Si dështoi një ‘histori suksesi’. Qindra- mijëra njerëz janë në protestë për ndërprerjet e energjisë, ndërkohë që energjia po futet në një rreth vicioz krize
Kompania çeke CEZ do të braktisë Shqipërinë. Kështu shkruan e përditshmja çeke Prague Post, duke përforcuar zërat në shtim për largimin e kësaj kompanie.
“Pas takimeve të krizës me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, kompania më me fitim e Republikës Çeke, deklaroi se do të vendosë në fund të vitit nëse do të shesë CEZ Shpërndarje, që rezultoi një dështim,” shkruan Prague Post.
CEZ e bleu operatorin e shpërndarjes së energjisë në Shqipëri në vitin 2009 për 102 milion euro.
Por shumë shpejt nisi një konflikt, pasi kompania nuk u lejua që të rrisë çmimin e energjisë elektrike. Kompania më pas mori edhe një gjobë të majme.
“Në Shqipëri ka dy probleme kryesore: niveli i vjedhjeve të energjisë nga rrjeti dhe mungesa e besueshmërisë së klientëve,” tha Tomash Pleskaç nga bordi i CEZ.
Sipas Prague Post, CEZ ka asete të rëndësishme në tetë vende dhe është aktive në 16 vende në total, por Shqipëria është i vetmi treg ku CEZ nuk ka mundur të arrijë fitime nga investimet.
Por CEZ është ankuar se Banka Botërore nuk u ka mundësuar atyre marrjen e një kredie prej 60 milion euro.
Një nga zyrtaret e BB pati deklaruar disa ditë më parë se janë të zhgënjyer nga CEZ, që nuk ka investuar sa duhet në rrjetin e shpërndarjes. Ata thanë po ashtu se edhe shteti ka faj pasi nuk ka paguar borxhet e detyrimet ndaj rrjetit të shpërndarjes.
Por ndërsa BB duket se po e pranon faktin se ky tender ishte një dështim i turpshëm, një dokument i IFC, Korporatës Financiare Ndërkombëtare, degë e Bankës Botërore, e quan privatizimin e OSSH për çekët e CEZ një histori suksesi.
IFC dhe BB ishin këshilltarët kryesorë në procesin e privatizimit të OSSH.
“Reputacioni i IFC si një ndërmjetësues i ndershëm rriti besimin e investitorëve tek procesi i privatizimit,” shkruhet në këtë dokument.
Qeveria do të negociojë për largimin e CEZ në një periudhë kur në shumë zona të vendit ka nisur pakënaqësitë e ndjeshme ndaj ndërprerjes së energjisë.
Për këtë çështje reagoi edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, duke kërkuar që të mos ketë ndëshkime kolektive.
Nga ana tjetër, banorët e Kukësit sërish bllokuan Rrugën e Kombit duke protestuar për mungesën e energjisë.
Kjo pakënaqësi në prag të zgjedhjeve do ishte shumë e rëndë për qeverinë.
po shko pirdhuni o cek gjeni shesh e beni pershesh.shqiperia ka cmimin e energjise me ta larte ne ballkan dhe me te dobten ne te njejten kohe.jane djegur me mijra gjera elektroinke nga rryma juaj e pjerdhur.vodhet sa deshet aq sa ne shtete te tjera u kishin futur ne burg sidomos ne be.kur u be edhe cekia vend kolonizator qe kolonizon shqierine mos mbefte shtet ne kembe po te jete sa me shpjet fundi i botes.e moret cez ne kembim te votes tuaj per ne be.ikni sa me pare.
Po pagunja Doktorin ne Partine se veqse ne dim si me e qetsue ket milet. Pasaj dac sillni dac mos sillni drita
CEZ ka pjesen e fajit ne kete mesele, dhe ajo eshte pranimi i kushteve per blerjen.
Po ne shajme CEZ kur nje pjese e mire e popullit spaguajne drita.
Gjejeni fajtorin se do shpetoni me vone. Mos u beni merak se ai qe do
vije, duke ditur problemet ne kete sektor, do kerkoje me teper hapesira
veprimi se sa CEZ. Dhe nje nga hapesirat eshte rritja e cmimit. Do vi
puna e do thoni, ishim me mire me CEZ. Hahahaha, sa popull budalla.
E gjetet ju fajtorin, menejehere. Hahahaha. Vazhdoni se mire e keni.
po kur thoshte rama qe eshte privatizim i deshtuar qe para shume vitesh saliu mburet. po ikin te gjithe privatizimet ky eshte i pari rpisni te tjeret, kurumi mund te jete i dyti, pastaj koncesionet e heceve. e kane kuptuar qe ra saliu dhe po ikin pa u ndier dhe te shpetojne cmund te shpetojne sepse skane ardhur ketu per te punuar por per te vjedhur. po mbaron koha e vjedhjes ka filluar numerimi mbrapsh.
Genjejne keta ceket kur thone nuk fituam ne Shqiperi-
-Drejtuesit e ketyre kishin roga nga 300 mije dollare ne muaj, qe nuk ka askush ne bote roga te tilla sic mernin nepuensite e ksaj kompanie ne Shqiperi
Keta nuk kane bere as edhe nje lloj investimi ne Shqiepri dhe kekronin ti rinsin cmimet ne startosfere
Race e poshter sllave ! Kurre nuk duhen afruar keta ne vendin tone
Keshtu do jete gjithmone kur votoni shkerdhata per tu drejtuar jeten tuaj , parti e deputete hajdute , bixhozçi e imorale nga fusha e malet . ne ne perendim paguajme nje here ne dy muaj nga 100 euro gaz+ener.elekt. qe jane te barabarte me vleren e 1 deri 2 dite pune e punetorit te thjeshte .Kur do vije ajo dite te zgjohen nga gjumi shqiptaret qe ngopen me luge bosh si ne kohen e komunizmit ?
– Eshte shume e drejte qe CEZ nuk ka bere asnje investim serioz per te permiresuar rrjetin e shpendarjes.
– Eshte shume e sakte qe humbjet ne rrjet ne Shqiperi jane shume te larta.
– Eshte shume e sakte qe nje pjese e konsiderueshme e klienteve nuk e paguajne energjine elektrike (kryesisht zonat e veriut – bastionet e PD).
– Eshte shume e sakte qe cmimi i energjise eshte me i shtrenjti ne rajon, megjithese ka kosto prodhimi me te ulet (Respekte dhe vlersime me te larta per brezat qe punuan dhe sakrifikuan ne ndertimin e hidrocentraleve).
– Eshte shume e sakte qe paguesit e rregullt mbingarkohen dhe me koston e atyre qe nuk pahuajne energjine e harxhuar.
– Eshte shume e sakte qe shteti nuk paguan detyrimet e tij.
– Eshte shume e sakte qe CEZ megjithe keto probleme perseri fiton ne kurriz te njerzve te ndershem ne Shqiperi.
– Eshte shume e sakte qe CEZ ka dhene bakshishe te majme miljona Euro per qeveritaret e korruptuar te PD ne kohen e rpivatizimit dhe LSI ne keto tre vitet e fundit.
“Lopen” CEZ po e mejlin qeveritaret e korruptuar, haracet po i paguan populli qe nuk ka energji elektrike dhe qe po e paguan sa frengu pulen edhe atehere kur nuk i vjen ne shtepi.
Kjo quhet VJEDHJE.
Nordi po ju pergjigjem nje e nga nje konkluzioneve tuaja “shume te sakta”:
1) Qe te besh investime, pervec faktit qe arken duhet ta kesh plot nga arketimet e abonenteve, duhet te kesh edhe mbeshtetjen dhe bashkerendimin me pushtetin lokal dhe qendror duke i rregulluar gjerat me plan urbanistik se ku duhet te kaloje njera e ku tjetra linje elektrike e jo te behet si me fibrat optike qe kompania fituese e tenderit çau asfaltin e rruges se kombit jo me larg se 1 vit qe ishte peruruar per mos folur per gjithe rruget e tjera nacionale neper Shqiperi.
2) Pervec amortizimit te linjave, humbjet ne rrjet jane te larta, sepse jemi ne qytetaret qe e bejme dhe lejojme kete. Diku fshehim lidhjen e pompes se ujit apo lidhjen e dritave te shkalles dhe diku vjedhim korrentin nga nje linje dytesore per biznesin. Ne mos e vjedhim, nuk e denoncojme kur e verejme kete fakt.
3) Kjo pjese e konsiderueshme e klienteve mund te harxhoje gjysmen e energjise ne rang kombetar dhe s’eshte humbje e paket per nje kompani.
– Eshte shume e sakte qe nje pjese e konsiderueshme e klienteve nuk e paguajne energjine elektrike (kryesisht zonat e veriut – bastionet e PD).
4) Cmimi i energjise nuk eshte me i shtrenjti ne rajon. Mjafton te marre shembull Kosoven ku energjia eshte e ndare ne 2 fasha orare ne baze sezonale: ate dimerore dhe ate verore.
Per energjine e harxhuar nga ora 08:00-23:00 per veren dhe nga ora 07:00-22:00 per dimrin çmimi per KWh eshte 0.1364 Euro = 19 Lek.
Per oraret e nates cmimi per KWh eshte 0.0682 Euro = 9.5 Lek.
5) Ne 2-3 raste qe mund te kete qene manover e kompanise per matjen e energjise ne periudha 1.5 mujore, ne rastet e tjera abuzivizmi vjen nga vet shqiptaret qe punojne ne CEZ. Diku faturisti e diku elektricistet vet bejne marifete per perfitime personale ne kurriz te abonenteve te tjere. Nuk ka kompani te niveleve kaq te medha te kete ne filozofi vjedhjen ordinere. Mund te shmangen me tatimet duke gjetur rruget per te paguar me pak, por nuk do te mbijetonin ne treg nese do te cenonin klientin. Mua per vete ne asnje rast nuk me ka bere vaki te mbifaturohem, kam paguar aq sa kam harxhuar.
6) Po, institucionet e shtetit jane debitoret me te medhenj te kompanise. Per me tej tatimet marrin guximin te vene dhe gjoba 30,000,000 Euro qe s’kishte bere ndonjehere vaki me pare te ndodhte.
10% i takses se sheshte te qeverise ne fund te vitit shkon mbi 40% per kompanite nepermjet gjobave dhe VKM-ve apo udhezimeve idiote tatimore qe nxjerr qeveria dhe Ministria e Financave.
7) Mos je kaq i sigurte se CEZ-i fiton kur s’ke lexuar asnje bilanc te kompanise. Mund te manipulohet bilanci i nje kompanie me 4 punetore, por jo i kompanive te tilla qe listohen ne burse dhe kane mbi 4,000 punonjes.
8) Per piken e bakshisheve kam dyshimet e mia, por ne bote keshtu funksionon gjithcka, duhet te japesh qe te marresh. Kryesisht luhet me interesa ekonomike per vendin, por ne Shqiperi qeveritaret duan para cash. U takon organeve kompetente te bejne investigimin.
Si perfundim nuk ke thene asgje te bazuar, megjithese i jep vetes luksin te besh definimin per cdo konluzion si “shume i sakte”.
Kjo nuk quhet vjedhje per CEZ, por quhet “me ka gjet belaja me shqiptaret”.
po ju plerat sfituat ne SHQIPERI ju na ropet te gjalle jo vetem ata qe jetojne aty po dhe ne qe jetojme ne emigracion sa me taksa dhe kamata e thoni qe skeni fituar.Ikni e mos ja u degjofshim as emrin e zene e bashke me ju kry krimineli dhe ajduti qe ju ndimoji Berisha dhe zagaret e tij
O Zoterinjte e CEZ qe po thoni se kini dale me humbje vetem ne shqiperi , pa na thoni ne shqiptareve , p ne Maqedoni para disa viteve si dolet apo , meqe ju perzune me daulle thoni per shqiperine , qe dolet me humbje !packa qe faturonit sa te donit dhe kur mernit ankesat , thonit se smundemi tu anullojme asgje se ka hyre ne sistem , dhe do ta rishikonit muajin tjeter, dhe ne muajin tjeter nderonit lexusin dhe po e njejta histori , po normal qe me humbja se do perqindjen sekseri i berishes dhe i Shkelzenit .. o te mjeret ne kush na qeveris !!!
Ti Eri kompetenti dukesh qe qenke ndonje punonjes i CEZ-it, se klient te CEZ kaq te “kenaqur” si puna jote une skam pare. per cdo pike e paske gati shfajesimin. Thua qe nje kompani me 4000 punetore dhe e listuar ne burse smundet kurrsesi te manipuloje bilance! Nuk besoj te jesh kaq naiv e te mos kesh degjuar per skandalin ENRON? nje prej kompanive gjigande amerikane te energjise me 20000 punetore, qe raportet financiare i kishte te bazuara mbi skema mashtrimi!
Sa per cmimin e energjise, beje edhe njehere llogarine, por kesaj rradhe merri ne konsiderate te ardhurat per fryme te popullsise ne Shqiperi dhe pastaj na thuaj ku eshte me shtrenjte se ketu energjia?
Sa per debitore, sic jane institucionet ndaj CEZ-it ashtu eshte edhe CEZ-i ndaj KESH-it dhe ky eshte tashme nje rreth vicioz i krijuar edhe per shkak te paaftesise dhe menaxhimit te situates nga vete CEZ-i.
Sa per investimet, ato planifikohen qe ne fillim te blerjes se kompanise shteterore or mik dhe nuk pritet te mbushet arka nga arketimet. Apo erdhi me xhepin bosh CEZ-i ne Shqiperi?
Megjithate po i le menjane te gjitha keto dhe shpjegimet e tua po i marr te mireqena, Tani kam nje pyetje qe shpresoj qe si ekspert qe je ta kesh nje pergjigjeo. Une si klient i rregullt qe i paguaj te gjitha detyrimet kam nje kontrate ligjore me CEZ-in, si person juridik. Ku e gjen te drejten ligjore CEZ-i qe ne kete marredhenie kontraktuale, te me fuse ne mes, pa me njoftuar fare, nje individ apo kompani private sigurie si BRECANI and CO, qe vjen me nje pale pinca ne dore e me pret mua energjine (te sqarova qe jam pagues i rregullt) jo nje por kater here? Perse une si klient i rregullt duhet te behem viktime e allishverisheve te CEZ-it me persona te trete? Ne cilin vend te botes, me fal te ketij rajonit tone te “lodhur” ndodh qe nje kompani serioze te shkele nje marredhenie kontraktuale ligjore ne kete menyre. Perse une duhet te sorollatem zyrave te nje policie private per te mu rilidhur energjia kur nuk kam asnje pune me keta te fundit?
Cez-i or mik, si cdo kompani tjeter e huaj qe ka ardhur ketu, u infektua me virusin “shqiptar” dhe tani po korr ato qe mbolli vete. Keshtu qe me shume sesa “me ka gjet belaja me shqiptaret” kjo puna e CEZ-it eshte “vajti te heqe vetullat e nxorri syte”
Jo mo shqiptar, s’jam fare punonjes i CEZ-it, punoj ne nje kompani tjeter me pronare te huaj qe gjejne te njejtat veshtiresi te berjes biznes ne Shqiperi dhe kryesisht me sistemin tatimor.
Kur shkruajta per manipulimin e bilanceve e prisja qe dikush do me permendte Enronin. Enron ishte nje kompani qe u shnderrua teresisht ne nje skeme piramidale dhe ne te kundert te CEZ deklaronte fitime te medha per te terhequr investitore te rinj, ndersa CEZ-i nuk ka asnje interes ekonomik ta beje kete gje ne nje treg monopol, me 1 milione abonente. Nese CEZ do shmange 10 Mio Euro pagese nga tatim fitimi, do humbi 20 Mio te tjera nga renia e aksioneve ne burse.
S’po mundohem ta paraqes CEZ-in si kompanine me te mire qe mund te ekzistoje ne rruzull per manaxhim te rrjetit shperndares apo organizim te brendshem, por para se t’i versulemi nje biznesi me kete ashpersi, duhet te shohim rrethanat dhe faktet me pak me teper qetesi.
Me sa kam info CEZ ka pare gjithe mundesite per te mbledhur borxhet dhe perfshirja e Brecanit e 2-3 nenkontraktoreve te tjere eshte akti i fundit i forces perballe forces se abonenteve qe s’paguajne. Nuk eshte menyra me e mire denimi kolektiv, por ne pamundesi per te hyre shtepi me shtepi e te bej shkeputje individuale per shkaqe sigurie te jetes se punonjesve, zgjedh te stakoje fiderin apo te shkepus lidhjen e nje boksi komplet. Kur te dy ne qe paguajme taksat nje me nje kemi 8 vjet qe durojme Saliun per cdo maskarallek qe ben me fondet publike dhe jo vetem, atehere duhet ta kthejme dhimbjen ne force dhe ne keto raste.
Vellai, shoku, komshiu duhet te fillojne te paguajne qe edhe ti qe paguan mos dukesh budalla ne sy te tyre, por qe edhe biznesi qe ta shet energjine te funksionoje normalisht.
E kam thene e sterthene, kush hyn ne biznes hyn per te fituar.
popull ma inteligjent nuk ka si bahet,numer nji ne bot,tan jeten ja ka fut vedit,dhe fajin ja hedh njishit te politkes,mare nga artikulli(kush ka sy shikon, dhe kush ka veshe digjon),dhe pastaj flet idiotsira