Polici- Asllan Patriotit: Pse e shan qeverinë pa argumente?

10 Nëntor 2012, 10:59Politika TEMA
Polici- Asllan Patriotit: Pse e shan qeverinë pa argumente?

“Pse ke bërë thirrje ti që njerëzit mos të dalin nga greva e urisë? Pse e shan qeverinë pa argumente?”, kanë qenë pyetjet që Asllan Patriotit i janë bërë nga një polic pas arrestimit të tij.

Koordinatori i grevës së urisë shpjegon grackën dhe marrëdhënien me shtetasin italian Nicolini, të cilin e kishte ndihmuar ne gjetjen e makinës në këmbim të një marrëveshje ku premtohej se “gjysmën e parave që do të shesë makinën, do e hedhë për shoqatën e të ish-përndjekurve politikë”.

Kështu, atë pasdite italiani e ka takuar dhe i ka dhënë në fillim 100 euro dhe pasdite i ka bashkangjitur dhe 600 të tjera. Por, Patrioti mendon se ky ka qenë kurth, duke shpjeguar se: “Nëse ai ka ikur nga Shqipëria, italiani, dhe nuk përgjigjet, për mua është një kurth. Paratë ia kanë kthyer Nicolini-t. Unë s’jam dakord për arrest shtëpie, jam njeriu i vetëm që punoj në familje. Për një mafioz italian që shiste drogë dhe merrej me pisllëqe dhe këta të prokurorisë marrin për bazë këto fjalë, akuzat janë absurde. Ai duhet të dalë në ballafaqim me mua”, ka pohuar ai.

Ndërsa përsa i përket këstit të dhënë pardje nga qeveria për ish- të përndjekurit, Patrioti shprehet se kjo bëhet për të mbyllur gojët e tyre.

“Po japin këstin e dytë për të na hedhur hi syve. Qeveria mendon se ndoshta mund të na marrë votat, por votat nuk merren në këtë formë”, ka deklaruar Patrioti.

Ai u ka bërë thirrje shokëve të tyre që mos ta shesin votën për një thes miell.

5 komente në “Polici- Asllan Patriotit: Pse e shan qeverinë pa argumente?”

  1. Avokati says:

    Tani le te ngrihen te tjeret qe nuk kane mare demshperblimet se kjo qenka menyra per ti mare dhe jane me shume se 7 persona

  2. Argita_B says:

    A ka ndonje redaktor te Tema pasi ne ça shkruhet me siper nuk mora vesh asgje!!

  3. Valter says:

    Zoti Patrioti eshte shume me i ndershem se te gjith politikanet tane pa perjashtim te majt apo te djathte qofshim http://bit.ly/jAL5ep

  4. e ardhmja says:

    Me kete nivel qe ka policia sot te tilla pyetje do te presesh.

  5. king says:

    Z. Patrioti aqe i ndershem eshte sa qe ka bere burg per perdhunim,ik mor hale perves po ku meriton pare ti,ti meriton te shkosh ne burg dhe te heash sup falas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje