Tufa dhe Ndreca: Berisha, VRASESI i Lirak Bejkos. Do e çojmë deri në fund amanetin e tij

2 Nëntor 2012, 17:55Politika TEMA
Tufa dhe Ndreca: Berisha, VRASESI i Lirak Bejkos. Do e çojmë deri

Gjergj Ndreca dhe Skënder Tufa, dy prej organizatorëve të grevës së urisë së ish-të përndjekurve, janë shprehur të shokuar nga vdekja e mikut të tyre, Lirak Bejko. Ata kanë akuzuar kryeministrin Berisha si përgjegjës për këtë vdekje, për shkak të indiferencës së qeverisë së drejtuar nga ai.

“Siç e thatë edhe ju, është tepër e vështirë të flasësh. Konfirmohet se është ndarë nga jeta Lirak Bejko. Ne grevistët e urisë akuzojmë shtetin. Ne drejtojmë gishtin tonë drejt kryeministrit Berisha për vdekjen e vëllait tonë”, tha i prekur Tufa për News 24.

Ai kërkoi nga ana e Nishanit që ta dekorojë Bejkon, për gjestin e tij të guximshëm.

“Familjarët e Bejkos jetojnë me qira, trupi i tij do ketë nevojë për formalitete në Itali. Ne jemi mbledhur dhe po merremi me organizmin e kësaj çështjeje. Ju lutem, kërkoj nga Presidenti i Republikës të dekorojë vëllain tone se dha shembullin për drejtësi. Instituti i të përndjekurve të hapë dyert për homazhe. Shteti të japë dëmshpërblimin e burgut për familjen, pasi janë të varfër”, ka vijuar Tufa.

Gjergj Ndreca ndërkohë, mes lotëve është shprehur se do të donte të kishte vdekur ai në vend të Bejkos, pasi ky i fundit ka dy vajza të vogla.

“Në radhë të parë kam marrë lajmin më të hidhur në jetën time, për bashkëvuajtësin tim, që më duket sikur e kam djegur më duart të mia, pasi ka ardhur pas meje, për tu djegur me mua. Më erdhi në reanimacion dhe më tha se do ta çoj amanetin tënd deri në fund. Ne do i bëjmë varrimin më të madh në Shqipëri, do të mbetet në zemrat tona përgjithmonë. Tani do ia dërgoj amanetin deri në fund. Edhe Gëzim Hamiti është në gjendje të rëndë”, ka thënë Ndreca.

41 komente në “Tufa dhe Ndreca: Berisha, VRASESI i Lirak Bejkos. Do e çojmë deri në fund amanetin e tij”

  1. tutu says:

    i pari dhe i vetmi martir i fjales se lire ashtu sic kish dhe emrin mos ju harrofte kurre emri..mendi pak per njeriun “e fjales se peshtire” sali..

    1. shpati says:

      E moret vesh,o te PERNDJEKUR POLITIKE,se ENVER HOXHA NUK ISHTE ME I KEQ SE KRIMINELI SALI BERISHA,qe ju detyroi te DIGJNI VETEN ME DUART TUAJA????
      Kerkojini FALJE POPULLIT DHE FAMILJEVE TUAJA,qe mbeshtetet nje AGJENT serb ish komunist ekstremist si Berisha,per te DJEGUR SHQIPERINE TOTALISHT!!!
      A u sherbeu ANTI KOMUNIZMI I JUAJ PLOT MLLEF per te zgjidhur te DREJTAT TUAJA???
      ASGJE NUK ARRITET,VEC NXITJES SE URREJTJES DHE PERCARJES NE POPULL,GJE QE E PERDORI ARMIKU BERISHA PER TE SUNDUAR ME LEHTE!!!
      PO TANI A DO TA KUPTONI SE GREVA E JUAJ DUHET TE ISHTE POLITIKE E JO EKONOMIKE????
      KISHIT DHE KENI FRIKE NGA SHPELLARI BERISHA!!!
      NGRIHUNI NE KEMBE DHE KERKONI SHPORRJEN E BARBARIT BERISHA NJE ORE E ME PARE!!!
      Cfare trimash jeni ju,kur para KUVENDIT,kur erdhi zonja Klinton,nuk u grumbulluat me shume se 5 vete!!!
      DEMOKRACIA NUK ESHTE ANTIKOMUNIZEM,por me shume se kaq!!!
      Ju genjeu Berisha per 23 vjet dhe tani po tallet me ju!!!

      1. antiregjimi says:

        Po ti o “shpati” qe me kaq kollajllek meson te tjeret se duhet te ngrihen, a je ngritur ndonjehere vete ?
        A te shkoi ndonjehere mendja ti mbeshtetje ata ne greven e tyre te urise dhe ne protestat qe zhvillonin para parlamentit dhe kryesise se Kuvendit gjate kohes se greves se urise ?
        Ketu mbrapa tastierave ka shume burra te zgjuar qe nuk pertojne te japin mend dhe te shajne regjimin duke nxjerre flake nga goja.
        Por kur vjen puna per te dale ne shesh fshihen te gjithe si lepujt. Le pastaj te flasesh qe te bejne akte heroike si ai i ish te burgosurve politike, qe u vetedogjen.
        Mos llapni shume pas pilafit. Ata qe jane burra dalin ne sheshin e mejdanit kur protestohet per te drejtat qe na shkel qeveria perdite, lloj lloj. Qe nga papunesia, vlera e pensionit, mosha e pensionit, inflacioni, rritja e çmimeve, puna ne te zeze,……… deri edhe tek kerkesat e ish te burgosurve. Sepse kerkesa e tyre vetem ne forme ishte ekonomike (siç edhe ti vete thua), pasi ne brendi ishte thjesht politike, sepse kerkonte nga qeveria te kryente detyren e saj, te respektonte ligjin.
        Por ne heshtem si langaraqer, duke pritur qe nje grusht njerezish te luftojne te vetem me kuçedren…
        Berisha nuk eshte tallur vetem me te perndjekurit, por me te gjithe. Me ish pronaret, me minatoret dhe te gjithe punetoret, me fshataret, me ushtaraket, me te perndjekurit, me kosovaret, me çamet…. Por asnje shtrese nuk mbeshteti shtresen tjeter kur saliu tallej, godiste, vriste. Kurre nuk deshem te pranojme se kur shkel minatoret, shkel mbi te gjithe punetoret, kur shkel mbi ish pronaret, shkel edhe mbi ish te perndjekurit, kur shkel inxhinieret, shkel edhe doktoret, kur shet detin, shet edhe token, kur na shet Shqiperine, na shet edhe nenat, femijet e grate.

        1. shpati says:

          Nuk kam nevoje te mesoj te tjeret,por t,u kujtoj,se ANTI KOMUNIZMIN E TYRE E PERDORI BERISHA PER TE SUNDUAR EGERSISHT NJE POPULL TE TERE!!!
          Kur une me te tjeret PROTESTOJA PARA KRYEMINISTRISE PER DITE TE TERA KUNDER HAJDUTIT TE VOTAVE Sali Berisha,TE PERNDJEKURIT FERKONIN BARKUN,SE KUJTONIN,QE NE ISHIM ARMIQTE E TYRE!!!
          Ata tani e kuptuan,se ARMIKU YNE I PERBASHKET ISHTE DHE ESHTE Sali Berisha!!
          Megjithate,ne radhe te pare mos me kerko mua,PSE NUK DOLA NE GREVE,se edhe ata nuk dolen me mua ne GREVEN E URISE!!!
          Te gjithe kemi bere GREVE URIE KUNDER NJE NJERIU,por ne se ne treguam ARMIKUN BERISHA,ata kishin FRIKE TE POHONIN SE GREVA E TYRE ESHTE POLITIKE!!
          JA KETU DALLOJME NE ME ATA,o ANTI REGJIM!!!
          VETEM NJE BASHKIM ANTIREGJIMESH,MUND TA SHPORRE ZAGARIN BERISHA!!!

          1. ti po ben me faj ata qe jan te paret qe kan ngrit zerin kunder diktatures, dje dhe sot ????!!!!! jeni ju pjellat e diktatures qe prap po ngrini diktatur !!!

    2. Ben Chicago says:

      Te vdesesh per Ramen dhe per Fidelin,eshte nje mungese shume e madhe respekti per veten,per familjen te afermit e shoqerine.Komunistet pasi iu shkatrruan jeten me burgjet e internimet,i perdoren perseri viktimat e tyre,bile po perdorin edhe vdekjen e tyre!!!.P.S,po pres me ankth,se cfare veprimi do bej “heroi”Ndrec,pas flijimit te “deshmorit” Lirak.!!!

      1. antonio says:

        Ndersa te vdesesh per serbin Sali Berisha eshte njelloj si te barazosh veten me KAFSHET E PYLLIT!!!
        I tille je ti,o Ben MAVRIA!!!
        Nxirre emrin e plote,pa e merr vesh sa te vlen lekura!!!

  2. wilson says:

    “NE PUNUAM NE MINIER JU U BETE MILIONER!!!” keshtu bertisnin protestuesit poshte ministris se ekonimis METE.

    Koha tregoi nqe ato kishin te drejt.

    Haxhinasto fuck you!!! Nasiop Naco fuck yoou!!! ilir meta fuck youuuu!!!

  3. BERISHA LARGOHU, DO TE VOTOJ KUNDER PS-SE, LSI-SE, PD-SE AK-SE, DHE ASAJ PDIU-SE. says:

    Nuk ka faj Berisha per vdekjen e Bejkos, jam edhe kunder dekurimit te tije. Ndreca ka pretenduar edhe qe Klinton te bente nje vizite tek Ndreca duke u bere qesharak me deklaratat e Ndreces, te dekorosh nje vetevrases sikur nuk ka kuptim ne boten demokratike dhe eshte nje turp.

    1. antiregjimi says:

      O ti me emrin e gjate si lesh arapi (BERISHA LARGOHU, DO TE VOTOJ KUNDER PS-SE, LSI-SE, PD-SE AK-SE, DHE ASAJ PDIU-SE) je budalla apo ben vete ?

      1. BERISHA LARGOHU, DO TE VOTOJ KUNDER PS-SE, LSI-SE, PD-SE AK-SE, DHE ASAJ PDIU-SE. says:

        Injorant, Berisha nuk vrau Bejkon sic vravi 4 shqiptar me 21 janar. Pse duhet qe Berisha te jete fajtor? Per pseudon, jam krena qe kam nje pseudo te gjate.

  4. nini says:

    ti lene menjane fjalet dhe deklaratat te gjithe. por te bejne nje ceremoni ashtu sic duhet. dhe pa dallim feje,krahu politik,ideje dhe interesi. te jemi te pranishem. turp per kete vend nese feston 100 vjetorin pa nderuar kete person.

  5. bushi says:

    Martiri Bejko, eshte nje gur i rende ne lakun, perreth qafes se Stalin berishes, ne zhytjen e tij te shpejte ne “detin” e zullumeve te shumta qe u ka bere shqiptareve… Madje, jo i fundit… Fillon se shpejti shlyerja e “fatures” se madhe berishiane,pas se ciles, per shqiptaret vijne ditet e bardha te demokracise…
    Ngushellimet me te sinqerte familjes se martirit te vertete te demokracise shqiptare, Lirak Bejko.
    Dhe nje thirrje: Qytetaret e Tiranes e jo vetem ata, ish-bashkevuajtes te zotit Bejko (edhe ata te gabuarit e te renditur pas qerres Berisha e vasaleve te tij), qe e ndjejne veten dashamires se demokracise se vertete, TE GJITHE NE CEREMONINE MORTORE TE KETIJ HEROI, PER TA SHNDERRUAR CEREMONINE NE NJE PROTESTE TE VERTETE NE MBROJTJE TE IDEALIT TE LIRAKUT DHE SHTRESES QE PERFAQESON…

    1. iskander says:

      Bravo Bushi, Saliu duhet shporrur !

  6. Skaliera says:

    Ngushellime familjes dhe ju shokeve te tij te sakrifices. I perjetshem qofte kujtimi i tij. O njerez te sakrifices cojani amanetin deri ne fund, dhe jeni pikerisht ju qe do zhdukni qelbesiren nga pushteti,Cojani amanetin deri ne fund se per ate dha dhe jeten, te ini te bashkuar dhe plot kurajo. Kauza juaj do fitoj

  7. Lirak Bejko, Deshmor i Demokracise. Berisha po e mban pushtetin me dhune, duke shkelur neper kufoma njerzish te pafajshem. Drejtesia, nuk do te vonoje edhe per Z.Berisha. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/11/ne-nderim-te-njerit-prej-themeluesve-te.html

  8. tutu says:

    ti moj vera me ate mbiemrin e bukur ne nje shtet demokratik (meqenese pretendojme se eshte ashtu) shteti eshte i detyruar te degjoje dhe bisedoje me shtetaret e vet sepse shteti nuk eshte as i saliut dhe as i yti dhe as i vajzave te tua,ata njerez deshen te bisedonin dhe e pame reagimin e shtetit komunist qe i coi drejt vetflijimit keta njerez,ata pranuan sakrificen me mbinjerezore qe mund te beje nje njeri per nje kauze ndaj gjithe arsyetimet tuaja idiote po me idhuj te huazuara nga sistemi komunist nuk vlejne…per menyren sesi u shprehet nuk meriton as te te drejtohemi me fjalen zonje..

  9. Kuq e Zi says:

    Të burgosur politik shikojeni kush është Amerika.

    NË KËRKIM TË SË VËRTETËS

    Ka libra që lexohen me ëndje, në të cilët jeta rrjedh e qetë në larminë e saj të përditëshme, në të cilët lexuesi njëjtësohet me personazhet, ka përshtypjen se ato ngjarje i ka jetuar apo dëgjuar dhe kur arrin në fund ka përtypur në vetvete gjithshka. Ai e mbyll librin, e arkivon atë në kujtesë i bindur se nuk do t’i kthehet më leximit të tij. Ka të tjerë që të mbërthejnë, që nuk i lëshon dot nga dora, mbasi ritmet e leximit janë shumë të larta e ankthi apo kureshtja për vijimin e ngjarjeve, apo përfundimin e tyre marrin një ngarkesë të tillë që, në mbarim të librit, duket se ajo është bërë pjesë përbërëse e vetes. Këta lloj librash nuk mbyllen për të mos u hapur më, tek ata rikthehet sërish lexuesi, mbasi përsiatjet rreth ideve apo ngjarjeve të librit mbeten gjithmonë nxitëse.

    Një libër i tillë është romani “Odiseja e një dedektivi” i shkrimtarit Agim Hamiti. Si nëntitull ai shënon “ngjarje të jetuara”. Ky i jep një karakter të veçantë veprës, që anon më shumë nga dokumentari se sa nga filmi artistik, nëse do të përdornim gjuhën e kinematografisë.

    Romani fillon me kapitullin e parë që titullohet : Spaçi. Është një përshkrim i bukur i mjedisit natyror e njerëzor të një kampi pune të detyruar në Mirditën e gjysmës së dytë të viteve 70. Është kampi ku më 1973 u zhvillua e para kryengritje në një burg komunist shqiptar, edhe se në formën e saj parake. Emri Spaç është binjakëzuar me kryengritjen e majit 1973 dhe me ekzekutimin barbar të tre të dënuarve (Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho) “Për dy letra adresuar pushtetit qëndror në Tiranë, ku denoncohej veprimtaria antikombëtaree diktatorit Hoxha”. Për revoltën, siç e quan autori, “Çmimi me të cilin u pagua ajo qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një shumë të përgjithshme prej 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!)”. E gjithë kjo mynxyrë për tri ditë mosbindje policëve e ngritjen e një flamuri pa yll nga disa pjestarë të një bashkësie njerëzish të dënuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike të një ligjëshmërie normale. Madje këtyre u duhet shtuar, për detyrë kronike edhe varja e një qeni, besoj një dukuri e panjohur në gjithë historinë botërore të shtypjes së kryengritjeve….

    Në këtë kamp famëkeq dërgohet për të kryer dënimin prej dhjetë vjetësh për “agjitacion e propagandë” një djalë 31 vjeçar nga Dukati i Vlorës, Sazan Diksi. Jeta e tij, e përshkruar shkurt, na paraqet një stereotip, atë të shumicës dërmuese të bijve të familjeve “të prekura”, t’ashtuquajturit armiq të klasës. Ata rriteshin pa baballarë, sepse këta ishin nën tokë, në burg ose në mërgim. Rriteshin me njëqind sakrifica nga nënat apo gjyshet në kampet e pafund të internimit, në vënde të ndryshme të Shqipërisë. Në më të shumtën e rasteve këta fëmijë ishin të parët e klasës, nxënës t’etur për dije e që mundoheshin të mësonin ndonjë gjuhë të huaj, për t’a zgjeruar atë. Ata i priste kazma që në moshën 16 vjeçare, sepse dyert e universitetit e, ndonjë herë edhe të shkollave të mesme, ishin të mbyllura për to. Kur arrinin moshën i përlante shërbimi ushtarak, pa kapur armë me dorë, në repartet e punës. Ishte preludi i viteve të punës së papaguar që më vonë do të kryenin në burgjet politike. Ata ishin gjithmonë nën vërejtjen e pandërprerë të “ëngjëjve projtës”, “heronjve të heshtur”, kriminelëve të Sigurimit të shtetit, pjesa më parazite e një shoqërie që kishte në themel të saj dhunën dhe varfërinë. Strategjia e tyre e zakonshme synonte një trysni të pashembullt, të gërshetuar me premtime joshëse, për t’u vënë në shërbim të tyre. Kur kjo nuk funksiononte “pinjojtë e klasave të përmbysura” viheshin në listën e arrestimeve, për t’u dënuar e dërguar në kampet e punës së detyruar pa shpërblim, ku ridënoheshin, vriteshin, torturoheshin e, në rastin më të mirë, dilnin të gjymtuar e bëheshin klientë të përhershëm të spitaleve.

    Kështu fillon edhe kalvari i Sazan Diksit. Mbas pesë vitesh qëndrimi në Spaç, ai shpërngulet në Qafë Bari, një tjetër emër kampi, i lidhur me një t’ashtuquajtur kryengritje, shtypja e së cilës, përsa i përket mizorisë së dhunës, shënoi rekorde planetare. Këtu dukatasi fjalëpak u njoh me një gjirokastrit, në frontin e punës së zbrazjes së vagonëve të mineralit. Kolegu i burgosur quhet Hamit Meli dhe vjen nga një përvojë krejt tjetër nga ajo e Sazan Diksit.Hamiti është bir i një partizani të brigadës së parë, një invalid lufte që mban ende në kokë ciflat e predhës, të cilat bëhen shkak i vdekjes së tij të parakohëshme n’operacionin për t’i nxjerrë. Simbas nënës së Hamitit i shoqi “më shumë duhet të ketë vdekur për shkak të brengave, se nga operacioni”. Ai porosiste djemtë që asnjë të mos bëntë shkolla ushtarake e shpesh thonte :”derdhëm gjak për t’i sjellë një mënxyrë këtij populli…”. Ishte njëri nga të shumtit e zhgënjyer nga socializmi i Enver Hoxhës e që dëshmonte jo vetëm objektivitet gjykimi, por edhe ndershmëri karakteri.

    Këto dy veti të çmuara i trashëgonte dhe i biri, Hamiti, që e kishte filluar veprimtarinë në rradhët e DSJ (drejtoria e sigurimit të jashtëm), organi më besnik e më i zgjedhur i diktaturës, që në moshën 19 – vjeçare, si student i vitit të tretë në shkollën e posaçme të kuadrove të saj. Ja si e përshkruan, me pak fjalë, autori i librit parabolën e rrufeshme të karierës së personazhit të tij :

    “ Kishin mjaftuar vetëm tre vjet veprimtarie në DSJ që Meli të shpallej unanimisht si detektivi më i mirë i shërbimit sekret shqiptar. Pas pesë vjetësh emri i tij do të regjistrohej në librin e artë të rekordeve botërore të detektivëve që e kalonin shifrën 100 të misioneve të realizuar me sukses….. . Barra e misioneve të kryer për interesat e diktaturës i rëndonte tashmë në ndërgjegje. Rekordet në shërbim të së keqes përbënin një famë lënduese për të….. Pa i plotësuar të 28 vjetët – moshë në të cilën shumica e detektivëve të botës fillojnë karrierën e tyre – Meli hoqi dorë përfundimisht nga veprimtaria e detektivit…… Gjithshka kishte qenë anormale në karrierën e Melit : fillimi i hershëm, ritmi i lartë i zhvillimit si detektiv cilësor, martesa e ndaluar nga ligji, përfituesit e fruteve të veprimtarisë së tij si detektiv [Inteligjencë Servici britanik], pendesa e thellë e Melit, burgu dhe, sidomos, ofertat e refuzuara në kampin e Qafë-Barit për rifillimin e karrierës së ndërprerë befasisht….”

    Do t’i mjaftonin këto pak fraza lexuesit për të hyrë në botën e mbrendëshme të personazhit e për të kuptuar dramën e tij. Mes Hamitit dhe Sazanit lind një miqësi e fortë, që buron jo vetëm nga prania në të njëjtin ambient të vuajtjes, por edhe nga një këndvështrim i përbashkët i të vërejturit të botës, nga një përceptim pothuaj i njëjtë i problemeve të Vendit të tyre. Kështu veçoritë e jetëve të tyre nga lindja, stilet e ndryshme, prejardhjet jo të njëjta, shkrihen e sheshohen në vetëdijen e përbashkët të të qënit viktima të një diktature, që ka çuar në kasaphanë dhjetra mijra qytetarë e në mjerim një popull të tërë n’emër të idealeve të paqëna. Në bazën e lidhjes së tyre është respekti e besimi i ndërsjelltë. Ky shfaqet më parë tek Hamiti që, në një çast të vështirë për të, i ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanoset çdo ditë, ka nevojë për një shok që t’i hapë zemrën, të ndajë me të shqetësimet, ankthin, pasigurinë. Të gjithë ata që, fatkeqësisht, kanë kaluar përvoja të tilla e dijnë mirë se sa vlen një shok i vërtetë n’ata kushte.

    Sazani befasohet nga rrëfimi i Melit. Natyrshëm në fillim shtanget, por shpejt kupton se tek tregimi i Melit nuk ka hije provokacioni apo prapamendimi të keq e i beson. Shoqëria e tyre forcohet çdo ditë e përballon prova skajore, paralel me ngjarjet e pazakonta në të cilat bëhet pjesëmarrës Meli. Këto ngjarje e futin lexuesin në botën e mistereve, të hafijeve, të të fshehtave, të prapaskenave të paimagjinueshme, që përbëjnë sekretet e pazbulueshme të një regjimi, të një shteti, të pushtetit të një kaste. Jemi të pranishëm në një botë sureale ku në një kamp pune të detyruar, në një nga burgjet më mizore të diktaturës enden ndërmjet të burgosurve, të veshur me uniformën e tyre, kuadro të larta të DSJ që i njeh vetëm një oficer i komandës, kartelisti. Vijnë për të takuar ish detektivin Meli drejtori i DSJ, Dofemi, alias Ilir Enver Hoxha, në shoqëri të funksionarëve shumë të lartë të Sigurimit të KQ, të Inteligenc Servisit britanik, të CIA-s amerikane. Galeria e personave të fuqishëm, që kërkojnë të bindin Melin për rifillimin e veprimtarisë së detektivit, secili në rradhët e tij, është marramendëse, pothuaj e pabesueshme. Ato takime janë përshkruar me imtësi, me data e me orë.

    Pa hyrë në përshkrimin e hollësishëm të tyre, edhe se zënë pjesën kryesore të lëndës së rrëfimit, ajo që del nga këta takime ka diçka sa të pabesueshme, aq edhe të llahtarëshme. Fatet e njerëzve ndërthuren me fatet e popujve në një lojë të fshehtë, të shumfishtë që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzimit, në rastin tonë për shqiptarët. Është loja e shërbimeve të fshehta që përcaktojnë dhe politikat e qeverive, ajo e interesave që shqelmojnë parimet e ideologjitë, ajo e aleancave të padukëshme, të panjohura, të pabesueshme, që mbeten mundësi vendimarrje e pak njerëzve “të zgjedhur”, shpesh herë e një njeriu të vetëm që i jep vetes atributet e një perëndie, që vendos gjithshka mbi vartësit e tij, mbi një popull të tërë. Në këtë xhungël të dëndur interesash, në të cilën papritur Hamit Meli zë një vënd qëndror, atij i zbulohen fakte që përmbysin krejtësisht botën e tij të deriatëhershme. Kështu ai merr vesh se në më shumë se njëqind misione vrastare në të cilat ka marrë pjesë, me përjashtim të dy të parave, gjithë të tjerët i kanë shërbyer Inteligjenc Servisit britanik, zyrtarisht armik i tij dhe i Vëndit të tij, e në sajë të tyre sot ka një llogari rrjedhëse në një bankë angleze e rezulton i ngritur edhe në gradë.

    “ Midis qeverisë sonë dhe partisë suaj ka ekzistuar gjithmonë një aleancë e fuqishme, e cila, për të qënë efikase, është lypsur të mbahej sekrete. Kjo aleancë ka lindur qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur, si aleatë me njeri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin.” Zinxhiri i zbulimeve të të fshehtave që gëlonin në marredhëniet Enver Hoxhës e të komunizmit shqiptar me anglezët dhe amerikanët është një varg i gjatë episodesh, ndodhish e pohimesh marramendëse që e futin lexuesin në një botë të cilën mund t’a konsiderojë fantapolitike, pjellë e një fantazie të ndezur e të prirë për romanet policorë. Kështu lexuesi mëson për luftën mes CIA-s dhe Inteligjenc Servisit për të patur në zotërim fatet e Shqipërisë, me miratimin e “udhëheqësit legjendar” të saj, për oficerët e DSJ të vrarë nga anglezët sepse donin të mbështeteshin tek CIA, për të ndryshuar jo vetëm vartësinë por edhe sistemin me dënimin e tradhëtisë së Enver Hoxhës, për vizitën tepër sekrete të këtij të fundit në Londër në tetor 1983, në një nga misionet e fundit të veprimtarisë 40 – vjeçare në shërbim të zbulimit anglez.

    Lexuesi njihet edhe me të tjera dukuri të mistershme, të pashpjegueshme, që zënë fill nga mbas lufta e kanë të bëjnë me veprimtarinë kundër komuniste të të mërguarve shqiptarë. Është fjala për dhjetra misione desantësh që binin në dorën e Sigurimit, sapo zbrisnin në tokën shqiptare, e që janë motivuar me tradhëtinë e Kim Filbit, për të cilin përgjegjësi i CIA-s për Evropën, në një pasazh të romanit shprehet kështu : “ Un jam gati të vë bast, se dekorata që i ka akorduar në heshtje Kim Filbit Inteligjencë servisi me këtë rast, është dy herë më e madhe nga kjo që i ka dhënë KGB-ja. Në ambientet e CIA-s në Amerikë tashmë thuhet nën zë, se Kim Filbi është një nga agjentët e dyfishtë më të suksesshëm të historisë së shërbimeve sekrete.”

    Në një tjetër fragment të veprës zbulohet një tjetër dukuri e pashpjeguar për shumë prej të mërguarve politikë shqiptarë. Bëhet fjalë për 100 vetë që punonin për CIA-n e që “kishin shprehur në formë të hapur protestën ndaj qeverisë amerikane, për qëndrimin dashamirës që mbahej ndaj regjimit komunist të Tiranës.” Të gjithë këta, në pak kohë, vdiqën në rrethana aksidentale e jo bindëse. Ndërmjet tyre ishte dhe i ati i Sazanit, për të cilin detektivi i kërkon shpjegime shefit të seksionit evropian të CIA-s, prej të cilit merr këtë përgjigje : “ Babai i shokut tuaj ka tradhtuar interesat e shtetit amerikan, të cilit i shërbente.” Një fund tragjik kanë edhe të gjithë ata t’arratisur, të lidhur me operacionin e Maltës, për të cilët dëshmon edhe plaku kolonjar i mërguar që erdhi nga Nju Jorku n’Athinë, për të tërhequr dy bijtë e tij që ishin arratisur nga Shqipëria. Ai ruante si një relike të shenjtë librin “ Të tradhtuarit” dhe fjalët që i kishte thënë një djalosh, më i riu i Oeracionit të Maltës : “ Ruaje si kujtim të hidhur këtë libër vrastar, në emër të të cilit u zhdukën të gjithë ata që ëndërronin të luftonin e të vriteshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi.”

    Rrjeshtova këtu disa prej fakteve dhe pohimeve të romanit, të gjitha rrëfime të detektivit Meli autorit, që ka përmbushur amanetin e shokut të tij për t’i shkruar këto “ngjarje të jetuara”. Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës s’asaj diktature në marredhëniet me armiqtë – miq anglo-amerikanë në më shumë se një gjysëm shekulli.

    Linja e parë është shtjelluar shkëlqyeshëm. Stili i të rrëfyerit është shumë tërheqës e i kursyer, autorit nuk i pëlqen uji i tepërt dhe ai e shmang atë. Personazhet portretizohen më së miri, përshkrimi i mjediseve dhe ngjarjeve është një riprodhim i saktë e cilësor i realitetit. Përsiatjet e autorit dëshmojnë thellësi mendimi e citatet në krye të kapitujve erudicionin e tij. Në këtë drejtim është një nga veprat më të realizuara në gjininë e saj, duke zënë një vënd të nderuar në letërsinë e mbas diktaturës. Linja e dytë rrok një problematikë tepër të ndërlikuar, pasqyron një botë të padukshme, që nuk sheh dritën e diellit, që ka për model urithin, që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzve. Por aq sa është larg përfytyresës së përgjithëshme, po aq është pranë fateve t’atyre që pësojnë historinë. Libri na jep një tabllo që i ngjan një tërmeti të fuqishëm që rrafshon gjithshka : bindje, opinione, besime, ideale, botkuptime, ideologji, parime, të vërteta të kthyera në tabu. Mbi gërmadhat e tyre, mes shumë luhatjesh, mosbesimesh, dyshimesh ngre krye një kult i ri, që është ai i mashtrimit, i hipokrizisë, që mbulojnë interesa marramendëse, leva të fuqishme që lëvizin jetë kombesh si t’ishin lodra fëmijësh e që në të folurit diplomatik merr termin “real-politikë”.

    Në rastin tonë, ajo që del në dritë, simbas autorit, është një aleancë e fortë mes regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës dhe demokracive të mëdha të Perëndimit, konkretisht të Anglisë dhe të SHBA, një dukuri që cik absurden, po të mbahet parasysh historia zyrtare e marredhënieve mes tyre, e shënuar nga një armiqësi proverbiale. Lexuesit ndahen në dy pjesë : disa, që u besojnë më shumë dogmave të antikomunizmit të sinqertë të Perëndimit, apo të tjerë besnikërisë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës e idhtarëve të tij, më të paktë këta të fundit, e hedhin poshtë romanin si një shpikje apo delir të autorit. Të tjerë, mendoj shumica, duan të gjejnë të vërtetën. Ajo mund të jetë shumë e hidhur, por duhet pranuar si e tillë, cilado qoftë pamja e saj.

    Që këtu lind kërkesa, sa e drejtë aq edhe ligjëshme, që ata që drejtojnë shtetin shqiptar të kenë kurajon e burrerinë të hapin arkivat e të nxjerrin prej tyre të vërtetën. Nuk është më e pranueshme që të gjitha sekretet e diktaturës të vazhdojnë të ruhen si të tilla, duke e mbajtur ende shoqërinë tonë robe të së shkuarës, sepse pa u zbardhur mirë e shkuara nuk mund të hidhet shikimi tërësisht në t’ardhmen. Në një demokraci të vërtetë, dyshime të tilla kaqë të rënda nuk mund të mbahen pezull në ndërgjegjen e një kombi, apo të trajtohen me logjikën e diktaturës si “trillime” të një shkrimtari apo të mikut të tij detektiv. Nëse janë të tilla Agim Hamiti apo Hamit Meli duhet të japin llogari para opinionit publik apo ligjeve të shtetit, në të kundërt dikush duhet të japë shpjegime.

    Mendoj se këto shpjegime i takojnë më shumë shtresës së luftuar egërsisht nga diktatura. Kemi jetuar gati gjysëm shekulli nëpër kampet e internimit e burgjet e komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, kriminelit më të madh të racës shqiptare. Kemi shpresuar tek “forcat e së mirës”, të personifikuara në përfytyresën tonë nga “bota e lirë”, nga demokracitë e Perëndimit, nga SHBA së pari. Kemi besuar në to, jemi përndjekur, jemi vrarë, jemi gjymtuar me ato bindje në mëndje, në një Vend në të cilin Perëndimi dhe sistemi i tij i demokracisë ishin “të këqijat absolute”, “varrmihësit e lirisë së popujve”, “imperializmi agresiv”, “neofashizmi”, “xhandari ndërkombëtar” e sa e sa epitete të tjera, njëri më i keq se tjetri. Mbijetuam, kufoma të gjalla, në një botë që lavdi Zotit u ndryshua me shpejtësi, por që për ne solli pak ndryshime. Na hoqi telat me gjëmba e na dha mundësi të marrim rrugët e globit në kërkim të një jete të re, duke filluar nga zeroja. Besuam se Perëndimi i “ëndërruar” do të kishte një qëndrim më dashamirës, humanizmi i shoqërive të tij do t’ishte më bujar me plagët tona e më mikpritës ndaj shpresave tona. Qe një tjetër zhgënjim. Në pjesën më të madhe të tij, Perëndimi qe indiferent karshi nesh, i shurdhët ndaj dëshmive tona, madje shumë më mikpritës ndaj xhelatëve tanë.

    Tani ky roman merr përsipër të zbulojë një realitet që, po të vërtetohet nga dokumentat, shpjegon domethënien e shumë dukurive të habitëshme. Uroj me gjithë shpirt që dokumentat t’a përgënjeshtrojnë, sepse nuk dua që ajo godinë, thellë në veten time, që ka strehuar një jetë të tërë ëndrrat, shpresat, iluzionet në të mirën njerëzore, në botën e lirë, të kthehet në një gërmadhë që do të zinte poshtë dhe vetë qënien time. Ka 11 vjet që është botuar ky libër, por asnjë nga pyetjet që shtron nuk ka gjetur përgjigje. A ka qënë Enver Hoxha spiun i Inteligjenc Servisit deri në fund të jetës së tij ? Nëse ka qenë, si është e mundur që Anglia, demokracia më e hershme e historisë njerëzore, s’ka bërë asgjë për të zbutur instiktet e tij kriminale e për të ndihmuar sado pak shqiptarët të ndërtonin një shtet të së drejtës, pa dhunën e terrorin karakteristik të tij? A ka përgjegjësi shteti amerikan, apo ndonjë segment i rëndësishëm i tij, për qindra antikomunistë shqiptarë, të vrarë nga Sigurimi i shtetit shqiptar këtu, apo nga “rastësitë” në vënde të ndryshme të botës? A ekziston një prirje e admninistratës amerikane për të favorizuar ish komunistët gjatë këtyre viteve të tranzicionit e si motivohet ajo? Cili është fati i oficerëve shqiptarë që punojnë në CIA dhe pse nuk kthehen në Shqipëri për t’a vënë në shërbim të Vendit të tyre përvojën e vyer?

    Këto janë disa nga pyetjet që dalin nga leximi i romanit të Agim Hamitit. Nuk më duket me vënd heshtja dhe bojkotimi që i bëhet këtij libri, nuk më duket një shenj i mirë. Librat nuk bojkotohen, nuk digjen, nuk ndalohen, përvojat e tilla na kthejnë në faqet më t’errta të historisë së njerëzimit. Librat diskutohen, idetë e tyre rrihen në kuvende, në faqe gazetash, në libra të tjerë. Ato mund të miratohen ose të kundërshtohen, por nuk mund të vihen para plotoneve t’ekzekutimit. Ky është mësimi i madh që na jep leksioni i demokracisë së mirëfilltë, së bashku me trasparencën, thyerjen e tabuve, dënimin e së keqes, zbulimin e së vërtetës, asaj historike të së shkuarës, asaj të këtyre njëzet vjeteve të mjegullta të demokracisë. Është një mësim që duhet t’a përvehtësojmë nëse duam të shkojmë përpara, duke pastruar rrugën tonë nga “shpendërat, hithrat, ferrat” e së shkuarës, siç thonte më shumë se njëqind vjet të shkuara poeti ynë kombëtar. Këtë mision i ka vënë vetes edhe ky libër.

    Eugjen Merlika

    1. Fatmir Lamaj says:

      Ne kerkim te vertetas me la pa mend e habiteshme http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=762

  10. Gjok Martini says:

    Ilir Bejko eshte deshmore i Atdheu i gjithe Shqiperise ne kerkese
    te nje Shqiperie te lire dhe demokratike si e meriton.
    Ilir Bejko kujtohet si nje luftetar qe beri me shume se i takonte, akti i tij i “Vetflijimit” eshte kryer per ne te gjitheve, mos te harroje ai dikatori Berisha se do mund te shpetoj me klanin vrastare te tij.
    Lavi dhe kujtime te perjetshme qofte i njeri: Hero Ilir Bejko

  11. Vetem kjo rrace njerezish kane te drejte morale me kundershtu te ligen,vetem kta.Vujten ne komunizem per ne,po flijohen sot per ne.E na cka bame ne kta 20 vjete?!!!Asgja,as falje nuk i kerkume.Prandaj jena te denume prej ZOTIT e jo prej robit.Kerkoni falje kesaj shtres,bani pajtimin,pagujani ato pak cka i takojne.Na shqiptaret i vrame e i lame vajzat e vogla jetime.Ju votues te PS duhet te jeni te paret per integrimin e fam te tyne.Zoti i dhashte force familjareve , e paste Krishti ne Parriz!

  12. ardian says:

    ngushellime familjes dhe ai bir nene ishe babe i dy femijeve dhimbje e madhe per familjen …o VERA po car femer i thua vetes ti moj e uruar ti i cop rrugace je dhe femer esht gjyna te thuah ty po mer ato dhi e dele e lope shko e coi ne kullote bej dhe ndonje sperkate ane mos na ca derrasat me keto fjale rrugaceje qe shkruan po te ishte vellai jot ose burri jot si do reagoje moj leshterike

    1. Enver Hoxha says:

      Megjithese duket pak keq, por dua te jap ngushellimet e mija per familjen e deshmorit Lirak Bejko, i qofte dheu i lehte.

      Ndersa per kete Veren dua tju them shqiptareve se ka qene aksioniste e dalluar ne kohen time, ne cdo aksion Vera ka qene e gatshme, se atje kishte buke gruri dhe karaduza me bollek.

      Besoj se e njifni Nafijen time te famshme qe e tundte dybekun per mua dhe partine, ne cdo kohe, kjo eshte Vera.

  13. Lavdorim says:

    Heroi Lirak Bejko i djegur nga komunistet dhe sigurimi shqipetar në pushtet.

  14. Qitesi says:

    o Zot c’fare gjykimi dhe niveli medioker dhe i pashpirt i kesaj veres.karakadushi..ja kush eshte kontigjenti erudit i saliu ne mase .Mjere ne e turpshme

  15. VITORI says:

    ngushellime familjes, keto te mjere qe i nxite ti SKENDER TUFA nuk duhet ti BRAKTISHES TANI, digju dhe ti mor kriminel qe i nxite keshtu e dempon shume regjimin!

  16. Dukati! says:

    Ben sërbi dheSali Maloku, të dy agjentr të sërbit. Komunistë stalinistë, vrasës i të burgosurve politik. Jeni shpellarë që flini me derra. Edi me breza qztetar, nga të gjithqa gjenet intwelektual. as një dit antar i P.P.Sh. si Berisha. Ben Injoranti socjalisti ështl socialistl dhe nuk ka të përbashkët me komunizmin që deri tashti është utopi. Je i neveritshëm more shpellar thiu.Ptu! spermë e qelbur e Sërbit Sali.

    1. ibrahim says:

      o sakat jo dukat,mer vesh o gomare rama po vepron njejte si enveri qe pasi qe i vriste thoshte u vetvra,kurse te rama ju qon benzin dhe ju ve shkrepsen dhe ju thut u vete dogj.po te mjere jeni,ai gjeti hajnat te bejne greve njejte si me 21 janar qe gjeti rrugaq per te ju versul policis.

  17. O ZOT` says:

    Turp per Znj. Klinton qe nuk te takoi o ndrec rama, turp i madh… nuk i falet te te ktheje b…nje personaliteti si ty, po ske cben futja ndonje gote raki e veri perseri flaken vetes. Mos harro kete here merr e edhe ed ndrecen me vete

  18. Albania says:

    Zoti te vrafte e te copetofte inshalla, qe tallesh me gjakun e te tjereve.

  19. keli says:

    Kur shkon pas mendjes te nje budallaji si Gjergj Ndreca keshtu e pson si Loriku.Ky Gjergj injoranti u fry nga disa mashtrues mediatik si kaposh dhe kerkoji takim me njeriun e dyte ne Bote takim.Digju edhe ti mashtrues se nje ti me Ramen e mashtruet e ju jetoni

  20. Goni says:

    Dhe hasmi te pranon per bisedime Berisho jo.

  21. Dardan Kosova-New York says:

    Nuk kuptoj se si akoma ka shqiptare qe nuk duan te ngrihen dhe te djegin te gjalle a ta prangosin kriminelin Berisha,agjent i vjeter serb ne Tirane,si ka pohuar edhe Krushovi ne kujtimet e tij dhe te dhenat nga KGB…Duhet ardhur aty kete dimer te ngrijme perjete Berishen,kete stalinist te felliqur dhe malok te ndyre te Shqiperise!Varrim madheshtor dhe protesta mbare shqiptare!Po nisemi qe neser,shtyni pak varrimin!I paharruar kujtimi i ketij heroi te vertet te demokracise shqiptare!Si ka mundesi te kete shqiptar te mbrojë akoma Berishen e Serbise!Duhen gjetur!

  22. TEKNIKU says:

    Komb dhjeraman,ky eshte vleresimi i merituar per njerezit pa gjak dhe pa nerv qe i vrasin ose i shtyjne ne vetvrasje cdo dite duke ju mjeruar shpirterisht dhe materialisht.Nje cek i vuri zjarrin vehtes kunder pushtimit rus te Cekise dhe u mbushen rruget e Prages nga njerezit qe u gelonte ne shpirt revolta.Duartrokitem per 50 vjet E.Hoxhen u beme trima me bustin e tij ,duartrokasim satrapin tjeter per 22 vjet do behemi trima kur te vdesi.Kjo gjenerate apatike qe jeton sot ne Shqiperi po u ben varrin brezave te tjere duke lejuar nje plehre te kombit shqiptar te rrenoje perfundimisht nje shoqeri te tere.Mjer ti o komb i mbaruar qe nuk ke me as gjak as ndergjegje kombetare..Lavdi emrit te Lirakut,ngushellime
    familje se tij.

  23. Liraku says:

    Po me vjen keq qe nuk ju kam marre edhe ty,Tafe dhe Ndrece,sepse per PS dhe Edi Ramen e kemi nisur kete pune.U pafshim ne boten tjeter duke bere pune te mira per shqiptarine dhe jo per politikane qe bejne gjithçka per vete e Hiç per Shqiperine!

  24. artiles says:

    Nuk me duket normale qe ti kerkohet nje kukulle te vene ne ate funksion nga shkaktari i drejteperdrejte i kesaj vdekje, pra presidentit kukull Nishani, qe te dekoroje Lirakun.
    Kete nderim duhej ta bejne te tjere njerez, jo ata qe ne nje menyre apo nje tjeter kane kontrihuar ne kete tragjedi.

  25. ciu says:

    po pse o te perndjekur politike ikni per dhjame qeni kot. po vishni dinamit o te uruar kujt ia ka thene mendja per te ikur e per te bere gjest heroik dhe hidhuni ne ere bashke me sali e familje e me tufen e tij kush ta kete per hise. po pse ikni vetem o te uruar. nejse nga mllefi i them, dua ketu te ngushelloj familjen e lirak bejkos dhe gjithe te burgosurit politike vellezerit e tij dhe merrini fjalet e mesiperme ne konsiderate.

  26. astrit gora says:

    me vjen shume keq per bejkon u perdor nga e majta turp te kete bamir topi tani ferko barku o mero baze bashke me stafi tend dhe njus 24 qe e filmonte ku sperkatej me benzine por ju si pjelle e sigurimit te homos do beni te tjera por berisha eshte kocke e forte

    1. burreli says:

      O astrit gorrja shum shpejt do ta shikosh se sa kocke e forte eshte sali krimineli.Por ne qofte se te ka ngelur pak burrni te me dalesh me koment pas qershorit 2013 ne mos me perpara.

  27. billy says:

    TE KERKOSH DEMOKRACI DUKE U VETEFLIJUAR PER MUA JE SHENJTOR HALLALL QUMESHTI I NENES ZOTI QOFTE ME TY……NGUSHELLIMET E MIA ….SHQIPERIA E SHQIPETAREVE VDEKJE E TRADHETAREVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje