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!)”. E gjithë kjo mynxyrë për tri ditë mosbindje policëve e ngritjen e një flamuri pa yll nga disa pjestarë të një bashkësie njerëzish të dënuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike të një ligjëshmërie normale. Madje këtyre u duhet shtuar, për detyrë kronike edhe varja e një qeni, besoj një dukuri e panjohur në gjithë historinë botërore të shtypjes së kryengritjeve….
Në këtë kamp famëkeq dërgohet për të kryer dënimin prej dhjetë vjetësh për “agjitacion e propagandë” një djalë 31 vjeçar nga Dukati i Vlorës, Sazan Diksi. Jeta e tij, e përshkruar shkurt, na paraqet një stereotip, atë të shumicës dërmuese të bijve të familjeve “të prekura”, t’ashtuquajturit armiq të klasës. Ata rriteshin pa baballarë, sepse këta ishin nën tokë, në burg ose në mërgim. Rriteshin me njëqind sakrifica nga nënat apo gjyshet në kampet e pafund të internimit, në vënde të ndryshme të Shqipërisë. Në më të shumtën e rasteve këta fëmijë ishin të parët e klasës, nxënës t’etur për dije e që mundoheshin të mësonin ndonjë gjuhë të huaj, për t’a zgjeruar atë. Ata i priste kazma që në moshën 16 vjeçare, sepse dyert e universitetit e, ndonjë herë edhe të shkollave të mesme, ishin të mbyllura për to. Kur arrinin moshën i përlante shërbimi ushtarak, pa kapur armë me dorë, në repartet e punës. Ishte preludi i viteve të punës së papaguar që më vonë do të kryenin në burgjet politike. Ata ishin gjithmonë nën vërejtjen e pandërprerë të “ëngjëjve projtës”, “heronjve të heshtur”, kriminelëve të Sigurimit të shtetit, pjesa më parazite e një shoqërie që kishte në themel të saj dhunën dhe varfërinë. Strategjia e tyre e zakonshme synonte një trysni të pashembullt, të gërshetuar me premtime joshëse, për t’u vënë në shërbim të tyre. Kur kjo nuk funksiononte “pinjojtë e klasave të përmbysura” viheshin në listën e arrestimeve, për t’u dënuar e dërguar në kampet e punës së detyruar pa shpërblim, ku ridënoheshin, vriteshin, torturoheshin e, në rastin më të mirë, dilnin të gjymtuar e bëheshin klientë të përhershëm të spitaleve.
Kështu fillon edhe kalvari i Sazan Diksit. Mbas pesë vitesh qëndrimi në Spaç, ai shpërngulet në Qafë Bari, një tjetër emër kampi, i lidhur me një t’ashtuquajtur kryengritje, shtypja e së cilës, përsa i përket mizorisë së dhunës, shënoi rekorde planetare. Këtu dukatasi fjalëpak u njoh me një gjirokastrit, në frontin e punës së zbrazjes së vagonëve të mineralit. Kolegu i burgosur quhet Hamit Meli dhe vjen nga një përvojë krejt tjetër nga ajo e Sazan Diksit.Hamiti është bir i një partizani të brigadës së parë, një invalid lufte që mban ende në kokë ciflat e predhës, të cilat bëhen shkak i vdekjes së tij të parakohëshme n’operacionin për t’i nxjerrë. Simbas nënës së Hamitit i shoqi “më shumë duhet të ketë vdekur për shkak të brengave, se nga operacioni”. Ai porosiste djemtë që asnjë të mos bëntë shkolla ushtarake e shpesh thonte :”derdhëm gjak për t’i sjellë një mënxyrë këtij populli…”. Ishte njëri nga të shumtit e zhgënjyer nga socializmi i Enver Hoxhës e që dëshmonte jo vetëm objektivitet gjykimi, por edhe ndershmëri karakteri.
Këto dy veti të çmuara i trashëgonte dhe i biri, Hamiti, që e kishte filluar veprimtarinë në rradhët e DSJ (drejtoria e sigurimit të jashtëm), organi më besnik e më i zgjedhur i diktaturës, që në moshën 19 – vjeçare, si student i vitit të tretë në shkollën e posaçme të kuadrove të saj. Ja si e përshkruan, me pak fjalë, autori i librit parabolën e rrufeshme të karierës së personazhit të tij :
“ Kishin mjaftuar vetëm tre vjet veprimtarie në DSJ që Meli të shpallej unanimisht si detektivi më i mirë i shërbimit sekret shqiptar. Pas pesë vjetësh emri i tij do të regjistrohej në librin e artë të rekordeve botërore të detektivëve që e kalonin shifrën 100 të misioneve të realizuar me sukses….. . Barra e misioneve të kryer për interesat e diktaturës i rëndonte tashmë në ndërgjegje. Rekordet në shërbim të së keqes përbënin një famë lënduese për të….. Pa i plotësuar të 28 vjetët – moshë në të cilën shumica e detektivëve të botës fillojnë karrierën e tyre – Meli hoqi dorë përfundimisht nga veprimtaria e detektivit…… Gjithshka kishte qenë anormale në karrierën e Melit : fillimi i hershëm, ritmi i lartë i zhvillimit si detektiv cilësor, martesa e ndaluar nga ligji, përfituesit e fruteve të veprimtarisë së tij si detektiv [Inteligjencë Servici britanik], pendesa e thellë e Melit, burgu dhe, sidomos, ofertat e refuzuara në kampin e Qafë-Barit për rifillimin e karrierës së ndërprerë befasisht….”
Do t’i mjaftonin këto pak fraza lexuesit për të hyrë në botën e mbrendëshme të personazhit e për të kuptuar dramën e tij. Mes Hamitit dhe Sazanit lind një miqësi e fortë, që buron jo vetëm nga prania në të njëjtin ambient të vuajtjes, por edhe nga një këndvështrim i përbashkët i të vërejturit të botës, nga një përceptim pothuaj i njëjtë i problemeve të Vendit të tyre. Kështu veçoritë e jetëve të tyre nga lindja, stilet e ndryshme, prejardhjet jo të njëjta, shkrihen e sheshohen në vetëdijen e përbashkët të të qënit viktima të një diktature, që ka çuar në kasaphanë dhjetra mijra qytetarë e në mjerim një popull të tërë n’emër të idealeve të paqëna. Në bazën e lidhjes së tyre është respekti e besimi i ndërsjelltë. Ky shfaqet më parë tek Hamiti që, në një çast të vështirë për të, i ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanoset çdo ditë, ka nevojë për një shok që t’i hapë zemrën, të ndajë me të shqetësimet, ankthin, pasigurinë. Të gjithë ata që, fatkeqësisht, kanë kaluar përvoja të tilla e dijnë mirë se sa vlen një shok i vërtetë n’ata kushte.
Sazani befasohet nga rrëfimi i Melit. Natyrshëm në fillim shtanget, por shpejt kupton se tek tregimi i Melit nuk ka hije provokacioni apo prapamendimi të keq e i beson. Shoqëria e tyre forcohet çdo ditë e përballon prova skajore, paralel me ngjarjet e pazakonta në të cilat bëhet pjesëmarrës Meli. Këto ngjarje e futin lexuesin në botën e mistereve, të hafijeve, të të fshehtave, të prapaskenave të paimagjinueshme, që përbëjnë sekretet e pazbulueshme të një regjimi, të një shteti, të pushtetit të një kaste. Jemi të pranishëm në një botë sureale ku në një kamp pune të detyruar, në një nga burgjet më mizore të diktaturës enden ndërmjet të burgosurve, të veshur me uniformën e tyre, kuadro të larta të DSJ që i njeh vetëm një oficer i komandës, kartelisti. Vijnë për të takuar ish detektivin Meli drejtori i DSJ, Dofemi, alias Ilir Enver Hoxha, në shoqëri të funksionarëve shumë të lartë të Sigurimit të KQ, të Inteligenc Servisit britanik, të CIA-s amerikane. Galeria e personave të fuqishëm, që kërkojnë të bindin Melin për rifillimin e veprimtarisë së detektivit, secili në rradhët e tij, është marramendëse, pothuaj e pabesueshme. Ato takime janë përshkruar me imtësi, me data e me orë.
Pa hyrë në përshkrimin e hollësishëm të tyre, edhe se zënë pjesën kryesore të lëndës së rrëfimit, ajo që del nga këta takime ka diçka sa të pabesueshme, aq edhe të llahtarëshme. Fatet e njerëzve ndërthuren me fatet e popujve në një lojë të fshehtë, të shumfishtë që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzimit, në rastin tonë për shqiptarët. Është loja e shërbimeve të fshehta që përcaktojnë dhe politikat e qeverive, ajo e interesave që shqelmojnë parimet e ideologjitë, ajo e aleancave të padukëshme, të panjohura, të pabesueshme, që mbeten mundësi vendimarrje e pak njerëzve “të zgjedhur”, shpesh herë e një njeriu të vetëm që i jep vetes atributet e një perëndie, që vendos gjithshka mbi vartësit e tij, mbi një popull të tërë. Në këtë xhungël të dëndur interesash, në të cilën papritur Hamit Meli zë një vënd qëndror, atij i zbulohen fakte që përmbysin krejtësisht botën e tij të deriatëhershme. Kështu ai merr vesh se në më shumë se njëqind misione vrastare në të cilat ka marrë pjesë, me përjashtim të dy të parave, gjithë të tjerët i kanë shërbyer Inteligjenc Servisit britanik, zyrtarisht armik i tij dhe i Vëndit të tij, e në sajë të tyre sot ka një llogari rrjedhëse në një bankë angleze e rezulton i ngritur edhe në gradë.
“ Midis qeverisë sonë dhe partisë suaj ka ekzistuar gjithmonë një aleancë e fuqishme, e cila, për të qënë efikase, është lypsur të mbahej sekrete. Kjo aleancë ka lindur qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur, si aleatë me njeri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin.” Zinxhiri i zbulimeve të të fshehtave që gëlonin në marredhëniet Enver Hoxhës e të komunizmit shqiptar me anglezët dhe amerikanët është një varg i gjatë episodesh, ndodhish e pohimesh marramendëse që e futin lexuesin në një botë të cilën mund t’a konsiderojë fantapolitike, pjellë e një fantazie të ndezur e të prirë për romanet policorë. Kështu lexuesi mëson për luftën mes CIA-s dhe Inteligjenc Servisit për të patur në zotërim fatet e Shqipërisë, me miratimin e “udhëheqësit legjendar” të saj, për oficerët e DSJ të vrarë nga anglezët sepse donin të mbështeteshin tek CIA, për të ndryshuar jo vetëm vartësinë por edhe sistemin me dënimin e tradhëtisë së Enver Hoxhës, për vizitën tepër sekrete të këtij të fundit në Londër në tetor 1983, në një nga misionet e fundit të veprimtarisë 40 – vjeçare në shërbim të zbulimit anglez.
Lexuesi njihet edhe me të tjera dukuri të mistershme, të pashpjegueshme, që zënë fill nga mbas lufta e kanë të bëjnë me veprimtarinë kundër komuniste të të mërguarve shqiptarë. Është fjala për dhjetra misione desantësh që binin në dorën e Sigurimit, sapo zbrisnin në tokën shqiptare, e që janë motivuar me tradhëtinë e Kim Filbit, për të cilin përgjegjësi i CIA-s për Evropën, në një pasazh të romanit shprehet kështu : “ Un jam gati të vë bast, se dekorata që i ka akorduar në heshtje Kim Filbit Inteligjencë servisi me këtë rast, është dy herë më e madhe nga kjo që i ka dhënë KGB-ja. Në ambientet e CIA-s në Amerikë tashmë thuhet nën zë, se Kim Filbi është një nga agjentët e dyfishtë më të suksesshëm të historisë së shërbimeve sekrete.”
Në një tjetër fragment të veprës zbulohet një tjetër dukuri e pashpjeguar për shumë prej të mërguarve politikë shqiptarë. Bëhet fjalë për 100 vetë që punonin për CIA-n e që “kishin shprehur në formë të hapur protestën ndaj qeverisë amerikane, për qëndrimin dashamirës që mbahej ndaj regjimit komunist të Tiranës.” Të gjithë këta, në pak kohë, vdiqën në rrethana aksidentale e jo bindëse. Ndërmjet tyre ishte dhe i ati i Sazanit, për të cilin detektivi i kërkon shpjegime shefit të seksionit evropian të CIA-s, prej të cilit merr këtë përgjigje : “ Babai i shokut tuaj ka tradhtuar interesat e shtetit amerikan, të cilit i shërbente.” Një fund tragjik kanë edhe të gjithë ata t’arratisur, të lidhur me operacionin e Maltës, për të cilët dëshmon edhe plaku kolonjar i mërguar që erdhi nga Nju Jorku n’Athinë, për të tërhequr dy bijtë e tij që ishin arratisur nga Shqipëria. Ai ruante si një relike të shenjtë librin “ Të tradhtuarit” dhe fjalët që i kishte thënë një djalosh, më i riu i Oeracionit të Maltës : “ Ruaje si kujtim të hidhur këtë libër vrastar, në emër të të cilit u zhdukën të gjithë ata që ëndërronin të luftonin e të vriteshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi.”
Rrjeshtova këtu disa prej fakteve dhe pohimeve të romanit, të gjitha rrëfime të detektivit Meli autorit, që ka përmbushur amanetin e shokut të tij për t’i shkruar këto “ngjarje të jetuara”. Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës s’asaj diktature në marredhëniet me armiqtë – miq anglo-amerikanë në më shumë se një gjysëm shekulli.
Linja e parë është shtjelluar shkëlqyeshëm. Stili i të rrëfyerit është shumë tërheqës e i kursyer, autorit nuk i pëlqen uji i tepërt dhe ai e shmang atë. Personazhet portretizohen më së miri, përshkrimi i mjediseve dhe ngjarjeve është një riprodhim i saktë e cilësor i realitetit. Përsiatjet e autorit dëshmojnë thellësi mendimi e citatet në krye të kapitujve erudicionin e tij. Në këtë drejtim është një nga veprat më të realizuara në gjininë e saj, duke zënë një vënd të nderuar në letërsinë e mbas diktaturës. Linja e dytë rrok një problematikë tepër të ndërlikuar, pasqyron një botë të padukshme, që nuk sheh dritën e diellit, që ka për model urithin, që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzve. Por aq sa është larg përfytyresës së përgjithëshme, po aq është pranë fateve t’atyre që pësojnë historinë. Libri na jep një tabllo që i ngjan një tërmeti të fuqishëm që rrafshon gjithshka : bindje, opinione, besime, ideale, botkuptime, ideologji, parime, të vërteta të kthyera në tabu. Mbi gërmadhat e tyre, mes shumë luhatjesh, mosbesimesh, dyshimesh ngre krye një kult i ri, që është ai i mashtrimit, i hipokrizisë, që mbulojnë interesa marramendëse, leva të fuqishme që lëvizin jetë kombesh si t’ishin lodra fëmijësh e që në të folurit diplomatik merr termin “real-politikë”.
Në rastin tonë, ajo që del në dritë, simbas autorit, është një aleancë e fortë mes regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës dhe demokracive të mëdha të Perëndimit, konkretisht të Anglisë dhe të SHBA, një dukuri që cik absurden, po të mbahet parasysh historia zyrtare e marredhënieve mes tyre, e shënuar nga një armiqësi proverbiale. Lexuesit ndahen në dy pjesë : disa, që u besojnë më shumë dogmave të antikomunizmit të sinqertë të Perëndimit, apo të tjerë besnikërisë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës e idhtarëve të tij, më të paktë këta të fundit, e hedhin poshtë romanin si një shpikje apo delir të autorit. Të tjerë, mendoj shumica, duan të gjejnë të vërtetën. Ajo mund të jetë shumë e hidhur, por duhet pranuar si e tillë, cilado qoftë pamja e saj.
Që këtu lind kërkesa, sa e drejtë aq edhe ligjëshme, që ata që drejtojnë shtetin shqiptar të kenë kurajon e burrerinë të hapin arkivat e të nxjerrin prej tyre të vërtetën. Nuk është më e pranueshme që të gjitha sekretet e diktaturës të vazhdojnë të ruhen si të tilla, duke e mbajtur ende shoqërinë tonë robe të së shkuarës, sepse pa u zbardhur mirë e shkuara nuk mund të hidhet shikimi tërësisht në t’ardhmen. Në një demokraci të vërtetë, dyshime të tilla kaqë të rënda nuk mund të mbahen pezull në ndërgjegjen e një kombi, apo të trajtohen me logjikën e diktaturës si “trillime” të një shkrimtari apo të mikut të tij detektiv. Nëse janë të tilla Agim Hamiti apo Hamit Meli duhet të japin llogari para opinionit publik apo ligjeve të shtetit, në të kundërt dikush duhet të japë shpjegime.
Mendoj se këto shpjegime i takojnë më shumë shtresës së luftuar egërsisht nga diktatura. Kemi jetuar gati gjysëm shekulli nëpër kampet e internimit e burgjet e komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, kriminelit më të madh të racës shqiptare. Kemi shpresuar tek “forcat e së mirës”, të personifikuara në përfytyresën tonë nga “bota e lirë”, nga demokracitë e Perëndimit, nga SHBA së pari. Kemi besuar në to, jemi përndjekur, jemi vrarë, jemi gjymtuar me ato bindje në mëndje, në një Vend në të cilin Perëndimi dhe sistemi i tij i demokracisë ishin “të këqijat absolute”, “varrmihësit e lirisë së popujve”, “imperializmi agresiv”, “neofashizmi”, “xhandari ndërkombëtar” e sa e sa epitete të tjera, njëri më i keq se tjetri. Mbijetuam, kufoma të gjalla, në një botë që lavdi Zotit u ndryshua me shpejtësi, por që për ne solli pak ndryshime. Na hoqi telat me gjëmba e na dha mundësi të marrim rrugët e globit në kërkim të një jete të re, duke filluar nga zeroja. Besuam se Perëndimi i “ëndërruar” do të kishte një qëndrim më dashamirës, humanizmi i shoqërive të tij do t’ishte më bujar me plagët tona e më mikpritës ndaj shpresave tona. Qe një tjetër zhgënjim. Në pjesën më të madhe të tij, Perëndimi qe indiferent karshi nesh, i shurdhët ndaj dëshmive tona, madje shumë më mikpritës ndaj xhelatëve tanë.
Tani ky roman merr përsipër të zbulojë një realitet që, po të vërtetohet nga dokumentat, shpjegon domethënien e shumë dukurive të habitëshme. Uroj me gjithë shpirt që dokumentat t’a përgënjeshtrojnë, sepse nuk dua që ajo godinë, thellë në veten time, që ka strehuar një jetë të tërë ëndrrat, shpresat, iluzionet në të mirën njerëzore, në botën e lirë, të kthehet në një gërmadhë që do të zinte poshtë dhe vetë qënien time. Ka 11 vjet që është botuar ky libër, por asnjë nga pyetjet që shtron nuk ka gjetur përgjigje. A ka qënë Enver Hoxha spiun i Inteligjenc Servisit deri në fund të jetës së tij ? Nëse ka qenë, si është e mundur që Anglia, demokracia më e hershme e historisë njerëzore, s’ka bërë asgjë për të zbutur instiktet e tij kriminale e për të ndihmuar sado pak shqiptarët të ndërtonin një shtet të së drejtës, pa dhunën e terrorin karakteristik të tij? A ka përgjegjësi shteti amerikan, apo ndonjë segment i rëndësishëm i tij, për qindra antikomunistë shqiptarë, të vrarë nga Sigurimi i shtetit shqiptar këtu, apo nga “rastësitë” në vënde të ndryshme të botës? A ekziston një prirje e admninistratës amerikane për të favorizuar ish komunistët gjatë këtyre viteve të tranzicionit e si motivohet ajo? Cili është fati i oficerëve shqiptarë që punojnë në CIA dhe pse nuk kthehen në Shqipëri për t’a vënë në shërbim të Vendit të tyre përvojën e vyer?
Këto janë disa nga pyetjet që dalin nga leximi i romanit të Agim Hamitit. Nuk më duket me vënd heshtja dhe bojkotimi që i bëhet këtij libri, nuk më duket një shenj i mirë. Librat nuk bojkotohen, nuk digjen, nuk ndalohen, përvojat e tilla na kthejnë në faqet më t’errta të historisë së njerëzimit. Librat diskutohen, idetë e tyre rrihen në kuvende, në faqe gazetash, në libra të tjerë. Ato mund të miratohen ose të kundërshtohen, por nuk mund të vihen para plotoneve t’ekzekutimit. Ky është mësimi i madh që na jep leksioni i demokracisë së mirëfilltë, së bashku me trasparencën, thyerjen e tabuve, dënimin e së keqes, zbulimin e së vërtetës, asaj historike të së shkuarës, asaj të këtyre njëzet vjeteve të mjegullta të demokracisë. Është një mësim që duhet t’a përvehtësojmë nëse duam të shkojmë përpara, duke pastruar rrugën tonë nga “shpendërat, hithrat, ferrat” e së shkuarës, siç thonte më shumë se njëqind vjet të shkuara poeti ynë kombëtar. Këtë mision i ka vënë vetes edhe ky libër.
Eugjen Merlika
E dime o Z. Sali, faj eshte i opozites, faj eshte i komunizmit, faj eshte … O Sale te kemi dhjere ty dhe 100 vjetorin. Kerkoj ndjese lexuesve per fjalorin.
Ju tregoj nje histori te jetuar. Ne fund te 1989 e fillimet e 1990 ne rrugen e demokratizimit te shqiperise Sh. R. Alia e partia nane vendosen qe drejtoret e ndermarrjeve te zgjidheshin nga puntoret dhe kuadrot e vete ndermarrjes. Ndermarrja ku punoja une u nda e u bene dy. Nje shok i jone (i vetmi qe ishte komunist) na thoshte gjithemone, se do te isha Drejtor do te beja kete, ate, keshtu, ashtu, etj etj. U beme te gjithe bashke dhe e ndihmuam te behej drejtor i ndermarrjes se re. Sapo u be drejtor nuk gjindej me ne zyre, nuk bente fare mbledhje te keshillit teknik. Cdo problem qe dilte jua hedhte fajin te tjereve.
Drejtori i vjeter ishte nje burre i mire por nuk kishte aftesi te medha. Nje dite u zune per probleme pune dy drejtoret per diçka qe nuk ishte shume e rendesishme por qe drejtori i ri thoshte se faj ishte i drejtorit te vjeter. Drejtori i vjeter i terbuem i drejtohet drejtorit te ri. “Ik! mos te degjoj me per pune te kaluara! Tani je edhe ti drejtor i vjeter e duhesh zevendesu. Terhiqe karrocen tane, te tonen e terheqim vete, nuk te kerkojme ty ndihme.
Ky Sala nuk eshte akoma drejtor i vjeter. Nuk i ka ardhe koha te nderrohet! Fajin e kane te tjeret. Ky shoku jone komunist eshte prap drejtor me Salen. Kurre si ka thane kush “te lumte krahu” ose “a u lodhe” pasi ka jetuar ne kurris te shoqerise.
ik mor qen plak se na i merzite me gazeta e me televizor,legen malesie.
vizita e zonjes klinton ishte i nje rendesie te vecante ,per vet faktin e rrethanave qe ndodhet politika shqiptare. ardhja e zonjes klinton ne shqiperi nuk ka lobim nga asnje, se u fol ketu nga kosovaret. pse shqiptaret e shqiperise qe jane me te vjetrit ne amerike nuk kane lujtajtur rolin e tyre qe fillon qe me nderhyrjen e nolit dhe vatres,ne kohen e presidentit willson ,apo u harruan ato akte themelore qe sot ne gezojme vendin qe kemi. mesazhi eshte i qarte bashkepunim opozite dhe qeveri. ps kerkon nje zbatim ligji asgje tjeter. ne qofte se themi ligji per gjykaten e larte do te thote zbatim te vendimeve te drejtesise. tjeter mesazh eshte lufte se ju mbyti korrupsioni. dhe e fundit me fondamentalja zgjedhje te lira.pd thote bashkepunim po cdo gje qe them i ne .politika eshte art dhe mbi te gjitha do te thot kompromis dhe jo pazar ne kurriz te demokracise ku usa nuk te fal.
Zoti Eugje Merlika
Romani i Zotit Agim Hamiti eshte vepra me gjeniale dhe me tronditese e kohrave. Me gjeniale se pershkruan jeten reale neper burgjet famekeqe te regjimit.Me tronditese sepse jetonim ne ato kohra pa ditur se çu bente me kundershtaret e regjimit. Jo vetem kaq por dhe per nje llafe goje perfundoje ne Spaç.
Ky roman, permendimin tim eshte bllokuar po nga regjimi qe eshte ne pushtet. Problemi dyte eshte se varferia nuk i len me ngrejtur koken.
Me shume qendron e para se Zoti Agim Hamidi kete roman ma ka dhuruar nepermjet internetit pa u njoftur nga afer. Mundet tja dhuroje kujt i intereson. Ne Itali e gjejne neper biblotekat komunale dhe neper librarime çmimin 16 euro.
Zoti Eugjen, kjo shtrese siç jeni ju, po kalon nje jete me te popshter se çe keni bere, por me nje emer shum te madh te kohes, qe quhet (Demokraci).
Pa uzhdukur ky regjim nuk do kete jete te mire per ju shume te vuajtur neper burgje,asper popullin qe si kamunguar djelli.
Te uroj jete te gjate dhe shendet te plote.
shif sala!
qen por krenar ama!
qen krenar or qen krenar
si shqiptar neper pazar
edhe leh dhe mjaullin
dhe kafshon dhe byth lepin
s’ka semundje me te ndyre se, kur nje ish komunist dhe spiun hiqet demokrat.