Rreh vjehrrën me çekiç për një krehër

5 Nëntor 2012, 10:34Politika TEMA
Rreh vjehrrën me çekiç për një krehër

Një 56 vjeçare nga fshati Shetë i komunës Ishëm ka përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.

Fatime Tanuzi është dhunuar nga nusja e djalit, 30 vjeçarja  Safie Tanuzi, vetëm pse ajo nuk po gjente dot një krehër.

“Nusja desh më vrau fare, mirë që shpëtova. Mori çekiçin  dhe më  godiste me sa fuqi kishte në kokë. Kërkonte një krehër nëpër shtëpi dhe nuk e gjente. Jua kërkoi vajzave të saj, as ato nuk e gjenin. Erdhi në dhomën ku isha unë dhe më kërkonte krehrin. Unë s’e kisha parë t’ia jepja. U xhindos fare. Vajzat qanin, se i qëllonte me shuplaka. Doli në oborr mori një çekiç dhe erdhi mu kthye mua, më qëllonte. Vajzat e vogla i thoshin, mos, mos se e vrave nënën. Ajo më rrahu mirë e mirë, pastaj më qëlloi me çekiç. Unë nuk kisha fuqi ta nxirrja jashtë nga dera e dhomës  sime. Erdhi nusja e vogël dhe e nxori jashtë, kyçi derën nga brenda  deri sa erdhën djemtë, se mua ajo do të më kishte vrarë fare”, rrëfen Fatimja për GSH.

Vjehrra shprehet se nusja ka vendosur ta vrasë atë sepse kjo situatë është e përsëritur në familjen e tyre.

“Më ka rrahur gjithmonë. Po nuk kisha menduar që do të shkonte deri në këtë pikë. Unë nuk kam çfarë t’i bëj, sepse unë jam plakë, ajo është e re, dy metra e gjatë dhe e shëndoshë, më vë poshtë këmbëve dhe më rreh. Nuk ka çfarë t’i bëjë as burri saj, që është djali im. Ajo ka dhjetë vjet që ka hyrë në derën tonë dhe ka tre fëmijë. Unë i mbaj tre fëmijët, ia ushqej, gatuaj për të gjithë, ajo shkon bën dru bashkë me burrin”, tregon 56 vjeçarja.

Fatimja i bën apel policisë për marrjen e masave për frenimin e dhunës në familjen e tyre.

“Shpresoj që policia të bëjë punën e saj dhe të parandalojë dhunën, sepse ndonjë ditë nusja do të na vrasë të gjithëve. I bëj apel policisë të ndërhyjë, për të mos ndodhur ndonjë e keqe më e madhe”, pohon vjehrra.

15 komente në “Rreh vjehrrën me çekiç për një krehër”

  1. Sali Berisha ia doli ta shkaterroje popullin shqiptar. Sot, cfar nuk degjohet. Lloji-lloji tmerri. Turp.
    http://gazetavotra.blogspot.it/2012/11/ish-udb-ja-jugosllave-kontrollon.html

    1. Vlora says:

      se ka aritur akoma qellimin,pas shkaterimit do ti vere dhe flaken.

    2. shpati says:

      Mos u habitni se do kete edhe me keq!!!
      KY ESHTE NJERIU I RI KAPITALIST,qe zevendesoi PA-DENJESISHT “NJERIUN E RI” SOCIALIST!!!
      Per kete lloj KAFSHE enderronit??
      JA KU E KENI TE GATESHME!!!
      NJE KRYEMINISTER TE CMENDUR!!
      NJE PRESIDENT GJYTYRYM!!
      NJE ZEDHENESE PARLAMENTI,QE I KA HYRE….NE QEJF!!!
      NJE SHTET I MBARUAR,QE PRET TE VARROSET!!!
      KY ESHTE 100 VJETORI I BERISHES:DIKUR I PRISNIM FESTAT ME DUAR PLOT,SOT ME BURGJE ,VARREZA E ARKIVOLE PLOT!!!

  2. loni says:

    po clidhje ka saliu mor njerez,,edhe kur nje femer i ka zakonet e crregulla dhe ankohet tek medjat prap ju do thoni qe fain e ka saliu,,,fain e ka mentaliteti i vjeter shqiptar,,ne jemi ne vitin 1300 akoma,,nuk kemi ndryshuar,,nuk ka faj saliu se shqiptareve i ka ikur truri,,le te studjojne ta fusin trurin ne pune jo te merren tere diten kujt do tja fusin sote,,edhe ne amerike dalin skicofrena te tille qe marrin armet dhe hyne neper shkolla dhe vrasin njerez te pafajshem,,por askush nuk del te thote se fain e ka obama apo ndonje president qe eshte ne krye te shtetit,,,

  3. tymshuari says:

    jallah jallah eqerem o Zot, tojbestrathulla, hiqu dreq cfare po ndodh more, kane dale nga fiqiri fare

  4. net says:

    Kot nuk them une qe u prish bota!

  5. Loni says:

    Ate kreherin qe kjo nuk e gjente do ja kete fshehur Saliu me patjeter ? Cfare thoni keshtu se late nam o popull…..!

  6. Lule says:

    Botes i ka ardhur fundi si rrjedhoje e prishjes se familjes ne kuptimin e gjere te fjales ……

  7. Xen Berish Deledashi says:

    Sa jane shtuar njerzit per psikologe keto vitet e fundit

  8. Enver Hoxha says:

    Ju lutem qe kur te na jepni keto raste, mos na jepni vetem emrin se tani kohet e fundit, prendat e gjelat dhe frroket, jane kthyer ne mikele, xhona, angjela dhe shume emra qe tjere, kane hequr dore nga emrat tradicionale dhe keshtu nuk arrijme ti njohim se nga jane me origjine.
    E kerkoj kete se po bej nje sondazh, qe me vone do ju vleje shqiptareve, qe te shohin me fakte se cfare derrash kane zbitur nga malet e tropojes, ne qytete.

  9. dembel stambolli says:

    Pune korrakesh ,sic do thoshte dhe nje i madh ketu.

  10. sajmir says:

    ai i madhi qe thoshte korrake nuk del me ketu,sepse i p e tij eshte bllokuar ka me se nje jave ,shendet ty dhe atij turkofagosit

  11. tourkofagos says:

    Sakllam kardes, koreker.

  12. elinor says:

    Ka vjehrra por ka edhe nuse, haha! Kjo po qe eshte nje nuse “dru me pre”!!

  13. FLORA says:

    Shum keq per te dyja ALLAHU na udhezoft te krejtve,mos me dhun me fjal te buta e vjerra le te shkon edhe aja nga nje her me pre dru ,nusja te gjej kreherin ne shpi.Ktu fajin e kan burrat qe jan pertac.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje