Pasuria e Mubarak, hetime në Shqipëri

4 Nëntor 2012, 16:52Politika TEMA

Drejtësia egjiptiane u kërkon autoriteteve shqiptare të zhvillojnë hetim pasuror për ish-presidentin egjiptian Hosni Mubarak, bashkëshorten e tij Suzan Saleh Sabet, dy djemtë e tyre, por edhe të afërmve, në kuadër të hetimeve të nisura në Kajro për dyshime korrupsioni dhe përvetësim pasurie. 

Por përpara se të fillojnë verifikimet nëse lista me 70 emra, të afërm, zyrtarë dhe bashkëpunëtorë të ish-presidentit Mubarak deri edhe ish-ministra, kanë pasuri apo llogari bankare në Shqipëri, njësia task-force i është drejtuar Gjykatës Penale me këtë kërkesë për ekzekutim letërporosie.

Vetëm pasi të marrë lejen nga gjykata që në këtë rast dosjen  pritet ta shqyrtojë gjyqtari Altin Abdiu, Prokuroria e Tiranës do të nisë kyerjen e veprimeve proceduriale sipas letërporosisë egjiptiane. Letërporosia, e cila mësohet të jetë dërguar muaj më parë edhe për shtete të tjera me të njëjtin objekt verifikimin pasuror, i është dorëzuar më parë Ministrisë shqiptare të Drejtësisë. Kjo e fundit ia ka përcjellë shkresën Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa organi qendror i akuzës  ia ka dërguar njësisë task-force të kryeqytetit.

Më 31 tetor kërkesa e autoriteteve egjiptiane është dorëzuar në Gjykatën e Tiranës dhe pritet që së shpejti të caktohet një datë kur do të shqyrtohet ekzekutimi i letërporosisë.  Vetëm pas këtij vendimi, së bashku me listën e gjatë të emrave prej gati 70 personash, Prokurorja e çështjes do të zhvillojë veprimet e domosdoshme hetimore për të parë nëse kanë apo jo llogari bankare dhe pasuri të tjera ose nëse janë apo jo në vendin tonë emrat e listës së gjatë si pronarë, bashkëpronarë ose aksionerë.

Pasuria e ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak vlerësohet në rreth 73 miliardë dollarë. Ka dyshime të forta se ish-presidenti ka larguar nga Egjipti mes viteve 2000-2008 një shumë prej 57 miliardë dollarësh, të transferuara më pas në bankat zvicerane apo të investuara në pasuri të patundshme në SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Mubarak, presidenti i katërt i Egjiptit, e mori pushtetin më 14 tetor 1981 dhe e la duke u dorëhequr më 11 shkurt 2011 pas protestave popullore kundër regjimit të tij./TCH

10 komente në “Pasuria e Mubarak, hetime në Shqipëri”

  1. k..... says:

    Kerkojini ktyne callmave te Egjyptit te njofin Kosoven ene mos na cajn shume b… me pasurin e Mubarakut

    1. A 30 vjet n’pushtet ka nejt ky a? Ene ju doni me e heq Doktorin qi si ka ba akoma 20 vjet? Lexonja mer jahu Edison Qypin se na nero

  2. leon says:

    ORE PSE ENE SALIU KESHTU DO TE KONTROLLOHET ME HAJDUTET E VET…PASKA PER TI LONE MUTI KETO PARE TE POPULLIT QE JKANE GJAK…SALIU KA DY DATELINDJE ..KA BO PASHAPORTA TE TJERA ME EMRIN SELI,SELIM,SALO,SALIMOVIC. ENE TE TJERE HEC E GJENI

  3. Mentari says:

    Atij Mubarakut mire ja bene qe e shqelmuan por une dua te korigjoj nje gje ketu.Shtypi Amerikan ka deklaruar se jo ai po djemte e tij mund t ken nje shum pasurie qe shkon nga 300-500 milione dollar.Ore truthare ku i gjetet keto 73 miliarde dollar qe e gjith egjypti nuk kushton aq para.Ore gazetare apo informatore te kesj gazete shkoni ne shkolle dhe mesoni arithmetiken se me informacionet qe ju i njepni shqiptarve po beheni gazi i botes.

    1. fule says:

      O MendjeCar. Cdo koment i yti verteton me teper ligesine dhe sedren tende te frusteruar. Po gazeta tema nuk prodhon lajme nderkombetare, o torobell i Sales.

      Keto jane lajme te gazetave te huaja, te cilat permendin ekzaktesisht kete shifer. Po kush e verteton do sa ka vjedhur Mubaraku apo gerdalla juaj Sali?

      Vetem burgu me gjithe familje na lan pak me keta funderrina udheheqesish.

    2. Horri i Bulevardit says:

      Po nuk do te thote se erdhe ne Tirane dhe u bere i zgjuar o lope vucidoli, Egjiptin ti me duket se ja ke degju zerin vetem tani dhe se ke idene se cfare shteti eshte o trap saliu.

  4. alban4eva says:

    menkar, pse te vjen keq per kubarakun? edhe ai si babi jot shpirteror eshte, si Sali kafsha … po si ore menkar gjithe egjipti nuk vleka 70 miliard dollare..!! nga i gjen ekto krahasime ti? hajde menkar hajde..
    po ti menkari nk ke hallin sa vlen egjipti, ppo ke hall se i dalin te palarat padronit tend, Salehut… dhe ngelesh pa kocke pastaj..

  5. Familja Berisha dhe "paraja e piset" says:

    Krimineli Shqiperise Sadami Sali,
    22 vjet ka perdorur parat e pista
    te myslimaneve ekstremiste terroriste.

  6. Cakalli7 says:

    prandaj e hoqen ameriqenet nga pushteti kete hundeshkaben se ishte bere njeriu me i pasur i botes

  7. shpatar says:

    Ska dyshim qe eshte nje shqetsim i vertete .Mos tju duket cudi qe edhe tanet te kene lidhje.Hajdutet ne bote jo vetem bashkepunojne por lidhin dhe krushqi per te siguruar kapitalet qe vjedhin.Keta lloje hajdutesh kane lidhje ne gjithe boten dhe bashkpunojne ne te gjitha fushat politike dhe ekonomike .Te presim cdo te nxjerrin per hajdutet tane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje