Fryma e Re Demokratike ka reaguar për situatën e krijuar pas ndërprerjes së energjisë për ujësjellësit në vend.
Stavri Ristani, drejtues i Departamentit të Infrastrukturës në FRD, deklaroi se duhet ndalur përkeqësimi i situatës.
“I bëjmë thirrje qeverisë që të marrë nën kontroll gjendjen,” tha ai.
“Qeveria e korruptuar ka dështuar në reformat e sistemit hidroenergjetik në vend,” vijoi Ristani.
Sipas zyrtarit të FRD, duhet të evitohet paniku publik që shoqëron situata të tilla.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Aleanca Kuq e Zi.
“Aleanca Kuq e Zi bën thirrje mbarë qytetarëve shqiptarë që të mos fajësojnë vetëm kompaninë “CEZ Shpërndarje” për këtë situatë pasi përgjegjësi për kaosin e krijuar ka edhe qeveria, Ministria e Ekonomisë, Financave dhe Enti Rregullator i Energjisë. AK deklaron publikisht dhe zotohet se do t’i japë fund privatizimeve berishiane, të cilat në tërësi në thelbin e tyre kanë korrupsionin dhe vjedhjen. Aleanca Kuq e Zi do të jetë në krye të protestave masive dhe në mbështetje të qytetarëve të cilët do të ngrihen për të ndëshkuar premtimet e dështuara të Sali Berishës dhe kujtdo përgjegjësi që ka shkaktuar këtë situatë”.
C`beje zotrote bej efendi,
Kur un` luftoja per Shqiperi?
Nuk je i besushem Stavri. A di pse? Aty ke ju, ne FRD, vetem Lisandro Saraçorja dhe Blerim Cela mund tu japin dum ketyre gjerave. ?
FRD-ke e kane zili qelbopolitikanet ngaqe jane te koruptuar gjer ne fyt me pasuri nen rogos dhe me pune te pista,ndaj kjo Parti e ka drejt kur s’ben aleance me ajdutet e atdheut qe nga i.meta dhe deri ne ajduti qe po vjeth ne kete cast sepse ka pozite.
Topi u be President me vota te blera.
Oh si eshte dynjaja! Blerim Cela, nje ithtar i jashtezakonshem i Berishes, tani i kthe kurrizin, sepse nuk i ofroi ndonje post! O kohra o zakone! Medet Shqiperia ku eshte katandisur, me Sali e sorollope, me te majte qe 8 vjet nuk lane gje pa bere me ne krye Fatos zuzarin e zullumqarin!