Një perlë! Lamborghini sjell një Aventador të hapur (FOTO)

12 Nëntor 2012, 20:58Lifestyle TEMA
Një perlë! Lamborghini sjell një Aventador të hapur (FOTO)

Në verë të vitit të shkuar ata sollën në treg modelin e ri Aventador. Por tani italianët kanë vendosur që të heqin çatinë.

Vitin që nis së shpejti do të jetë në treg një Aventador kabriolet.

Brenda pak sekondash elementët në çati zhduken në bagazh dhe ju keni një makinë të hapur, me një dizajn që të lë pa frymë.

Edhe ngjyra është e re. Bluja metalike mban emrin ‘Azzurro Thetys’.

Makina ka 12 cilindra dhe 700 kuaj fuqi. Kap 100 km/h nga 0 në tre sekonda. Shpejtësia maksimale: 350 kilometra në orë.

Edhe çmimi është ekstrem: 357 mijë euro.

4 komente në “Një perlë! Lamborghini sjell një Aventador të hapur (FOTO)”

  1. Labi Vlore says:

    E ka vizatuar Saliu kur ishte me dhi ne Vicidol.Eshte e kopjume.Ideja origjinale eshte e Baces,njeriut me te nalte mbas Skenderbeut.

  2. Pelasgian says:

    makina e endrrave te mia . me e mira ne bote per mua , sidomos per bukuri . Bugatti eshte me e shpejt por ne krahasim me Lambon ngjan si breshk .

    1. qerramudhi says:

      Po shite veshkat edhe nje pjese te melcise edhe blije o Pelasgian , e beje endren realitet ?

      1. Pelasgian says:

        LOL , pastaj ta boj ” cicin ” 1 dite po e dite jo ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje