Martin Schulz: Pa përmbushjen e kritereve nuk ka anëtarësim në BE

10 Nëntor 2012, 12:55Politika TEMA
Martin Schulz: Pa përmbushjen e kritereve nuk ka anëtarësim

Presidenti i Parlamentit të BE-së, Martin Schulz, në një intervistë për DW thekson: “Përgjegjësia për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit bie në radhë të parë tek vendi kandidat”.

Në BE po diskutohet aktualisht për pezullimin e regjimit të lëvizjes pa viza për disa vende të Ballkanit Perëndimor – Serbinë, Maqedoninë, Bosnje- Hercegovinën dhe Shqipërinë. Në dhjetor mundësia e vendosjes së klauzolës për pezullimin e lirisë së qarkullimit pa viza do të diskutohet në Parlamentin Evropian. Cili është pozicioni i parlamentit?

Me liberalizimin e vizave u vendos njëkohësisht edhe një mekanizëm mbikëqyrjeje, për vlerësimin e zbatimit efektiv të të gjitha masave dhe reformave të marra në kuadër të dialogut për vizat. Komisioni i BE-së paraqiti para pak kohësh një raport të hollësishëm për këtë. Aktualisht Parlamenti i BE-së po diskuton në komisionin përgjegjës mekanizmin për pezullimin e rregullit të lëvizjes pa viza dhe po zhvillon negociata përkatëse me Këshillin e Ministrave. Por nuk mund të flas para kohe për diskutimet që zhvillohen në këto instanca. Ajo që mund të them është se për Parlamentin e BE-së liria e vizave për qytetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimit në kuadër të integrimit evropian është një nga përparësitë më të prekshme dhe një nxitje e qartë për të çuar përpara reformat në fushën e drejtësisë dhe rendit.

Vendet e Ballkanit kanë marrë një sërë masash për të shmangur keqpërdorimin e liberalizimit të vizave. Sipas mendimit tuaj çfarë mund të bëhet më shumë në këtë drejtim?

Në të vërtetë ka ende shumë për të bërë për t’i dhënë fund abuzimeve. Ndër të tjera duhet të intensifikohen përpjekjet për zbulimin e “trafikantëve” si agjenci udhëtimi apo sipërmarrje transporti si dhe kontrollet nga autoritetet kufitare gjatë daljes nga vendi. Por akoma më shumë sukses premtojnë sipas mendimit tim fushatat e informimit dhe sensibilizimit në këto vende për të tërhequr vëmendjen për pasojat e shkeljes së rregullave. Para së gjithash duhet të përmirësohet dukshëm mbështetja për pakicat, veçanërisht për komunitetet rome.

Pak kohë më parë Komisioni i BE-së prezantoi raportin e progresit. Për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Serbinë lajmet ishin të mira. Por perspektiva e anëtarësimit lidhet me kushte të forta. Çfarë intervali kohor konsideroni Ju të mundshëm për anëtarësimin e këtyre vendeve?

Raportet e komisionerit për zgjerimin Füle, ishin pozitive për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Serbinë. Në këtë moment nuk e konsideroj me vend të spekuloj për kohën kur mund të bëhet anëtarësimi. E qartë është se vendet e përmendura kanë perspektivë evropiane. Por e qartë është gjithashtu se për t’u anëtarësuar në BE duhet të përmbushen të gjitha kriteret që janë të njohura dhe të njëjta për të gjithë: kriteret e Kopenhagës, si për shembull rendi demokratik dhe i shtetit ligjor, respektimi i të drejtave humanitare dhe civile, respektimi dhe mbrojtja e pakicave, një ekonomi tregu funksionuese si dhe pranimi e zbatimi i gjithë kuadrit ligjor të BE-së, të ashtuquajturit “acquis communautaire”. Pa përmbushjen e këtyre kritereve nuk mund të ketë anëtarësim. Por Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia janë në rrugë të mirë.

Në BE ka kritika që aspirantët janë shpesh gati të thonë atë çfarë dëshiron të dëgjojë BE-ja. Por kur është fjala për të aplikuar në praktikë vlerat bazë të BE-së si demokracia dhe të drejtat civile, realiteti është një tjetër. Në Shqipëri për shembull nuk janë zbardhur ende në mënyrë përfundimtare rrethanat e vrasjes së katër demonstruese gjatë një proteste në muajin janar. Si mund të garantojë BE-ja që në Shqipëri dhe vendet e tjera aspirante apo tashmë kandidate demokracia dhe shteti ligjor funksionojnë vërtet sipas modelit të BE-së?

Përgjegjësia për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit bie në radhë të parë tek vendi kandidat. Sigurisht BE mbështet në këto vende procesin e reformave. Në Shqipëri fjala është në radhë të parë për forcimin e mëtejshëm të shtetit ligjor, garantimin e aftësisë funksionuese të ekonomisë së tregut, reformat në fushat e drejtësisë dhe administratës publike dhe intensifikimin e luftës kundër korrupsionit, kriminalitetit të organizuar dhe pastrimit të parave. Konstatoj me kënaqësi se është arritur jo pak në zbatimin e reformave, por i bëj megjithatë thirrje të gjithë atyre që janë përgjegjës për këto reforma që të vazhdojnë me vendosmëri në këtë rrugë dhe të kenë guxim për të ecur përpara.

21 komente në “Martin Schulz: Pa përmbushjen e kritereve nuk ka anëtarësim në BE”

  1. loni says:

    ne asnje menyre shqiperia ne europe,,pa vdekjen e malokeve nuk duhet te na pranoni ju evropjanet ne gjirin tuaj,,,nuk dua ti shoh maloket neper france apo gjetke,,ata e kane vendin ne bjeshka,,ata jane kafshe para historike,,kafshe qe duhet te shduken patjeter…poshte kjo rrace muti malokerie,,kur mos te hyjne keta kafshe ne europe..

    1. shqiptar says:

      e di kush fliste keshtu ideologjia enveriste qe i percau ne lufte klasash -po pse europa nuk ka malok apo malsor fshatare sipas teje po keta kane shume edhe asnjehere nuk kam degjuar ti shajne po ti qenke racist joni apo loni -e racist e kane vendin ne burge ma mire nje malok qe nuk nderron identitet kombetare se nje qytetar larush qe nga fryn era ben cdo gje -prandaj keta te huajt thone qe skemi identitet kombetare per cfare,po per keto gjera ,padituria e varferia nuk eshte turpe zotrote por turpi bie mbi ate qe jeton ne tirane si qeveri e individ intelektual qe nuk bejne asgje per ate qe eshte malok apo fati e ka vendosur me qene atje ne male apo ne bjeshke-

      1. Iliri says:

        Shume mire keni arsyetuar z. Shqiptar, por kjo puna e ideologjise “enveriste” apo e gjithckaje qe lidhet me ate kohe, zakonisht shfrytezohet si alibi per te gjitha maskaralleqet e sotme pa dallim feje, krahine apo ideje. Maskaralleku nuk ka flamur partie. Tifozlleku po. Me pak shaka do te thoja se dy alternativa ka. 1. Maskarenj te te gjitha ngjyrave bashkohuni nen nje flamur dhe ruani unitetin! Ose 2. Tifoze te te gjithe flamujve respektoni njeri tjetrin dhe valevitni gjithfare flamujsh, sepse ne fund te lojes, kryemashtruesit zakonisht ju thone: Mos u zini mos u grini se pushteti eshte i imi.

    2. ruzhdi says:

      he Loni shqiptar e katastrof,me kto fjal e ti prej kahit e kie prejardhjen e rrugaq

  2. njeri i ndershem says:

    Ke te drejte o shoko,por cfar t’i bejme ketij hajdutit tone ,na felliqi te gjitheve maskarai.Nuk e di a keni ju maloke ne Belgjike…Edhe une si i interesuar e kuptoj dhe nuk mund e nuk dua te bashkohem ne evrope sepse nuk dua qe te hyj aty duke qene i c’nderuar,i depersonalizuar,i rrahur,i varferuar,i prostituuar nga shteti im “demokratik” e Sali Berisha.Me nje fjale,nuk dua te me martojne me zor mafioze e matrapaze.

  3. Viktor Hoti says:

    Rreziku i rivendosjes se vizave nuk hiqet eleminohet me propagande e me polici te koorruptuar. Une kam GJETUR ZGJIDHJE IDEALE te pakten per shqiperine :

    Te vihet klauzola ne aktet europiane dhe te saksionohet nga ne me ligje sipas te cilit cdo shqiptae per te dale jashte shtetit duhet te dorezoje ne policine kufitare aktin noterial te garancise pasurore me hipotekimin e shtepise me firmen e gjithe bashkepronareve nese atje ku evte kerkon azil ose nuk kthehet ne afatin ligjor. Garancia te shkoje ne favor te shtetit shqiptar ose te shtetit ku u drodh puna .Me kthimin ne afat e pa vicka kjo ipoteke cleftesohet automatikisht. Viktor Hoti

  4. Dean says:

    Se po i plas BACES se nuk na futet ne Evrope.BACA at do.

  5. patricia says:

    Ne kohen e Enverit kishim popullin me te mire e me te edukuar te evropes,me perjashtim te jashtqitjeve te cilet sot po i dheheq Saliu,ashtu sic kujdesohej edhe ne kohen e Enverit.

  6. Treviso says:

    Ato qe kerkon parlamenti europin nuk arrihen. Pershembull, hetimet e 21 Janarit nuk zbardhen se nuk pranon opozita. Korrupsioni i qeveritarve nuk luftohet se e kundershton opozita. Drejtesia nuk funksionon se opozita nuk e lejon qe te zbatohen ligjet. Ne ministrine e Mbrojties behen tregti armesh ne kundershtim me konventat nderkombetare, se i jep urdher Edi Rama ministrit Imami. Toka nuk shkon tek pronari se nuk pranon opozita, Importin e plehrave toksike e ben mafja opozitare. Buqesia eshte paralizuar nga opozita.Hidrocentralet e popullit prodhojne energji, por opozita nuk e lejon korentin te shkoje tek perdorusi.Qarku i Fierit nuk ka qeverisje se Edi Rama nuk pranon kompromis me Berishen, se ligjet nuk i njef partia Socialiste.
    Pse nuk behet nje ballafaqim Berisha Rama para popullit per rezultatet e arritura ne detyrat e lena nga komisjioni i zgjerimit Europin.
    Ti tregohet popullit ku jane veshtirsite qe nuk arrihen te zbatojne detyrat, por luajne lojen e kungulleshave.
    Kur krimineli i shqiptarve thote se jam burri mire, pse se kerkon ai takimin me Edi Ramen para popullit?
    Kur ai te beje kete, atehere para shqiptareve eshte i nderu.
    Smpatizantet e P.D. te mos krenohen me pasurite qe kan vene, se siç i kan vene ashtu do ti ikin, dhe jeta eshte e gjate. Shprehem keshtu, se nuk duhet me menduar sot per sot, por dhe per te ardhmen.

  7. abaz says:

    Baces nuk i pelcet,kjo dihet nga te gjithe me perjashtim te injoranteve dhe antishqiptareve.O.rganet e specializuara e dine qysh nga viti 1974 qe kur koqet e Saliut kontrollohen e shterngohen nga Beogradi. Eshte si nje Jezu i mberthyer ne koqet dhe eshte interesante kenga e dhimbeshme e tij e shoqeruar nga kori Bathoro-Kosovar(pjesa e UDB.

  8. Visar says:

    Pa ikur Berisha nuk ka demokraci ne Shqiperi. U bene 22 vjet qe ky njeri po e shkaterron Shqiperine. Ne vend te ligjeve te demokracise, pas vitit 90 instaloi perseri ligjet e diktatures. Rrembeu pronat e ligjshme dhe solli korrupsionin masiv ne Shqiperi ne te gjithe zyrat, e shkaterroi krejtesisht drejtresine dhe gjykatat. Eshte ai qe e shpetoi Metenn nga burgimi, seopse Meta e furnizon me vota, dhe po te ike Meat, Berisha nuk firon dhe do te dale para drejtesise per krimet e ketyre 22 viteve.
    Kjo eshte Shqiperia sot me Berishen.

  9. ruzhdi says:

    Me ediramen bllokmenin nuk shkohet ne EU.

  10. Dukati says:

    Po more Mongol! Nuk shkohet me Edi Ramën në Europ sepse Edi është disa breza intelektuak qytetar nga gjeneza e babait dhe nënës, ndërsa me Sali Sërbin, shpellar me breza. së bashku me bandën e shpellarëve të veriut, që ju vjen era shurrë dhe otomanizmë shkohet. E mjera Shqipëri në ç,dorë ka rënë.

  11. jugu says:

    Respekte per maloket(malsoret shqiptare).Maloket jane si nje pyll i madh,me drunj te drejte,qe kane mes tyre nje dru te shtrember,nje dru serb,nje antidru,nje gomar qe do ngarkuar me dru,qe do dru.Nuk kane faj maloket per c’do gje.Eshte djallezia e Saliut dhe e Serbise per te bere per vete e per te shfrytezuar malokerine deri ne gjera jashtezakonisht te rezikeshme antishqiptare.Aq sa mund t’i shkoje mbrapa nje italian Prodit,aq duhet t’i shkoje nje malok nga mbrapa Saliut,Edit apo kujtdoqofte.Shendet e gezime ne familjet tuaja maloke,vellezerit e mi te nderuar shqiptare!

  12. 2 MILION EMIGRANTE says:

    KETO QE THOTE PRESIDENTI SCHULZ-Ne i kemi plotesuar edhe rendin demokratik,edhe shtetin ligjor,edhe te drejtat e njeriut(per te vdekur po desh edhe ne moshe te re,ndryshe e vrasim),edhe ekonomine e tregut(qe tek ne quhet liria e tregut te lirise se tregut te lirise)edhe korrupsioni ne popull eshte kufizuar(sepse korrupsioni eshte prone e ilirjaneve ne parlament)edhe pastrim parash populli nuk ben se ka kohe qe ska para ne dore ai tregetine e ben si ne komunitetin primitivMALL-MALL OSE buke-liste.
    I nderuari president i P.E ,po kur tere bota ka nxjere emrat e politikaneve e hajduteve qe kane trasferuar parate jashte perfshi edhe 2059 GREKE si nuk ini ne gjendje ju te botoni emrat e krimit financiar shqipetar.NGA KETU FILLON INTEGRIMI E JO NGA FULET E FYLET.

  13. dulla says:

    Per punen e bllokut te vjeter ben gabim jo vetem Saliu qe eshte i trashe,por edhe ti qe je i zgjuar dhe nga gjykime te tilla vjen ajo gjendje qe kemi sot.Nqs te caktonin me banim atehere ne bllokun e vjeter do te thoshte qe se kishe te gjate.Te gjithe banoret e bllokut te vjeter kane jetuar ne ankth.Ne bllokun e vjeter nuk behej ahengu qe mund te mendosh.Ne bllokun e vjeter rinte varur nje litar i zi qe priste qafa banoresh te tij per te shtrenguar.Ne bllok,jo vetem banoret njerez te tij por edhe macet e kumuriet e fshehura ne bliret jetonin me frike.Per hollesira pyet avokat Ngjelen ose banore te tjere te bllokut te vjeter.Banoret e bllokut te vjeter nuk i kishin shtepite e tyre,dhe atje ku jetonin nuk guxonin te vinin nje gozhde.Keto jane habere nga blloku i vjeter.Nga blloku i ri cfare behet,linja per ju.

    1. en-block says:

      Edhe dicka per te gjithe ata qe bejne sikur nuk e dine. Ne bllokun e vjeter, shqetesimi me i madh nuk mund te vinte nga jashte, por vetem nga brenda. Rasti i Ngjeles deshmon se ai e hengri vetem pasi iu godit i ati. Ke edhe raste te tjere qe merrnin guximin ne ate kohe dhe nuk e pesonin pikerisht se konsideroheshin te tyret. Gjithe puna eshte se dikush e perdori “atvrasjen” per tu lancuar si antikomunist ne politike, dikush tjeter nuk e mohoi identitetin e vet dhe me kete kompleks shikoi punen e tij. Pastaj, a mund te dale nje njeri te deshmoje qofte edhe per nje person qe doli i pasur nga blloku i vjeter? Nese do te flasim per pasardhesit e tyre, ata i gjeni jo vetem ne nje parti. Por edhe aty ku jane, me siguri qe i luftojne si brenda llojit, ashtu edhe jashte llojit. Prandaj, nuk ka arsye te merremi me bllokun e vjeter sepse eshte kapitull i mbyllur dhe askush nuk ka arsye te kete nostalgji per te, perfshire edhe ish banoret e tij. Qe per hir te se vertetes, ne cilendo parti qofshin, nuk radhiten tek skifterat partiake. Shikojini, si majtas, si djathtas. Vetem Ngjela dhe Lubonja bejne perjashti. Ata te tille kane qene edhe dikur. Ceshtje temperamenti.

  14. al says:

    ooooooo ruzhdi nuk ka qene bllok por 2 km larg dhe ska qene komunist ashtu sic i ke qef ti.uroj qe shqiptaret te mos flasin per ndarje por vec per bashkim. degjon oooooooo ruzhdi.

  15. ILIRET says:

    Po SRB-i, nuk ja le detyren e kryetarit te qarkut Fier atij qe e fitoi ne fakt, Vangjel Ndreko, dhe fap hyn Shqiperia ne Europe.
    Ai Europen e jep dhe Fierin nuk e jep. SRB hesapi…

  16. Enver Hoxha says:

    E ke gabim zhulco, qe te gjitha po i perbushim kriteret, me serbine mjalt, ska serbija asnji problem me ne e kemi rregullu minoritetin me hkolla e me flamur, me maqedonsin grur me grekun sheqer e mjalt, do vorreza, po, do me ba festen nshqipni, hajde ska problem, do detin shqiptar, ja ku e ke ste ndalon kurkush, do me na shkedhy nbyth, gati jemi, vec tna pranojn nevrop se marum per icik evrop, bahena dhe ne bythqima se keshtu na do evropa, ska problem, vetem saliun mos na e provokoni se nga inati per mos tna nxjerrin probleme fqinjet dhe na pengojn ne evrop, saliu i jep grekut deri ne shkumbin.

  17. tefta says:

    MartinSchulc larg duart nga deti Shqiperise !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje