Është vetëm dita e parë nga shtatë të Kongresit të Partisë Komuniste të Kinës, e megjithatë ky delegat që tani po përpiqet që të qëndrojë zgjuar.
Ai është kapur në kamera ndërsa presidenti në largim, Hu Jintao po mbante një fjalim prej 100 minutash, për të hapur aktivitetin, që shënon tranzicionin e lidershipit dhe që ndodh njëherë në një dekadë.
Ky është kongresi i 18-të dhe është organizuar në Sallën e Madhe të Popullit.
Dhe në fakt fjalimi i liderit në largim nuk ka qenë i mërzitshëm, pasi ai paralajmëroi se korrupsioni galopant në Partinë komuniste rrezikon të rrëzojë regjimin.
“Nëse nuk e trajtojmë këtë çështje mirë, mund të jetë fatale për partinë e madje edhe të shkaktojë rënien e saj dhe të shtetit,” tha Hu.
Ai shtoi se zyrtarët e lartë duhet të forcojnë mbikëqyrjen mbi familjet dhe stafin e tyre. Ai tha se zyrtarët nuk duhet të kërkojnë kurrë privilegje.
Paralajmërimet e tij vijnë pasi media perëndimore ka zbuluar se kryeministri në largim, Wen Jiabao ka një pasuri të fshehur prej 2.7 miliard dollarë.
Pa përmendur këtu edhe skandalin e një zyrtari të lartë si Bo Xilai, që është përjashtuar nga partia pasi tentoi të fshehë krimin e gruas së tij, që vrau partnerin në biznes, një britanik të quajtur Neil Heywood.
Masat e sigurisë për kongresin janë të jashtëzakonshme. Aty marrin pjesë 2.268 delegatë nga 82 milion anëtarë të Partisë Komuniste.
mos fli raimond,,,,,,,,,,,,,,
Nuk fle Kina…
Ore keta te Partis komuniste te Kines jane ne vete,ku shkojne kete me 82 milion antare,kur vetem Sali Berisha ka mbj 100 milion mbeshtetes.Turp per Kinen me kaq pak antar.
Desha tju kujtoj se, Kina eshte kredidhenesi me i madh i Amerikes. Kina ka blere me shume se 400 miljard dollare bono thesari amerikane.
Ka nje zhvillim ekonomik prej mesatarisht 8 % ne vit, ne nje kohe kur Amerika dhe pjesa me e madhe e Eurozone ( pervec Gjermanise ) jane ne recesjon.
Problem kane sepse ata kane nje kapitalizem shteteror dhe kane probleme te medha me demokracine, te drejtat e njeriut, mbrojtjen e ambjentit, ndryshim kolosal midis te pasurve te rinj dhe te varferve.
Prandaj jane shume konkurues ne tregun boteror sepse atje faktori SOCJAl eshte katastrofal.
Kinezet kane nje problem te madh sepse atje egziston nje kontradikte e madhe midis ideologjise komuniste dhe tregut te lire kapitalist.Kuptohet se rrijta e shtreses se meseme do te krijoje tensione politike sepse kjo shtrese e mesme do te kerkoje reforma per nje shtet me te dobet dhe treg me te lire dhe me te fuqishem.
Eshte e kjarte se, jeta e qytetareve kineze eshte permiresuar shume m.gj.problemet e medha qe kane.
Ne kete kongres ata do te heqin ligjin sipas te cilit cdo familje duhet te kishte vetem nje femije. Ne fakt po bejne mire sepse ne te ardhmen ( faktori demografik ) popullsia e Kines do plakej dhe do kishte probleme te medha socjale.
Kam mendimin se udheheqesit e Kines nuk jane budallenj. Ata me qellim e kane te nenvleftesuar monedhen e tyre me qellim qe cmimet e tyre te jene te lira, pra te jene konkurent dhe te eksportojne sa me shume.
Sipas studimeve te ndryshme Kina ne vitin 2050 do behet superfuqia me e madhe ekonomike ( jo ushtarake ) ne bote.
Per vendet perendimore zhvillimi i Kines shifet shume mire sepse TREGU KINEZ eshte nje treg gjigand per vendet perendimore.
Europa shef e shqetesuar zhvillimin kolosal ekonomik te Indise, Kines, Brazilit, Afrikes se jugut dhe Turqise. Po ndryshon shume harta strategjike ekonomike dhe roli i Europes po bie shume. Tani Europa ka vetem 7% te popullsise boterore dhe prodhon reth 20% te prodhimit bruto boteror. Problem do jete ne se Europa plake do jete ne gjendje te ruaje kete nivel te larte jetese dhe kete sistem te shtrenjte social.Globalizimi, cdukja e kufijve tregetare dhe financjare eshte nje shans per keto vende ( Kine, Indi, Brazil etj.)dhe nje sfide kolosale per Europen dhe Ameriken. Une personalisht kam frike se ndoshta do kemi luftera per burimet energjitike dhe ujin.
Plaku,ke plotesisht te drejte.Globalizacioni dhe faktori social(shfrytezimi kafsheror i krahut te punes) jane dy shtyllat e fuqishme te ekonomise kineze.Sa do te vazhdoje?Per nje gje jemi te bindur:asgje s’eshte absolute,çdo gje eshte relative.
armand,
Ke te drejte,mik.
Pershendetje.
Mao ceduni e ndertoi Kinen,dhe ato i mbajn fotot e tij me respekt,Dhe Enveri e ndertoi Shqiperin ashtu si Kina,pamvaresisht se ka 25 vite qe vetem e vjedhin,e shkaterroin,i shesin te gjitha,jane ber biljoner dhe prap e shajn dhe kush ato qe i lepinin bythen per shum vite sa Enveri ishte gjall.
shko ke varri dhe qaj,,,,askush nuk te thote gje
Kurse kur shkon ke vari i mao ce dunit te kapin dhe te arrestojne!Se qenkerke i lire te qash ne varrin e kujtedo nenkupton demokracine per ty? Pse ti shikon vetem miliardere ne kine dhe nuk shikone varferine apsolute ne shtresat e varfera, a nuk i pe kushtet e mrekullueshme ne te cilat jetonin studentet ne kine apo shef vetem gradacelat dhe anijet berthamore.Kur qenkerka kaq mire ne kine pse nuk shkone te jetosh dhe ti o J. Apo te pelqene demokracia ne shqiperi. Trapa qe e shisni veten per nje pjate pilaf.
Goni,
Me fal te lutem por shkrimtari gjerman Bertold Breht ka thene se ne fillim vjen barku dhe pastaj morali. Mendoj se Brehti ka te drejte. Vime vetem nje here ne kete bote.