Rama, apel Berishës: Mos pengo integrimin, eja zgjidhim Fierin dhe miratojmë tre ligjet

16 Nëntor 2012, 14:06Politika TEMA

“Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ribën publikisht apel Kryetarit të Partisë Demokratike dhe gjithë kryetarëve të partive parlamentare, për zgjidhjen demokratike të problemit të Qarkut Fier dhe votimin e menjëhershëm të tre akteve të përcaktuara nga Komisioni Europian si të nevojshme”.

Kështu thuhet në një njoftim të Partisë Socialiste, ku theksohet se Rama ka deklaruar sërish se është e nevojshme të mblidhet sa më shpejt një tryezë e partive parlamentare.

“Kryetari i Partisë Socialiste shpreh bindjen se një tryezë e të gjitha forcave parlamentare qeverisëse dhe opozitare mund të sjellë konsensusin e nevojshëm në këtë moment kur koha nuk pret.

Kush e dëshiron vërtet statusin e kandidatit për Shqipërinë ka detyrimin të bëjë çdo përpjekje sot duke provuar se Shqipëria jo vetëm i miraton po dhe i zbaton ligjet. Kryetari i opozitës është i gatshëm të përmbushë detyrimin e opozitës dhe kryeministri nuk duhet t’i shmanget kurrsesi përmbushjes së detyrimit të qeverisë. Zgjidhja s’mund të vijë nga qëndrimet refraktare dhe as mund të gjendet jashtë ballafaqimit të hapur në tryezë mes forcave politike,” thuhet në njoftim.

Kreu i PS ka deklaruar se edhe pse shtete të rëndësishme anëtare të BE-së i konsiderojnë të pamjaftueshme këto tre akte për të miratuar statusin pikërisht sepse është zbatimi i ligjeve dhe jo thjesht ligjvënia ajo çka kërkohet me të drejtë prej Shqipërisë, palët duhet të bëjnë të pamundurën deri në orën e fundit.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës dhe edhe në respekt të kësaj dite të shënuar për mbarë botën demokratike, kryetari socialist ribën këtë apel me thirrjen për t’u ulur në tryezën e zgjidhjes që kërkon interesi i vendit, fryma e demokracisë dhe e të drejtës.

Edi Rama rinënvizon se problemin e Fierit e ka krijuar politika dhe mund e duhet ta zgjidhë politika. I takon kryetarit të Partisë Demokratike, kryeministër i vendit, që ta pranojë detyrën për ta zgjidhur bashkë me opozitën problemin e Qarkut të Fierit, në frymën e ligjit, të dialogut të domosdoshëm dhe të vetë integrimit europian duke hapur kështu rrugën e miratimit të tre akteve.

Kryetari i Partisë Socialiste është gati të ballafaqojë pikëpamjet e veta në një tryezë me qeverinë ku duhet të dalë edhe zgjidhja e dëshiruar për Shqipërinë në këtë moment të rëndësishëm,” përfundon njoftimi.

41 komente në “Rama, apel Berishës: Mos pengo integrimin, eja zgjidhim Fierin dhe miratojmë tre ligjet”

  1. Vlora says:

    o z. rama po i shkove dhe njehere ne shteg berishes mos pretendo me per pushtet.

    1. ben durrsaku. says:

      zoti RAMA un nuk votoj as per ty sa per SAlI SERBIN.po behuni njerez ne kete 100 vjetor..jepuni statusin shqiptareve..un si qytetar i ketej vendi as dua tia di kush e mer qeverin..po plerat qe ka ky vend do ndeshkohen..dhe nuk e di sa do ja arrije aleanca kuq e zi per kete..te ndeshkohen rrugacet e ketej vendi..

      1. geri says:

        Statusi qe duam ne qytetaret me se pari eshte statusi i Qytetarit qe respektohet nga shteti i tij i cili duhet ti sherbeje popllit si i tere.. ligjet qe shkilen pambarim skane nevoje per vote.

    2. erza says:

      Opozite dinjitoze me denoncime e propozime per nje qeverisje per popullin. Do doje kohe te behet shqiperia qe enderrojme pasi, keta gomeret ekane shkaterruar por, e majta eshte premtuese

  2. Daut Skela, Vlore says:

    Fieri hambar votash dhe Sala nuk e leshon. Aq me teper qe eshte koktope.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

    1. sara says:

      Sali berisha, rama ka thene qe per faj te saliut sdo e djegim shqiperine dhe ketu ka dhene shembull perendimor,,ne e dime si popull qe ti je kriminel e vrases e do plumb por, populli uroj te te munde me vote. une jam larg shqiperise por, sme sygjerojne me te vi ne shqiperine qe ke gatuar ti kto 8 vjet.turp

  3. kuksjani says:

    Nuk e shikoni Edi Ramen,i ka mbushur pantullonat!Shkoni ta ndimoni………RAMET PASTE,te jeni vete per te.ZOTI E DERGOFTE NE GJENET.

    1. Nordi says:

      U erdhen dritat ju kuksianve. Duhet te mesoni se kur merr nje te mire materiale si energjia, duhet ta paguani se eshte pasuri kombetare dhe jo ara e babait. Mos e degjoni shum Mulin edhe Salen qe thone se ua paguajne ata dritat. Energjine qe merrni ju dhe nuk e paguani, e paguajne gjithe shqiptaret e Shqiperise se mesme dhe te jugut (pra edhe te Fierit).
      Ai qe merr nje mall pa paguar, sipas popullit quhet hajdut. Prandaj lerini moralet, por shtroni kurrizin.

    2. vitina says:

      Drita ktina asht Salia, kur ka me dek Salia ka me dek ene drita per ta. Ka qena qe hajne mutin po jo te gjith, ky kuksioni osht si Baca i ka thon baba haje mutin ene ky e ha. Shiko si ja pa mutin Edi Rames pa e bo akoma ? Mos u kall o kuksion se ty ka me ta dhon mutin se je i pari qe e pe. Tashti qe ska drita as uje ene muti i njom u zhduk kta do hajne ate te thatin.
      Baca Jugut te ben te hash bar te thate, Baca veriut mut te thate

    3. flogert says:

      demokracia eshte vetem si emer tek ne. Do kete shume munde te behet shqiperia normale dhe kjo kerkon njerez te devotshem. Kerkon force te re e fuqi te reja, admininstrate te re e me ide progresiste.. TE votosh ligje kur ato aktuale shkilen pa turp, eshte krim qe e majta sduhet at beje ne do voten tone. Rama eshte ne rruge te drejte.

    4. nuk harroj says:

      O kuksjani!
      Ithane dikur derrit qe te vazhdoje shkollen e larte dhe ai gjith gezim u thote dhe derrave te tjere.Nje nga ata e pyet po ja mor bir e mbarove cfare do fitosh?Do mar dipllome pergjigjet derrkuci.Po emrin more bir a do ta nderrosh dot?Se soit tone ai i prish pune thote derri plak.
      A e kuptove fabulen patrioti???

  4. vertet shqiperia ka nevoje akoma per politikane?????????????’perse na duhen?????”per te vjedhur??

  5. elinor says:

    Po he mor saleh se ja nxorre mjekrren krietarit tone, jepja ate dreq Fieri qe te na miratoje ligjet e te na fuse ne Evrope! Nuk e sheh ti qe po cahet evropa per ne, “ku jane shqiptaret” thote, “se s’mund te bejme pa ata”!!

  6. kalorsi i zi says:

    Edi, qellimi ketyre manovrave diplomatike eshte shkaterrimi i opozites dhe i yti per te nxjerre Bamir Topin si te ardhme politike. Ne nuk kemi asnje problem me kete projekt aq me teper eshte i arsyeshem per nje periudhe me soft mbas traumave berishiane. Ne duam qe bamir Topi te mbroje te verteten, popullin shqiptar, opoziten sepse nuk ka moral ne sulmin e vazhdueshem qe bejne e cila edhe me kushtetute eshte e ndaluar. Te ndalojne te persekutojne popullin shqiptar i cili po vuan pikerisht nga moszbatimi ligjit dhe nga mafiozet ne pushtet. I lus mediat edhe intelektualet te korrigjojne ( kritikojne) mungesen e kerkeses se llogarise ndaj qeverise per mos aplikimin e ligjeve te meparshem dhe me tej, te ndalojne me persekutimin kundrejt opozites dhe popullit opozitar qe po jetojne ne vuajtje te tejskashme pa te ardheme. Fund i fundit kur te mos kete ushqim, uje, drita dhe siguri ne shqiperi, shqiptaret do ikin si ne 90 ajo qe humb ne kete kohe krize dhe mungese stabiliteti eshte vete evropa. meqe eshte dita e tolerances te perfitojme dhe te kritikojme padrejtesite.

    1. Shpulla says:

      Kalorsi ka te drejte, nje mareveshje ndermjet Topit dhe Rames per lenien e pushtetit ne zgjedhjet e ardheshme per hir te stabilitetit te vendit ne shkembim te postit presidentit Nishani dhe zevendesimin e tij me nje intelektual shqiptar jopartiak per te vendosur shtetin ligjor dhe perse jo per ekuilibrin me te drejte dhe bashkimin e te gjithe shqiptareve te jet katolik/krishter. Sigurisht Topi nuk duhet te lejoje me tej kete maskarade per hir te bashkimit te kombit dhe vlerave te verteta, kjo i jep FRD respektin e popullit si bashkues i kombit. Shkaterrimi i opozites do te krijoje pakenaqesi te pakonsiderueshme dhe madje shkaterruse te cilat mund te na cojne drejt nje kaosi te frikshem.

    2. Fiona says:

      Tryeza qe kerkon Rama nuk eshte per te mos zbatuar ligjin, perkundrazi. Tryeza synon te zgjidhe moszbatimin e ligjit, te krijuar nga autarkia e nje njeriu qe eshte kryetar i mazhorances. Ketu e ka ulur zoteria pazarin, ketu (ne fakt dicka me lart se kaq) eshte i detyruar ta zgjidhe edhe kryetari i opozites. Eshte mjerane dhe naivisht perverse qe integrimi na u pengokerka nga Fieri. Eshte po kaq mjerane dhe perverse se integrimi u arrikerka nga tre ligje. Mesazhi i nderkombetareve eshte ceshtje fryme, fryme bashkepunimi. Dhe kjo fryme, nese do te ekzistonte, kapet edhe ne ajer nga receptoret diplomatike kendej dhe andej kufirit. Sa poshte kemi rene qe Fierin e quajme hambar votash. Kalkulime te tilla vetem idealizem dhe mision nuk perfaqesojne. Por ca ti besh. Rames i ka rene per pjese Saliu. Se mos vetem Rames…

      1. kalorsi i zi says:

        Fjona, udhekryqi eshte, po te thote Rama jo nuk i votoj do ti thone atehere ju nuk doni statusin po te thote po i votoj do humbi shume elektorat dhe do sulmohet si bashkpuntor i Saliut. E kupton kurthin
        E verteta eshte se nuk e meritojme, ata dhe ne e dime, perse nuk thone JO, ku eshte qellimi ? Sigurisht plani euroazise qe ka per qellim te jete nje mbreteri qe lidh oksidentin me orientin per shkak te planeve gjeopolitike te amerikaneve sidoqofte kjo nuk i nderon

        1. Fiona says:

          Zoteri i nderuar. Nese perceptojme se jemi sikurse hamendeson ti “pjese e planeve gjeopolitike te amerikes”, ketu si rregull nuk te ngelet vetem se te pershtatesh, sepse heret a vone aty do te futesh, nese nuk je futur akoma. Kete me mire se kushdo, te jesh i bindur se e dine liderat tane. Por per aq sa ke domethenie si shtet, te jesh i bindur se aktoret e medhenj flasim hapur me liderat dhe pa ndonje kompleks. Jemi ne qe perpiqemi here here edhe pa dinjitet tu ofrojme sherbime edhe te pakerkuara. Por ketu ne mjedisin tone ka me rendesi kush fiton zgjedhjet. Pajtohem me ty ne kete pike. Ajo qe nuk dua te kuptoj eshte hamendesimi se “nese i pranon, Rama do te quhet bashkepunetor i Saliut”. Kjo eshte nje lajthitje fanatikesh partiake qe nuk ka arsye te shendoshe. Kemi nje realitet kokeforte se Rames dhe jo vetem atij i ka rene per pjese Saliu dhe kaq. Me tej, ka shume variabla se si mund te merresh ne kete lloj politike. Por ne cdo rast mosveprimi nuk mund te jete opsion. Ndjese se u zgjata per pamundesine time per te ta thene me troc dhe shkurt.

          1. kalorsi i zi says:

            Znj, jemi dakort qe te gjitha partite ne shqiperi po ashtu edhe populli shqiptar eshte pro amerikan dhe kjo do te mbetet. Por interesat e popullit shqiptar per ne, jane me te rendesishme se interesat e USA ose me mire, reciproke. Populli shqiptar e tha te verteten e tij me zgjedhjet, po ashtu edhe me 21-janarin, kush e mban Sali berishen ne fuqi ? Mos valle eshte me pro amerikan nje njeri pa karakter sesa nje njeri i vetedijshem ? Jo, pergjigjia eshte e thelle per nje medioker dhe shume e ceket per nje person inteligjent.
            Persa i perket inaksionit, Rama nuk eshte aspak fajtor ne mosmarjen e statusit por shpjegimi ishte per te ardhmen e tij politike edhe me shume per te ardhmen e partise socialiste.
            pershendetje

            1. Fiona says:

              Nuk fajesova askend, sidomos Ramen, per te cilin dikur kam shkruar se eshte “Jo politikan, por me shume se kaq”. Besoj se u kuptuam persa shkembyem ne kete forum. flm

  7. vitina says:

    Perse Evropa nuk i kerkon qeverise te zbatoj ligjin ? Ne evrope kur shkoj me kerkojne pashaporten e rregullt, kur shkel ligjin ne BE qofte edhe ne rruge denohem, perse ? Tani kur te shkoj ne Evrope kam te drejte te mos zbatoj rregullat ?

  8. populli says:

    Z.Edi,

    Trogohu i forte, mos u komlekso me faj.Nqse do i leshosh Fierin Berishes, me mire mos shko me ne zgjedhje se do ti vjedhin votat dhe do ikesh ndyre e peshtyre nga politika.

    Mos mbaj shprese te nderkometaret, sepse eshte e vërtetuar se nuk kane bere e as do te bejne gje.Faktori kryesor eshte faktori i brençëm, ky eshte përcaktuesi edhe ne ligjet e cdo shoqërie.

    Deri tani vetem Ti i ke leshuar Berishes dhe e ke vertetuar gjithnje se eshte bere ajo qe ka dashur ai. Por, duhet patur parasysh se cdo leshim i bere eshte ne dem jo vetem per ty si individ e P.Socialise, por ne rradhe te pare per popullin e vendin

    Nuk duhet te shpërdorosh besimin e mbi 70% te popullit qe do te heqe nje ore e me pare zgjedhen e Saliut.

    Duhet Berisha te te kerkoje Ty dhe jo Ti ate.

    Me keto qendrime te lekundura po humb shume pike ne popull.

    Te largohet njehere Saliu. Kjo eshte e para. Pastaj rruga per ne Europe

    eshte e sterhapur.

  9. Shkupi says:

    Z.Rama shko voto ligjet per Shqiperine ne BE,ne te kunderten do ti shkosh per,,lemze,,Berishes.

  10. sherifi says:

    Mire more z.Rama,po se mos terhiqesh ne momentet e fundit,se e ke m bere dhe here tjeter.
    Po kujd i duhet kjo europe,te votohen tre ligjet dhe asnje te mos zbatohet, njelloi sikur te mbushesh nje thes nga gryka dhe te jet i hapur nga poshte.

  11. al says:

    me fal or ed rama por me veprimet qe po ben ,deshmon per nje kapacitet te ulet politik . ka te drejte sala qe luan me ju ,sepse ti nuk ke abc e politikes. politika eshte art me vete nuk luhet pa rregulla. ju ishit qe nuk votuat tre ligjet per problemin e fierit,pasi drejtesi eshte zbatim i ligjit. per kete duhet te ishe i qarte ,levizjen e kreve sipas hesapeve te tua tani i kerkon sales. sala nuk njeh kompromis se ke kuptuar ,ai pa pas interesin e vet nuk leshon ,keshtu hiq dore nga lutjet se behesh qesharak. qe te besh lufte politike me salen duhet ti pergjigjesh me te njejten monedhe. ti frikesohesh nga presionet e burokrateve te brukselit, disa plehra qe dhe vendi i vet nuk irespekton. ti duhet te kesh parasysh ate qe kerkon populli se ai te voton dhe jo brukseli. ato qe mban per keshilltare po te nxjerrin bojen dhe i pafsh hajrin.

  12. Labi Vlore says:

    Sa i kompleksuar je mor njeri:Po na i ngre nervat me shume se keta hajdutet e Qeverise.Pse ben thirrje publike??Duhet te beje qeveria thirrje publike,jo opozita.Boll me.Mos voto asnje ligj.Shqiptaret e kane mbledhur mendjen dhe do e shporrin Saliun vitin tjeter.Merr vesh Shqip apo jo more njeri??

  13. shansi i fundit says:

    Z. Rama, si fort lire po e shet veten
    Besoje si shancen e fundit kete.
    Evropa na njeh mire se kush jemi.
    Per sa kohe qeveria nuk i zbaton vendimet e gjykatave, nuk i rikthen ne pune nepunesat civile qe i ka heq per bindje politike, te cilet me pas kan fituar gjyqet, çfar duhen keto ligje, kujt i hyne ne pune kur ato nuk zbatohen?
    Po u binde pa kushte Z. Rama, do te hysh ne histori si LILIPUTI me i bindur i Kryeministrit.
    Pune per ty.

  14. TROJA says:

    Po e kerkon me zor deshtimin zoteri.Me Saliun je matur disa here dhe asnjehere nuk ke fituar.Perse nuk degjon zerin e kolegeve te tu? Askush nuk deshiron te takohet dhe ti nenshtrohet Saliut,vetem ti peshtyn dhe lepin si ne te gjtha rastet,kur duhet ta kishe permbysur.Tani je shume larg qe te fitosh me te.Ai i ka mare masat si brenda Shqiperise dhe jashte saj.Ke vetem nje rruge,ku do te detyroje populli vete: BOJKOTO ZGJEDHJET,OSE JE I HUBMUR.

  15. ilir says:

    …z.rama shko voto ligjet sepse nuk e marrim statusin.pas cez it eshte qeveria ceka!!!.Mos te ngelet ty ne dere mosmarrja e statusit!!!

  16. Anti talebani says:

    Edi e morem vesh, qe edhe po ti besh ato ligje, sdo na e japin mundesine te behemi pjese e bashkimit europian.

    Po shiko ate dreq energjitike, se po ikim per lesh. Shteti ka shkare.
    Dilni e na thoni tamam cbehet. Tregoni te verteten sipas versionit tuaj.

    CEZ po ben veprime te deshperuara, pasi ka nje partner te marr fund dhe qe si jep dore te punoje. E tere politika eshte pergjegjese per kete gje dhe ju takon ta beni problem te madh kete gje.

    Eshte shume serioze situata dhe nje zot e di se ku do i dali filli dhe ne te shkreteve vetem do na rritet gjoba.

  17. Bazarxhevap says:

    Nuk mund qe te behen zgjedhje demokratike me Sali Berishen ne qeveri. Fatkeqesia me e madhe per kete vend eshte, se si arriti ky njeri, qe te behej prape Kryeminister me 2005-en, pasi e futi kete vend ne lufte civile me 1997-en dhe u debua me arme!

    Neqoftese Shqiperia shkon ne zgjedhje me Sali Berishen, ketu ka vetem dy opsione, ose ato (votat) do te vidhen totalisht, ose do te kete trazira te paparishikueshme, te cilat ndoshta do na sjellin nje kujtim te larget te 97-es. Sali Berisha nuk ka me shans qe te qendroje ne pushtet pas 2013-es, por cfare ka rendesi eshte se cfare opsioni do te zgjedhe ai vete( ai kontrollon gjithcka, ekzekutivin, gjyqesorin dhe KQZ-ne. Megjithate, Shqiptaret duhet qe te pergatiten per me te keqen, dhe une mendoj se gjerat do te acarohen jashte mase, beharin e ardhshem gjate zgjedhjeve parlamentare!

    Eshte nje fatkeqesi qe te diskutohet per nje kriminel me nje karriere negative 45-vjecare, si Sali Berisha, sot me 2012-en! Ndoshta e meritojme kete majmun nga Vicidoli i Tropojes, te gjithe si popull! MOS PRISNI DITE ME TE MIRA nga ky bastard Malsie. Pergatituni per me te keqen, sepse gjerat do perkeqesohen me teper!

  18. lulmetahajdutpdfashizem says:

    ciu cer ciuuuuuuuuuuuu cer cer jam edi kush prek voten le koken deklaroji ne 2011 zghedhjet lokale kur sal basha ja vodhi tha sdo djegim shqiperin se sala vodhi votat yshhh edi ciu cer cer cer je nje deshtak ske moral te drejtosh por cfar shqiperi do digjesh ajo eshte e djegir e zhubrosur me keq se trut e tu te gomarit je palaco derisa los me ndjenjat e popolit opozitar nga mu ke 7 vota te humbura nuk te votojm me je nje deshtak ose kal troje ne ps ciu ciu cer cer ciu cerr cer o gamor edi ciu cer pse skekerku 1 here zghedhje te parakohshme kujt i sherben kjo politika jote ciu cer kali trojes

  19. Cur Gjeloshi says:

    Qe eshte Berisha modeli i Ahmet Zogollit, kete nuk e vë kush ne dyshim, por qe dhe ky shefi i opozites eshte nje idiot i paparë,edhe kjo nuk ka nevoje per vertetim!

    Qe te dy jane te denje per kengen e meposhtme me te cilen i pershendes:)

    http://www.youtube.com/watch?v=9U1m7JDGasM

  20. Stef Staku says:

    ANALIZE : Qe krim Berisha eshte i paafte per te qeverisur nje shtet ne kete e kemi te qarte me kohe. Por Doris Pack + Berluska e + gjithe legenat e OSBE po bejne te pamunduren per ta bere te funksionoje Qev. E krim Berishes !!!
    Kohet e fundit pas renjes se Berluskes gjendja eshte keqesuar se tepermi.
    Brenda 4 muajve ka alarmuar 4 gjithe PE per gabime principesh ne administrim.
    1. – U be fakt i kryer impprti i plehrave qeshtje qe per ekologjistet eshte thelbesisht gabim !
    2. – Vezhdimi i te perndkekurve politike te komunizmit !
    3. – Qeshtja e Fierit. Qeveria nuk zbaton vendimet e gjykates ? Ups ne PE !!!
    4. – Paaftesia e miratimit te ligjeve qe kerkon PE. Nje nder ligjet e pamiratuara rregullorja e Parlamentit Shqiptar! Ups rregullorja ne PE !!!!
    Po ti marresh nje nga nje te gjitha jane deskretitim i Qeverise se Krim Berishes ne PE !!!
    Te jesh i vendosur ne principe eshte thelbesore per gjithe popujt Europiane per aq me teper per PE !!!
    Leri menjane ato cfare thote Woolfsprapthi i OSBE dhe krim Berisha !!!
    Keto jane kredi shume te rendesishme te Juajat para opinionit te PE !!!

  21. CIU-CIU-CRRRRRRR says:

    HA HA HA NJE FJALE E POPULLIT THOTE ME MIRE TI THEM SA TE ME THOTE OR EDI SHUMICA TE BEN FAJTOR :NUK KUSHTEZOHET SHQIPERIA ME NJE QYTET;MOS INTEGRIMI I SHQIPEREIS DO JU BENTE ME SHUME JUVE FAJTOR

  22. Teta says:

    z Rama mjaft me apele,perulesira dhe edukate me kafshen, nese vazhdon ti kerkosh te uleni ne bisedime kjo eshte as me shume e as me pak ta shpetosh Saliun ne keto momente.Jeni aq te larget ne mendime, ideale, psikologji dhe botkuptim,prejardhje familjare e shoqerore saqe nuk keni asnje pike te perbashket qe te mund te arrini nje nivel sado te ulet komunikimi. Per mendimin tim duhet te kerkohet doreheqja e kesaj qeverie,pas skandalit me CEZ dhe Albpetrol, si dhe armeve te shitura ne Meksike per narkotrafikantet.Nese nuk qendron fort ne kerkesat qe ke bere ( qarku i Fierit) nuk do te te bejne derman edhe sikur zgjedhjet ti fitosh ne tavoline, pasi do humbasesh mbeshtetjen popullore.

  23. kuksjani says:

    DERRI -derreguc ngelet!Po ky derrguci ka vere perpara nje popull te tere.UNE NUK E DI SE KUSH ESHTE DERRI,populli apo derguci.E theme kete,se ai qe dhua ti eshte nje thundrak,qe ska vise.

  24. worcester ma says:

    Edvini pranon ti votoje tani te tre ligjet pasi eshte i sigurte qe shqiperia nuk do ta marri statusin.thjesht do qe ta perdori per interesin e tij dhe vetem.eshte shume cinik.

  25. luis says:

    Edi Rama po i ben zbor Berishes dhe gjithe lakenjeve te tij.Ai tani ka forcuar pozitat si ne arenen nderkombetare si ne faktorin e brendshem dhe po tallet bukur me maskarenjte dhe po vepron tamam si nje politikan profesioniste.
    Vereni me kujdes ai as nuk nxehet as nuk revoltohet perkundrazi po vepron ne menyren me te qete e ndersa ne kampin tjeter nga nervozizmi qe kane irritohen,shajne dhe dalengadale po e shohin se po u shterojne fuqite dhe betejen e kane te humbur me te.
    BRAVO EDI RAMA.

  26. Bardhi Tolabi says:

    Une e kuptoj ndryshe kete thirje tavoline qe ben Edi Rama.Ne kete tavoline,do te kerkohet zbatimi i vendimeve te marra nga gjykatat e te gjitha shkalleve,pra zbatim te ligjeve,te cilat njohin “pushtetin e drejtesise”, pra te gjykatave dhe jo kompromis politik per Keshillin e qarkut te Fierit.Perndryshe,perse duhen ligjet,perse duhet nje ligj i ri per Gjykaten e Larte,te cilen nuk e pjerdh Sali Berisha?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje