Gjyqtari Neritan Tabaku, i cili zvarriti gjyqin e Ilir Xhakjes, po zvarrit edhe ‘gjyqin’ e tij në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ai nuk është paraqitur dje në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke argumentuar se nuk ka marrë njoftim zyrtar për mbledhjen që po zhvillohej në emër të tij dhe se ka probleme shëndetësore.
Kjo sipas gazetës Shqip ka sjellë debate në KLD, ku presidenti Bujar Nishani, në cilësinë e kreut të KLD-së aprovoi kërkesën për një mbledhje të posaçme dhe ka shtuar se “askush nuk do të pengojë ushtrimin kushtetues të KLD”.
Një tjetër anëtar ka folur me ironi ndaj Tabakur duke thënë se: “Unë sot lexova një intervistë të tij në një të përditshme dhe nuk më duket se Tabaku është aq rëndë sa mos të ndodhet në KLD, pasi disa fizioterapi është duke bërë. Ndaj në mbledhjen e ardhshme të merren të gjitha masat që të përcaktojmë masën disiplinore ndaj këtij zotërie”.
Ndërsa nënkryetari i KLD, Elvis Çefa, i ka bërë apel përmes medias Tabakut që të vijë në KLD, pasi ai nuk është gjetur në dy adresa. Për këtë arsye dokumentet ia kanë dorëzuar në Gjykatën e Durrësit. Po ashtu Tabaku nuk e ka hapur telefonin.
Më 5 tetor Tabakut i është hequr imuniteti dhe është pezulluar nga detyra.
Dyshohet se Tabaku e ka vonuar qëllimisht zbardhjen e vendimit që liroi Ilir Xhakjen, vrasësin e shefit të Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj.
Heqja e imunitetit të gjyqtarit Tabaku i hap rrugë hetimeve të mëtejshme nga njësia Task-Forcë.
mos u merrni me kto gjera, i di baca ato pune.. Tabaku duhet, nevojitet ne raste rreziku.. mos i fusni shkopinj ne rrota doktorit..
Ore po po pse me mendjen e tij e liroje Gjyqtar Tabaku kete Xhakjen? Po ku ja mban more, po nuk nderhyri njeri nga Parita (qeveria)?
Ja kerkuan te tjere kete favor, dhe normalisht tani do ta largojne Tabakun me elegance per ca kohe, sa te mbyllet gjyqi Xhakjes dhe te qetesohet situata. Ja kaq e thjeshte eshte.
C’eshte ky lajm se nuk gjendet gjyqtari? Hajde shtet hajde! Jam i bindur qe vete shteti e ka larguar, ose do jete larguar ne drejtim te paditur, sic thuhet rendom ne keto raste, sikur Shqiperia te ishte Siberi!