PS: ERE ka treguar papërgjegjshmëri e indiferentizëm për pasurinë kombëtare

9 Nëntor 2012, 19:00Politika TEMA

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) është kujtuar shumë vonë të reagojë lidhur superskandalin në sistemin elektroenergjitik shqiptar, që përveçse u ka kushtuar dhe po u kushton një pjesë të mirë të të ardhurave qytetarëve shqiptarë, e ka vendosur sistemin përpara një situate kolapsi të plotë. Deputeti socialist Arben Ahmetaj, në kuadër të denoncimit të asaj që është konsideruar tashmë nga opozita si një piramidë e rrezikshme në sistemin elektroenergjitik, ka deklaruar gjatë një konferencë për shtyp se qeveria dhe ERE kanë qenë tërësisht të papërgjegjshme dhe indiferente ndërsa shqiptarët humbitnin një pasuri kaq të rëndësishme publike.

Duke ju referuar çmimeve të paguara nga CEZ për shërbime konsulence brenda për brenda kompanisë, deputeti socialist ka nënvizuar se ato janë të papranueshme për një kompani që në tre vite ka humbur shumicën e kapitalit, duke qenë në një pozicion monopoli. Për Ahmetajn e gjithë kjo situatë e rëndë dhe mjaft e rrezikshme e krijuar me një nga privatizimet më të mëdha në vend është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisë dhe ERE.

DEKLARATA

“Dje më në fund ERE është kujtuar që ushtron një funksion shtetëror në këtë vend për të mbikëqyrur sektorin e energjisë. Megjithatë deklarata e djeshme nuk mund të fshehë përgjegjësitë tepër të mëdha të Entit Regullator për katandisjen e tregut energjetik në këtë gjendje që është më shumë se krizë.

Në një moment kur kapitali i CEZ, operatorit të shpërndarjes, është zeruar  dhe ndërsa edhe Koorporata Elektroenergjitike është duke falimentuar (si pasojë e çmimeve me të cilat ERE e ka detyruar t’ia shesë energjinë CEZ), reagimi i ERE është i vonuar dhe më shumë kosto për publikun. Ndërsa Qeveria po shpenzon përditë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për të importuar energjinë, dhe kur çmimet e energjisë për konsumatorët janë rritur me 200 %, ERE kujtohet për të folur për planet e investimeve.

Ja ku janë planet e investimeve të CEZ miratuar nga ERE. Pa tabela shoqëruese për të detajuar këto investime. Miratuar, por nuk janë zbatuar. Shikoni pra, vit pas viti e njëjta gjë, ndërsa ERE kujtohet vetëm sot, në prag të kolapsit energjetik të vendit dhe kur kostot marramendëse të paaftësisë së saj po ju faturohen qytetarëve.

Ne po ju tregojmë edhe njëherë shqiptarëve se ku kanë shkuar një pjesë e pasurisë së tyre publike,në fatura konsulence Brenda kompanisë, me këto tarifa që ju shikoni. Çmimet janë të papranueshme për një kompani që në tre vite ka humbur shumicën e kapitalit, duke qenë në një pozicion monopoli. Por ajo që nuk ka nevojë ta tregojmë është se ku qëndron përgjegjësia për shkatërrimin e kësaj pasurie publike.

Qeveria dhe ERE kanë qenë tërësisht të papërgjegjshme dhe indiferente ndërsa shqiptarët kumbisnin një pasuri kaq të rëndësishme publike. Sot në një gjendje ekstreme krize në këtë sektor është e qartë më shumë se kurrë se Qeveria e Sali Berishës e ka trajtuar këtë privatizim dhe sektor në një mënyrë tërësisht korruptive dhe abuzive, për të krijuar një tjetër piramidë ku ka humbur në mënyrë të pakthyeshme pasuria e qytetarëve shqiptarë”.

6 komente në “PS: ERE ka treguar papërgjegjshmëri e indiferentizëm për pasurinë kombëtare”

  1. Gezimi says:

    Une mendoj se krimi me i madh qe po behet nga CEZ, eshte ngritja e perviteshme e cmimit te energjise. Nuk e kuptoj kete rritje cmimi, dhe pasoje e mospageses, fillon e ndjehet tani, e do ndjehet vazhdimisht. Hidrocentralet i beri populli me veshtiresi dhe page qesharake, dhe po i gezojne firaunet e faraonet e sotem. Popull, ky eshte pushteti i njerezve te ketyre 22 viteve. Llogarite bejini vete!

  2. Sokol Duri says:

    Si nuk po qerrohet doktor gangrena, shkaktari i tere ketyre fatkeqsive te kombit shqiptar.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/albania-is-not-for-sale.html

  3. bler says:

    Ta kete bere ERE kete valle?

    1. voica says:

      Te kete qene Besian Pesha tek ERE?
      Ndaj CEZ-i vodhi? Apo jo, e vodhen! Apo…,ehu, e ngaterrova fare.
      Rrofte Besqian Pesha!

  4. Lorenc says:

    Berisha,ERE,CEZ-i kane bere cfare u ka dashur qejfi mbi qytetaret e rregullt shqiptare sepse opozita ne Shqiperi ngeli per kaq vite monopol i nje psikopati e karakteropati dhjeraman si Edi Rama,nje burracak i kapur e pa shtylle kurrizore qe nuk beri asgje per tu dale per zot votuesve te tij te rrjepur deri ne palce nga banda e malokeve te Sali Berishes.Tani qe po vijne zgjedhjet dalin cdo dite e vetem sa llomotisin si qaramane per nje nga grabitjet me kriminale qe qeveria ju ben qytetareve prej kaq e kaq vitesh,ne nje kohe qe e kishin per detyre ta organizonin elektoratin e tyre ne proteste te pandalshme derisa kjo zhvatje te merrte fund nje here e mire.E kane kot se njerezit e kane pare per shtate vjet se cfare opozite bejne keta,e pane edhe si i mbushen breket pas 21 janarit.Kush ka mend ne koke dhe pak dinjitet voton per opozitare te vertete burra kurajoze e jo per b….q… si Edi Rama me kompani.

  5. al says:

    ne qofte se eshte me te vertete parti qe don pushtetin ps duhet qe tani te beje padi penale per abuzimet e kryera qe me pare me keshin privatizimin e bere nga keshi e tjere ,qe po te vi ne pushtet dosja te jete gati. gjykata po deshi ti nxjerri te pafajshem kushdo qofte se dhe ate nuk kane imunitet dhe do denohen penalisht dhe ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje