Berisha sulmon mediat: Shqipëria s’është ajo që pasqyroni ju. Shpërndarjen e energjisë e menaxhuam më mirë se CEZ

9 Nëntor 2012, 20:28Politika TEMA
Berisha sulmon mediat: Shqipëria s’është ajo që

Berisha tha se Rama bën aleancë edhe me ata që nuk ia nxë gojë, vetëm për të mundur Berishën. Kryeministri sulmoi masat e kursimit që po merren në Europë për të dalë nga kriza. Berisha foli edhe për çështjen e CEZ dhe bëri thirrje që të paguhen dritat. Kryeministri tha se po zbatohet ligji për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë

Kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë të gjatë alla- Fidel Kastro, për të folur për çështjet e ditës.

Fillimisht sulmoi opozitën, duke thënë se ajo po pengon integrimin e vendit duke mos votuar disa ligje.

Por ra në sy se Berisha sulmoi ashpër edhe mediat, televizionet dhe gazetat, duke thënë se Shqipëria është e zhvilluar dhe ajo që pasqyrojnë mediat nuk është Shqipëria e vërtetë.

Berisha tha se duke u marrë me titujt e kronikës së zezë çdo ditë, mediat nuk dëmtojnë qeverinë, por dëmtojnë veten.

Duke folur për çështjen e largimit të CEZ nga Shqipëria, Berisha tha se nuk është problem menaxhimi i kompanisë nga shteti, pasi ata e kanë menaxhuar më mirë se CEZ atë. Ai tha se gjatë menaxhimit të CEZ janë rritur ndjeshëm humbjet.

Kryeministri Sali Berisha e nisi duke ftuar kryetarin e PS, Edi Rama, për të votuar të enjten ligjet e mbetura pezull.

“Mendja e sytë e mbarë shqiptarëve janë të drejtuar tek salla e parlamentit të enjten që vjen nëse do miratohen këto ligje të vendosura si kushte në mënyrë që rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian të marrë vlerën e plotë. Unë shfrytëzoj rastin edhe njëherë të ftoj zotin Rama të votojë këto tre ligje, që janë përcaktues për qëndrimin përfundimtar të Komisionit Europian ndaj çështjes së statusit të Shqipërisë për vend anëtar,” tha Berisha.

Duke komentuar çështjen e Qarkut të Fierit, Berisha tha se Rama duhet të pranojë votëbesimin, pasi e ka kërkuar një gjë të tillë edhe në komunën e Bubullimës dhe Bashkinë e Divjakës.

“Dua të informoj qytetarët shqiptarë se oferta për të votëbesuar secilin nga të paktën 50 anëtarë që i takojnë kësaj shumice të këshillit të qarkut do ishte zgjidhja më e ndershme politike. Pretendimet se mocioni nuk ekziston si mundësi janë qesharake, janë një mashtrim i mirëfilltë që u bëhet nga eksponentë socialistë,” tha Berisha, duke shtuar se Ramën e kanë kapur ethet e pushtetit.

“Unë jam mjek dhe e di se kjo është problematike,” tha Berisha.

Duke komentuar pyetjen se cili do jetë profili i kryeprokurorit të ri, Berisha tha: “Grupi parlamentar ka bindjen se presidenti do të zgjedhë një personalitet me integritet, me eksperiencë dhe natyrisht të fushës së pushtetit gjyqësor. Të ishte për mua, unë do të kisha bërë zgjedhjet e mia, por unë jam kryeministër, nuk më përket mua ajo”.

Kryeministri foli edhe për ekonominë, duke sulmuar masat e kursimit në Europë. Ai tha se këto masa të kursimit i kanë futur këto vende në rreth vicioz.

“Kjo praktikë e osteritetit në gjithë këto vende që po aplikohet, jo vetëm që nuk po ndihmon të dilet nga recesioni, por po thellon më tej recesionin sepse sa më shumë të presësh shpenzimet, aq më tepër cenon ndikimin e komponentit publik në rritjen ekonomike. Në qoftë se rritja dëmtohet, dëmtohet ekonomia në tërësi. Pra, krijon një rreth vicioz,” tha Berisha.

Kryeministri shtoi se rritja ekonomike në vend do jetë pak a shumë sa parashikimi i qeverisë, duke thënë se parashikimet ndërkombëtarët nuk kanë dalë asnjëherë.

Më pas Berisha komentoi marrëdhëniet me CEZ-in, duke thënë se shteti e ka menaxhuar më mirë shpërndarjen e energjisë se kompania çeke.

“Marrëdhënia me këtë sipërmarrje është kryekëput transparente. Në rastin e CEZ, marrëdhënia është transparente. Analizat nuk janë vetëm të palës shqiptare dhe të CEZ-it, por janë tashmë edhe të institucioneve ndërkombëtare. Gjithçka zhvillohet e do zhvillohet në përputhje me ligjet e vendit. Ka apo nuk ka kapacitet qeveria shqiptare për administrimin e shpërndarjes së energjisë elektrike, unë gjykoj se, dhe kjo është me tregues, ato kanë qenë më mirë se ç’janë sot. Humbjet sot janë më të mëdha, kjo jo se CEZ nuk ka bërë përpjekje për t’i menaxhuar, por faktikisht humbjet janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Sa i përket borxhit të sipërmarrjeve publike, ato janë llogari transparente,” tha Berisha, duke shtuar se energjia duhet të paguhet patjetër.

Berisha më pas nisi një sulm kundër mediave, duke thënë se nuk pasqyrojnë Shqipërinë siç është.

“Zgjedhjet në SHBA i fitoi ai që kishte realizuar çdo javë, çdo muaj ndryshimin. Edhe Romni u tha se ndryshimi i vërtetë jam unë, por mes fjalës dhe veprës, qytetarët besuan veprën,” tha Berisha.

“Ka një Shqipëri që nuk e shihni, një Shqipëri që është jashtë ekraneve tuaja, një Shqipëri ku punojnë dhjetëra mijëra vetë”.

“Ndjej një keqardhje shumë të thellë kur seria e tërë gazetave, gazeta serioze me redaktorë e kryeredaktorë seriozë hapen me germa kapitale me kronikën e zezë. Kjo është një sëmundje. Nëse mendojnë se dëmtohet qeveria me këtë, absolutisht jo. Kështu dëmtohet shtypi. Njëra është Shqipëria e titujve të kronikës së zezë dhe tjetër është Shqipëria e zhvillimit. Kjo nuk do të thotë se nuk lexoj gazetat,” tha kryeministri.

Berisha përsëriti se ai bën aleanca shumë të gjera.

“Historikisht PD është paraqitur në zgjedhje me aleancat më të gjera. Ky koalicion katërvjeçar ka realizuar ndryshimet më të mëdha se çdo mandat në historinë e këtij vendi. Në të gjitha rrafshet,” tha Berisha.

“Zoti Rama dhe PS në mënyrën më të paprecedent, aleancë edhe me ata që nuk ma nxjerr goja tani, vetëm për të mundur Berishën. Vetëm në këtë mënyrë Berisha nuk mundet.

Ky njeri, i dënuar për të mos qenë lider në çështje kryesore, është një mjeshtër i detajit. Me detaje përfundon deri në naivitet fëminor, qesharak. Ka kaq muaj që fton LSI-në ik nga qeveria dhe hajde tek unë. Shkon në atë shkallë sa i thotë partisë që qeverisë lerë atë e hajde tek unë. Është si i mbyturi që kapet pas fijes së barit. Tani thotë njëra pjesë e qeverisë më pëlqen, tjetra s’më pëlqen,” tha Berisha.

“E rëndësishme është që me 28 do të jemi të dy në Vlorë të nderojmë Ismail Qemalin dhe etërit e pavarësisë,” vijoi kryeministri.

“Dëgjoja sot që kishte deklaruar se nuk merr pjesë ne funeralin e mbretit, edhe pse gjyshi i tij ishte i lidhur me familjen mbretërore. Problemi i tij është se ka gjyshin tjetër nga Koleka dhe këtë tjetrin, këtij i rroftë biblioteka. Thotë se ka pasur gjyshi bibliotekë, ndaj jam mik i librit. Gjyshi im ka pasur armë, por kjo nuk më pengoi të bëhem mik i librit”.

Berisha ka komentuar edhe çështjen e dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë.

“Dëmshpërblimin do e marrë çdo i përndjekur politik. Vonesa e shkurtër nuk ka pasur asnjë lidhje me mungesën e fondeve, problem i vetëm ka qenë një amendim i ligjit, i cili përcaktoi si detyrim dhënien me përparësi të këstit të dytë personave me moshë mbi 65 vjeç. Pra, ligji ka qenë në zbatim,” tha Berisha.

Kryeministri tha se në qershor PD do të realizojë një fitore të thellë.

31 komente në “Berisha sulmon mediat: Shqipëria s’është ajo që pasqyroni ju. Shpërndarjen e energjisë e menaxhuam më mirë se CEZ”

  1. Sokol Duri says:

    Po ti 90% te mediave i ke blere mor “1 Prilli”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

    1. Vlora says:

      humbje kohe te meresh me kete skizofren.

  2. tak fak says:

    Sulmoji Sale…sa me fort, se ato do te ta bejne varrin, duke u bazuar vetem ne “bemat” e tua.

    1. armand says:

      Pse s’shkoi ne Kukes te mbante nje fjalim dhe te rendiste “fitoret” e qeverise?

  3. Lex Rex says:

    Tani po e shoh, qesh kot duke marre neper goje gjysherit e Edi Rames

  4. Tepelena. says:

    Mirë mo,zoti kryeministër…Qeveria e bën më mirë punën e energjise se CEZ-i,sepse ndonjëherë edhe dritat duhen çuar në mënyrë selektive tek qytetarët…(nuk është fjala thjesht në ata që e paguajne dhe të kundërtit…..Po me gjithë shpenzimet që ka bërë kjo compani….që kur e shikon keq punën…ngre plaçkat e ikën….Ka ndonjë detyrim ndaj shtetit,apo jo,kjo compani…?!

    1. I merguar says:

      Ka te drejte Z.Berisha. Ngritjen e ekonomise shqipetare ai e shikon ne depozitat e tija personale, dhe te gjithe atyre qe e degjojne dhe e duartrokasin ne parlament.Munden te bejne ndryshe? Media genjen, ku marren vesh gazetaret se c’behet ne bote.
      Po pse ore gazetare nuk e pyesni cfare te vini ne kopertina dhe faqet e para? Ai do u bej te pasur si gjithe shqipetaret. E shikoni sa i pasur eshte shteti i kryeministrit tone? Pa le kur flet per qeverisje. Krahasimet behen Berisha-Rama, thua se Shqiperia eshte cifliku i atyre te dyve. Zoti qofte i meshirueshem per te dy keta te pacipe, qe nuk lane dallaver pa bere te behen te pasur.Dhembja e renies varet nga lartesia qe rrezohesh.Ky eshte urimi qe u bej, te rroni dhe ta shijoni.

  5. pronari says:

    Ky njerim mizantrop e mashtrues me prejardhje fshatari dhe i pagdhendur e ka bere lesh kete vend.Vetem ne nje gje ka sukses ky mashtrues,vetem ne pasurimin e shpejt te familjes tij dhe cubave qe i rrine pas prapanikes qe kane frike te bejne nje pordhe pa lejen e tij.Mallkuar qofte ajo bushter qe ka pjelle kete lloj bagetie.

  6. polici i penduar says:

    do te doja ti kerkoja kryeministrit tone nje gje meqense ja hedh fajin te tjereve kur ska cthote me …. do te doja ti kerkoja atij qe te lere qofte per nje jave veten e te qenit kryeminister dhe te behet njhere ne rolin e nje qytetari buxhetor dhe do te doja te shikoja a do kishte me guxhim ai te flishte perseri keshtu sic flet…

  7. br8s says:

    Ti haje mutin Fidel Kastros!!!

    1. Shkodra e jozefines says:

      Nuk behen keto krahasime Berisha Kastro http://bit.ly/jAL5ep

  8. Ivani i madh says:

    Mire e ke o plere se parate e dritave tende qe jane zero i paguajme ne qe vime nje muaj ne vit ne SHqiperi nga emigracioni qe te zencin gryken e mos te gjecim kur te vime mot nga emigracioni,fytyre e yryer e kombit dhe e popullit tone.

  9. krosi says:

    mediat te sulmojne ty mor sal antikombetari jo Shqiperine te cilen e duan shume, para se te konsiderojne PD tende te kalbur e te mbushir me spiune e hajdute !!! Ti nuk e do Atdheun tend ku te ka lindur Sheqerja me Ramen – te ishin gjalle ata do te benin LANET per jete.

  10. fatmiri says:

    Nuk e kuptoni ju te trashe, Saliu eshte edhe shum i hapur nigjojeni ju, po punohet po ju me te vertete se dini po pyjet qe priten .ato priten naten i shihni ju po lazaratasit ato punojn naten po parat korrupsioni ata ndahen fshehurazi i shihni gje ju po ato qe i vrau qeveria i pat ju jjjjoooo ata vran njeri tjetrin.SHqiptar kur te thote Saliu qe po bie bore e bardhe thuaj Sali qe te besoj prit ta shoh a eshte me te vertet e bardhe, kaq duhet ti besosh saliut

  11. Stef Staku says:

    ANALIZE : Per njerez pa mend dhe agresive ne Shkoder perdoret kjo fraze : ” Lere mos e luj, ai per nje plesht djeg jarganin ! ”
    Ky eshte Sali Berisha dhe keshtu ka qene gjithmone. BE e di fare mire kete gje dhe perkete arsy per ta mesuar se si te sidhet kane sjedhe ne Shqiperi org. e OSBE, e cila e ka plotsuar detyrat e veta me se miri. Por OSBE nuk e di me saktesi se kush eshte x apo y ne Shqiperi e keshtu qe njerez te shtypur nga diktatura e Sali Berishes shpesh jane persona krejt te panjohur per OSBE ose kane informacione krejtesisht te deformuara edhe nga SHISH i Vishes !!!
    OSBE dhe Amb. I BE z. Sekui nuk e kishin as minimumin e idese se cdo te thote te perballesh me kokfortesine e njerezve qe kane kaluar Spacin !!! Dhe nuk arriten ta zgjidhnin nje situate krejt normale per tu zgjidhur ….
    OSBE dhe Miku i Im Etore Sekui nuk e ka as minimumin e idese se kush jemi ne qe shkruajme komente te pafundme e cfare kemi kaluar ne ne dy diktatura !!!
    Ne u beme armiq edhe me Europen thjesht nga qe ajo na mori neper kembe duke i zene bese shpifjeve e mashtrimeve te krim Berishes !!!
    Puna vertete titanike e Gazetes Tema e natyrisht edhe e mediave te tjera ju dha mundesi per tu shprehur e per ta treguar te verteten ashtu siq eshte nje kategorie njerezish te cilet u moren e vazhdojne te mirren neper kembe thjesht nga budallalleku i nje krimineli psikopat qe quhet krimBerisha !!!
    Perketo te verteta te shkruara si dhe shpesh per trimerine qe ne demostrojme duke shkruar me emer e mbiemer po sjedh dhe ndryshimin e madh !!!
    BE nuk ka asnje leverdi tembyllet ne kullen e fildishte me nje person si puna e krim Berishes. Shpresojme qe braktisja e BE te jete sa me e shpejte !!!
    Kjo eshte arsyeja se pse krim Berisha po e risulmon median !!!

  12. ? says:

    hik tek soji yt o pler serbe,ke qen e je sali eskremeent serbi,qen bir qeni 700 breza…boll te degjuam ty bashke me ate opozit muti qe kemi.

  13. davidi says:

    Per cilat media e keni fjalen shoku sali,per TVklanin dhe ate binjakun tjeter ABC,gazetan koha jone ,55,nese e ke per keto jam plotesisht dakort se vetem ato nuk japin rrealitetin e ketij vendi, ato kane ngelur vetem ne oborrin e kryeministrise dhe japin vetem fjalimet tuaja per suksese, ne inagurime kopshtesh dhe cerdhash, ,gjejne ndonje lajme negativ neper bashkite dhe komunat qe jane te majta ,akuzojne vetem opoziten se nuk e do integrimin, e shume perralla te tjera qe as ata qe i krijojne nuk i besojne.

  14. Ndoshta Rama do beje aleance me te gjithe sepse ka nje qellim:largimin tend dhe te klanit tuaj nga shkaterrimi i vendit,por nuk besoj se do te beje aleance me te poshter e me te flliqt se ti,ti bere aleance me meten edhe pse vetem nje vit me pare i kerkoj Rames qe ta perkrah per te rrezuar ty dhe jozefinen dhe ate duke kerkuar grushteshtet,ti bere aleance edhe me fazlliqin e me greket dhe aleanca e Rames me te tjeret per ty eshte qesharake,edhe pse eshte paksa por sdo te jete me e poshter dhe me e flliqt sesa e jotja,te pakten fazlliqi e janullatoset nuk do i shofim ne Tirane.

  15. Heron says:

    Hap ndonjehere RDnë dhe me vjen te qesh me propaganden qe bejne , njesoj siç qe ZPja nga vitet 89-90! Shqiperia eshte ajo qe pasqyrohet ne Gazeten Tema e se luan topi dhe kete e them me bindje sepse kam bisediar me shume njerez qe jane te djathte dhe thone te njejten gje! Ps meqe saliu e loxoja kete gazete kam nje kerkese ; a vjen e me puth nje here ne prapanice o Sali Rrumpalla!

  16. alban4eva says:

    ehh mor Saleh kurva, po te vjen fundi,, e ndjen edhe vete ti qe po te vjen fundi.. Saleh pedofili, Saleh shpella…

  17. u says:

    Ha..ha..ha cna bere per te qeshur,more kryeministri yne. Vetem ajogoja jote nxe cdo gje dhe nuk eshte e vertete se nuk ta nxe goja per te share ,sepse per te share je kampion bote
    Eh, mor kryeministri yne ! Tani qe dogje dhe vdiqe Lirak Bejkon ,po mundohesh te mbilosh m .. me sh… ,sepse fajin na e paska patur nje amendament te ligjit. O kokrra e mashtruesit,ta tha mire RUCI,po kete nuk ua thoshje dote te perndjekurve,po i shave edhe me fjalet me te ndyra? E thua se nuk mi nxe goja.!C’do te thote ajo papagallja jote
    Silvi,tani qe ua dhe parate?
    Mire Rama ,qe paska patur lidhje me mbretin,sipas teje, sepse gjyshi i tij paskerka qene shofer i mbretit,po ty cfare te lidh me mbretin,apo hadutria?Nuk ka gje me banale se te mburresh ,pasi paske qene mik i librit.Miq te librit ishin po thuaj te gjithe te rinjte e te rejat ne ate kohe sepse lexonin libra e nuk drogoheshin.Vetem disa miq te librit u droguan nga doktrina komuniste. Edhe gazeta 55 -se ginjen?
    Okryeministri yne! Mos valle zhvillimin ekonomik e mat me familjen tende?

  18. Treviso says:

    Zoti kryeminister, e zeme se te gjithe punet shkojne vaj por du te ndalem tek CeZ.
    Nuk e di se sa vjet ka CEZ qe vepron ne Shqiperi, por dua te di se çfar eshte ajo shuma mbi vleren e byletes se konsumimit te uit te pijshem dhe shuma mbi konsumimin e korentit. Kam biseduar ne drejtorite perkace qe te me priten uji dhe dritat sipas numrit te kontatorit qe disponoj.Me lajmerojne te afermit qe ke per te paguar bileta uji e drita rreth 6-7 miljon lek te vjetra. Me shpjegojne se keto bileta jane per mirbajtien e linjes se ujit dhe linjat percjellse te korentit.Behet fjaleper 8-9 vjet per te paguajtur.
    Zoti kryeminister,femijet tuaj kur shkojne me ble qumesht ne dyqan paguajne parat e qumshtit + paguajne edhe per barin qe hajne lopet per te dhane qumeshtin.
    Jam ne pritje te nje pergjigje nga ju si kryeminister se CEZ paska punuar mire sipas jush.

  19. ????? says:

    Vetem dicka me pelqeu nga Berisha kur i thot Rames: Kerkon Ilir Meten per te me mundur mua, do q.. robet Rames qe kerkon Meten, ska faj sala ketu.

  20. kameniku says:

    ti o sal fishkaraqi ske cip ne faqe .me te vertet tani e besova qe sje malok,po je nje derr derri serb .
    me ca sy e faqe do shkosh ne vlor ti qe gjer dje doje te nderroje diten e festes
    ki mendjen mor i zi se mos te fusin ndonje presh labushet .se flamurin nuk ta japin ta ngresh ti ore derr derri

  21. plaku says:

    Ky njeri e ka kthyer genjeshtren ne sistem. Ngeli duke sulmuar Edin personalisht. Presidenti i madh amerikan, demokrati Ruzvelt, qe ka qene president nga viti 1932 deri kur vdiq ne vitin 1945 ka thene :

    “Great minds discuss ideas, average minds discuss events, small minds discuss people. (Eleanor Roosevelt)”

    qe do te thote : Mendjet e medha diskutojne idete, mendjet e mesme diskutojne ngjarjet, mendjet e vogla ( si e Sales ) diskutojne per njerez.

    Pra, sikur ta kete thene kete, posacerisht per Sale genjeshtarin qe, mendon akoma se, populli yne e ha sapunin per djathe.
    Na terboi me genjeshtrat dhe budallalliqet qe thote. Si nuk ka turp dhe si nuk lodhet ky hajdut me çizme.

  22. Sum Gruda says:

    Mjafte u bisedue me nje psikopat ai nuk ndreqet , manjaket e Sales jane per arsye ekonomike dhe per korrupcion per tu pasurue.
    Per tu marrur vesh me CEZ, duhet me u marre vesht direkt me CEZ per nderprerjen e “ENERGJISE” nuk dihet se cka ju premton Berisha e Jozi nuk e hape gojen per Energjine por shane deputet ne cdo raste qe i vjene “e pa turp”
    Duhet nje mbledhje e mergjentee gjithe opozites dhe te ftohen dhe Troika dhe CEZ eshte nje kompani financiarisht e fuqishme .

  23. HERALD SQ. says:

    Une kam nje propozim. Sali Berisha te beje nje kontrate me te gjithe Shqipetaret. Kushdo Shqiptar qe jeton ne Shqiperi, pavaresisht moshes, ti jape Saliut 2 leke te vjetra ne muaj dhe ne kembim ai te mos kete lidhje me politiken sa te jete gjalle. Gjithashtu edhe nje perjashtim nga taksat. Them qe eshte goxha me leverdi si pazar.

  24. Sal Maloku says:

    Fidel Kastro ka mbaruar per Jurist dhe vinte nga nje familje e pasur , edhe i jati jurist e i gjyshi gjithashtu dhe pasanike sa s’behet.A shihni gje nga familja e Sal Vucidolit kete prejardhje.

  25. lili says:

    Eh,eh,tash hallet e pasurise se tij i ka berisha! evropa thote duhet shkurtue shpenzimet! edhe ky mendon shpenzimet i bej une,pse me mi shkurtu evropa shpenzimet e mia? Me me sjell recession ne te ardhurat e mia, kur jo,ta thane une kur jo!!une vendosi per ekonomine shqiptare edhe boterore!

  26. sala i vicidollit says:

    “Shpërndarjen e energjisë e menaxhuam më mirë se CEZ”
    po si jo!humbjet i derguam per shitje tek EFTi i mikut te shtepise ,fazliçi eh,edhe tash va fakturojme kuksianeve! e manaxhuam aq mire sa as dreqi nuk di sa kemi prodhuar sa kemi arxhuar e sa kemi shit ,nen dore… krejt qellimi ishte te organizohen” humbjet e medhaja” qe shkojne tek sekseri i famijes tone fazliç qe familja jone te fitonte sa ma shume !

  27. lali says:

    Be ri sha sulmon mediat:Ky njeri me bisht mashtrues me prejardhje bujku i pagdhendur e ka bere lesh e li kete vend.Vetem ne nje gje ka sukses ky ,vetem ne pasurimin e familjes tij dhe ata qe i rrine pas prapanices qe kane frike te bejne nje pordhe pa lejen e tij….Mallkuar qofte ajo bushter qe ka pjelle kete lloj kafshe….Suksesi i qeveris tij jan vdekjet e pa numurta te SHqiptareve qe helmohen çdo dit nga pa aftesia e shoqeris SHqiptare per te rezuar kete njeri parahistorik …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje