Sheje Almadhi, nëna e 11 vjeçarit, që vdiq gjatë ndërhyrjes kirurgjikale estetike në qepallën e syrit, tregon se pas dy ndërhyrjeve, kjo do të ishte hera e fundit, për të cilën kishin marrë garanci.
“Patjetër që na kishin dhënë shpresa, madje na thanë që ishte shumë i thjeshtë dhe do të mbaronte shumë shpejt. Po ja se çfarë na ndodhi”, pohon nëna.
Ajo rrëfen historinë tragjike ku djali hyn me këmbët e veta në sallën e operacionit dhe del i vdekur.
“Dje (të mërkurën) pasdite vonë, djali u fut në operacion. Ndërhyrja do të kryhej te spitali francez, te “Nënë Tereza”. Kur hyri djali në sallë, që hyri me këmbët e veta dhe ishte shumë mirë, na thanë që do të zgjaste shumë pak, maksimumi gjysmë ore. Por ata po vonoheshin shumë, kaluan më shumë se dy orë. Dolën mjekët nga salla, ishin dy mjekë irlandezë dhe një mjek shqiptar që ishte më shumë si përkthyes, që na tregonte ne se çfarë po ndodhte. Unë isha me burrin, me dy vajzat dhe me vëllain tim pas derës së sallës. I pyetëm se çfarë ndodhi dhe na thanë që djali kishte pasur komplikacione dhe do ta çonin në reanimacion, sepse duhej të vinte një ilaç nga Italia që kushtonte 1 mijë euro. Ata e çuan djalin te reanimacioni i spitalit nr.1, por më pas mësuam se djalit i kishte pushuar zemra që në sallë. Ndërsa ne na thanë që do të prisnin që të vinte ilaçi që në fakt nuk erdhi”, rrëfen Sheja për gazetën “Panorama”.
Gruaja tregon se nga vonesa diçka kishte kuptuar.
“Çfarë po ndodh që po sillen kështu? Vdiq çuni? Ai s’më përgjigjej fare. E pyes dhe njëherë. Vdiq Denisi? ‘Po’- më tha ai”.
Sheja tregon se gjatë operacionit djali kishte patur temperaturë të lartë 43 gradë dhe nuk i ishte ulur, dhe se duhej ilaçi që mungonte, dhe që nuk arriti kurrë nga Italia.
Bashkëshortët janë të bindur se fëmija e tyre humbi jetën nga pakujdesia në mjekim dhe kanë depozituar kallëzim në polici për mjekët irlandezë.
Ndërkohë ndonëse një mjeke e spitalit është shprehur për “GSH”-në se fëmija ka humbur jetën si pasojë e një sëmundje të trashëgueshme, hipertermia malinje, një mjek anestezist ka shpjeguar se ekziston një ilaç me emrin “Dantrolene” që mund të përdoret në të tilla raste për shpëtimin e pacientit.
Mungesën e ilaçit e rrëfen edhe një taksist, i cili tregon se përkthyesja e grupit mjekësor ka kërkuar që ta shoqërojë në një farmaci të zonës së Trenit në kryeqytet.
“Hipi në taksi dhe më tha se do të shkonim te një farmaci te treni. Gjatë rrugës bisedonte dhe thoshte që duhet të kërkonte me urgjencë një ilaç. Me thënë të drejtën nuk ia mbaj mend emrin e ilaçit, nuk e fiksova dot. Por nga biseda që bënte në telefon, kuptohej që bëhej fjalë për atë fëmijën që vdiq sepse e bëra lidhjen më vonë kur mora vesh se çfarë kishte ndodhur”, është shprehur taksisti.
Ngushellime familjes.2 gjera te kerkojne.1 qe te mos I mungoje ndonje pjese e mbrendshme e trupit,2 drejtesi.konsiderohen dhe trajtohen njerezit sikur te ishin bageti.
Gjynah. Krim dite pas dite. Gabime njerezore ndodhin, por keshtu per mungese Ultrakorteni?!!!
Keta jane verbuar per pare! Modeli Sali-Meta po na con drejt integrimit me shpejt ne Ferr!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-2.html
Sorrogatot e koheve moderne, po kujt po i mbushni mendjen me kto prralla ilaçesh nuk ju vjen pak turp,po si u futet ne sallen e operacionit more horra, pa patur medikamentet e duhura apo menduat se po mernit qyl nje dor lek,po çfar jan kta far mjekesh qe qarkullojn ne kte gropen ton te globit, i keni kontrolluar a kan dipllom apo vijn lloj lloj mashtrusish ne kte vend pa zot dhe bejn si i do mender bytha se shteti nuk egziston per kte popull muti me plot gojen, se po te jet populli me dinjitet nuk bredhin mashtrus te llojit internacional ne kte vend qe marrin vetem jet njerzish pa dhen kurrfar llogarie,babai djalit ta marri djalin me gjith arkivol dhe ta vendosi perpara kryeministris dhe parlamutit shqiptar, qe me shum i ngjan nje kazino ku ndahen interesa hajdutesh dhe gangsteresh turp e faqe e zez,keni fytyr dhe shani ENVERIN ju horra dhe plera,por kti populli bejani me zi se kaq se meriton dhe me shum se kaq,popull i ulet pa dinjitet, vrrom popull.
z. Xhaferr te heq kapelen. cdo gje mese e vertete. Mbi nje mal me viktima perparon mjekesia, por mesa duket ketu tek ne vdesin vazhdimisht dhe mjekesia rri ne vend. Ketu tek ne eshte katastrofe cdo gje, biles as serum nuk ka ne pediatri. te thone qe merre perballe tek nje farmaci 200 leke dhe ajde te ta bejme.
Shqiperia e Salehut po ndryshon.. ju kamunista mos ia hidhni fajin kujt, se Salehu e ka ba shqypnine lule, ia kemi kalue edhe gjermanise.. nese ai djali ka vdek, fajin e ka vetem Edi Rama dhe kamunistat.. poshte kamunistat, rrofte mbreti i shqypnise , Saleh Berishici..
Keto emra te shpifur si spitali amerikan, gjerman, francez, italian, turk, e ku ta di une te japin vetem ndjenje neverie. Vetem ne Shqiperi i gjen keto emra, vetem e vetem per te mashtruar popullin e thjeshte te cilet vine nga ane e anes per nje nderhyrje te thjeshte kirurgjikale duke lene te afermit e tyre ne duart e disa xheraheve.
Si mund te filloje operacioni pa patur flakonet me Dantrolen?
Cdo salle operacioni ka standartet e saj me cilat askush nuk mund te luaj, se ke te besh me jete njerezish.
Dantroleni eshte nje medikament te cilen cdo salle operacioni duhet ta kete, pervec mjeteve dhe medikamenteve te tjera te urgjences.
Duhet te ishim populli me i lumtur kur kryeminsitrin e ke mjek, te pakten mjekesine mund ta kishte cuar ne rrugen e standartave europiane, por ja qe nuk qenka e thene. Me shume rendesi per kryeministrin-pacient kane ullinjte dhe arrat se sa jetet e njerezve.
Emri nuk ka te beje fare, francezi eshte ORL e QSUT ka ate emer sepse eshte financuar konstrukturimi i tij nga amb. franceze, eshte spital shteteror por i ka ngel emri francezi. Sa per mjeket aty jane vertet te mire(nje pjese e mire) une se njoh mjekun qe ka bere operimin po dhe aq IDIOT sa per ta fut tjetrin ne salle pa ultrakorten nuk eshte. U fol per hipertermi malinje dhe asaj ne shqiperi nuk ke ctibesh.
ARSYEJA : JEMI POPULL IDIOT QE KEMI 20 VJET QE VOTOJME PLEHRAT QE JANE NE QEVERI QE KANE SHKATERRUAR GJITHCKA.
Nuk e keni iden cdo te thot te futesh ne salle e mos te kesh mjetet e nevojshme per operim, dhe mos na beni si te indinjuar se ne QSUT keshtu ndodh. Kam asistuar kirurge qe shanin e mallkonin sepse infermierja thoshte ska gjilpera per te mbyllur plaget. Ju duket pune e lehte te kesh jeten e tjetrit ne dore ne kushtet tona. Gabime ndodhin edhe ketu ku studioj une e jo me te ne qe dihet si eshte gjendja.
Ngrihuni e ankohuni per muret jeshile, plehrat mes spitalit, mungesen e ilaceve dhe korrupsionin pastaj filloni te ankoheni per mjeket.
Ngushellime familjes per “Engjellin “e vogel.
Per vdekje te sigurte dhe me shpenzime te majme shkoni vetem te Spitali ” Hygea” qe ju shofte emri e mos mbetshin gjalle asnjeri.
Mjeket ne Shqiperi jane te korruptuar, te panginjur per para dhe te paafte njelloj si pushtetaret. Megjithese jam totalisht kunder Kanunit gjaksor, jam i mendimit se familja duhet ta shpaguaje me gjakun e mjekeve krimin qe ata kane bere. Kemi te bejme me nje vrasje ndofta nga pakujdesia, por ndofta edhe sepse mjeket nuk kane marre “racionin” qe u takonte. Ndryshe mjeket do vazhdojne te bejne hatane.
More po si ka mundesi qe ne shqiperine time dhe e te gjitheve atyre qe jane shqiptare te vertete te ndodhin gjera qe me te vertete nuk jane per tu besuare,se te tillA jane.Po çfar mjeku eshte ai qe deklaron se na mungon nje ilaç dhe quhet keshtu dhe ashtu,po mire more keta mjek turp nuk kane por frike nuk kane .Atehere nuk i paskan te dyja dhe ata mjek qe kane bere kete gjeme duhet te behen kurban,ndonjeri mund edhe te thote se une jam ekstremiste:Jo buçko jo ,jo or kreminel se prinderit e kane rritur mbase edhe pa i ngopur barkun me buke dhe del nje palaço dhe i merr jeten kjo nuk falet nga zemra e nje prindi ,gjithmone flasim per kete rast dhe per kete japim vleresim.O popull çohu dhe zhduki me fshesen e hekurt keta emra spitalesh dhe mjeket qe punojne brenda jepuni kazmen dhe lopaten te nxjerrin krome ne Bulqizen tone dhe jo ne Bulqizen e ketyre horrave qe vrasin çdo dite minatore njerez te varfer dhe pa perkrahje.POshte spitali amerikan,francez,turk,italian dhe ku ta di une se sa badakçij te tjere kane hapur spitale per te vjedhur bashke me Sali kreminelin dhe te gjithe ata qe bejne pjese ne Trustin e Geshtenjave te Trpojes.
Dhe un dje e mora vesh per DENISIN e vogel qe humbi jeten
ne sallen e operacionit …
Denisi i vogel ishte shum mire me shendet un e kam pas pare kur
Isha ne shqipri para 7 muajsh ai vinte bashke me nenen e tij ne
shpin time se ne jemi nga i njejti fshat
dje kur me than ne telefon qe Denisi vdiq ne sallen e operacionit
nuk me besohej u merzita shum nuk me del nga mendja nuk me
besohet si mund te ndodhe kjo gje me nje operacion kaq te lehte
dhe ne nje spital me mjek te huaj qe do te thot keta njerez jan me
te miret ..por nuk qenka e vertet kto mjeke qenkan vrases jo mjek
keto vrases duhet te ndeshkohen per krimin qe kan bere sa me shpejt
keta vrases moren nje jet te pafajshme dhe do vazhdojne te marrin
dhe jete te tjera te pa fajshme keta nuk kan ndjenja shteti duhet ti
ti ndeshkoj sa me shpejt keta kriminel ….
Nese ka ndonje shtrese qe jane per tu mallkuar nate e dite ne kete vend jane MJEKET. Gjysmat jane te paafte dhe gjyama tjeter jane te korruptuar (te gjithe bashke, si te paaftet ashtu dhe te korruptuarit, jane pa piken e humanizmit dhe njerzillekut). Per te mos folur qe shumica e te diplomuarve per mjekesi jane nga fshati, me familje te rrjepura, te skamura dhe qe te vegjel u ushqejne idene per te studjuar per mjekesi qe te nxjerre gjithe familjen nga dita e hallit. Une e kam njohur nga afer sistemin pasi punoj ne nje Organizate nderkombetare dhe kemi bere mjaft studime mbis sistemin spitalor dhe mjeket ne Shqiperi. Dhe per kete nuk ka faj as shteti as ministria dhe as drejtori i spitalit, por babezia e pafrenuar e ketyre monstrave me bisturi. Fshatare me bluza te bardha qe nuk nginjen me para.