Avokati i Mediut: Akuzat për vrasje në Gërdec nuk u provuan, si mund të akuzohet për plagosje?

5 Nëntor 2012, 14:25Politika TEMA

Ka nisur gjatë ditës së sotme në Gjykatën e Lartë procesi gjyqësor ndaj Fatmir Mediut, i akuzuar për plagosje të rëndë në Gërdec.

Seanca e sotme është shtyrë me kërkesë të avokatit të Mediut, i cili ka thënë se është absurd që Mediu të akuzohet për plagosje, në një kohë që akuzat ndaj tij për vrasje nuk u vërtetuan.

Ndoshta avokati i Mediut ka të drejtë, pasi ky i fundit duhej të akuzohej pikërisht për vrasje dhe jo për plagosje.

Më 12 dhjetor të vitit 2009, Roxhers Durdaj dhe Alketa Hazizaj e akuzuan Mediun si shkaktar te dëmtimeve të tyre, pas tragjedisë së 15 marsit të vitit 2008 në Gërdec. Dy të dëmtuarit e kësaj tragjedie e akuzuan ish-ministrin Mediu, për “plagosje të rëndë nga pakujdesia”. Gjykata e Lartë e rrëzoi kërkesën e tyre, por pak kohë më parë, Gjykata Kushtetuese e ka rikthyer për gjykim këtë çështje.

14 komente në “Avokati i Mediut: Akuzat për vrasje në Gërdec nuk u provuan, si mund të akuzohet për plagosje?”

  1. loni says:

    per plagosje flet gjykata,,,,po per 26 vetet e vrare????apo ata u vrane nga shkelzeni,,plase brenda kete moster qe na luan ministrin,,ca eshte ky fatmir mediu me 26 vrasje dhe na rri minister sikur eshte shpikesi i politikes shqiptare,,,

    1. plaku says:

      loni,
      Gjermanet thone : “Hajdutin e vogel e varin, dhe te medhenjte i lene te shetisin.”

    2. armand says:

      “Akuzat per vrasje nuk u provuan”.
      Po gjyqi s’ka filluar akoma o avokat.Deri ne keto momente te gjithe ju,gjykates,avokater,kriminela,jeni thjesht aktor te telenoveles “Gerdeci” me regji te Xen e Sal Berishes.Mos ngatero realitetin me shfaqjet e cirkut berishjan o jurist albanez.Fjala e fundit i takon sovranit qe nje dite do ta japi vendimin per tragjedine dhe komedine qe e pasoi.

  2. dritani says:

    Ashtu eshte o avokat leshi por po u vertetua per plagosje rikthehet ceshtja per vrasje.
    Bravo iu qofte ketyre qe po perpiqen t’i shkojne deri ne fund.
    Nuk iu eshte bere gjaku uje.

  3. ismeti says:

    apsurd po , se e kemi saliun , ky derr i meriton 26*25 vjet burg o kriminel

  4. urim varese says:

    o zot, kush valle duhet te pergjigjet per ngjarjet e Gerdecit perveç ish-Ministrit te Mbrojtjes per vrasje masive, plagosje te renda e te lehta, demtim e shkaterrim te pasurise shteterore me mjete te rrezikut te perbashket ,shperdorim detyre me pasoja te renda per jeten e shendetin, etj,etj,etj…

  5. Rexhin says:

    Une nuk e kuptoj cfare presin te afermit e viktimave nga keto gjykatat shqiptare dhe nga gjykatesit kriminele ,se qe te mbrosh krimnelin do te thote qe ti je dy here kriminel.

  6. Donjet Liridoni says:

    Per plagosje??!
    Do ju duket sugjerim makabër dhe nekrogiusticia, po transferojeni Gjyqin MONSTER te Gerdecit ne varrezen, ku prehen 26 kufomat dhe si te “Maria Octobor”, thirrini te gjithe personazhet reale te kesaj tragjedie te pashembullt, qe e kane kthyer ne nje farse ne fermen e majmerise se “Fermes se kafsheve” te Salih Berishes e te deshmojne ne VENDNGJARJE, ku ishte njeri e tjetri. Si te hyje e te dale 30 here Shkelzen Berisha ne Ministrine e Mbrojtjes (??!), pikerisht aty ne kohen kur po ngrihej “fabrika e vdekjes”, t’ia nise shkresen zyrtare A. Bumçi Shkelzenit “per kompetence” dhe ai te dale i lagur? Si te mos dije fare, fare Salihu per ekzistecen e Gerdecit, ku ishte baxhanaku i tij, te jete ne krye te qeverisjes e te gjitha institucioneve te tjera te ozurpuara dhe te dale i lagur? Mos, mor po na luani mendsh! Mos harroni se c’beri nje dukagjinase disa kohe me pare, kur pasi kishte pritur plot 9 vjet drejtesine shqiptare, e gjeti vete drejtesine me pushken e saj. Po luani shume me durimin e ketij populli. Vertet thuhet se ku hyn dielli nuk hyn (ish) Mjeku Salih Berisha, po ne mendjen e njerezve nuk hyn dot.
    Zoterinj,
    Masakra e Reçakut tronditi botën demokratike dhe ndodhi ajo, qe fatmiresisht ndodhi ne Kosove, erdhi Liria, pavaresia.
    Cfare duhet te ndodhe me ne kete vend qe nga statistikat staliniste te ngrihen njerezit per te rrezuar nje sekonde e me pare keto MONSTRA qe e depresionuan tere kete popull, e sfiliten, e varferuan deri ne mjerim, te cilit i vene mballoma yjesh te pafund.
    Brenda dhe jashte saj. Zonjusha a zonjeza zedhenese (spikere) perse nuk doli te PERGENJESHTROJE per MASHTRIMIN E MADH te Salibegut te Pare gjoja se po shkojme drejt nje superfuqie energjetike ne rajon e me gjere? Si eshte e mundur qe ketij demagogu e mashtruesi te madh nuk i “punon” ky krah?

  7. ln says:

    Hahaha,perse po e hetojne kete,qe ka vrare e plagosur me pistolete ne dore 26 njerez apo si titullar pergjegjes per ate qe ndodhi?Hahaha c’fare shteti,c’fare drejtesie,c’fare Saliu…

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Akuzat për vrasje në Gërdec nuk u provuan, si mund të akuzohet për plagosje?

    Si rrjedhoje, nuk kishte plagosje nga xhamat dhe objekte qe shperthyen ne trupat e njerzve perreth shperthimit…Pra ne qofte se nuk paskan qene te plagosur, nuk paskan qene dhe ambulanca…

    Brravo avokat, ti thua qe nuk provohet qe klienti yt paska bere keto plagosje por kane qene objektet nga shperthimi..Keshtu qe njerzit duhet te akuzojne shperthimin e fuqishem qe te demshperblehen..Hmmm por edhe ajo nuk do provohet se perderisa nuk ka edhe te plagosur, ky shperthim s’ka ndodhur ndonjehere apo jo ?!?! Perderisa s’paska ndodhur ndonjehere ato shtepite dhe demi publik paska ndodhur pa asnje arsye…Po p’se filluat te pagonit njerezit qe humben shpite kot ju atehere ??? Por kur s’ka ndodhur ndonje shperthim ju kot sa jeni treguar xhentil atehere dhe paskeni dhene para kot se shtepite mesa duket kane rene vet ne toke…SHTET I KAPUR NE FYT NGA MAFJOZET…Burg te perjetshem do hante nga une o avokati i tij…

  9. Buku says:

    Mediu spiuni i amerikes horri i piste.

  10. Ndoc Sukaj says:

    Avokati i z.Mediu ka te ,,drejte,, pasi cdo fatkeqesi qe ndodhi ne Gerdec erdhi nga ,,Qielli,,dhe nga nje nder ,,kompanite me te mira ne bote,, ajo e Diverolit Amerikan.Qeveria shqiptare nuk dinte gje,Ministri i Mbrojtjes po ashtu,Presidentin nuk e kishin informuar Shish dhe Shiu nuk bene aspak,,ciu–ciu,,.Dhe rastesisht ish baxhanaku i kryeministrit erdhi nga Anglia qe te ,,pastrohej,, Shqiperia,djali i kryeministrit ,,rastesisht,, u interesua per ,,fabriken,, me karroca dore dhe mbulese dhamarine ne nje fshat te ,,humbur,, afer Tiranes.Askush nuk i shikonte kamjonet e ushtrise qe transmetonin arme e municione me leje te qeverise.Pra askush nuk u gjet fajtore nga ata qe i prine,,karvanit,,por ,,dhogarine,, e paguan te ,,vegjelit,, e fshatit.

  11. Treviso says:

    Sa inteligjente qe eshte drejtesia shqiptare.
    Nuk merret me te vdekurit,vetem me te gjallit merret. Te vdekurit nuk paguajne. Pse quhet ekonomi tregu?.

  12. ai burri says:

    26 te vrare, e asnjene burg. Te plagosur ka me dhjetra te tjere.
    Keta nuk i denon njeri, as perendia nuk merret me keta….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje