Oketa: Përjashtimi i FRD-së nga Nishani, një sinjal negativ për zgjedhjet

5 Nëntor 2012, 12:48Politika TEMA
Oketa: Përjashtimi i FRD-së nga Nishani, një sinjal negativ

Partia “Fryma e Re Demokratike” ka reaguar pas mosmarrjes së një ftese nga presidenti i vendit për tu takuar për datën e zgjedhjeve.

Deputeti Gazmend Oketa e ka cilësuar si të njëanshëm vendimit të presidentit për të mos ftuar edhe FRD-në.

“Fryma e Re Demokratike shpreh keqardhjen dhe protestën që presidenti i Nishani e përjashtoi FRD apriori nga procesi i konsultimeve të partive politike për datën e zgjedhjeve. Megjithëse këto konsultime janë formale dhe nuk përputhen me pritshmëritë e qytetarëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtare për realizimin e standardeve të integrimit, FRD ka bindjen se veprimi i njëanshëm i Presidentit është një sinjal negativ për integritetin dhe besueshmërinë e procesit të ardhshëm zgjedhor. Për më tepër ai vjen pak ditë pas vizitës së Sekretares amerikane të Shtetit Hilari Klinton, e cila në axhendën e saj i konsideroi edhe forcat e reja politike në vend.

Alibia e Presidentit, se pjesë e konsultimeve janë vetëm partitë politike që kanë konkuruar më 2009 nuk qëndron për dy arsye: e para sepse Presidenti nuk po konsultohet për zgjedhjet e vitit 2009 por për zgjedhjet e vitit 2013 dhe në praktikën e mëparshme presidenciale gjithmonë kanë qenë pjesë e konsultimit aktorët evidentë politikë, përfshirë të gjitha forcat e reja politike të krijuara midis legjislaturash parlamentare.

E dyta, vetë ftesa e drejtë e Presidentit për një parti politike si PDIU, rrëzon alibinë e Presidentit. PDIU është një parti që nuk ka konkurruar në zgjedhjet e vitit 2009, por është themeluar më datë 17 shkurt 2011, nga deputetë të cilët ishin me sigla të tjera në zgjedhjet e vitit 2009. Në rast se logjika e konsultimeve bazohet verbërisht në zgjedhjet e vitit 2009, atëherë vetë z. Nishani duhet ta konsiderojë veten pjesë e listës elektorale të PD-së në Tiranë, por FRD beson se më 2012 kemi një realitet të ri, z. Nishani është President dhe FRD është një parti politike parlamentare,” tha Oketa.

Sipas tij, “FRD nuk shqetësohet për akte të tilla selektive të imponuara nga mazhoranca 8 muaj përpara zgjedhjeve, por shqetësohet për faktin se zyra e Kryetarit të Shtetit ka vendosur vullnetarisht të heqë dorë nga roli i saj kushtetues duke u bërë pjesë e një pale. Dëshiroj të theksoj se vazhdimisht gjatë tranzicionit kemi pasur refuzime nga parti të ndryshme politike të ftesave dhe nismave të Presidentit, praktikë që për FRD është negative dhe e papranueshme.

Por sot është hera e parë prej vitesh që Presidenti refuzon një parti politike, pra institucioni që duhet të jetë mbi palët dhe të përfaqësojë garantin kushtetues dhe vullnetin e popullit vendos të sillet me një standard të kundërt me këtë funksion dhe pritshmëri.

Së fundi, në emër të FRD shprehim vullnetin e plotë për të tejkaluar pengesa dhe provokime edhe më të mëdha se këto, dhe më 2013 me programin tonë politik, angazhimin dhe ftesën e ndryshimit të Shqipërisë do të mund ta çlirojmë politikën nga pengje të tilla të së kaluarës dhe të rikthejmë dinjitetin për shtetin dhe qytetarët”.

16 komente në “Oketa: Përjashtimi i FRD-së nga Nishani, një sinjal negativ për zgjedhjet”

  1. era says:

    Ose jeni, ose beni sikur jeni akoma ne autobus!
    Do kete parlamenti ndonje tjeter votim ku ju do e jepni voten per “demokracine” dhe jo per saline!!??.

    1. Agroni says:

      SALI SERB QELBESIRA 1992-2013. RIH – REST IN HELL SALI QELBESIRA.
      NE 2013 DO TE KETE LUFTE CIVILE SI NE 1997.

  2. loni says:

    ca thua????eshte e vertete qe eshte sinjal negativ per transparencën e zgjedhjeve???po deri dje pse nuk fole per transparence zgjedhjesh ti oteka bashke me bamirin e pd,,apo hanit buke deri dje kur edi ju kerkonte transparence zgjedhjesh,,tani do korresh ate qe mbodhe z gazment bashke me z topi,,rrini dhe prisni zgjedhjet e 2017 se mbase i prishet menja saliut dhe ju fut ne zgjedhje e 2017,,parti qyrrsash jeni o bamir,,e ndrite ti si president dhe tani kerkon te na behesh edhe parti,,,

    1. luan says:

      Po ti Loni pse nuk fole ne 2008 kur Edi u be shok me Berishen dhe e bene cope Kushtetuten dhe ja futen gjithe sistemit dhe gjithe shqiptareve. Ku ishti ju qe s’dini te beni gje tjeter por vetem te pyesni ku ishe ti apo ku ishte ai? Po tani nga cili shtet europian shkruani me kaq mllef?

    2. xxxx says:

      Loni mjaft mer malok i Sales mjaft mer bastard pse kemi te tille psikopate si puna jote kemi akoma ne krye zagare e langaraqe si Saliu te cilet i voton ti dhe sorollopi jote mer ndyresira

  3. Labi Vlore says:

    Z.Oketa.Vetem ki kujdes.Ne Parlament,se mos ben gabim dhe voton kunder qeverise.Pastaj,c’eshte kjo thenie se na qenka sinjal negativ per zgjedhjet??Saliu dhe PD-ja gjithmone kane bere zgjedhje te lira e te dnershme.Apo jo??Se ti atje me ta ishe deri dje??Ju jeni Lepuj mor zoteri Oketa.U ka bere Maloku i Vicidolit lemsh te gjitheve.Tallet me ju.Me djemte e Tirones dhe te Durresit.Me Bamir Topin dhe Gazmend Oketen&Co.Per zotin,ju nuk jeni burra,ju jeni gra.Mos harrosh mbas kesaj deklarate te kritikosh edhe Ramen per barazpeshim,edhe pse ai s’ka lidhje me kete histori.Ju e keni ndare mendjen.Pavaresisht se ju shkerdhen Saliu para dhe mbrapsht,kurse Rama nuk e ben asgje,perseri ai ka faj njelloj sa Saliu.

    1. Fatja i Mjedisit says:

      E ke thene sakllam.
      FRD = Partia e Nxjerrejs se Kembes nga rrethi. ?

      1. kukull says:

        se kam marre vesh kete parti sesa parlamentare jane dhe ikja e tyre shumicen e kthen ne pakice a cfare???? dhe per ke votojne ne kuvend me sa lexoj keto bejne parti kunder pd-se por jane akoma ne koalicin me to apo gabohem???

        1. Labi Vlore says:

          Thone se jane kunder Saliut,por voten ne Parlament e japin per Saliun.Menjefjale deputeti Oketa i partise se re FRD ne Parlament voton pro qeverise se Sali Berishes.Hec e mere vesh,me ke jane keta??

  4. Fatja i Mjedisit says:

    Po keta sikur flasin me heshtje, c`ne qe e hapen qemerin?

    Po shko mer burr fshihu ne ndonje vrime andej se parti si puna e FRD-se jane 70 ne Shqiperi.
    Nese Bujari qe degjon do takonte cdo palo parti qe krijohet apo qe eshte e rregjistruar ne vatanin tone, do i dilte majaselli.

    Nejse, po Gerta Picari cfare mendon per kete ceshtje? ?

  5. anticensurë says:

    “Në respekt të publikut sqarojmë se FRD është parti parlamentare e krijuar në 30 prill dhe e njohur nga gjykata me vendim të datës 20 qershor 2012. FRD përfaqësohet me dy deputete,”
    o oki,po përse nuk i thua troç miletit se je ti dhe ai doçi tjetër që bëheni dy dhe jepni votën për berishën!ishit ju që dhatë për nishanin vetë!
    o legena,përse nuk flisni si pero shqevi,”jemi kundër sal diktaturës por votojmë dhe e mbajmë në pushtet”!
    o oki,po pirdhi në të!ju jeni apendisiti i berishës!
    përse bëni sikur je indinjuar për këtë lojë që po bëni mes jush???
    mor trap,po me të vërtet kujton se i hanë të gjithë këto lojra???
    “bëj sikur ma fut,që tua u fus unë budallenjve”,kështu ke biseduar me berishën???
    ë oki oketa më i ndershmi i PDsë?
    shkoni mor bëni shurrën?????
    legena!!!

  6. albani says:

    O Gazi po ju jeni fundi kazanit ne rang partishe,PARTIA JOTE NUK ESHTE BALLAFAQUAR AKOMA ME SHQIPTARET DHE NUK KA MARRE ASNJE VOTE NGA POPULLI,TI JE ABUZIV NE ATE PARLAMENT SE JE ATY ME VOTAT E BERISHES PO TE ISHE BURRE JEPJE DOREHEQEN DHE DILJE NGA PARLAMENTI DHE MOS ME KAKARIS ATY ME VOTAT E MIA SE UNE NUK KAM VOTUAR OKETEN POR PARTINE DEMOKRATIKE,DHE MJAF SE NA JENI BERE TI DHE BAMIRI SI ATO GRATE E KEQE.

  7. Ben Chicago says:

    nuk do saliu qe te vini ne takim me nishanin o oketa
    saliu ka dhe firmen e bujarit ne nje trup si ato te vulave

  8. Arbeni says:

    sa keqe qe presidenti i ri po bie ne kete nivel, mjere shqiperia se si po e prete kete 100 vjetor, me kete gjysem president.

  9. fjala e lire says:

    Realiteti.
    sali katundari ka kohe qe jeton me superfrike ne bark, kjo frike e ka bere pa logjike do shikojme ku do arije ai tru i gangrenizuar bashke me analoget qe ka edhe ne PS o kudo qe jane.
    politikanet tane shtrydhi te gjithe s’japin nje shqipo te sakte.
    Tirana i deboi,varosi, qe me dullen shqiptaret e afte,keta qe drejtojne jane fecet e popullit shqiptar,derisa vetem vjedhin.
    saliu inaguron ruge si te ishte gjeometer nderkohe detyrat qe i la Znj.Klinton i hodhi ne grope sapo ajo u largua.

  10. al says:

    topi dhe oketa nuk duhet te ankohen se dhe ata kane dhene kontribut te vyer ne demokracine qe gezojme ne sot.saliu ka te drejte qe i sorollat pasi i kishte veglat e tije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje