Ekzekutohen dy shqiptarë në Itali, dyshohet për larje hesapesh

16 Nëntor 2012, 12:25Politika TEMA

Pas vrasjes së një shqiptari nga policia italiane, mbrëmjen e së enjtes janë ekzekutuar edhe dy shqiptarë të tjerë në afërsi të Milanos.

Viktimat janë Ndue Bruka, 51 vjeç dhe Alban Medha, 27 vjeç, xhaxha e nip, që të dy me qëndrim si klandestinë në Itali dhe me precedentë penalë të mëparshëm.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë treguar se viktimat kanë qenë duke ecur me biçikleta, teksa pranë tyre ka ndaluar një motor me dy persona me kaska në kokë, të cilët kanë nxjerrë armën dhe kanë qëlluar në kokë xhaxha e nip. Ata kanë gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e ngjarjes, por dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e plotë të saj.

2 komente në “Ekzekutohen dy shqiptarë në Itali, dyshohet për larje hesapesh”

  1. raimondi says:

    I kane vrare italianet

    –Po ju aty ne Shqiperi ku ka italiane i shikoni njecike kur ata vrasin shqiptaret ne Itali….

  2. i says:

    xhaxha e nip me mbiemra te ndryshem,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje