Rama: I shokuar nga vdekja e Lirakut. Kjo qeveri u soll me të më keq se regjimi komunist

2 Nëntor 2012, 19:27Politika TEMA

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me vdekjen e ish-grevistit Lirak Bejko, duke e cilësuar si një ngjarje shokuese dhe tronditëse. Ai tha se familja e Lirak Bejkos nuk pa një ditë të bardhë as në kohën e regjimit komunist dhe as në ditët e sotme.

Jam i shokuar nga vdekja jonatyrale e Lirak Bejkos, i burgosuri politik që nuk arriti t’i mbijetojë vuajtjes së shkaktuar nga indiferenca barbare e qeverisë. Është tragjedia e një familjeje të varfër që nuk pa një ditë të bardhë as nën regjimin e egër të Enver Hoxhës as në kohët e zymta të Sali Berishës”, shprehet Rama.

Sipas tij, kjo qeveri është sjellë me Lirak Bejkon dhe ish-të përndjekurit e tjerë, më keq se regjimi i Enver Hoxhës.

Por është edhe më shumë se kaq, një tragjedi tronditëse për Shqipërinë e votave të vjedhura, premtimeve të pambajtura, zhgënjimeve të pambarimta. Është tragjedia e një kauze të drejtë përballë një qeverie të padenjë për çdo të burgosur politik të regjimit komunist, e cila u soll me Lirakun dhe grevistët e tjerë po aq çnjerëzisht sa ç’sillej edhe ai regjim kur të burgosurit kërkonin të drejta përmes grevave të urisë. Madje ende më keq në këtë rast fatkeq, sepse i burgosuri që i mbijetoi dhunës së atij regjimi nuk i mbijetoi dot arrogancës së kësaj qeverie”, tha Rama.

Ai u shpreh se Bejku u shtohet vrasjeve të tjera të kryera nga ana e arrogancës së kësaj qeverie, duke nisur me viktimat e Gërdecit, për të përfunduar tek ata të 21 janarit.

Lirak Bejko është shqiptari i 31-të që ndahet nga jeta për shkak të kësaj arrogance vrastare, pas 26 të vrarëve në Gërdec dhe 4 të vrarëve në protestën e 21 janarit. Që të gjithë njerëz të zakonshëm të këtij vendi që sot nuk jetojnë më pikërisht sepse të zakonshmit për këtë qeveri janë mish për top, edhe kur i vret, edhe kur i dhunon, edhe kur i vjedh, edhe kur i gënjen. Edhe për Lirakun, edhe për të tjerët që humbën jetën tragjikisht si ai, edhe për shumë e shumë të tjerë që sot tërhiqen zvarrë në rrugët e mbijetesës, është koha të bëhemi të gjithë bashkë për një Rilindje Shqiptare. Për një demokraci të re, një shoqëri të re, një ekonomi të re dhe një Shqipëri të re në Europë”, përfundoi Rama.

46 komente në “Rama: I shokuar nga vdekja e Lirakut. Kjo qeveri u soll me të më keq se regjimi komunist”

  1. Kuq e Zi says:

    Shikojeni ku qëndron prapaskena.

    NË KËRKIM TË SË VËRTETËS

    Ka libra që lexohen me ëndje, në të cilët jeta rrjedh e qetë në larminë e saj të përditëshme, në të cilët lexuesi njëjtësohet me personazhet, ka përshtypjen se ato ngjarje i ka jetuar apo dëgjuar dhe kur arrin në fund ka përtypur në vetvete gjithshka. Ai e mbyll librin, e arkivon atë në kujtesë i bindur se nuk do t’i kthehet më leximit të tij. Ka të tjerë që të mbërthejnë, që nuk i lëshon dot nga dora, mbasi ritmet e leximit janë shumë të larta e ankthi apo kureshtja për vijimin e ngjarjeve, apo përfundimin e tyre marrin një ngarkesë të tillë që, në mbarim të librit, duket se ajo është bërë pjesë përbërëse e vetes. Këta lloj librash nuk mbyllen për të mos u hapur më, tek ata rikthehet sërish lexuesi, mbasi përsiatjet rreth ideve apo ngjarjeve të librit mbeten gjithmonë nxitëse.

    Një libër i tillë është romani “Odiseja e një dedektivi” i shkrimtarit Agim Hamiti. Si nëntitull ai shënon “ngjarje të jetuara”. Ky i jep një karakter të veçantë veprës, që anon më shumë nga dokumentari se sa nga filmi artistik, nëse do të përdornim gjuhën e kinematografisë.

    Romani fillon me kapitullin e parë që titullohet : Spaçi. Është një përshkrim i bukur i mjedisit natyror e njerëzor të një kampi pune të detyruar në Mirditën e gjysmës së dytë të viteve 70. Është kampi ku më 1973 u zhvillua e para kryengritje në një burg komunist shqiptar, edhe se në formën e saj parake. Emri Spaç është binjakëzuar me kryengritjen e majit 1973 dhe me ekzekutimin barbar të tre të dënuarve (Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho) “Për dy letra adresuar pushtetit qëndror në Tiranë, ku denoncohej veprimtaria antikombëtaree diktatorit Hoxha”. Për revoltën, siç e quan autori, “Çmimi me të cilin u pagua ajo qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një shumë të përgjithshme prej 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!)”. E gjithë kjo mynxyrë për tri ditë mosbindje policëve e ngritjen e një flamuri pa yll nga disa pjestarë të një bashkësie njerëzish të dënuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike të një ligjëshmërie normale. Madje këtyre u duhet shtuar, për detyrë kronike edhe varja e një qeni, besoj një dukuri e panjohur në gjithë historinë botërore të shtypjes së kryengritjeve….

    Në këtë kamp famëkeq dërgohet për të kryer dënimin prej dhjetë vjetësh për “agjitacion e propagandë” një djalë 31 vjeçar nga Dukati i Vlorës, Sazan Diksi. Jeta e tij, e përshkruar shkurt, na paraqet një stereotip, atë të shumicës dërmuese të bijve të familjeve “të prekura”, t’ashtuquajturit armiq të klasës. Ata rriteshin pa baballarë, sepse këta ishin nën tokë, në burg ose në mërgim. Rriteshin me njëqind sakrifica nga nënat apo gjyshet në kampet e pafund të internimit, në vënde të ndryshme të Shqipërisë. Në më të shumtën e rasteve këta fëmijë ishin të parët e klasës, nxënës t’etur për dije e që mundoheshin të mësonin ndonjë gjuhë të huaj, për t’a zgjeruar atë. Ata i priste kazma që në moshën 16 vjeçare, sepse dyert e universitetit e, ndonjë herë edhe të shkollave të mesme, ishin të mbyllura për to. Kur arrinin moshën i përlante shërbimi ushtarak, pa kapur armë me dorë, në repartet e punës. Ishte preludi i viteve të punës së papaguar që më vonë do të kryenin në burgjet politike. Ata ishin gjithmonë nën vërejtjen e pandërprerë të “ëngjëjve projtës”, “heronjve të heshtur”, kriminelëve të Sigurimit të shtetit, pjesa më parazite e një shoqërie që kishte në themel të saj dhunën dhe varfërinë. Strategjia e tyre e zakonshme synonte një trysni të pashembullt, të gërshetuar me premtime joshëse, për t’u vënë në shërbim të tyre. Kur kjo nuk funksiononte “pinjojtë e klasave të përmbysura” viheshin në listën e arrestimeve, për t’u dënuar e dërguar në kampet e punës së detyruar pa shpërblim, ku ridënoheshin, vriteshin, torturoheshin e, në rastin më të mirë, dilnin të gjymtuar e bëheshin klientë të përhershëm të spitaleve.

    Kështu fillon edhe kalvari i Sazan Diksit. Mbas pesë vitesh qëndrimi në Spaç, ai shpërngulet në Qafë Bari, një tjetër emër kampi, i lidhur me një t’ashtuquajtur kryengritje, shtypja e së cilës, përsa i përket mizorisë së dhunës, shënoi rekorde planetare. Këtu dukatasi fjalëpak u njoh me një gjirokastrit, në frontin e punës së zbrazjes së vagonëve të mineralit. Kolegu i burgosur quhet Hamit Meli dhe vjen nga një përvojë krejt tjetër nga ajo e Sazan Diksit.Hamiti është bir i një partizani të brigadës së parë, një invalid lufte që mban ende në kokë ciflat e predhës, të cilat bëhen shkak i vdekjes së tij të parakohëshme n’operacionin për t’i nxjerrë. Simbas nënës së Hamitit i shoqi “më shumë duhet të ketë vdekur për shkak të brengave, se nga operacioni”. Ai porosiste djemtë që asnjë të mos bëntë shkolla ushtarake e shpesh thonte :”derdhëm gjak për t’i sjellë një mënxyrë këtij populli…”. Ishte njëri nga të shumtit e zhgënjyer nga socializmi i Enver Hoxhës e që dëshmonte jo vetëm objektivitet gjykimi, por edhe ndershmëri karakteri.

    Këto dy veti të çmuara i trashëgonte dhe i biri, Hamiti, që e kishte filluar veprimtarinë në rradhët e DSJ (drejtoria e sigurimit të jashtëm), organi më besnik e më i zgjedhur i diktaturës, që në moshën 19 – vjeçare, si student i vitit të tretë në shkollën e posaçme të kuadrove të saj. Ja si e përshkruan, me pak fjalë, autori i librit parabolën e rrufeshme të karierës së personazhit të tij :

    “ Kishin mjaftuar vetëm tre vjet veprimtarie në DSJ që Meli të shpallej unanimisht si detektivi më i mirë i shërbimit sekret shqiptar. Pas pesë vjetësh emri i tij do të regjistrohej në librin e artë të rekordeve botërore të detektivëve që e kalonin shifrën 100 të misioneve të realizuar me sukses….. . Barra e misioneve të kryer për interesat e diktaturës i rëndonte tashmë në ndërgjegje. Rekordet në shërbim të së keqes përbënin një famë lënduese për të….. Pa i plotësuar të 28 vjetët – moshë në të cilën shumica e detektivëve të botës fillojnë karrierën e tyre – Meli hoqi dorë përfundimisht nga veprimtaria e detektivit…… Gjithshka kishte qenë anormale në karrierën e Melit : fillimi i hershëm, ritmi i lartë i zhvillimit si detektiv cilësor, martesa e ndaluar nga ligji, përfituesit e fruteve të veprimtarisë së tij si detektiv [Inteligjencë Servici britanik], pendesa e thellë e Melit, burgu dhe, sidomos, ofertat e refuzuara në kampin e Qafë-Barit për rifillimin e karrierës së ndërprerë befasisht….”

    Do t’i mjaftonin këto pak fraza lexuesit për të hyrë në botën e mbrendëshme të personazhit e për të kuptuar dramën e tij. Mes Hamitit dhe Sazanit lind një miqësi e fortë, që buron jo vetëm nga prania në të njëjtin ambient të vuajtjes, por edhe nga një këndvështrim i përbashkët i të vërejturit të botës, nga një përceptim pothuaj i njëjtë i problemeve të Vendit të tyre. Kështu veçoritë e jetëve të tyre nga lindja, stilet e ndryshme, prejardhjet jo të njëjta, shkrihen e sheshohen në vetëdijen e përbashkët të të qënit viktima të një diktature, që ka çuar në kasaphanë dhjetra mijra qytetarë e në mjerim një popull të tërë n’emër të idealeve të paqëna. Në bazën e lidhjes së tyre është respekti e besimi i ndërsjelltë. Ky shfaqet më parë tek Hamiti që, në një çast të vështirë për të, i ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanoset çdo ditë, ka nevojë për një shok që t’i hapë zemrën, të ndajë me të shqetësimet, ankthin, pasigurinë. Të gjithë ata që, fatkeqësisht, kanë kaluar përvoja të tilla e dijnë mirë se sa vlen një shok i vërtetë n’ata kushte.

    Sazani befasohet nga rrëfimi i Melit. Natyrshëm në fillim shtanget, por shpejt kupton se tek tregimi i Melit nuk ka hije provokacioni apo prapamendimi të keq e i beson. Shoqëria e tyre forcohet çdo ditë e përballon prova skajore, paralel me ngjarjet e pazakonta në të cilat bëhet pjesëmarrës Meli. Këto ngjarje e futin lexuesin në botën e mistereve, të hafijeve, të të fshehtave, të prapaskenave të paimagjinueshme, që përbëjnë sekretet e pazbulueshme të një regjimi, të një shteti, të pushtetit të një kaste. Jemi të pranishëm në një botë sureale ku në një kamp pune të detyruar, në një nga burgjet më mizore të diktaturës enden ndërmjet të burgosurve, të veshur me uniformën e tyre, kuadro të larta të DSJ që i njeh vetëm një oficer i komandës, kartelisti. Vijnë për të takuar ish detektivin Meli drejtori i DSJ, Dofemi, alias Ilir Enver Hoxha, në shoqëri të funksionarëve shumë të lartë të Sigurimit të KQ, të Inteligenc Servisit britanik, të CIA-s amerikane. Galeria e personave të fuqishëm, që kërkojnë të bindin Melin për rifillimin e veprimtarisë së detektivit, secili në rradhët e tij, është marramendëse, pothuaj e pabesueshme. Ato takime janë përshkruar me imtësi, me data e me orë.

    Pa hyrë në përshkrimin e hollësishëm të tyre, edhe se zënë pjesën kryesore të lëndës së rrëfimit, ajo që del nga këta takime ka diçka sa të pabesueshme, aq edhe të llahtarëshme. Fatet e njerëzve ndërthuren me fatet e popujve në një lojë të fshehtë, të shumfishtë që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzimit, në rastin tonë për shqiptarët. Është loja e shërbimeve të fshehta që përcaktojnë dhe politikat e qeverive, ajo e interesave që shqelmojnë parimet e ideologjitë, ajo e aleancave të padukëshme, të panjohura, të pabesueshme, që mbeten mundësi vendimarrje e pak njerëzve “të zgjedhur”, shpesh herë e një njeriu të vetëm që i jep vetes atributet e një perëndie, që vendos gjithshka mbi vartësit e tij, mbi një popull të tërë. Në këtë xhungël të dëndur interesash, në të cilën papritur Hamit Meli zë një vënd qëndror, atij i zbulohen fakte që përmbysin krejtësisht botën e tij të deriatëhershme. Kështu ai merr vesh se në më shumë se njëqind misione vrastare në të cilat ka marrë pjesë, me përjashtim të dy të parave, gjithë të tjerët i kanë shërbyer Inteligjenc Servisit britanik, zyrtarisht armik i tij dhe i Vëndit të tij, e në sajë të tyre sot ka një llogari rrjedhëse në një bankë angleze e rezulton i ngritur edhe në gradë.

    “ Midis qeverisë sonë dhe partisë suaj ka ekzistuar gjithmonë një aleancë e fuqishme, e cila, për të qënë efikase, është lypsur të mbahej sekrete. Kjo aleancë ka lindur qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur, si aleatë me njeri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin.” Zinxhiri i zbulimeve të të fshehtave që gëlonin në marredhëniet Enver Hoxhës e të komunizmit shqiptar me anglezët dhe amerikanët është një varg i gjatë episodesh, ndodhish e pohimesh marramendëse që e futin lexuesin në një botë të cilën mund t’a konsiderojë fantapolitike, pjellë e një fantazie të ndezur e të prirë për romanet policorë. Kështu lexuesi mëson për luftën mes CIA-s dhe Inteligjenc Servisit për të patur në zotërim fatet e Shqipërisë, me miratimin e “udhëheqësit legjendar” të saj, për oficerët e DSJ të vrarë nga anglezët sepse donin të mbështeteshin tek CIA, për të ndryshuar jo vetëm vartësinë por edhe sistemin me dënimin e tradhëtisë së Enver Hoxhës, për vizitën tepër sekrete të këtij të fundit në Londër në tetor 1983, në një nga misionet e fundit të veprimtarisë 40 – vjeçare në shërbim të zbulimit anglez.

    Lexuesi njihet edhe me të tjera dukuri të mistershme, të pashpjegueshme, që zënë fill nga mbas lufta e kanë të bëjnë me veprimtarinë kundër komuniste të të mërguarve shqiptarë. Është fjala për dhjetra misione desantësh që binin në dorën e Sigurimit, sapo zbrisnin në tokën shqiptare, e që janë motivuar me tradhëtinë e Kim Filbit, për të cilin përgjegjësi i CIA-s për Evropën, në një pasazh të romanit shprehet kështu : “ Un jam gati të vë bast, se dekorata që i ka akorduar në heshtje Kim Filbit Inteligjencë servisi me këtë rast, është dy herë më e madhe nga kjo që i ka dhënë KGB-ja. Në ambientet e CIA-s në Amerikë tashmë thuhet nën zë, se Kim Filbi është një nga agjentët e dyfishtë më të suksesshëm të historisë së shërbimeve sekrete.”

    Në një tjetër fragment të veprës zbulohet një tjetër dukuri e pashpjeguar për shumë prej të mërguarve politikë shqiptarë. Bëhet fjalë për 100 vetë që punonin për CIA-n e që “kishin shprehur në formë të hapur protestën ndaj qeverisë amerikane, për qëndrimin dashamirës që mbahej ndaj regjimit komunist të Tiranës.” Të gjithë këta, në pak kohë, vdiqën në rrethana aksidentale e jo bindëse. Ndërmjet tyre ishte dhe i ati i Sazanit, për të cilin detektivi i kërkon shpjegime shefit të seksionit evropian të CIA-s, prej të cilit merr këtë përgjigje : “ Babai i shokut tuaj ka tradhtuar interesat e shtetit amerikan, të cilit i shërbente.” Një fund tragjik kanë edhe të gjithë ata t’arratisur, të lidhur me operacionin e Maltës, për të cilët dëshmon edhe plaku kolonjar i mërguar që erdhi nga Nju Jorku n’Athinë, për të tërhequr dy bijtë e tij që ishin arratisur nga Shqipëria. Ai ruante si një relike të shenjtë librin “ Të tradhtuarit” dhe fjalët që i kishte thënë një djalosh, më i riu i Oeracionit të Maltës : “ Ruaje si kujtim të hidhur këtë libër vrastar, në emër të të cilit u zhdukën të gjithë ata që ëndërronin të luftonin e të vriteshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi.”

    Rrjeshtova këtu disa prej fakteve dhe pohimeve të romanit, të gjitha rrëfime të detektivit Meli autorit, që ka përmbushur amanetin e shokut të tij për t’i shkruar këto “ngjarje të jetuara”. Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës s’asaj diktature në marredhëniet me armiqtë – miq anglo-amerikanë në më shumë se një gjysëm shekulli.

    Linja e parë është shtjelluar shkëlqyeshëm. Stili i të rrëfyerit është shumë tërheqës e i kursyer, autorit nuk i pëlqen uji i tepërt dhe ai e shmang atë. Personazhet portretizohen më së miri, përshkrimi i mjediseve dhe ngjarjeve është një riprodhim i saktë e cilësor i realitetit. Përsiatjet e autorit dëshmojnë thellësi mendimi e citatet në krye të kapitujve erudicionin e tij. Në këtë drejtim është një nga veprat më të realizuara në gjininë e saj, duke zënë një vënd të nderuar në letërsinë e mbas diktaturës. Linja e dytë rrok një problematikë tepër të ndërlikuar, pasqyron një botë të padukshme, që nuk sheh dritën e diellit, që ka për model urithin, që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzve. Por aq sa është larg përfytyresës së përgjithëshme, po aq është pranë fateve t’atyre që pësojnë historinë. Libri na jep një tabllo që i ngjan një tërmeti të fuqishëm që rrafshon gjithshka : bindje, opinione, besime, ideale, botkuptime, ideologji, parime, të vërteta të kthyera në tabu. Mbi gërmadhat e tyre, mes shumë luhatjesh, mosbesimesh, dyshimesh ngre krye një kult i ri, që është ai i mashtrimit, i hipokrizisë, që mbulojnë interesa marramendëse, leva të fuqishme që lëvizin jetë kombesh si t’ishin lodra fëmijësh e që në të folurit diplomatik merr termin “real-politikë”.

    Në rastin tonë, ajo që del në dritë, simbas autorit, është një aleancë e fortë mes regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës dhe demokracive të mëdha të Perëndimit, konkretisht të Anglisë dhe të SHBA, një dukuri që cik absurden, po të mbahet parasysh historia zyrtare e marredhënieve mes tyre, e shënuar nga një armiqësi proverbiale. Lexuesit ndahen në dy pjesë : disa, që u besojnë më shumë dogmave të antikomunizmit të sinqertë të Perëndimit, apo të tjerë besnikërisë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës e idhtarëve të tij, më të paktë këta të fundit, e hedhin poshtë romanin si një shpikje apo delir të autorit. Të tjerë, mendoj shumica, duan të gjejnë të vërtetën. Ajo mund të jetë shumë e hidhur, por duhet pranuar si e tillë, cilado qoftë pamja e saj.

    Që këtu lind kërkesa, sa e drejtë aq edhe ligjëshme, që ata që drejtojnë shtetin shqiptar të kenë kurajon e burrerinë të hapin arkivat e të nxjerrin prej tyre të vërtetën. Nuk është më e pranueshme që të gjitha sekretet e diktaturës të vazhdojnë të ruhen si të tilla, duke e mbajtur ende shoqërinë tonë robe të së shkuarës, sepse pa u zbardhur mirë e shkuara nuk mund të hidhet shikimi tërësisht në t’ardhmen. Në një demokraci të vërtetë, dyshime të tilla kaqë të rënda nuk mund të mbahen pezull në ndërgjegjen e një kombi, apo të trajtohen me logjikën e diktaturës si “trillime” të një shkrimtari apo të mikut të tij detektiv. Nëse janë të tilla Agim Hamiti apo Hamit Meli duhet të japin llogari para opinionit publik apo ligjeve të shtetit, në të kundërt dikush duhet të japë shpjegime.

    Mendoj se këto shpjegime i takojnë më shumë shtresës së luftuar egërsisht nga diktatura. Kemi jetuar gati gjysëm shekulli nëpër kampet e internimit e burgjet e komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, kriminelit më të madh të racës shqiptare. Kemi shpresuar tek “forcat e së mirës”, të personifikuara në përfytyresën tonë nga “bota e lirë”, nga demokracitë e Perëndimit, nga SHBA së pari. Kemi besuar në to, jemi përndjekur, jemi vrarë, jemi gjymtuar me ato bindje në mëndje, në një Vend në të cilin Perëndimi dhe sistemi i tij i demokracisë ishin “të këqijat absolute”, “varrmihësit e lirisë së popujve”, “imperializmi agresiv”, “neofashizmi”, “xhandari ndërkombëtar” e sa e sa epitete të tjera, njëri më i keq se tjetri. Mbijetuam, kufoma të gjalla, në një botë që lavdi Zotit u ndryshua me shpejtësi, por që për ne solli pak ndryshime. Na hoqi telat me gjëmba e na dha mundësi të marrim rrugët e globit në kërkim të një jete të re, duke filluar nga zeroja. Besuam se Perëndimi i “ëndërruar” do të kishte një qëndrim më dashamirës, humanizmi i shoqërive të tij do t’ishte më bujar me plagët tona e më mikpritës ndaj shpresave tona. Qe një tjetër zhgënjim. Në pjesën më të madhe të tij, Perëndimi qe indiferent karshi nesh, i shurdhët ndaj dëshmive tona, madje shumë më mikpritës ndaj xhelatëve tanë.

    Tani ky roman merr përsipër të zbulojë një realitet që, po të vërtetohet nga dokumentat, shpjegon domethënien e shumë dukurive të habitëshme. Uroj me gjithë shpirt që dokumentat t’a përgënjeshtrojnë, sepse nuk dua që ajo godinë, thellë në veten time, që ka strehuar një jetë të tërë ëndrrat, shpresat, iluzionet në të mirën njerëzore, në botën e lirë, të kthehet në një gërmadhë që do të zinte poshtë dhe vetë qënien time. Ka 11 vjet që është botuar ky libër, por asnjë nga pyetjet që shtron nuk ka gjetur përgjigje. A ka qënë Enver Hoxha spiun i Inteligjenc Servisit deri në fund të jetës së tij ? Nëse ka qenë, si është e mundur që Anglia, demokracia më e hershme e historisë njerëzore, s’ka bërë asgjë për të zbutur instiktet e tij kriminale e për të ndihmuar sado pak shqiptarët të ndërtonin një shtet të së drejtës, pa dhunën e terrorin karakteristik të tij? A ka përgjegjësi shteti amerikan, apo ndonjë segment i rëndësishëm i tij, për qindra antikomunistë shqiptarë, të vrarë nga Sigurimi i shtetit shqiptar këtu, apo nga “rastësitë” në vënde të ndryshme të botës? A ekziston një prirje e admninistratës amerikane për të favorizuar ish komunistët gjatë këtyre viteve të tranzicionit e si motivohet ajo? Cili është fati i oficerëve shqiptarë që punojnë në CIA dhe pse nuk kthehen në Shqipëri për t’a vënë në shërbim të Vendit të tyre përvojën e vyer?

    Këto janë disa nga pyetjet që dalin nga leximi i romanit të Agim Hamitit. Nuk më duket me vënd heshtja dhe bojkotimi që i bëhet këtij libri, nuk më duket një shenj i mirë. Librat nuk bojkotohen, nuk digjen, nuk ndalohen, përvojat e tilla na kthejnë në faqet më t’errta të historisë së njerëzimit. Librat diskutohen, idetë e tyre rrihen në kuvende, në faqe gazetash, në libra të tjerë. Ato mund të miratohen ose të kundërshtohen, por nuk mund të vihen para plotoneve t’ekzekutimit. Ky është mësimi i madh që na jep leksioni i demokracisë së mirëfilltë, së bashku me trasparencën, thyerjen e tabuve, dënimin e së keqes, zbulimin e së vërtetës, asaj historike të së shkuarës, asaj të këtyre njëzet vjeteve të mjegullta të demokracisë. Është një mësim që duhet t’a përvehtësojmë nëse duam të shkojmë përpara, duke pastruar rrugën tonë nga “shpendërat, hithrat, ferrat” e së shkuarës, siç thonte më shumë se njëqind vjet të shkuara poeti ynë kombëtar. Këtë mision i ka vënë vetes edhe ky libër.

    Eugjen Merlika

      1. solidarizimi says:

        Opozita u solidarizua me keta greviste..i mbeshteti sa mundi me humanizem te thelle.. pergezime per perpjekjen e lerini menjane fyerjet ketu

    1. albanian eagle says:

      Eugjen,e kam lexuar te gjithe librin.Si triller eshte shume i bukur.Por kur autori i librit u shmanget fakteve per ta vertetuar vertetesine e akuzave qe ben i ul edhe ato vlera artistike qe ka.Eshte shume i bukur per te ene i vertete.Mgjte autori ka nderhturur bukur te vertetat me fantazite e tij.

      1. Lulo koçi says:

        Zoti Alban, Agim Hamiti ka mare strehim politik nga ky liber dhe a ka njeri ne bote te akuzoj CIA hapu dhe te jetoj ne mes te Brukselit,mos te kishte te drejte per ato qe shkruan..

      2. Drita says:

        Replike Albanian Zoteri!
        Agim Hamiti ne “letren e hapur” dhe ne librin me dy vellime”Odiseja e nje detektivi” jep nje mori faktesh: ngjarje me data,personazhe me emer, adresa te vdekurish ne varreza e te gjallesh ne Tirane (Ilir Hoxha), apo ne Amerike, edhe me numer telefoni te cilat ju nuk merni guximin ti shqyrtoni , analizoni dhe verifikoni.Pse? Mos valle eshte me shume e rendesishme per ju reputacioni i Arvizuse se fati i gjithe shqiptareve..?Sigurisht qe faktori kryesor eshte tradheti e brendshme dhe pikerisht ky eshte mesazhi qe une marr nga “letra e hapur” dhe libri me dy vellime por qe shqipetaret nuk qenkan te vuajtur sipas jush mua me jep nje ikone shume te mire se kush shkruan dhe perse ben nje analize te gjurmeve nderkohe qe ujkun e kemi para syve me fakte te cilat ju nuk denjokeni ti analizoni pfff mendoj se jeni shume i shokuar nga leximi i te vertetave te hidhura dhe ju duhet pak kohe ose rilexim pasi Agim Hamiti nuk eshte pa dokumenta (eshte azilant politik definitiv qe prej majit te 2007)dhe kjo do bente cdokush ti shtronte pyetje vetes er c’fere arsye ai ve ne dispozicion librin me dy vellime falas per cdo shqiptar liber ky ngjarjet e te cilit i kane siguruar azilin politik?Per c’fare arsye vazhdon me kembengulje te kundershtoje te gjithpushtetshmit me pretendim se mbron masen e gjere ?Keto pyetje marrin pergjigjje vetem kur kushdo qe lexon per keto ngjarje merr mundimin minimal per te verifikuar dhe analizuar faktet qe autori jep dhe qe une si nje qytetare e thjeshte kam verifikuar me shume se gjysmen e tyre….. Nese do te benit kaq pak gje edhe ju do te kuptonit se pse autori flet me kaq SIGURI ….gjithe te tjerat besoj se jane te teperta.

        1. albanian eagle says:

          Drita mua me intereson vetem e verteta ne ato qe thote z.Hamiti ne librin e tij.Pak rendesi ka per mua ne preket Enver Hoxha apo djemte e tij.Une vet jam i perndjekur politik ndaj i kam lexuar te gjitha pjeset e librit te tij te cilat mi ka derguar Z.Hamit vete ne e-mailin tim.Te akuzosh CIA-n nuk do te thote se ke te drejte se te njejten gje ka bere edhe Enver Hoxha me pare duke i akuzuar te gjitha agjenturat e huaja.Une personalish njoh dhe kam biseduar me nje prej shoqeruesve te djemve te Enver Hoxhes brenda dhe jashte Shqiperise dhe ai e perjashton ne menyre kategorike qe Ilir Hoxha te kete drejtuar rrjetin agjenturor te ministrise sone te jashtme.Librin nga ana artistike e vleresoj shume.Problemi eshte se duhet verifikua te dhenat qe ai jep.Nuk eshte puna se e beson ti dhe se besoj une por faktet e dokumentuara jane me bindese.nga ta di une qe z.Hamiti e ka shkruar kete liber me keto akuza qe tu hedhe hi syve oficereve te emigracionit ne Belgjike ne menyre qe te fitoj azilin? Dhe ja ka arritur perderisa e ka fituar ate.

    2. flogert says:

      Ai u veteflijua per te drejtat qe ju mohuan perjete. Doktor Vdekja do veteflijohej qe te gjithe ne te vdesim. Fytyra e vrasesit te popullit te tij eshte e peshtire ashtu sic eshte dhe jeta qe ai i ka krijuar popullit te tij. Sketerre ne varferi nje popul lengon pervuajtshem ate qe se pati kurre: Te drejten qe ja ka dhene natyra.

    3. flogert says:

      mbi te gjitha jemi humane..mos u merrni me Ramen por vereni xhepat e boshatisur e popullin e bastisur nga mafia e krimi i organizuar

    4. Mos harroni says:

      Shtetet e medha me anen e sherbimeve te tyre sekrete ne radhe te pare ruajne interesat e tyre. Sidomos ne periudha si ajo ne fjale kur lufta e ftohte ishte jo vetem ne kulmin e saj, por levizje te gabuara mund te conin deri ne lufte berthamore. Zonat e influences tashme ishin ndare dhe Shqiperia per fat te keq i takonte Lindjes komuniste dhe jo Perendimit kapitalist. CIA dhe Intelligence Services mbrojne interesat e shteteve perkatese dhe sigurisht bashkepunojne me sherbime sekrete te shteteve te tjera te cfaredolloj sistemi qofshin keto. Duke bashkepunuar me agjentura te shteteve komuniste ata ruajten vendet e tyre nga perhapja e komunizmit atje. Por kjo eshte shume e thelle dhe nuk mund te diskutohet ne nje koment.
      Keshtu duke u marre me interesat dhe problemet e tyre, ato nuk shikojne interesat e popujve te tjere. Por kjo deri ne nje pike te caktuar. Kur popujt e tjere fillojne kryengritjen kunder qeverive te tyre atehere terhiqet vemendja e shteteve te medha. SHBA apo Britania e Madhe nuk mund te nderhynin ne vendet komuniste. Do kishte filluar nje lufte e trete qe mund te conte ne shfarosje te popujve perfshire edhe te vete atyre. Keshtu qe edhe me kompromisin e tyre ata mbronin popujt e tyre te cileve u perkisnin. Vuajtjen populli shqiptar nuk ua solli bashkepunimi i tyre me Enver Hoxhen. Enver Hoxha ishte tashme ne krye te qeverise ne Shqiperi. Dhe sistemi dihej si ishte.
      Kur komunizmi ra ne saje te revoltes se popujve u prishen kampet dhe perendimi tashme mund te nderhynte. Dhe nderhyri edhe tek ne me ’97, por nese nuk pati rezultatin qe duhej nuk qe faji i perendimit.
      Nuk duhet te presim ndihme nga te tjeret. Duhet te ngrihemi vete te paret. Po te vazhdonin protestat pas 21 Janarit, mund te kishte perseri viktima, por mos kujtoni se diktatoret e leshojne vendin e tyre urte e bute. Po te vazhdonim ne, do na ndihmonin. Dhe protestat ne nje vend nuk i ben vetem opozita. Por ne radhe te pare i ben shoqeria civile. Po te vazhdojme te qahemi e te kerkojme teori konspiracioni do te vuajme edhe shume vite te tjere. Nuk na e ka fajin njeri. Perendimi na ndihmoi ta hiqnim Sali Berishen dhe ne e sollem prape me vote ne 2005. Ai qe u flijua dhe humbi jeten sot, i perjetshem i qofte kujtimi, se bashku me shoke te tij etj. etj. ishin ata qe e sollen perseri ne pushtet, pasi harruan. Harruan grevat e tjera te urise kur Sali Berisha ishte President, harruan te kaluaren e tij, harruan qe nuk mjafton te nderrosh parti, por nese ke qene I devotshem, nuk nderron vete kollaj edhe sikur 100 parti te nderrosh.
      E pra “nuk duhet harruar, se barku nga ata dolen ende nuk ka shterpezuar” ka thene Breht.

    5. coku says:

      e sakte i kam lexuar te gjitha veprat 5 romane dhe midis tyre dy vellimet odiseja e nje dedektivi te agim hamitit. jam habitur dhe po kam mesuar ta shoh boten dhe ngjarjet me nje sy tjeter. me sherbejne si udherefyes.

    6. getozoari says:

      Berisha hajdut dhe vrases i popullit te tij.
      Nuk ka me dem per Shqiperine, sesa nje qeveri jo demokratike ne kete vend.
      Maskarada vazhdon, maskaralleku po fiton, ne te gjtihe po humbasim. Ka ardh koha me i tregu Sales se cfare u ndodh diktatoreve dhe vrasesve…

  2. Ngushellimet me te sincerta Familjes se te ndjerit. Z. Rama, qytetaret qe vdesin per faj te qeverise nuk jane numra por njerez si ne te gjithe. Se dyti,ke harruar viktimat e krimit ne shpellat e Bulqizes, qe po marrin nga 2 jete minatoresh ne jave. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/11/ne-nderim-te-njerit-prej-themeluesve-te.html

  3. BERISHA LARGOHU, DO TE VOTOJ KUNDER PS-SE, LSI-SE, PD-SE AK-SE, DHE ASAJ PDIU-SE. says:

    Nuk ka faj Berisha per veteflijimin e personit ne fjale. Une jam opozitar, por nuk mendoj qe eshte demokratike te akuzosh Berishen per kete veteflijim.

    1. patrioti says:

      po kerkonin leket dhe spo ja jepte berisha dhe ai u dogj ne shenje deshperimi..ca skupton ti kush e ka fajin hitleri sipas teje

      1. pordhe me salce o sali says:

        i vrau, i mbyti , i vodhi , i dogji ky sali kto njerez..akoma ka militante te te cmenduit? zgjohuni e vendosni te ardhmen tuaj mbi flamurin e piset blu

        1. Erioni says:

          Une nuk e kuptoj pse disa njerez (si komentuesit e Temes) qahen per faktin se populli nuk ngrihet, te rrezoje Saliun dhe te sjelle Edin. Po pse duhet populli ta beje kete? Ne se do Edi ta heqe Saliun, le ta heqe vete.

    2. Epirioti II says:

      Berisha pengoi sherimin e tij. Berisha u tall me ndjenjat e tyre, duke shkelur rende ligjin qe vete kishte miratuar (sa per ti genjyer). Berisha nuk coi asnje oficer te vogel te monarkise se tij te madhe te pakten per ti degjuar keta njerez cilet shoqeria jone u detyrohet shume.
      Berisha u krijoi kushtet atyre psikologjike te vetflijimit. Berisha u hoqi ilacet shookeve te tij qe te vdisnin edhe ata.

      Berisha nuk eshte gomar te marri kallashin dhe ti pushkatoj diten me diell. Por gomar je ti edhe ata kinse-opozitaret e tjere qe nuk e kane kuptuar akoma cfare djalli eshte Berisha dhe si po manipulon trurine e nje populli te tere.

      Meqe do votoke kunder te gjitheve mos na caj me bythen sepse ai qe nuk voton ne kee derexhe qe eshte katandisur Shqiperia eshte vecse nje DEZERTOR I NDYRE. Ke harruar te permendesh qe do votoshh kundra Partise se Gomereve qe ke themeluar (apo ndoshta nuk ke harruar dhe do votosh me vertete per te ).

    3. dymi says:

      Dukesh qe je opozitar ti “Berisha largohu…”Po qene te gjithe opozitaret si ty atehere na del qe Sal-iu qenka ne opozite.

  4. Pelasgian says:

    hik o ramistaq leshi se ti je me budalla se saliu

  5. ciu ciu says:

    Jemi me ty o Gjergj, na pri o Gjergj…ik o Ram lepuri ik. Nuk zbohet Sali Zgjebja me hartime dhe emocione kalamanesh o Ram. Shko lepi bythen e Metes dhe te ambasadoreve se keta do te sjellin ne pushtet. Derri Sali do plumb o Piktor dhe jo opoziten tende. I paafte!

  6. preshevali says:

    Pirdhu bre se edhe ti nuk je ma i mirë, vajton varrin e huaj.

    Njeri të vret dhe tjetri të vajton,

    brum i së njejtës kuzhin.

    Mut Mutishi mut Mutllova.

    1. gerti emigro says:

      “ Po poshtërohemi në një mënyrë jo të turpshme, por vrastare. Ne, që kemi ndënjur burgjeve të regjimit komunist, ne që kemi të dashurit tanë në varr sot nga ai sistem, ne që kemi vijat e kamxhikut akoma në shpinë, ne që mbajmë mbi kurriz vite të tëra torturash, ne që luftuam për një vënd të lirë, quhemi sot fundërrima nga Sali Berisha. Jemi ne që kemi punuar për të, i kemi dhënë votë e pushtet. Gabuam por kurrë më sdo gabojmë. Të vërtetat sjanë ato që thotë zëdhënësja “kukull’’ e Sali Berishës. Ato janë fjalë të atij që bien direkt mbi ne e unë po të thëm se e vërteta është kjo.: Sali Berisha është një komunist që po i zbaton rregulat e komunizmit me përpikmëri të madhe. Ata janë të gjithë Ish Sigurimsa. Në krye të ligjeve Saliu ka vendosur të birin e ish urdhërdhënësit për vrasjet e varjet ne litar të popullit tonë. Pastaj e gjithë brigada që ka nga pas janë po të tillë. Le të happen dosjet, ne I njohim mirë ata. Në 92’ ne bëmë një peticion ku i kërkuam të bëheshim palë me të dhe ai tha: – ç’na duhen këta.

  7. keli says:

    Urdherdhensi per djegje shoku Rama shokohet nga vdekja e Lorik fatziut.
    Mirpo benzinen kush u coji z.Rama. Avokati i popullit u akuzue e nuk foli mbrapa.Po ti more z.Rama do shkosh ne varrim me siguri se edhe ne Mallakaster vrasesi shkoji e i varrosi.Vrasesi misheron viktimen por vdiq nje dite pasi iku Klinton me sigyri Rama eshte i shokuar qe svdiq dy dite para ti qahej Klintonit.Hillari nuk foli per ta por tha se ka Demokraci funksionale ne zhvillim

  8. TONY says:

    LEJI FJALET O PIKTOR SE E DIME SA TE DHIMBSEN TY ATA AQ SA TU DHIMBSEN ATA TE 21 JANARIT .PIKTORI AKOMA SE KA KUPTUAR SE ME VEPRIME TE TILLA NUK VJEN NE PUSHTET EDHE 100 VJET IKU KOHA E DEMOSTRATAVE E GREVAVE E GRUSHT SHTETIT ATO I PERKASIN TE KALUARES SOT VOTOHET DHE VETEM VOTA TE BIE NE PUSHTET QE TI E ENDERRON AQ SHUME.

    1. ciu says:

      a na thua sa merr ti per keto fjale qe nxjerr nga sketerra e shpirtit njerezor. eshte e cuditeshme se cfare do te thote te sherbesh verberisht. do te thote te jesh kukull dhe mos te kesh asnje pike shpirti njerezor. satani sali dhe djajte zedhenesa te tij do e hajne kollodokun por shuuuuuummmmeeee nga ky popull i skaperlyer dhe i tallur deri ne palce nga keta shpirtsketerra demon

  9. Skaliera says:

    Jam dakort kur thua Te gjith bashk per nje rilindje shqiptare, ose per nje demokraci te re etj. Por mos harroni ju opozita me ju ne krye Z. Rama se qelbesira ne pushtet nuk mund te largohet vetem me fjale, por duhet ngritur nje popull i tere ju politikanet e opozites ne rradhet e para dhe do jeni te sigurt se popullin e kini prapa. Qelbesires se Vucidolit nuk i bejne pershtypje fjalet tuaja as dhe ata qe jane vrare deri tani nga dora e tradhetarit Serb, prandaj ngriheni ate popull dhe zhdukeni ate faren e keqe po me rrenje se ai mbin perseri.Te rroje populli shqiptar dhe Shqiperija.

  10. fatmiri says:

    Ngushellime familjes, edhe Enveri vrau po me ligj ama po kto sot te detyrokan te shkosh drejt vetvrasjes , Saliu eshte i gatshem per negociata po jo me te perndjekurit po me ty zRama garantoi Saliut qe se gjen gje dhe menjeher jep dorheqjen mirpo ja qe Saliu zgjodhi rrugen e gabuar,edhe pse ti i rrahe krahet Saliut per gerdecin maloku mendoj se u be i forte kur eshte ne krye te shtetit dhe nji tuf maskarejsh qe qeshnin se maloku ishte kaq i forte edhe pak ka mbetur koha kur do ti lepij bythe rames esheh uzurpimin e shtetit si rruga qe te largohet pa u lagur je i gabuar, me sa kuptoj nga jeta ime gjysma ne komunizem e gjysma ne demokraci Enveri paska vrar maskarejt, tradhtaret, hajdutet, kriminelat, banditet

  11. Shkupi says:

    Shqiptare,mos votoni Topin,mos votoni faqeziun,mos votoni,,,votoni PS-ne,edhe pse 22 vite kam qene me PD-ne,rrotacioni i pushtetit eshte ne te mire te Shqiperise dhe te gjithe Shqiptareve.Keshtu me asgje qe eshte pjese e demokracise nuk funksionon…Ngushellime te sinqerta per familjen e Lirakut.

  12. Kol Tivari says:

    Flinte nje lypes,buzeqeshur ne fytyre
    Tek busti i rrethuar i nje deshmori
    E ardhmja pa jete,pa forme,pa ngjyre
    Vorfenia klasike femijerine ja mori.

    Degdisur ne nje qoshe harrese
    Te harruarit prangosun ne qetesi
    Mengjezi i sperkat me pika vese
    Njeriun mermer dhe lypsin njeri.

    Ai per nje lypes s’u ba mermer
    Qe t’ishte jasteku i tije i gurte
    Cojeni prej gjumit lypsin e mjere
    Njeriun e vorfen,njeriun e unte

    Cojeni nga vdekja Lirakun e mire
    Ate zog qe rinine e kaloi ne kafaz
    E kurre nuk mundi me flutru i lire
    Pishtari i shenjte djedur me gaz

    O njerez ku ini,zgjojeni nga vdekja
    Asht flaka jone drita per ne
    Luftoi, jetoi,se lodhi perpjekja
    Sfidoi,fitoi u ba Ante

    O njerez zgjojeni djaloshin lavdi
    E mbajeni ne duar simbol te ngjallun
    Se jeta e tije qendron permbi
    Njerezve te zi,te vdek e t’pakallun

    Lavdi o shok,o mik,o vella
    O flake e shpreses n’ket pervjetor
    Thirrje si kjo per ne nuk ka
    Flake qe nuk shuhesh,o i miri deshmor

  13. Jam aq i zhgenjyer me opnionin demokratik ne shqiperi sa ska ku te shkoj me lart, poshtersi poshtersi,te akuzohet i vdekuri vetum pse kerkoi drejtesi ,ku eshte solidariteti shqipetar ku eshte intelektualizmi shqipetar,ku eshte ndeshmeria shqipetare,disi arsyetohet persekutimi ne kohen e enver hoxhes,por te vdesin njerezit ne ket kohe 20 vite pas tranzicionit ne shqiperi dhe te mos merr kush pergjegjesi,kkesaj i thon qmenduri,te akuzohet viktima, ku jemi ne si popull qe nuk reagojm si i tere ,kur cenohet liria individit prit se edhe kolektivi dote jet pre e ati persekutimi,nuk jam ka flas per armiq shekullor te shqipetareve serb ,grek malazez turq,por te te vret qeveria e jon kjo nuk do coment,vetum ulemi koken poshte te ndihemi fajtor si kolektivitet perball kesaj marrie qe te na vdesin njerezit akoma per te drejta elementare ne shtetin shqipetar qkado munde te jen ky sistem por demokratik kurrr smunde te jet.

  14. Sara says:

    Mos i shfrytezo serisht vdekjet zoti Rama!Luaj paster dhe boll u jargavite per pushtet duke perdorur si vegla te deshperuarit…I pa zoti per te bere nje opozite te denje,por shume i afte per te shfrytezuar dobsite intelektuale te atyre te cileve pasi u ben lavazh truri dhe i perzgjedh per kurban,sdi tu rrish pas por i vrojton nga kullat e fidelit…si atehere edhe sot vdiq dikush.Si atehere edhe sot do e perdoresh vdekjen e dikujt per qellimet e tua arriviste,meskine dhe mizantrope.Termi ekzakt eshte cakall,ne se nuk gaboj…!!!Boll spekullove mbi jeten dhe vdekjen,hesht te pakten per respekt te te mjereve qe perdoren si kukulla prej deshperimit!

  15. Mehmet Shehu says:

    Mor aleanca kuq e zi ja ke fut pordhes me kete artikull rrenash.

  16. Shkodrani London says:

    I sigurte se kjo kurva me emnin Sara asht Zhelefina ose nji prej zheleve te PD.Moj Kurve e “Nderuar”,greva e urise nuk ishte kunder Rames,por kunder pushtetit te spiuneve te Sigurimit.Ky Bejko i ndjere nuk grushtoi Ramen por Rrush malin, nuk gjuajti me miell Ramen por Sali Kurven e Vicidolit.Komenti yt moj S,,kara asht komplet fjalori i Dr Krimit.Ne nje vend demokratik kryeministri jep dorheqjen,kur nje grevist vetsakrifikohet per te drejtat e mohuara,por krye mutnistri yne nuk ka ftyre e moral.

    1. Sara says:

      Dhe ti sigurisht do jesh nje nga ata emigrantet e frustruar te Anglise,qe jetojne me social duke rreshtuar femijet e duan te na bejne moral nga larg mbi atheun e “cmuar”…Normal qe nuk ishte kunder Rames i nderuar emigrant,nuk ishte si te ndodhte ndryshe deri sa nxitej dhe promovohej nga Rama…vetem se me vjen keq qe njeri nga te dy humbi jeten,e tjetri do te ndertoje mandatin mbi te…rastesite e jetes!Hajde paguaje ti demshperblimin e tyre me socialin e bollshem qe merr duke parazituar rrugeve ne mergim,ndoshta do ishte me e dobishme se sa komentet hipokrite qe po na dhuron.Sa per te rifreskuar kujtesen i nderuari emigrant,Rama dhe partia e tij kete kategori e quajti plehre…informohu here pas here nga nje ndihme sociale te tjetra!!!

      1. Erioni says:

        Me ben pershtypje fakti qe administratori i Temes nuk i heq komentet plot fyerje te tipit Shkodrani London. Sic duket mjafton te shash Saliun dhe mund te nxjerresh nga goja cfardo lloj plehrash.
        Jam dakord me Saren qe ky Shkodrani London duhet te jete refugjat qe rron me social dhe kjo i permbledh te gjitha.

  17. sa ja shtu spiunat says:

    Na qelben spiunat e qeverise qe si asnjehere tjeter mbrojne Salukun deri ne fund. sa plehra mban ai vend.

  18. Shkodrani London says:

    Per te ikur nga ai regjim mesjetar qe ushqen vemje te neveriteshme si ti,kam kerkuar dhe gjetur te ardhmen ne vend te huaj.Nuk desha te mbetem emigrant ne trup e shpirte nen diktaturen Maloke te Sali “Penicilines” e te perulem deri ne toke,per nje cope kocke si puna jote dhe gjithe qenjeve servile e te pamoralshme si ti.Une punoj e jetoj me djersen time dhe me dhimbset vendi e populli im i shtypur nga nje skizofren.Ti dukesh qe paske jetu ne kurbet,ku me social e ku ne semafor.Tani qe Shpellari ka mbledhur rreth vetes,plehnat je ba edhe ti pjese e horrave e kurvave qeveritare.Mizat mblidhen rreth mutit,kuptohet.Nuk e kam jetu si i rritun regjimin komunist,por sic me kan treguar ata te vuajturit,ky regjim asht ma demagog se i pari.Kur te vije ne pushtet nje parti e djathte,pa horra e kurva,shpresojme te kthehemi prape.Ti moj Sara i paske mendet nder shale,prandaj ke probleme serioze. Mendo me tru e jo me p,,,,

    1. Sara says:

      Shtoj gjithashtu qe nga nje social te tjetri te besh nje kurs intensiv shqipeje,me shume se te nevojshme e ke te domosdoshme.Une e kuptoj qe kur ne mentalitet je shpellar jo Anglia por as Japonia nuk te shpeton dot…je i pashprese.Ne se vetem fakti se une jam femer te autorizon te me drejtohesh me ato epitete,te kujtoj qe pervec se reklamon ne menyre te shkelqyer injorancen tende asgje tjeter nuk ben.Une kam jetuar ne EU,por ndryshe nga ty nuk jam frustruar brenda mllefit tim e nuk jam gerryer nga inati i pazotesise.Kam studiuar atje dhe jam rikthyer ketu sepse ndryshe nga ty nuk me pelqen te bej propagande bajate dhe injorante,por kam vendosur qe besoj ne vendin tim.Por mbi te gjitha ndryshe nga ty jam aq inteligjente sa te mos ja shes as moralin e as intelektin tim ofertuesit me te larte.Ti cmimin sa e ke?!

  19. vz gjirokastriti says:

    KOL TIVARIT PERSHENDETJE NGA NJE I BURGOSUR POLITIK ,SHOKU I MARTIRIT
    TE PA VDEKUR LIRAK BEJKOS,TE PERSHENDET ME RESPEKT NEW YORK 2 NENDOR

  20. dymi says:

    I drejtohem disa komentuesve: Si ka mundesi qe jeni kaq te mete nga trute. Liraku dhe ish te denuarit e tjere politik demonstruan dhe bene greve urie kunder Sal-iut, ju i bini legenit :ka faj Rama, ka faj PS.Sal-iu i quajti plera, kurvare,bixhozcinj, ju vazhdoni te kendoni kengen e Sal-iut:Rama eshte fajtori,ai i nxiti qe te digjeshin.Rama u kujdes qe te shkonin e te kuroheshin ne klinika te specializuara jeshte shtetit, kur Sal-iu i pengonte me te gjitha mjetet, ju perseri avazin e Mukes:Rama e ke fajin. Po mire more njerez me lejoni t’ju pyes:Po ai qe vodhi lopen nuk ka faj? Po kaq tuafe paskeni qene o ditezinj?!?!

  21. Shkodrani London says:

    VZ Gjirokastriti pershendetje edhe nga une.Poezine per Bejkon martire e kam nga zemra.Ti duhet te jeshe krenar me nje hero te pavdekshem si Bejko. Atje kam shkruajtur me emrin Kol Tivari,por ne kete koment kam perdore Nick name “Shkodrani London”,sepse dua ti jap nje pergjegje te trete,monstres pa ngjyre e forme me emrin Sara. Ti e nderuar “Kurve” e arsimuar ne EU,me pyete per cmimin.Nuk jam fort i lire,por ty ti kryej punet krejt fale.Mos je arsimu ne Bruksel tek dritat e Kuqe???.Sidoqofte,ne 2013,kur te groposim komunistin e fundit e ju morrat do mbeteni rrugeve,hajde te ta gjej nje flat pune ketu ne Londer.Qenke kthyer ne Shqiperi,per ti sherbyer Atdheut.Hahaha,c’fare anekdode.Ushtare te bindun e militante mendjetredhur si ju ushtria e korbave te diktatures,vetem sa e prishin te ardhmen e Shqiperise. Ne e njohim te ndjerin Bejko si antikomunist.Si antikomuniste njohim me mijra te tjere,qe po shuhen pa fituar dinjitetin e vet.Atehere moj e nderuar “Prosti” Saliu yt,qenka “Antikomunisti” i antikomunisteve.Mos mendo se diktatura dhe diktatori asht i vetmi fajtor.Edhe ju bretkosat qe guakni ne pellgun e qelbur te pushtetit,edhe media Gebelsiane,qe mashtron publikun,perbajne bllokun e diktatures.Prandaj jam i bindur se ju e nderuar Kurve e diktatures,nuk paskeni marr edukim demokratik ne EU,sic pretendon.Mos je ndonje teze e parlamentit si puna e Mesiles se palmes??? Shko tani se nuk ke muhabret te ambel e sa per pazarin,hajde te Kol Tivari,se do mbetesh e kenaqun.

    1. Sara says:

      Poezi eshte fjale e madhe,bejte po…o kalemxhi i fustruar qe paraziton me social.Kete vdekje po e perdhosni ne cdo menyre te mundshme…edhe bejtet mungonin.Mjere Anglia ke ushqen e mjere taksapaguesit angleze per parazitet qe mbajne mbi kurriz!!!Sigurisht do revoltoheshin po te dinin se si e shfrytezojne kohen e plote keto lloj parazitesh mosmirenjohes,duke shkruar bejte…ndonje pune jo eee?!Shoh qe respekti i larte dhe eleganca ne menyren se si u drejtohesh femrave(besoj si pasoje e mungeses se argumentave)vjen nga admirimi i madh qe ushqen ndaj femrave te familjes tende…por qetesohu,jo gjithe femrat njesoj!!!2 duar te vjedhura nga agrikultura te tuat,mos e ndot tastieren dhe mos ndermerr iniciativa poetike se na shokove.Mbi te gjitha po krijon efektin e kundert,kesaj ngjarjeje tragjike po i jep nota komike dhe pa dashur po rezulton qesharak.Gjithsesi komplimente per bejten qesharake,te pakten je munduar!

  22. Kotropuzi Mullarek-Koki USA. says:

    Mafja social-bolshevike me ne krye bijte e bllokmenve me Gjinushin ne krye, e vrane kete -FAKIR FUKARA- DUKE E EGZEKUTUAR PER SE GJALLI NE SPITALET E ITALIS(per kureshtje shikoni statistikat e te plagosurve ne Gerdec se sa u kthyen te gjalle nga spitalet Italiane)PER PUSHTET BIJTE E PJELLES BOLSHEVIKE TE KLLONUAR NE BODRUMET E KQPPSH-se ME NE KRYE BYTHARIN EDVIN NUK NJOHIN KUFIJ NJERZILLEKU ATA EDHE JU KOMENTUSIT PRO TYRE JU VRASIN DHE JU DJEGIN PA AS ME TE VOGLIN NJESHMERI,SA TE KEMI NE SHQIPERI PS-ne SHQIPERIA DHE SHQIPTARET KURRE NUK DO TE PERPAROJN AS NUK DO TE SHOHIN DITE TE BARRDHE, KJO PARTI DUHET TE DALIN JASHT LIGJI SI PASARDHESE E PARTIS PUNES QE MASAKROI DHE SHKATERROI SHQIPERIN 1941-1992+97-05.Pik te fala Rroku.

  23. Stef Staku says:

    ANALIZE : Diten e varrimt te Lirak Bejkos partia PS duhet te kerkoje votbesimin e hapur ku te shkruhen emrat e mbiemrat e atyre qe mbeshtesin Krim Berishen ne krimet e tija !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje