PE, projekt rezolutë për Shqipërinë

15 Nëntor 2012, 10:29Politika TEMA
PE, projekt rezolutë për Shqipërinë

Pranë Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian janë regjistruar 140 amendamente, ndaj tekstit fillestar prej 4 faqesh të raportuesit Nikolaos Chountis, dhe një pjesë e mirë e tyre pritet të ndryshojnë sërish, duke u shndërruar në amendamente kompromisi për rezolutën ndaj Shqipërisë.

“Mbështetëse e fshikulluese”, si të gjitha rezolutat e këtij institucioni, nëpërmjet ndryshimeve të propozuara nga një grup shumë i vogël eurodeputetësh kërkohet dhënia e statusit kandidat, por përmenden gjithashtu fushat më problematike në vend.

Statusi

Vigenin: “PE përsërit mbështetjen e plotë për anëtarësimin e ardhshëm të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndan vlerësimin e Komisionit se vendit duhet t’i jepet statusi kandidat në vitin 2012, sapo të jetë arritur progresi i duhur në lidhje me prioritetet afat-shkurtra”.

Zgjedhjet

Fajon: “PE i bën thirrje qeverisë dhe të gjitha forcave politike në Shqipëri, të zhvillojnë zgjedhje të lira e të ndershme, si një ngjarje kyçe vitin që vjen, duke dëshmuar pjekurinë e vendit”.

Gjyqësori

Kukan: “PE vëren progresin e kufizuar në reformën në gjyqësor dhe i bën thirrje autoriteteve të garantojnë pavarësinë dhe integritetin e vërtetë të një gjyqësori të lirë nga ndërhyrjet politike dhe nga korrupsioni”.

Në ndryshimet e propozuara, spikasin amendamentet e kreut të delegacionit për Ballkanin, Eduard Kukan, për 21 janarin dhe grevën e të burgosurve politikë.

Kukan: “PE nënvizon se ngjarjet e janarit 2011 duhet të ndiqen pa vonesa dhe pengesa të mëtejshme dhe nëpërmjet hetimeve gjithëpërfshirëse e të pavarura kriminale, si dhe me proçedura të besueshme gjyqësore. PE është gjithashtu i shqetësuar nga situata e ish-të burgosurve politikë që demonstruan. I bëjmë thirrje autoriteteve kompetente të zbatojnë plotësisht ligjin për kompensimin e ish-të burgosurve politikë”.

Një tjetër pikë problematike për disa eurodeputetë është liria e medias.

Fajon: “PE është i shqetësuar nga ndërhyrja direkte e qeverisë në emërimet menaxhuese të televizionit publik dhe se pavarësia editoriale nga qeveria nuk është përforcuar. PE i bën thirrje qeverisë t’i lejojë mediat të raportojnë në mënyrë të pavarur dhe objektive, pa presione politike dhe ekonomike”.

Të enjten, eurodeputetët e Komitetit të jashtëm pritet të debatojnë në Bruksel rreth ndryshimeve të propozuara, para se t’i votojnë ato më 22 nëntor në Strasburg. Rezolutat e Parlamentit janë vetëm këshillimore, por në rastin e Shqipërisë, nuk do ta luajë as këtë rol, pasi votimi përfundimtar do të bëhet në seancën plenare të javës së dytë të muajit dhjetor, pas vendimit të këshillit të ministrave për dhënien apo jo të statusit kandidat për Shqipërinë.

Përgatiti: Arta Tozaj, TCH

7 komente në “PE, projekt rezolutë për Shqipërinë”

  1. coku says:

    shqiperise si ben pune rezoluta por nje pajisje si ajo e izraelit.

  2. RADIO-BRUKSELI says:

    Kryeredaktori i kesaj te perditeshme me firmat e intelektualeve te ngelur ne kete vend ti drejtohen P.E ku te kerkohet doreheqja dhe largimi nga ky vend i tere perfaqesuesve te Europes si te pa afte,te korruptuar e qe jane jo pjese e zgjidhjes por e krimit e korrupsioni.
    INTEGRIMI JORGAN PER TE MBULUAR KRIMIN E KORRUPSIONIN POLITIK.NJESOJ SIKUR TE OPEROSH NJE PACIEN QE VDES E TE THUASH OPERACIONI DOLI ME SUKSES.PACIENTI QE LENGON ESHTE POPULLI.

  3. Stef Staku says:

    ANALIZE : Duke lexuar kete artikull kuptohet se Situata e Shqiperise eshte nje tragjedi Europiane. Gabimi i jone eshte mirebesimi i nje grupi te vogel mashtruesish te PE !!!
    Doris Pack, Fajon, Nikolajis, Kukan me doren e tyre shkruajne qe jemi mashtrues !!!
    Si mund te ecet perpara me kete sistem zgjedhjesh me OSBE me KQZ kur jo vetem nuk ka asnje rast qe te jene bere zgjedhje te rregullta por ky sistem zgjedhjesh vendosi dhe cimentoi pushtetin nje psikopati kriminel ???
    Une nuk e di se si arrijne te jene kaq imorale keto Eurobordelare !!!
    Shikoni se cfare ka prodhu azotiku i Tiranes ( OSBE & KQZ ).
    1. – President Jari + invalid mendor.
    2. – Kryeminister Krim Berisha + psikopat .
    3. – Zhelefina + …
    4. – Kyebashkiaku i Tiranes Luli + kopili i Enver Hoxhes.
    Ky eshte Shteti i krijuar nga OSBE dhe keto Eurobordelare nuk e bejne nje hap mbrapa e te se paku te thone :
    ” Duke u nisur nga faktet e deri tanishme kerkojme qe Zgjedhjet e ardheshme te zhvillohen nga nje Qeveri Teknike. Ky eshte kushti qe PE i vendos Shqiperise per marrjen e Statusit !! ”
    Se paku ta shlruajne e keshtu distancohen nga krimi e hajduteria !!!
    Prandaj une ju a kam thene : Keto jane hajduter qe kane ardhe ne pushtet nje e nga nje. Por do ikin nga pushteti te gjithe bashke. Krim Berisha e Berluska kane per ti terhequr ne fund te detit edhe keto !!
    AK pregatituni mire se Gomarin e nxjerr nga balta vetem i zoti i gomarit !!

  4. kalorsi i zi says:

    Nga kush ka frike Saliu dhe kush ka frike nga Saliu ?
    Perse Sali Berisha ka shumefishuar garden personale dhe proteksionin e tij mbas ngjarjes se 21- janarit ? Mos ka frike nga populli ? Jo.
    Sistemi financiar piramidal rajonal ne laboratorin e Dr Berisha i pilotuar nga ata qe pasuan politiken post 1997 nxoren konkluzionet e deshiruara, si te krijojme nje krize boterore apokaliptike mbas se ciles ATA, “te zgjedhurit”, dalzotsat te vendosin hegjemonine boterore me titull, urdheri i ri boteror. “mbreterit” dhe sklleverit. Sistemi i ri financiar piramidal u vendos ne shkalle boterore ku Dr katastrofa u be “matrica” e kazinove te euroazise duke lidhur me kontrata shume “dalzotsa” ne politiken evropjane e me tej, te cilet i kujtojne Saliut fatin e Gadafit. Per ata qe besojne tek forcat obscure dhe perdorimi i tyre ne politiken boterore, kane te drejte, por ne i themi lufta e zotit me djallin dhe fakti qe te gjitha planet “e dalzotsave” prej 2011 kane deshtuar tregon edhe njehere se zoti fitoi mbi djallin i cili po perjeton momentet e fundit mbi toke gjithashtu me jep detyrimin ti tregoj popullit tim ZOTI eshte SHQIPTAR dhe human

  5. liria e mendimit. says:

    Realiteti shqiptar.
    Komunistat e tranzicionit,apo demon-kratet nuk i duan ligjet e BE-pian,ata duan qeveri apo shtete qe ti lene ne sundim me ligjet e kalbura kunder zgjedhjeve te lira,kunder drejtesise te pa varur nga politika.
    Deri tani mafiozet tane hane buken e Amerikes dhe Evropes dhe kane bere duvane c’u thote koka.

  6. Gerdi Lito says:

    Keni 70 vjet ju Europ dhe amerika qe po talleni me shqipetaret http://bit.ly/jAL5ep

    1. Horri i Bulevardit says:

      E ke gabim, shqiptaret tallen me vehten e tyre, se nuk jane ne gjendje qe nje kryetar partije apo leshi, ta heqin, ose me vote, dhe kur kjo seshte e mundur, ta heqin me protesta te fuqishme deri ne rrezimin e qeverise.
      Erdhi Zogu, u be revolucioni e Qershorit qe e detyruan te lere pushtetin, Erdhi Enver Hoxha, sdoli asnje nga populli qe me deomnstrata te fuqishme, ta rrezonin nga froni, erdhi Berisha, po e njejat gje.
      Domethene, te gjithe lideret e vetshpallur, atllen me popullin se e dine qe ky popull, seshte ne gjendje te zgjidhe problemet qe e shqetesojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje