Vrasja e 9-vjeçarit në Mamurras, vijon hasmëria mes dy familjeve. Qëllohen në pritë vëllezërit Shkreta. Po shteti ku është?

4 Nëntor 2012, 19:26Politika TEMA

Një person është vrarë ndërsa vëllai i tij është plagosur rëndë, si pasojë e një një ngjarje të nisur disa muaj më parë me vrasjen e një 9-vjeçari në Mamurras.

Viktimë i atentatit në Fushë Mamurras ka mbetur Gentian Shkreta, ndërkohë që është plagosur rëndë vëllai i tij Leli Shkreta, i cili është dëerguar menjëherë në Spitalin Ushtarak.

Autorët e dyshuar të vrasjes mendohet të jenë nga fisi Llani, duke qenë se Olgert dhe Mariglen Shkreta vranë në korrik 9-vjeçarin Endrit Llani.

Në gusht, babai i 9-vjeçarit , Jetmir Llani, ekzekuton babanë e personave që ekzekutuan djalin e tij, Mark Shkreta.

Historia e hakmarrjeve ka vazhduar ditën e sotme me dy vëllezërit Shkreta, të cilët ktheheshin nga Serbia.

Por, ndërsa këto dy familje kanë hyrë prej muajsh në një spirale vrasjesh për hakmarrje, policia nuk ka marrë asnjë masë parandalimi, duke i lënë ata të vrasin njëri-tjetrin.

15 komente në “Vrasja e 9-vjeçarit në Mamurras, vijon hasmëria mes dy familjeve. Qëllohen në pritë vëllezërit Shkreta. Po shteti ku është?”

  1. Gjergji says:

    Policia i ka duart e zena me Trafikun e Droges, Prostitucionin dhe me vjedhjen e votave!

    … U desh harrova dhe Gjykatesit me Prokuroret.

  2. Redon says:

    Kur nuk ka shtet, duhet vetegjygjesi e kanun!
    U lumte pushka!

    1. Vetem revolucion says:

      Ca thua o Redon u lumte pushka?Qenka faji i ketyre te shkreteve se eshte nje trap ne fis?Pse ne nuk kemi ndonje dru te shtrember ne fis?Keshtu i bie qe meqe kusheriri tone vravi dike,ata te tjeret te na vrasin ne ose familjet tona.Po jane kaq te zote,le t’ia numerojne Sali Taleban Vucidolit ne balle,dhe keshtu me qerrimin e tij behet shtet qe te denoje vrasesit.

  3. ILIRET says:

    Shteti asht pak ma andej.

  4. Horri i Bulevardit says:

    Shteti ku eshte, po ku ka shtet o artikullshkrues, shteti ka shku me lope.

    1. ismeti says:

      i nxanun me sharjet e te burgourive politik

    2. Vlora says:

      shteti i le vete, te shuajne njeri tjetrin.

  5. Enver Hoxha says:

    O sali, po une me zorr e shtova popullsine shqiptare, mu deshen 40-vjet qe te kap 3-miljonshin, kurse ti o malok vucidoli, po e ben perseri Shqiperine ne 1-miljon, apo mos ke ndermend qe ti kthejsh shqiptaret ne minoritet, mbas grekerve.

    O shqiptare, me kerkoni bejini nje lutje Zotit te me ktheje vetem 24-ore dhe ju jap fjalen se saliu dhe salleshat do mallkojne plakat e tyre qe i kane lindur, ju jap fjalen se 24-ore me duhen dhe shkoj vete pastaj.

    1. Albogentivlora says:

      Ah sikur te ndodhte nje gje e tille. Personalisht nuk do deshiroja asgje tjeter vec te ngjallej Enveri per 24 ore dhe ti zhdukte nga faqja e dheut te gjithe keta ndyresira qe kane 22 vjet qe vec kundra Shqiperise punojne.
      Enveri verte ua leroj nenat disave aman shumices i dha shkolle dhe i futi ne pune. Me thoni nje person qe vdiste per koren e bukes ne ate kohe dhe une i terheq te gjtha keto qe thashe.
      Sado i keq qe mund te kete qene, ai kurre nuk ka qene kaq plere sa Saliu i Vucidolit.

  6. duro says:

    sbehemi ne shqiptaret ..dhe shtet nuk ka nuk egziston…

  7. alban4eva says:

    po ka shtet ore, si nuk ka shtet. pse, ai qe i ka hypur siper Salehu, cfare eshte, nuk eshte shtet??
    ka shtet qe cke me te, ta dini.. eshte shteti i Salehut.. mrekullia ekonomike..

    1. Sokoli says:

      Shtet leshi !ktu po vriten çdo dite jane bere si te ishin bageti e jo njerz. Ktu duhet enveri edhe nje here…

  8. keli says:

    Policia ne ligjin e saj emerohet “Policia e Shtetit”,por kjo nuk eshte e shtetit por e pushtetit,me cfare merret sot policia konkretisht,Asaj i mbetet shume pak kohe qe te merret me punen konkrete qe asaj ja ngarkon ligji,si ne ruajtjen dhe sigurine publike,ne sigurimin e jetes dhe te prones se qytetarit.Ajo merret me greva me ruajtjen e parlamentit,me sigurine e rruges vetem kur kalon i madhi berish e jozefine,ne ndihme te politikes kur i duhet te hape ndonje shesh ndertimi,ku nuk eshte detyra e saj,ne zbatimin e ndonje urdheri te perparimit ne menyre abuzive,ne mrojtje te votava te vjedhura ku pushteti don ti marre me force,ne hapjen e rrugeve nga pronaret e ligjshem qe qeveria i genjen dhe nuk u jep parate qe u takojne,ne kete vend shtet eshte vetem policia ku populli vetem ate njeh dhe per cdo gje vetem tek ajo i ka syte dhe kerkon mbrojtjen vetem nga ajo,e cila punon nate e dite me nje rroge qesharake te ciles vetem i eshte ulur gjate ketyre pese viteve,

  9. Vladimir. says:

    Ne fakt argumenti eshte shume serioz nuk besoi se ne nje rast te tille duhet spekulluar. nuk eshte qeshtja te ngjallet Enveri apo e ka fain Saliu besoi se duhet te ngrihen te gjithe e te ngreme zerin nga fshatari tek parlamentari te zhduket kanuni apo ligje vetiake populli shqiptar ka nevoje per ligje te ngjasme me ligjet Americane dhe sistem mbroitje shum te rrepte Vetem ne kete menyre mud te kthemi nje dite ne toke e te pareve. NGUSHELLE TE DYJA FAMILJEVE DHE UROI QE ZOTI TJUA KTHJELLTESOIJE MENDJEN E TE MBYLLIN GJAKMARRJEN.

    1. Antonela says:

      Jam shume dakord … ku eshte shteti … çberi per parandalimin e kesaj gjakmarrje .. çben policia qe eshte e veshur me autoritet… çpo ben policia ne Lezhe .. ku akoma ka familje te ngujuara …kryepleqte e fshtrave lagjeve pse egzistojne apo per te marre i 50 mije leke te vjetra e per tu deh bareve…a mund te behet gjakmarrje kur tjetri per vetmbrojtje te vret ne dere te shpise se tij… leviz minister … zevendesminister se jeta e nje te riu qe vdes ska te krahasuar me asnje lloj pasurie… mos harro me vone kur te elsh karrigen do ekesh ne nedergjegje tere jeten dhe pse jo do jesh dhe ti pjese e ketij turpi shqiptar..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje