Në rrethet ku PD ka humbur në zgjedhjet lokale nisin zgjedhjet për krerët e kësaj partie. Ata nuk lejohen të zgjidhen për më shumë se dy mandate. Vetë kryeministri nuk njeh kufi e madje as nuk mbajti përgjegjësi për disfatën në zgjedhjet lokale në gjitha bashkitë kryesore
Zgjedhjet në PD kanë nxjerrë në ‘skarco’ kryetarët e rretheve, që rezultuan të humbura në zgjedhjet lokale të 8 majit 2011.
Saranda, Tepelena, Laçi, Devolli, Librazhdi, Mirdita, Kavaja, Gramshi janë përfshirë në një proces të brendshëm zgjedhjesh nga PD.
Në udhëzim thuhet:
“-Të bëhen zgjedhje në seksione, grupseksione, degët e PD-së.
-Kriteret që duhet të përdoren duhet të jenë kandidatura me integritet moral dhe profesional, me arsim të lartë dhe të kenë qenë anëtar partie.
-Pas dy mandatesh nuk mund të rizgjidhesh.
-Në seksionet që ka pasur rezultate të dobëta ose humbje duhet të zhvillohet procesi i ripërtëritjes së strukturave të degës.
-Zgjedhjet duhet të mbyllen brenda datës 25 nëntor”.
Gjovalin Prenda, kreu i PD-së së Mirditës ka deklaruar për GSH se nuk do të rikandidojë pasi ka konsumuar dy mandate.
“Zgjedhjet këtë herë janë absolutisht jashtë radhës, por bëhen për faktin se ne jemi degë humbëse, ose kemi pasur rezultate të dobëta në zgjedhjet e fundit lokale”, pohon Prenda.
Ndërsa kryetari i PD-së së Kavajës ka pohuar se zgjedhjet në këtë degë po shoqërohen edhe më një analizë pune për të pasur rezultat sa më pozitiv në zgjedhjet që vijnë.
“Pas humbjes së bashkisë gjykoj se janë të domosdoshme këto zgjedhje, pavarësisht se ato të komunave janë më të konsoliduara pasi në to ka fituar PD-ja”, pohon Hysen Arkaxhiu, i cili deklaron se nuk kandidon se ka konsumuar dy mandate.
Ndërsa kryetari i PD-së së Librazhdit, Aranit Leka, pohon se në këto zgjedhje nuk ka asgjë të jashtëzakonshme dhe pohon se do të rikandidojë sërish pasi është zgjedhur nga baza.
O ZOMBIIIII………………………………………………! po ku zgjidhni ju more. ju vetem emeroni komisare nga tropoja.
A do reformoje Doktori tan Partine a? Jalla nai vend per Lymin, po veqse n’tirone pranoj un.
ke than Flamur i ke than te tana
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-outsider-fn.html
Mos harroni Fred Muratin ne Fier, se ka merita te medha ne PD. Ka sukses ne privatizimin e Albpetrol-it dhe dhe ne mbarevajtjen e qarkut
TURP CFARE THONE KETA ZGJEDHJE NE PD PER KRYETARE PARTIE NE ZONAT QE PD NUK KA FITUAR TURP CFARE ZGJEDHJESH JANE ATO QE BEHEN NEPER FERRA DUKE MBLEDHUR NJEREZIT NATEN DHE BEJNE LLOJ LLOJ PAZARESH . SI KA MUNDESI TE BEHEN ZGJEDHJET NE NJE BASHKI DHE TE MOS E DIJE ELEKTORATI QE SOT DO TE BEHEN ZGJEDHJET PER KRYETARIN E PD NE ZONEN TURP GJITHCKA MUND TE JETE PO ZGJEDHJE JO PASTAJ MOS PYET PER PERSONIN E ZGJEDHUR NGA NJE HAJDUT SPIUN KOMUNIST DEL NJE SHIKS HAJDUT IMORAL DHE ASNJEHERE SKA QENE ME PD PO NE KETE VALLE JANE EDHE DEPUTET QE JANE KREU I HAJNISE PRANDAJ MOS U MASHTRO ME KETA O ZOTI KRYETAR I PD Z SALI BERISHA DHE PERVOJA ME E MIRE ESHTE NE RROGOZHINE HAJDE VEREFIKOJ SI U BENE ZGJEDHJET NE KETE BASHKI DHE KUSH IKU DHE KUSH ERDHI O ZOTI SALI
Po pse ndershimet e kryetarve te partise nuk miratohen nga Byroja Politike e PPSH sot PS dhe shoku RAma.
Kjo eshte tratheti burra ti arrestijme keta te Pd me Berishen te pari se ashtu shoku Rame bahet i pari i ketije kalaballeku
O Tema botojeni statutin e Partise Punes ta kuptojne shkeljen keta te Pd
PD ne Fier ka humbje 20 vjecare. Megjithate, per Ferdinand Muratin, nuk vepron kushti, vetem dy mandate. Si pronar i Albpetrolit, ai ka te drejte te vete emerohet.
Po per c’mut zgjedhje flisni? Na dhat lajm. Paska zgjedhje ne PD…!?