Shqiptarët e Kosovës mund të çmenden në festë e gëzim për 28 Nëntorin, por ata të Shqipërisë do të vazhdojnë t’i shohin me habi e mospërfillje. Siç e shohin edhe festën e vet.
Nga Imer Mushkolaj
Në vitin 1996, Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku u prezantuan në Festivalin e RTSH’së me këngën “Ti nuk më meriton”, një ndër më të mirat të kënduara shqip. Si zakonisht kur bëhej fjalë për pjesëmarrës nga Kosova, kënga nuk fitoi, edhe pse prezantimi ishte mjaft dinjitoz.
Ndonëse tema e këngës kishte të bënte me dashurinë mes njerëzve, porosia e saj iu shkonte mjaft mirë të gjithë atyre që kishin zgjedhur të mos i vlerësojnë sa dhe si duhet krijimet artistike nga Kosova. Do të mund të interpretohej edhe si protestë dhe shprehje zhgënjimi se festivali i Tiranës nuk meritonte këngë të bukura si këto, të kënduara nga kosovarët.
Një vit pas Shqipëria u pllakos nga trazirat që lanë mbrapa shkatërrime, mijëra të vdekur dhe shumë dhembje, ndërkaq në Kosovë nisi cikli i dhunës dhe luftës me serbët.
Tash, kur Shqipëria feston 100 vjetorin e të qenit shtet, e Kosova është e lirë, “Ti nuk më meriton” tingëllon porosi më aktuale se kurrë – jo vetëm për botën artistike shqiptare, por për vetë shtetin shqiptar.
Jo ekzaltim, por njëfarë histerie e papërmbajtshme i ka kapluar kosovarët me rastin e festës së një shekulli shtet shqiptar. Që nga kopshtet e fëmijëve e deri te institucionet shtetërore – të gjithë janë përfshirë në atmosferën festive, madje duke kaluar çdo sens mase e logjike të shëndoshë. Tashmë janë kthyer në diçka banale organizimet “me rastin e 100 vjetorit”, duke humbur arsyeshmërinë dhe racionalitetin e nevojshëm.
Gjithsesi, në mesin e krejt kësaj rrëmuje patriotiko-folklorike, ku secili përpiqet të tregojë se është më shqiptar se tjetri, gjenden edhe simbolika interesante që ia vlejnë, siç është ajo e rritjes së mustaqeve nga të rinjtë, apo ajo e marshimit mbi kuaj të 100 kosovarëve nga Mitrovica deri në Vlorë.
Nuk do të kishte gjë të keqe në krejt këtë muhabet, po që se edhe vetë Shqipëria dhe qytetarët e saj, madje më fort se qytetarët e Kosovës, do të festonin përvjetorin e rëndësishëm të pavarësisë. Tekefundit, kjo edhe iu takon.
Por, ndryshe nga Kosova, në Shqipëri në përgjithësi shfaqet njëfarë mosinteresimi dhe indiference për festë. Mungojnë iniciativat, mungojnë simbolikat, mungon entuziazmi, mungon festa.
Nga qytetarët e Shqipërisë, ne të Kosovës mund të shihemi me habi, për gjithë çfarë bëjmë për festën, e cila zyrtarisht është e atyre. Siç jemi parë me habi sa e sa herë kur jemi shfaqur “më katolik se papa” me veprimet tona, që nga sporti e kultura, deri te politika.
Më 1912 u shpall pavarësia, por gjysma e trojeve shqiptare mbeti jashtë. Një shekull më vonë situata nuk ka ndryshuar fort.
Gjatë njëqind vjetëve, Shqipëria më shumë i ka bërë dëme vetes, sesa ka ndihmuar shqiptarët jashtë kufijve. Gati 50 vjet në diktaturë, e 20 të tjera në demokraci, secili që ka qenë në krye të saj më tepër e ka shkatërruar e sakatuar, sesa qeverisur si duhet e përparuar.
Tash, në prag të festës që po vjen, shqiptarët andej kufirit kanë zgjedhur prapë të na shohin me habi për gjithë entuziazmin që tregojmë për shtetin e tyre. Ashtu siç na kanë parë edhe kur tifozët nga Kosova shqyhen së përkrahuri Kombëtaren, edhe kur takojnë të rinj që mbajnë emra qytetesh, bjeshkësh e lumenjsh të tyre, edhe kur qindra-mijëra kosovarë mësyjnë bregdetin shqiptar duke shpenzuar miliona euro.
Do t’i zgurdullojnë sytë edhe më shumë kur, edhe dhjetë ditë, shteti do t’iu bllokohet nga kosovarë që do t’ia mësyjnë Tiranës e Vlorës për të festuar, për t’u “tranuar”, duke lënë atje miliona të tjerë.
Për ata që mendojnë se ky shkrim sjell ndarje e përçarje ndër shqiptarë, më duhet të them se nuk jam kundër festës, por vetëm do të doja që bashkështetasit e mi të tregoheshin më të përmbajtur e racionalë – do të doja që të logjikojnë me kokë të ftohtë, e jo të nxehur nga folklorizmat. Sepse, situata e tashme ngjan sikur të shkosh në dasmë të një të afërmi, të çmendesh së kënduari e vallëzuari, përderisa ai vetë nuk sillet ashtu. A mund ta duam dikë më shumë se që e do ai veten? Kanë të drejtë ata andej kufirit nëse thonë “çne këta kosovarët!”.
Më shumë se një dekadë e gjysmë pas Festivalit të RTSH’së, Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku nuk kanë realizuar ndonjë këngë “me rastin e 100 vjetorit”, siç kanë bërë dhjetëra kolegë të tyre.
Një dekadë e gjysmë pas trazirave të tmerrshme, Shqipëria udhëhiqet nga njeriu që shihet fajtor pse lejoi të funksionojnë firmat piramidale, që e çuan vendin në kaos. Retorika e tij vazhdon t’i çojë peshë shqiptarët jashtë kufijve.
Gati pesë vjet pas shpalljes së pavarësisë së vendit të tyre, kosovarëve vazhdon t’iu mungojë arsyeja e shëndoshë dhe racionaliteti për gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë.
Ne mund të çmendemi në festë e gëzim këtë fundnëntori, por ata do të vazhdojnë të na shohin me habi e mospërfillje. Siç e shohin edhe festën e vet./EXPRESS
ndoshta Perendija ne plotmeshiren e saj,na la Kosoven jashte pikerisht per kete pune:mbatjen gjalle e Atdhedashurise atje,qe te na percjell pal ketu ku s’dime çka jemi!!
Imer Mushkolaj,
Se pari perpara se te besh “analiza” per patriotizem mundohu te mesosh historine.
Nese shqiptaret e Shqiperise do ishin me pak patriote dhe atdhedashes se sa shqiptaret e Kosoves, sot do quhet Kosova Sgqiperi dhe jo e kunderta.
Problemi eshte se shqiptaret e Kosoves e kane pare historikisht problemin te te tjeret e asnjehere te vetvetja.
Deri dje fajin ua kishte serbi, pasi ai udhehiqte Jugosllavine, po sot qe e udheheqin te zgjedhurit e popullit te Kosoves kush e ka qe eshte ne kete gje,ndje Kosova!!
“Ti nuk me meriton” thote kenga qe mer per shembull Imeri, ky eshte problemi i kosovareve, gabimin e kane gjithmone te tjeret…
Diten kur shqiptaret e Kosoves do te rrine ne nje tavoline pa u ndjere inferiore ndaj atyre te Shqiperise, ndoshta do te ndihen me te vertete shqiptare.
Eshte nje shkrim cinik, provokativ dhe i sherben dasise….Eshte me se normale atmosfera ne Kosove.
Edhe nese ne shqiperi, nuk festohet njelloj si ne Kosove, kjo situate nuk eshte argument qe te mos festojne Kosovaret. Turp per artikullshkruesin qe kerkon te kompleksoje shqiptaret e kosoves….
bravo erion,nuk kam çti shtoj asgje me shume argumenteve te tua,vetem se me vjen ti jap nji shpulle kti serbi.shqiptari eshte shqiptar kudo qe ndodhet,dhe secili feston si e ndjen.JO NDARJEVE !!!!!!!
O bamka, o Erion autori nuk flet per ndarje, por per mungese entuziazmi ne nje pjese te mire te shqiptareve.
Perse mungon entuziazmi, a e dini ju … ?
ESHTE E VERTET
Po po ky shkrim eshte nji turp per te futur ndasite. Ky autor eshtesi Blendi Fevziu, turp te kete. Turp qe e kane botuar edhe ketu tek Tema. Shqiperia ska pse ta festoj 100 vjetorin se ka Saliun ne krye. Kjo sdo thot qe Shqiptaret e Kosoves te mos e festojne.
Per mendimin tim eshte nje revolte e brendshme e arsyeshme nga ana e artikullshkruesit. Ndonjehere edhe une mendoj qe ne s’i meritojme kosovaret. Ata ruajne me shume fanatizem elementet kombetar duke filluar qe nga simboli, emrat, traditat, kostumografine dhe qytetarine, ndersa ne shqiptaret e Shqiperise i kemi humbur te gjitha, madje dhe konceptin familje qe dikur na bente te lumtur edhe pse ishim shume here me te varfer. Kur na duhen per kapital etno-kombetar mburremi me Lorikun, Granitin, Xherdanin, Riten, Fadil Berishen etj., ndersa ne momentin me te pare qe na jepet rasti i hedhim poshte edhe kur fitojne ndonje konkurs muzike apo reality. Me e keqja mundohemi t’i vjedhim qe nga momenti qe vene kemben ne kufirin shqiptar duke filluar nga polici doganes, doganieri, polici rrugor, kambisti dhe deri tek fatura e ushqimit ne restorant. Kulmi i pafytyresise eshte kur i kujtojme buken qe u kemi dhene dhe dyert qe u kemi hapur ne vitin 1999 gjate luftes se Kosoves.
Landi Sverige me poshte ka bere nje analize shume te mire pse ne shqiptaret nuk e perjetojme me kaq entuziazem kete 100 vjetor te Pavaresise. Ne kete 100 vjetor ne vend qe te ishim te bashkuar ne jemi me te ndare se kurre dhe kjo per faj te atij despoti qe kemi ne krye. Sot ne kete 100 vjetor ne shohim te rehabilitohen tradhetaret e ketij kombi duke u dhene te njejtin vend ne histori me Ismail Qemalin dhe kjo na ligeshton. E vetmja gje qe na ekzalton jane ata burra qe nisen ne kembe nga Kosova per te ardhur ne Vlore, jane ata 100 burra te tjere qe po ashtu per simbolike te festes do mberrijne mbi kuaj ne Vlore.
Personalisht une i dua kosovaret dhe Kosoven. Dikur kam patur dhe une perceptimin negativ te shume prej komentuesve te forumit, por pasi m’u dha mundesia te jetoj per ca kohe ne Kosove gjithcka ndryshoi per mire. Kur takoj kosovare qe mbajne emra si Arberesha, Shqiptar, Saranda, Valona, Berat, Dardan, Liridon etj. nuk di si t’ua shpreh respektin qe buron thjesht nga ky shqiptarizem qe me percjellin. Jeta eshte shume me e qete dhe e sigurte ne Kosove; pa vrasje, vjedhje, rrembime, vulgarizma dhe vese. Po te me jepej mundesia do e rrisja me kenaqesi femijen tim ne kete vend.
erion plotesisht dakord me ate qe thua se si duket ky ymeri ka humbur rrugen ne oborr,matrapaz fytyre majmuni se di kush ta jep te drejten te botosh kesi lloj shkrime te mutit …..rrnoft kosova dhe shqiperia jemi me afer njeri tjetrit se kurr
mendoj se e ke tepruar me cinizmin qe ke treguaar.Kosovaret nuk vene ne dasmen e komshiut por ne shtepine e tyre.Ne qofte se ju e shikoni Shqiperine si vend komshi atehere kote qe e mban veten intelektual or taj.Por te pakten ne fund te shkrimit je treguar realist kur flet per Bace Berishen.
Mos viktimizo vetveten te lutem.
ky mushkolaj eshte nga ata qe ka lene pas serbi.Jemi nje komb me u da s’duron dhe per ate se ku festohet me shume e me mire keto jane qesharake dhe shume provokative.Dhe ne ka vend per provokim eshte ajo qe flamuri i mushkonjes eshte ca si larg nga ai i verteti me ca ngjyra mender m…ti e me ca yje.Por keto nuk jane te popullit politika qe eshte ne grahmat e fundit e ka bere pak si lesh arapi.Flamuri nuk ka vlere se kush e valevit me shume po kush ia mbron me gjak e me cka ne shpirt e zemer ngjyrat…se per te kane dhene jeten mijra e mijra…te fala sllobodanit mushkonje….
Konstatimet jane te sakta, por perfundimi i autorit tejet i gabuar. Kosovaret bejne shume mire qe “çmenden” per festen edhe me shume se ne te Shqiperise. Pikerisht per kete atdhedashuri te tyre i kam admiruar kahera. Siç admiroj Canen dhe plot lojtare te tjere te kombetares, dhe jo vetem te saj, qe me aq dashuri dhe krenari kane te skalitur ne trupin dhe shpirtin e tyre flamurin kuq e zi. Ne te Shqiperise edhe mund te mbajme zi per inat te vjehrres, por bashkekombasit e Kosoves duhet ta bejne fora siç e kane tradite. Se flamurin ne Vlore e ngriti i madhi Ismail Qemali dhe i madherishmi Isa Boletini! Nuk dua te zgjatem shume, por nuk mund te rri pa shprehur simpatine dhe respektin tim per atdhedashurine qe kosovaret tregojne per festen tone te perbashket kombetare.
Ti Ismeto nuk e boke gjumin rehat here pas here,e para ti thjesht paragjykon,se ti nuk di se c’kane ne koke shqiptaret!Kur duhen dhe disa dite deri ne festen e 28 Nentorit!Tjetra eshte se si kosovaret dhe shqiptaret e kane festen e tyre,pamvarsisht se Europa perkohesisht ju ka dhene ju te tundni neper duar nje flamur blu me yje!Se nese psh do i referoheshim futbollit qe ti ke bere nje shkrim skandaloz,ne lidhje me ndeshjen Zvicer-Shqiperi,do te thosha ty se si shqiptaret ketej kufirit(sipas perkufizimit tend gjithmone)ashtu dhe ata qe vijne nga ana tjetr e kufirit kur luajne futboll mundohen te japin me te miren per kombetaren e perbashket,sic luan Loriku apo Mavraj qe lene shpirtin ne fushe,keshtu bejne dhe Bulku apo Sadiku po ashtu duke dhene me te miren(edhe te tjeret pa dyshim por nuk mund ti marr me rradhe te gjithe)Nese do bija dakort me ty vetem per dicka eshte fakti se tifozet qe vijne nga kosova jane me te organizuar ndoshta!por qe ne fushe frymen e harxhojne njesoj,sikur bejne dhe mbeshtetesit ketej kufirit,dhe kur bejne tifo e bejne bashke dhe e perkrahin ekipin ne cdo minute,dhe jo sic ti pretendon duke e krahasuar me ate dasmen qe te ftuarit na u “c’mendkan” me teper se vete organizuesit.
Leri endrrat e kqija dhe ktheju realitetit Imerrrrr
Nje shkrim i shkruar ne shqip,por me nje logjlike jo te tille(shqiptare)Vini re argumentin:Nje kenge ne festival qe paragjykohet pse vjen nga Kosova dhe nuk fiton?!Po per ata te rinj SHQİPTARE nga Kosova qe kane fituar vendet e para ne disa Reality Shows ne Shqiperi, cfare argumenti do te sjellesh?PO PER ATE PRİTJEN QE VELLLAİ İ BERİ VELLAİT NE NGJARJET E DEPORTİMİT TE SHQİPTAREVE NGA KOSOVA PER NE SHQİPERİ NE PERİUDHEN MARS-QERSHOR 1999 NUK KE DİCKA C’TE SHKRUASH?CUDİ?!Nejse si lab te sugjeroj te mos merresh me vockerrima dhe t’u frysh ndasive,se sic i themi ne ne Laberi:GJAKU NUK BEHET UJE,POR EDHE PO U BE NUK PİHET.
P.S.Per merak kur te vish ne Vlore dhe te hedhesh nje sy rrugeve dhe te shikosh atmosferen e festes,jam i sigurt se do te ndihesh i turperuar per ato qe ke shkruajtur.
Eshte fatkeqesi qe ka pak zera racionale ne Kosove, si ky artikullshkruesi i mesiperm.
Simbolizmat, flamuri, retorika, kenga jane ato elemente qe per ta jane “ushqim shpirteror” per shumicen e tyre.
Paganizem, asgje tjeter. “Patriot” eshte ai qe ka nje tatu ne shpatull, nje rrip me simbolin e flamurit, nje celular qe jep si zile himnin kombetar etj,etj.
Eshte ceshtje kulture dhe formimi. Keto nuk i kane edhe pse kane vite dhe vite qe kane jetuar dhe jetojne ne Perendim. Jetojne ne Gjermani, ne Austri, ne vendet Skandinave etj. ku festat kombetare jane festa familjare me qetesine dhe cilesine paqesore te tyre, pa zhurme dhe pompe, pa therje qingjash dhe delesh, ku dyqanet jane mbyllur dhe gjithkush e perjeton si dite pushimi familjare. Nga keto, keta njerez nuk kane mesuar asgje dhe eshte fatkeqesi.
Te ben retorike nje dhurues territoresh dhe ndihmes i Miloshevicit, i kendon flamurit me cifteli, ai qe dikur i ka kenduar Titos, ja keta jane ata paganet tane.
Ne nivelet mesatare te politikes ose te ekonomive te ketyre vendeve, per te mos folur per nivelet e larta, keta nuk i gjen.
Ne tavolinat e kafeve ku rrine me ore te tera, ne biseda boshe dhe pa permbajtje, ja keto jane cilesite e tyre.
Le te nisen me kembe nga Prishtina, le te galopojne 100 kuajt, le tu beje retorike Berisha me serbet ne shtepi, ata do te ngelen ashtu pagane, mesjetare, paformim.
Eshte fatkeqesi, por dhe ata nuk e kane se duan te jene ashtu. Eshte shtypja, injoranca, mentaliteti i odes qe ia ka lene ne ate derexhe.
Te pakten te kishin mesuar dicka nga Perendimi dhe ne Perendim se shtypje serbe nuk ka patur, por te mos zoterosh as gjuhen e nenes dhe as gjuhen e vendit, kjo nuk shkon.
Pra zgjidhja me e mire per te qene dikush eshte: te mbash flamurin, te besh ndonje tatu me shqiponje te vesh ndonje kesule dhe te kendosh “oh sa mire me kene shqiptar”. E vetmja dite argetimi ne vit per ta eshte 28 nentori. Te tjerat jane vetem “te jetosh mbi dhe”.
Eshte per te ardhur keq.
Ka ndoshta diçka që mund të jetë ashtu por në tërësi, më i keq është ky koment se vet artikulli trashanik. Për disa arsye…popujt e ndryshëm kanë temperamente të ndryshme, fare nuk ka lidhje se si kremtojnë francezët apo gjermanët (edhepse kuajt i kanë ende në ceremonitë e veta) paçka anglezët…neve shqiptarëve në Kosovë na mungonte flamuri, na mungonte tradita e shtetit nacional me tërë ato që ngërthen shteti, na mungonte sistemi mbrojtës nga pansllavizmi, na mungonte intelektuali…për shumë vite. Por krenar mbijetuam. Claus, pi ujë të ftohtë dhe mos fol shqip fundja, se po shihet që je i tepërt në botën shqiptare. Është për të ardhur keq inferioriteti yt nacional. Vizitoje Kosovën dhe pak më shumëëë…
Po pse amerikanet qe e festojne diten e pavarsise me fishekzjarre dhe festime neper sheshe jane kafshe?Seriozisht gjith profili yt si komentues qe prej pesudonimit qe as shqip nuk e ke shkruar por njefare emri anglezo-gjerman e deri tek prezantimi e fjalet jane shume te shtirura dhe nihiliste dhe te stisura duke u hequr si nje perendimor i rafinuar me klas qe vjen nga dere borgjeze.Ne nuk kane c’na duhet skandinavet mes akujve me natyren e tyre te ngurte sepse cdo popull ka natyren dhe karakteristikat dhe traditat e tij dhe ti s’ muned pretendosh qe gjithe te jene njesoj shabllon ose te behen kopjace te kopjojne te tjeret.Keshtu qe mjaft u hoqe kaq i stofistikuar dhe mos harro kohen kur prisje tollonat ne rradhe me gojen qe te mbante ere dhe floket kacurrel mos e harro origjinen dhe tani qe te jane hapur syte.
po keta skane ghe tjeter ,nje flamur te ghergh kasstitit ,flamurin bizantin e mbajne arabet kosovare ,qe nuk e duan heroin tone kombetare .eshte flamur i krishtere mos e mbani kosovare ,keni flamurin jeshil ha haaaaaaaaaaaaaaa
O Mushkoje kam per ta çare ate tullacken degjon po paske qene kokrra e legenit mor mut muti . Kush je ti more qene i biri qenit qe te thuash kto gjera kush ta jepe ty te drejten more zuzar , qe thua qe Ne te Shqiperise nuk paskemi bere per ju , Ato qe kemi bere ne per ju as ne mendje su shkone juve ti beni per ne mor dobiçe i dobiçave , Por mos harro mor qene i biri qenit se ishim ne ata qe ua hapem portat e shpive ne vitet 1900 po shiko mor qene i biri qenit sa familje nga kosova jan strehur ne Fier edhe ne Durres shiko ore zuzar , Shiko po mushkonje sesa mijera veta mbajtet ne shtepia ne vitin 99 shiko more legene se sa mijera arme u dhame per te luftuar , po nje ndyrsire nuk per kurre i paster . Fajin e ka edhe gazeta Tema qe te jepe mundesine e publikimit . Uroj qe Gazeta ta botoj edhe komentin time
kur kam jetu ne Fier me eshte lutur nje baba kosovar te nderhyja e te beja birin e tij taraktorist , e keshtu u be.
me pas mora vesh se e ku=ish dash kete qe djali te ikte larg e ai te pallonte nusen e djalit.
Kaq besoj se mjafton.
e mos na i bo kaq partiota kosovaret, sepse mua, shqiptarin e shqiperise jugore,kur i besova kosovareve ne perendim,(sepse keshtu na i kishte paraqit propoganda e enver hoxhes ata,si trima te beses dhe te nderit dhe patriota),pra kur u besova ne besen e tyre,me tradhetuan tek i huaji,me futen ne burg te huaj dhe me shiten ke i huji.
jan te poshter kosovaret vella!
edhe shqiptart e shqipnis jan te kqinj por me te poshten se kosovart nuk ka.
jane ne aparence patriota por te shesin per pare ke i huji si shiten cigaret ne tregun e zi..
prandaj edhe kan ngel kaq von pa pas shtet.
edhe tash s’po bajn dot shtet se jan jo te mir mes veti.
vetem pordh kan.
po te pakten shqiptart e shqipnis nuk e fshehin keqsin e tyre dhe shkojn haptas ke i huji perndimor,madje po te behet ndonji referendum si ne ate ishullin pran amerikes (kosta rica me duket),shqiptart e shqipnis do ja japin voten me shumic absolute per me u bashku me ameriken dhe me humb lirin pavarsin integritetin kombtar edhe identitetin kombtar madje.
kurse kosovaret jane me te sofistiku.
per dukje per propogand e mbajn lart flamurin kuq e zi,por pernjiher behen me te huajin e fuqishem qe vjen nga larg ..
a nuk u bene keshtu me gjermanin ne luften e dyt botnore?
edhe sot te njejten sjellje po shfaqin me ameriken.
neser e pasnerser kur kina e indija te behen “amerika e sotme” ata,koqevaret do behen kineza dhe indiane…
prandaj nji thirrje u bej perndimit te qytetnuem:
“rrasi k…n koqevarve,dhe shqiptarqiqve bashke me ta..!!!”
o Mushk-olaj, kur u shpall pavarsia ne 1912, shpallen jo vetem pavarsine e Shqiperise se sotme, por te gjithe Shqiperise etnike, tjeter se nderkombetaret vendosen te coptonin territore. Delegatet e asaj pavarsie ishin nga Kosova, Mali i Zi, Iliridia, Cameria, dhe kjo tregon mese qarte qe pavarsia nuk eshte vetem e Shqiperise zyrtare, por e gjithe kombit Shqiptar qe jeton ne territoret e tyre dhe e quan veten shqiptar.
po ai kangtari “partiot shqiptar” qe permendet ne kte shkrim me duket se e ka mbiemrin sllav!
mos eshte gje serb !?
po xhaferr deva kosovari qe erdhi me gjermanet ne tirane dhe beri maskren e 4 shkurtit mbi popullsi civile,”per flamur kombtar” e bani a?
ju shisni shqiptarin ke i huji per pare..
Shqiptaret e Kosoves ndihen per tre arsye te gezuar ne kete 100 vjetor. E para, sepse festojne kete 100 vjetor te pavarur. E dyta, mendojne se Shqiperia eshte nje vend demokratik. E treta, sepse ne krye te vendit eshte “i pazevendesueshmi” per ta Sali Berisha, me lidhje te njejta krahinore, fetare e dialektesh gjuhesore qe po lufon ndaj “komunisto-ortodokseve” te Edi Rames.
Ndersa shqiptaret e Shqiperise shprehin indiferentizem per tre arsye. E para, ky 100 vjetor i gjen me te varfer, me te lodhur, me te pashprese, me te pasigurte, me te izoluar se asnjehere tjeter. E dyta, sepse ky vend qeveriset nga nje pushtet diktatorial, mafioz, i koruptuar, feudo-anadollak dhe i papergjegjshem. E treta, sepse per 22 vjet rrjesht vazhdon te jete ne krye te vendit figura me e shemtuar, me e ndyre, me banale, me sharlatane, me katastrofike, me brutale, me e cekulibruar, me skizofrene, me e urryer, me antipatike, me qesharake, me anti-demokratike dhe me anti-shqiptare, Sali Berisha.
Pra konkluzioni, dy mentalitete plotesisht te kunderta ne dy vende qe duken fatkeqesisht si dy meteorite te rena ne mes te Europes se qyteteruar.
koment i sakte
nuk do te hiqnja asnje presje
Analizë perfekte Landi.
O Landi,
Perjashto ate konkluzionin tend , pra perjashto ato dy rreshtat e fundit qe me duken jo shume te gjetura, atehere i gjithe materiali tjeter eshte nje analize dhe konkluzion perfekt.Me ka pelqyer se tepermi karakteristikat dhe percaktimet mbi Berishen. Perputhen me gjykimin tim.
Edhe nje here te lumte per shkrimin dhe faleminderit per kenaqesine qe na dhe duke e lexuar.
Gjithe te mirat.
Shkrim vetem me nje kuptim.
Kur se ndjen vete gezimin e vepres me te rendesishme- fajton te tjeret qe nuk kane te njejten mendje.
Ne kuptimin analitik eshte shume larg te quajturit i besueshem dhe çalon shume.
Tema vertete duhet nje fare seleksionimi, shkrime tilla jane te demshme per shumicen per te mso thene per te gjithe-edhe per ju vete.
IMERI QE KA BO KET ARTIKULL ESHT ANTISHQIPTAR NJEZETEKATER KARAT.
Kush e eshte mesazhi yt more Zoteri?
Me mir mos fol,se sa pa lidhje.Kur nuk je ne gjendje te besh mire mos bej te pakten keq.E njeh popullin tend ti?-natyrisht qe nuk eshte i rene nga Qielli,me te mira e te keqia,ne jemi,te stamposur nga morali shqiptar brez pas brezi nga stergjysherit tane.
Në vitin 1996, Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku u prezantuan në Festivalin e RTSH’së me këngën “Ti nuk më meriton”, një ndër më të mirat të kënduara shqip. Si zakonisht kur bëhej fjalë për pjesëmarrës nga Kosova, kënga nuk fitoi, edhe pse prezantimi ishte mjaft dinjitoz.
Ndonëse tema e këngës kishte të bënte me dashurinë mes njerëzve, porosia e saj iu shkonte mjaft mirë të gjithë atyre që kishin zgjedhur të mos i vlerësojnë sa dhe si duhet krijimet artistike nga Kosova. Imer Mushkolaj
Kesisoj fjalesh shkruan vetem nje ngatrrestar.Ne te Kosoves ju te Shqiperis.
…. një ndër më të mirat eshte një ndër më të mirat por jo me e mira.
Me gjith rrespektin per kengetarin Armend Rexhepagiq,ajo kenge nuk meritonte vendin e par.
Elsa Lila nuk ka te krahasuar nga interpretimi profesjonalist.
Muzika eshte art i akustikes,por me qe ti i jep rendesi mesazhit poetik,artit te fjales,krahasoji poezite.
Teksti i kenges fituese ne Festivalin 1996 kenduar nga Elsa Lila.
Pyes lotin.
Te flisja gjuhet e gjithe botes
e te mos ndjeja dashurine
do isha si nje gur i heshtur
kembane harruar ne vetmi.
Te gjithe pasurine e ndaja
te mos shihja varferi
te digjej trupin do ta falja
e le te behej hi.
Se endrrat edhe shpresat
pa dashurine jane thjesht nje iluzion
ndaj dua o njeri, ti fal pak dashuri
pa te cfare eshte kjo bote, a e kupton?
(refreni)
Se loti qe pikon, nje zemer lendon
i vogel na duket, i madh sa nje glob
o bote e di se cte mundon
se ka njerez sot dhe duan vetem lot
snjohin dashurine, snjohin miresine.
Te flisja gjuhet e gjithe botes
e te mos ndjeja dashurine
do isha si nje gur i heshtur
kembane harruar ne vetmi.
Te gjithe pasurine e ndaja
te mos shihja varferi
te digjej trupin do ta falja
e le te behej hi.
(refreni)
Se loti qe pikon, nje zemer lendon
i vogel na duket, i madh sa nje glob
o bote e di se cte mundon
se ka njerez sot dhe duan vetem lot
snjohin dashurine, snjohin miresine.
Dashuria, endrra, shpresa
ke te zgjidhja nga te tria
dhe nje nate lotin pyeta
mu pergjigj… Dashuria
Jo ekzaltim, por njëfarë histerie e papërmbajtshme i ka kapluar kosovarët me rastin e festës së një shekulli shtet shqiptar.
Imer Mushkolaj
Edhe…..kaq shume te shqetson ty kjo “histeri” e bashkkombesve te tu!?
E pranon apo nuk e pranon popullin tend ashtu siç eshte?
Nga qytetarët e Shqipërisë, ne të Kosovës mund të shihemi me habi, për gjithë çfarë bëjmë për festën, e cila zyrtarisht është e atyre.
Imer Mushkolaj
Mua me perjashto,nuk habitem,por e kuptoj ngazellimin e shqiptareve te Kosoves qe kan derdhur gjak aq sa edhe ne per ate flamur,per ate dite.
Jo jo jo….mos e perdor fjalen zyrtarisht,esht pak heret.
Nuk eshte vetem festa jon,por e te gjith shqiptareve.
Gjatë njëqind vjetëve, Shqipëria më shumë i ka bërë dëme vetes, sesa ka ndihmuar shqiptarët jashtë kufijve. Gati 50 vjet në diktaturë, e 20 të tjera në demokraci, secili që ka qenë në krye të saj më tepër e ka shkatërruar e sakatuar, sesa qeverisur si duhet e përparuar.
Imer Mushkolaj
Shum siperfaqsor,aspak i thelluar.Pa diskutuar per sistemet,Kosova e ka pasur gjithmone ndihmen e Shqiperise,ne te gjitha drejtimet.(nuk po zgjatem)
Do t’i zgurdullojnë sytë edhe më shumë kur, edhe dhjetë ditë, shteti do t’iu bllokohet nga kosovarë që do t’ia mësyjnë Tiranës e Vlorës për të festuar, për t’u “tranuar”, duke lënë atje miliona të tjerë.
Imer Mushkolaj
Je tranu a,te tilla fjale nuk duhet ti thote nje femi.
Për ata që mendojnë se ky shkrim sjell ndarje e përçarje ndër shqiptarë, ………Imer Mushkolaj
E thua ne paranteze?
Nese e ke parashikuar reagimin e lexuesit,atehere tendenca eshte e qarte.Hedh nje i marr nje gur ne Pus,njeqind te mençur nuk e nxjerrin dot.
Sepse, situata e tashme ngjan sikur të shkosh në dasmë të një të afërmi, të çmendesh së kënduari e vallëzuari, përderisa ai vetë nuk sillet ashtu.Imer Mushkolaj
Ne fakt neper dasma kerrcejn e kendojn po te njejtet tipa,ngaqe te tjeret ndoshta nuk din te kendojn e kercejn ose jan te turpshmen.Keshtu qe i zoti i Shtepise qe ben Dasmen jo gjithmon di te kerrceje.
Më shumë se një dekadë e gjysmë pas Festivalit të RTSH’së, Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku nuk kanë realizuar ndonjë këngë “me rastin e 100 vjetorit”, siç kanë bërë dhjetëra kolegë të tyre.
Imer Mushkolaj
Çdo artist ka nje cikel krijimatarie produktive.
Ndoshta Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku e kan mbyllur kete cikel,vijn te tjere,”Zemra nuk u rreh me si dikur”,jo vetem ne dashuri por edhe ne art.
Një dekadë e gjysmë pas trazirave të tmerrshme, Shqipëria udhëhiqet nga njeriu që shihet fajtor pse lejoi të funksionojnë firmat piramidale, që e çuan vendin në kaos. Retorika e tij vazhdon t’i çojë peshë shqiptarët jashtë kufijve.Imer Mushkolaj
Edhe…keta jan njerezit tane.Un nuk e dua Sali Berishen,por nuk i urrej ato qe e duan,i akceptoj,jan vellezerit e mij,jan pjese e mentalitetit tim.
Çfar eshte ajo qe dallon nje popull nga nje tjeter…….?
Shumkush nga ne mendon se del jasht vetvetes,jo jo vetem mendon.
Gati pesë vjet pas shpalljes së pavarësisë së vendit të tyre, kosovarëve vazhdon t’iu mungojë arsyeja e shëndoshë dhe racionaliteti për gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë.Imer Mushkolaj
Nese irracionaliteti eshte ne keto permasa,atehere justifikohet diktatura,mendimi “rracional” i pakices intelektuale i imponuar.
Per mua nuk eshte irracionale por rracionale.Kosovaret jan nje komb ne lindje,te dehur nga liria,nuk jan ngopur akoma me te,dhe kur nuk i kupton vete nje kosovar,esht per te ardhur keq.
Ne mund të çmendemi në festë e gëzim këtë fundnëntori, por ata do të vazhdojnë të na shohin me habi e mospërfillje.Imer Mushkolaj
Jo me mosperfillje,por me rrespekt.Pastaj çmenduria ne festa eshte zakoni jon qe tregon ekspresivitetin ton si popull.
Kosovaret megjith papunsine e madhe,megjith problemet e vuajtjet qe kan te habisin me optimizmin qe nuk e kan as popujt me mireqenie te larte.Ky esht virtut,kjo eshte cilesi qe me ben optimist.
Hajt,shikoji gjerat me me pozitivitet dhe jo bardh e zi.
respekt Zigur vllai..i sakte si gjithmone!
thash ta shkruaja diçka po I then te gjitha..
Imer. Sikur i ke vene vetes detyre te marresh anet me negative nga te dy anet e tu japesh ” uje” zagareve. Po ti vete je ne ate kategori. Shqiptaret jane kosovar e kosovaret shqiptar. 100 vjet me vone? Shiko ku eshte KOsova. Po ty ste pelqen …..
shume shkrim i peshtire.. dhe themi pastaj perse percahen gjithnje shqiptaret..
kur vete ata gjoja intelektuale shkruajne gjera te tilla, cte presesh nga shtresat e mesme.. turp turp dhe vetem turp..
Mua me vjen keq qe lexova kete artikull, jo pse eshte cinik apo kerkon ndasi apo 100 dokrrat e tjera qe jane then ketu por sepse eshte i VERTETE.
1oo vjetori jone ndjehet sh me teper ne kosove sesa ne shqiperi, tek ne nuk ka feste ka halle. Ne nje vend qe flitet per mungese uji e dritash, kur rruget sheshet e shtepite pergjaken perdite nga gjak shqiptaresh nuk ka vend per feste. E di sh mire vuajtjen e Kosoves tmerret qe kane perjetuar por atyre ia bente shkjau dhe atdhedashuria u jepte forcen per te mbijetuar ndersa ne…….
Kemi kaq vite qe jemi me lufte me veten tone, malok,laluc,fshatar ,gay katunar jane shprehje qe i kemi vene per te luftuar njeri tjetrin.
shqiperia per fat te keq nuk ka cte festoje kete vit sepse ajo eshte akoma ne lufte. Eshte ne lufte me bijte e vet qe jane kthyer ne demonet e saj.
Eshte e vertete qe Kosovaret nuk shihen me sy te mire tek ne as kur fitojne me kenge cilesore,as kur lejne milionat ne Durresin zhuls dhe as kur festojne nje dite qe eshte po aq e tyrja sa e jona.Ndoshta eshte vetem xhelozi sepse shqiptaret nuk festojne dot kete vit.Nese Kosova shpetoi nga Serbia ne shkjaun tone e kemi ne krye, e kemi bere kryeminister.
Nuk festojme dot sepse sot ne jemi te pushtuar.
Nuk jam fans i asnje partie,por jam kundershtar i nje bande te ndyre e kriminale,qe quhet PD.Per popullin e Kosoves,kam dy fjale.Ne kemi 100 vjet shtet dhe akoma jetojme ne mesjete,fale udheheqesve mesjetare e maloke.Nuk e dua Fatos Nanon,por kur Kosova ishte ne lufte,dhe Serbi e prezantonte si fondamentalizem islamik,ishte PS,ajo qe Kosova e urren,e cila bindi Europen dhe Ameriken,se UCk,nuk asht organizate terroriste,por UCK.Kur Saliu e I Rugova e quanin popullin e Kosoves irrendetist e terrorist,ishte PS qe e mbrojti,furnizoi me arme UCK,priti e strehoi nje popull Kosovar,dhe sot nje pjese e ketij populli vrapojne mbas Saliut,mbas atij qe furnizoi me nafte e ndihmoi makinen kriminale Serbe,Turpi i Decanit,qe nderon mikun e Milloshit,atije qe dogji femije ,gra e pleq.Asnje varreze greke e shkolle nuk lejoi F Nano,sa ishte ne pushtet.Sali Kurva,prostituta e cdo kombi,ju ka fale gjysmen e territorit.Mbajeni plehun e kombit si te nderuar,e gezofshi,por ma i mire asht Arkani e Slloboja,se Sali Kurva.
Bravo! Serbi Sali nuk do qe te festohet pavaresia e Shqiperise. Tradhetari pret tradhetarin (A. Zogun).
Kenga e Rexhepagicit dhe Aida Barakut nuk fitoi jo sepse ata ishin nga Kosova,por sepse ajo u tha se kishte shume dramacitet,per nje festival kenge.Pastaj, ne festival pati kenge me te mira se ajo,dhe kjo eshte e arsyeshme.Sepse ne festival autoret e kengeve ishin ne pjesen me te madhe nga Shqiperia.Pastaj kur behet fjale per Rexhepagicin dhe te tjere si mbiemri i tij qe perfundojne me vic e iq le te mendojne pak per origjinen e tyre shqiptare se gjuha shqipe nuk i pranon prapashtesat Vic?Ka ardhur koha qe ne Kosove,Maqedoni ,e Mal te Zi te mendojne me shume per mbiemrat e tyre te imponuar nga sunduesit sllave dhe t’i kthejne ne shqip.Tani i kane te gjitha kushtet per ta bere kete.Vetem atehere do te konsiderohen me te vertete shqiptare.Persa i perket thenies se shqiptaret nuk i shikojne me sy te mire kosovaret,kjo eshte ne nje fare shkalle e vertete.Ata kosovare qe kane ardhur ne fillim ne Shqiperi nuk kane qene njerez te mire.Shoqeroheshin me vajzat shqiptare kudo qe shkonin iu premtonin dashuri,pasuri e martese dhe pastaj dilte se te gjithe ata kishin lene grate e femijet e tyre ne Kosove dhe donin qe te merrnin edhe nga nje grua nga Shqiperia.Por grate shqiptare e kishin lene prapa stadin shoqeror,poligamine e trasheguar nga Perandoria Osmane.Persa i perket festes se pavaresise ,qe festohet me shume ne Kosove se sa ne Shqiperi,kjo eshte e vertete.Shqiptaret ne Shqiperi ,me perjashtim te festes se Vitit te Ri,ndaj te gjitha festave te tjera ne shumicen e festave te tjera jane indiferente,kurse shqiptaret e Kosoves kane qene gjithmone me luftarake dhe atdhetare,kete e deshmojne edhe me mbajtjen e flamurit ne cdo shtepi e neper dasma,gje qe shqiptaret ne Shqiperi e kosiderojne si nje gje absurde.
Ky tipi qe ka shkrujt ka dasht me nxit mendje tkeqe me prish deshiren per fest .ka edhe shkie qe din me shkrujt shqip mun ndodh.u mundu me bo nifar zbutje tasoj qa ka shkrujt por vrehet se osht shkrim provokues.Ne shqiptar jem vet kush e ndien veten feston se shqipria u shpall e pavarur ne troje etnike e ne festojm se do ta bashkojm nje jemi.kush so shqiptar nuk feston.kush i urren shqiptarin osht armik yni e ne i the thyje qafen mor qafir
Ti mushkole je harram, duhesh djegur ne turren e druve. Ska shqiperi pa kosove dhe as kosove pa shqiperi. Nuk eshte here e pare qe ti ben shkrime te tilla percarese, o pleh, pjelle e serbit
lexoni shkodranin nga londra.
thot te vertetn.
ore ju komentues mos shkruani sa nje carcaf se nuk ju lexon njeri,mos u hiqni si gazetar se na e peshtiret, i fusni ca vjersha e poezi dhe me vone dhe ndonje roman dhe mendoni se jeni te zgjuar.
pra shikohet qarte qendrimi prokosovar nga ana e komentuesve se gazetes tema!Arsyeja eshte e qarte.!Stili i imerit, tipik (matoshi a kelmendi)qe kane kohe qe mundohen te ngrene stuhi prej rere ne mes shqiptareve,te ngrene vellain kondra vellait e mikut kondra mikut sic duket qarte edhe kesaj here nuk pati asnje efekt,,,perkundrazi e shton dashurine e respektin midis shqiptarev te shqiperise e te kosoves qe kane qene,jane,dhe do te mbeten nje trup! Tibashke me me te gjithe ata qe mundoheni te percani e sabotoni te ardhmen e shqiptareve do tiu jepja nje keshille: Hiqni dore nga qelimet tuaja te zeza para se te jete vone!TUNG!
Ketu ka shume komente dhe nuk e di se komenti im do lexohet apo jo.
Doja te thoja dy fjale.
Kosovaret kur vijne e festojne ne Shqiperi nuk jane ne dasmen e komshiut por ne shtepine e tyre. Te festojne e te gezojne sa tu doje zemra. Ai qe ka vuajtur ne roberi e kupton me mire cdo te thote atdhe. Shqiptaret jo se nuk e duan atdheun por kane vuajtur kaq shume keto 100 vjet sa jane te mpire.
Ajo qe kemi nevoje eshte ta kuptojme dhe ndimojme me shume njeri tjetrin. Nje levizje e vogel popullore ne Tirane apo Prishtine apo ne nje qytet tjeter eshte nje qje por nje levizje popullore nga Saranda ne Mitrovice eshte nje gje tjeter, nje gje e pa permbajtshme qe nuk mund te ndalet!
ceshte ky pseudoshqipetar qe nuk na i pelqenka atmosfera ne prag te kemtimit te 100 vjetorit,e na i paska qemtuar diferencat e perceptimit festiv mes shqipetarve te shqiperise dhe shqipetarve te krahines se kosoves.
madje ky shkonka deri atje sa na qenka prekur e i ndjere ne gjendje pezmi pse nje kenge e kenduar ne 1996 sna paska fituar cmim ne festival.
te keqen e lockes moj toke shqiptare canaliste medioker ta shtojne peshen e lodhjes por edhe keshtu me parazite,renegate,dordolece,eunuke mental ti serish do jesh e lire edhe me e begate per te pakten edhe 100 shekuj te tjere.
kjo fest duhet te festohet ne gjith trojet shqiptare.pamarr para sysh shqiptar apo kosovar. rrnoft,shqipria e madhe…i pershendes te gjith shqiptaart nga ipswich,i england….
ju kosovaret keni te drejte qe na gjykoni, por mos harroni se njeriu gjithmon kerkon ate qe nuk ka dhe jo ate qe jeton perdite, prandaj ju jeni me patriote se ne. por cesht e verteta ne ne shqiperi jemi te lodhur nga diktaturat qe kaluam e po kalojme, jemi te varfer si nga xhepi ashtu edhe nga qejfet per festa.ju mire thoni qe ta festojme 100 vjetorin e pavaresise,,e drejte,,por ne si popull cfar kemi fituar keto 100 vjet? asgje me teper vecse diktatore qe na kane vrare e na kane pire gjakun.. sot krahasoje nivelin e jeteses shqiperi-kosove,ne shqiperi populli po jeton me 1 dollare ne dite per fryme,e imagjinoni ju kosovaret 1 nivel te tille jetese? ata kosovare qe kane ardhur edhe e kane pare jetesen e popullit nga afer kane thene si mbijetoni ju keshtu? prandaj neve spo na bie me ndermend as per festa e as per gje. mos na gjykoni aq kollaj pa i ditur mire gjerat. sa per juve ne nuk ju shohim vetem si kosovare por si njerez te pasur qe edhe nen pushtim keni vene pasuri e keni jetuar si njerez e jo si ne si kafshe
Per ju patriotet e zgerlaqur, do thosha nja dy llafe ti lexoni, se per te degjuar taramam, ju ka dale dylli i vesheve per jashte se ne cdo gjashte muaj e lani koken, dhe per dreq nuk rrini dot pa zbrazur tere pleherat e trurit te depresuar ketu ne kete faqe. Pikerisht se jeni te till qe te gjith nuk kuptoni se ky intelektual autor i ketij shkrimi kaq virtuoz, eshte nje flamurtar i bashkimit dhe bashkimit me dinjitet, dhe jo duke u jargavitur si kermijte mbas figurave dekadente qe shqiperia i konsideron te pandehur dhe ju andej i mbani per heroj dhe i mbushni me tituj nderi dhe dekorata! Tamam kete eshte duke spjeguar ky intelektual briliant se tere ky demonstrim fallso i patriotizmit mjeran eshte veper kriminale e te pandehurve tane dhe tuajet njekohesisht si Thachi me shok. Pra kjo eshte ndarja qe agjentet serb kane realizuar te bejne per vete dhe operojne ne dem tone me gati gjysmen e Shqipetareve. Ky pra te nderuar trulesher eshte dhe mesazhi me sa mund te deshifroj une i ketije gazetari patriot nga Kosova jone…
Gjithemone do te me gudulise shpretken shpreja qe paraqet shqiptaret kudo qe jane si kembengules ne shprehjen e patriotizmit te vet. Por ndihem ne keq e mos me keq kur kete patriotizem e quajne “patriotizem-folklorik”.
Pse e them kete? E them se jo vetem ne momentin qe lindi pavarsia dhe ju pre kerthiza me cakije dhe sojka te ndryshkura femijes se sapo linudr shqiptar por edhe qe nga lindja e kane sulmuar, vrare, rjepur, internuar, emigruar, mashtruar, copetura edhe kur ishte 1 vjec, edhe kur ishte 2 vjec edhe kur ishte 3 vjec, 4,5,6,7……………. e deri tani ne 100 vjec. A mos te duket ty artikullshkrues se edhe ne kohen e sulmeve te fshehta dhe te hapura per marrjen e shelfit kontinental te detit Jon dhe marrjen e Shqiperise se Jugut shqiptaret shprehen me “patriotizmin folklorik”?? Turp dhe faqja e zeze kur shkruani kunder ulurimave te dhimbjes kombetare. Shqiptari do luftoje te tregoje botes se eshte shqiptar jo per folklorizem por sepse shume zagare qe hiqen si shqiptare po e shesin dheun qe na mbeti nje grusht nga 1912, 1913, 1915. Edhe sot flisni me gjysem zeri per Traktatin e Fshehte te Londres sepse keni frike nga sterniprit e atyre qe neneshkuran ate Traktat. Ne fakt ata as nuk e rrujne dhe nuk e dine se c’thon ju. Oj , thote tjetri folklorizem pse shqiptaret shenejne vendin e vet me ngyrat e flamurit te vendit te tyre. Ta shenojme qe cke me te dhe ti vazhdo te shkruash dengla per ti pushuar se ngyeri ne kuq e zi njerzit qe therraasin se jane shqiptare. Artikulli juaj bie ere te keqe sepse krijon hendeqe te paqena midis dy pjeseve te popullsise shqiptare te Kosoves dhe Shqiperise.
ore, po une nuk i lexova blogistet e tjere, vec shkrimin lexova., Po ne qenkemi ne nje mendje te gjithe. Ju lumte cuna, ta marrin vesh ca kalemxhinj te shitur se sa u vlen lekura!
me leje cfare festohet nje here shpallja e pavaresise nga disa spiune te kaureve edhe largimi nga mema turqi? tobestafrullah!
Ti Zigur Qorri qenke teper i depresuar dhe i pavetedijeshem ne tere ato traplleqe qe ngallamos. Vizitohu miku im se semundja avancon dhe nga Zigur pastaj behesh sikur… Po a komunikon me vete vehten kur shkruan o Shqiptar? Jane keto karlleqe mendime prej nje burri qe pretendon se duhet degjuar ? C’bene o mik? U elektrizove nga krundet e trulesheve aty dhe yrra ti e? Shiko edhe nje here mire dhe do gjesh se ku eshte percarja dhe ku bashkimi, he me rruash per dimer…
Claus,
Pamvarsisht se si mundohesh ta zbukurojsh komentin,qellimi yt kuptohet me se miri,ashtu sic kuptohet dhe cdo koment tjeter qe here pas here ben zoterote ne kete forum,e qe dihet se e kan burimin te indoktrinimi dhe formimi enverist i yti,perzier, me siguri, me ndoca prapesi qe duhet te keni lene mbrapa ne vendin tuaj.Si i spjegon,zoterote,pa shkuar me tej,festimet e Olluinit ne Amerike,kur njerezit vishen si karnevale qofte edhe ne vendin e punes dhe neper zyra administrative?Si i spjegoni karnevalet qe zhvillohen ne shum vende te botes?Ju s’arrini ta kuptoni se duke u munduar te percmoni kosovaret si pagane te pafajshem,vete bini ne nivelin e nje percarsi te mirfillte dhe te nje egzemplari te rralle qe urren e perbuz bashkombesit tuaj.
Kurse ti, Shkodrani London,
na binde si s’ka me mire:Nuk je fans i asnje partije,por urren kryesine e PD-s,te zgjedhur dhe te votuar nga antaret e saj.Ka se si behet deklarate me e “sinqerte” dhe me e besueshme? C’eshte nevoja te lexojsh me gjate mendimet tuaja te vyera!
O Mushkola,çthua or derzi. I yni i juaji. Thua se ska ndarje e ti vet i mshon ndarjes. Mos se nuk te ka hie.
Shqiptareve edhe ne kohet e mortit kane bere darsem, sot del nje pizeveng, nje librid, nje lumpen qe i vriten syte nga gezimi i atyre qe pasi i mbijetuan golgotes serbe, poshterimiit, sulmit mbi racen e gjuhen,i gezohen lirise. A ka mallkim me te madh per nje komb se te ta duan te hidheruar? Perse hidherohen nje grup ne Kosove? Perse hidherohen nje grup ne Shqiperi? Sharlatanizmi nuk paska kufi, por kur perfaqesohet nga shemti te tilla behet edhe me i kobshem.
GEZOHUNI SHQIPTARE. Gezojuni lirise edhe pse e manget. Gezojuni lirise qe solli gjaku i gjysherve tuaj, lotet e nenave tuaja, lirise qe i triumfoi barabarise 500 vjecare, tiranise 70 vjecare, gjenocidid 100 vjecare, tradhetoreve dhe lakejve te padinjitet.
Festa e Flamurit nuk është e shtetit zyrtar shqiptar, por e Kombit Shqiptar, e çdo shqiptari në botë. Prandaj nuk ka shqiptar të thotë “çne këta kosovarët”.
Gazetari qe na shkruan kete material, qenka gjith komplekse i shkreti….