Drejtuesi i një njësie të forcave speciale policore në Rumani ka vënë në siklet shefat e tij pasi fotot e tij gjatë një stërvitje kanë dalë në media.
Shefi i skuadrës elitë Emanoil Moraru duket në foto i zhveshur dhe me një paruke të zezë. Ai mban në duar një armë lodër për të mbuluar gjenitalet.
Megjithëse fotot kanë vënë në siklet shefat e tij, komisar Moraru, i trajnuar edhe nga FBI, nuk kërkon falje.
“Në skuadrën time ne jemi të gjithë gladiatorë dhe pak të çmendur. Fotot janë marrë gjatë një seance stërvitje. Nuk na vjen turp,” tha ai.
Nuk është hera e parë që ai bën të tilla gjëra. Njëherë ishte veshur si një lypës dhe njëherë tjetër ishte maskuar si një bimë. Kolegët thonë se ky është një leksion për maskimin.
Ata që punojnë me të thonë se është një profesionist i mirë.
Pavarësisht këtyre, ai ka një reputacion të frikshëm tek kriminalët. Kolegët thonë se ai është i pamëshirshëm në vendosjen e drejtësisë. Ai është Qytetar Nderi i Konstantës.
vari kanaqen shikoje kurven rromun cfare fiziku paska,,,pale edhe i forcave speciale!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Nuk eshte pune fiziku… eshte ceshtje instrumentash qe ke ne dore dhe deshira per te bere nje pune sic duhet.