Skandali i denoncuar nga gazeta Tema para pak ditësh bëhet objekt diskutimi në Kuvend. Një fond prej 1.6 milion euro po shkon tek kompanitë që bëjnë fushatën e Berishës. Aldo nuk di gjë
Prej ditësh kryeministri Sali Berisha bën fushatë. Të gjitha inaugurimet e tij në fakt janë fushatë elektorale, edhe pse shumë muaj përpara zgjedhjeve.
Por sikur të mos mjaftojë fakti që Berisha bën fushatë që nga dita kur merr pushtetin, fondet që do jepen për festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë do të shkojnë për të blerë pajisje për fushatën zgjedhore të PD. Skandalin e denoncuar disa ditë më parë nga gazeta Tema e ka denoncuar në Kuvend edhe deputeti socialist, Taulant Balla. Ai tha se fondin prej 1.6 milion eurosh do e marrin kompanitë pranë PD.
“Po blihen pajisje që do të përdoren për ahengun e Saliut pas gjashtë muajsh në fushatë sepse kompanitë që janë kualifikuar për të fituar edhe këtë tender, është kompania e Flamur Nokës, kompania e Klanit dhe kompania e kunatit të Lul Bashës. Këto të tria do t’i marrin siç kanë marrë edhe paratë e flamujve. Sali Berisha me këta palo-ministra po na fyen 100-vjetorin e Pavarësisë”, deklaroi deputeti socialist, Taulant Balla.
Balla i shtoi akuzës se abuzimit me fondet e 10-vjetorit të Pavarësisë edhe atë për anulimin e tenderit për flamujt. Sipas deputetit socialist tenderi për zbukurimin e objekteve zyrtare me flamuj në të gjithë vendin është anuluar dhe 9 milion lekët e akorduar nuk dihet se ku kanë shkuar.
Por Aldo Bumçi nuk dha sqarime për fondin 1.6 miliard euro të përmendura nga Balla, pasi sipas tij Ministria që ai drejton ka kryer vetëm dy procedura tenderimi.
“E para ka të bëjë me banerat. Fondi limit ka qenë 18 milion lekë të reja, në konkurrim kanë hyrë 6 firma është fituar me rreth 90 milion lekë të reja, pra 50 përqind ulje. Procedura e dytë që ka ushtruar Ministria e Kulturës, me një fond limit prej 6 milion lekësh të reja për prodhimin e 50 mijë spilave që përmbajnë logon e 100-vjetorit. Qeveria e Shqipërisë i ka akorduar Bashkisë Tiranë një fond prej 15 milion lekësh të reja për dekorimin e Tiranës. Qeveria e Shqipërisë i ka akorduar bashkisë së Vlorës një fond prej 39 milion lekësh të reja për rikonceptimin e sheshit të Flamurit dhe qeveria shqiptare i është përgjigjur menjëherë projektit të bashkisë”, tha ministri Bumçi.
Por deputeti Balla u kundërpërgjigj: “Sa për Vlorën e gjithë Shqipëria e di që s’i keni dhënë asnjë lek, por i morët edhe ato që kishte. Kemi ardhur të dy në këtë parlament në të njëjtën kohë, por që ti Aldo do të bëheshe hajdut nuk më kishte shkuar ndërmend”.
Ç’kini, more me Aldon, ai pshesha asht kah han!?
jo more po ky gomar asht lop fare, aty rri sa per sy e faqe
Keta jane vetem papagajt e Sales se punet i bejne te tjeret
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/gramaphone-man.html
Aldo nuk di gje si patrioi i tij Pal Vata qe nuk dint gje as ai e as Enveri po do e kete ba Mehmeti me kok te vet .
-Njera dore lan tjetren.S’ka je per fytyren..