Një pishtar! Nuk e quajtëm kështu ne, mediat e Shqipërisë. Vendosi ta quajë kështu një gazetë britanike, e cila i kushtoi vëmendje aktit heroik të Lirak Bejkos.
Daily Mail e raportonte si një rast ekstrem, njësoj si ata murgjit tibetianë, që dalin vazhdimisht në media pasi i vënë flakën vetes për të kundërshtuar pushtimin kinez të atdheut të tyre.
Liraku mori shishen me benzinë dhe doli përpara kamerave. Që kur i vuri flakën vetes, u pa se djegia e tij do të ishte fatale. I mbështjellë me flakë ai u shemb përtokë.
Por sërish ngriti kokë dhe foli për njerëzit që e ndihmuan në atë çast.
Në spital nuk dhanë shumë shpresa për të, por shumë shpejt dërgimi i tij në një klinikë të specializuar jashtë vendit u kthye në një çështje politike.
Opozita u investua për të ndihmuar në dërgimin e tij jashtë vendit, ndërkohë që Ministri i Shëndetësisë i LSI mori flamurin e kundërshtimit, duke thënë se janë mjekët që vendosin se kur lëviz ai. Ndërkohë italianët vetëm sa prisnin një fjalë.
Bejko u dërgua drejt Italisë. Gjendja e tij shëndetësore herë përmirësohej dhe herë përkeqësohej.
Por pikërisht në një ditë me diell, pas një shiu mesazhesh ndaj kësaj qeverie për zbatim të ligjit (kaq kërkonte edhe Liraku), ai u shua.
Një ditë më parë vdekja e tij do kishte përkuar me atë që Sali Berisha e quajti sot vizitën më të bukur. Në fakt ishte i nxirë dje. I nxirë si një njeri që nuk flet me qytetarët e vendit të tij. Një komunikues i tmerrshëm, do thoshte ambasadori Arvizu.
Dhe nëna e Lirakut, ndër lot thotë se ai nuk donte dhe aq shumë: thjesht një fjalë të mirë.
“Qeveria t’i thoshte një fjalë të mirë, le ta gënjenin po t’i thoshin një fjalë të mirë që të dilte nga greva”, tha nëna e Lirakut, Jurxhi.
Ai vdiq për një fjalë të mirë. Por kjo qeveri nuk ka as fjalë të mira në zemër.
Ndërkohë që vëllezërit e tij grevistë po mundohen të sjellin trupin e tij në Shqipëri duke shkundur xhepat, ky vend gjithmonë e më shumë të ngjall krupën.
pjella e ketije palo krye muti ne litar ti shuhet geni ,pas kesaj problemi eshte e gjith PD,parti anti kombetare anti kushtetuese dhe e paligjshme(parti qe predikon vella vrasjen)problemi nuk eshte krye legeni por edhe ata qe i shkojne mbrapa asnje ndryshim me ppsh.
te rrenqethet trupi kur i lexon fjalet e kesaj nene.
e mjera nene,qe humbi djalin
e mjera Shqiperi qe po i ikin trimat
Ndihma qe perendimi i dha rregjimit te Sali Berishes po rezulton me nje kosto te madhe deri dhe viktima njerezish.Gerdeci, 21 Janari dhe se fundi viktima Lirak Bejko do ngelen ne memorjen e shqiptareve si krimiet me makabre qe ka bere Sali Berisha,jan pikerisht keto krime qe ndryshuan qendrimin e diplomacise amerikane.
Ngushellime nenes se gjore, te afermeve dhe shokeve te idealit per te cilin ai kerkoi te vetflijohej.
Ndersa Sali kafsha sillej sikur ata i vinin flaken vetes me truke cirku!
U shua per nje fjale te mire.
Kjo i ka munguar gjithe jeten te perndjekurve qe u kalben neper burgjet me te renda te regjimit komunist. Kjo i mungoi edhe ne (Demokraci) dhe pse kan luftuar me te gjitha menyrat. Jo qe nuk e gjeten, por moren edhe denimin me te madh. Morren ofendimet me te ulta qe nuk jane te zakonshme per tu shprehur, nga ky kryeminister dhe nga kjo qeveri mafjoze.
Kur do i ndihmoj ambasada Amerikane te burgosurit politik ne shqiperi.
ne vitin 2009, u bera apel prinderve te votoni per PD!!
po ku ta dija….ne ferr shkofsh o sali berisha!
LIRAK BEJKOS NE KUJTIM.
DUART E POPULLIT…..
Digjesh ne heshtje
si mullaret ne vere
kur mjegulla
puth buzet
e maleve
kur barinjte
me zanat bejene
dashuri.
Ju dhe poetet,
Dhe mesuesit,
dhe minatoret
dhe shoferet,
dhe te perndjekurit,
ish, ish….
Qe jane…
dhe postjeret,
gjith te,
pa strehet,
ata qe me lekun,
sherr bejne,
ata qe qjellin,
kane jorgan,
ata ,
qe te mashtruar,
si robot votojne,
ata qe me yjet
dhe me henen bisedojne,
ata qe atdheun ,
ne shekuj,
ne supe e ngriten,
ata qe ferrit,
i rane cep ,me cep,
dhe evropen,
ua veshen si breke,
si bikini kuckash,
me shum stil,
ata qe jeten,
e kishin dinjitet,
dhe per shqiperin,
100 jete dhane,
ata qe flaken ,
e prometeut kane,
te zvarritesh shqiperi,
nuk do te lene ,
ne pese shtete ,
ne pese cepa ylli ,
me duart e tyre,
larte do te ngrene..
LAD BIZHGA @ KURVELESH ,I EGER, GOLEM 2012