PS: Ku shkuan 1.2 miliard lekë që qeveria u mori bashkive për të paguar CEZ?

16 Nëntor 2012, 18:25Politika TEMA
PS: Ku shkuan 1.2 miliard lekë që qeveria u mori bashkive për

Partia Socialiste ka reaguar pas prerjes së energjisë elektrike nga ana e CEZ për ujësjellësit në disa qytete të vendit. PS ka bërë përgjegjëse për këtë situatë qeverinë.

“Dje Ministri i Ekonomisë u premtoi shqiptarëve se qeveria e Sali Berishës nuk do ta lejonte kompaninë CEZ që të ndërpriste energjinë për ujësjellësit. Por si bashkëpronare e CEZ me plot 24% të aksioneve në këtë kompani sot qeveria e preu energjinë për ujësjellësit. Sot disa qytete të mëdha të Shqipërisë janë pa ujë.

Sot, megjithëse e paguajnë dyfish faturën e energjisë njerëzit janë pa drita e pa ujë për faj të CEZ dhe të qeverisë bashkëpronare e bashkëfajtore me CEZ”, tha deputeti socialist, Arben Ahmetaj.

Sipas tij, “Qeveria e transferoi skemën e dështuar dhe të falimentuar të ujësjellësve nga vetja tek bashkitë, në rrugën e rrënimit të mëtejshëm. Saliu ua la në kurriz bashkive barrën e borxhit të ujësjellësve të tij, por pa i lejuar bashkitë t’i menaxhojnë ujësjellësit e mbushur me ushtarët e fushatave të veta elektorale. Madje Saliu njësoj si me rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, edhe me rrjetin e ujit nuk merr asnjë masë për të ndërprerë lidhjet e jashtëligjshme që çojnë dëm mbi 30% të burimeve ujore. E kundërta është e vërtetë, i nxit lidhjet e jashtëligjshme duke nxitur vjedhjen e ujit për arsye elektorale”.

PS ka kërkuar nga ana e Berishës që të përgjigjet se ku shkuan 1.2 miliard lekë që u mori bashkive dhe komunave disa muaj më parë, me anë të së cilave do të kishte larë plotësisht borxhin që ka ndaj CEZ.

“Jo më larg se një muaj më parë, Saliu mori nga arkat e bashkive plot 1,2 miliard lekë, gjoja për të paguar borxhin e ujësjellësve ndaj CEZ. Sot, një muaj më pas, pyetja është:

Ku shkuan këto para, përderisa sot CEZ dhe qeveria bashkëpronare me të vendosi të ndërpresë furnizimin me energji të ujësjellësive?”, tha Ahmetaj.

Ai ka denoncuar ndërkohë edhe mënyrën barbare të veprimit nga ana e policisë, duke e cilësuar atë që ka ngjarë sot, si një teatër banal.

“Ka vetëm një rrugë për ta rivënë shtetin në shërbim të qytetarëve: Duhet hequr shteti nga duart e paafta të Saliut. Kryeministër ik përpara se ta zhysësh vendin edhe më thellë në humnerën e rrënimit të mëtejshëm. Jep dorëheqjen sepse jo vetëm je i paaftë të ndërtosh shtet, por edhe sepse je tejet i molepsur me interesat e errëta që po shkatërrojnë shtetin. Si privatizuesi i papërgjegjshëm i rrjetit të shpërndarjes së energjisë, duhet të largohesh sepse po sjell përditë errësirë dhe mungese uji në familjet shqiptare”, përfundoi Ahmetaj.

17 komente në “PS: Ku shkuan 1.2 miliard lekë që qeveria u mori bashkive për të paguar CEZ?”

  1. qerramudhi says:

    ku shkuan thote ky , ne asnje vende skan shkuar sepse qeveria nuk kishte leke te paguante bashkite , kshu qe shpiku nje loje qe qasme do paguante cez , por loja u prish se cez seshte paguar . Ne po shkojme drejte nje gremine qe eshte me e thelle dhe me e rrezikshme se e 97 . Nese ne 97 humben ekonomine qytetaret . Kesaj here humbjen e ka shteti , qe do te thote kaos anarki .

    1. flogert says:

      Ka plasur mbledhja e parave ne mase..po zhvasin popullin per fushet qe me leket e tyre ti blejne voten…

  2. ermaku says:

    Kush na mallkoi “mbajtshi Saliun per 22 vjet ” mor ja

  3. ilo says:

    Tani jemi tamam gati per 6 milion turistet, thjesht ju duhet thene qe te marrin shampo me vete se ketu tek ne edhe shiu eshte shume perdorimsh

  4. ceni says:

    Them se tani duhet te na presin edhe ajrin dhe sigurisht dritat
    Ne fund te fundit qellimi i qeverise eshte te emigrojne te gjithe shqiptaret, qe te mund te shese edhe gjith cka kane ata.
    Dhe po ja arrin qellimit.

  5. Shoku im burgaxhi says:

    Berish kafsha po kercenon me kaos.
    Ta cosh miletin qe te marre vete ne dore fatet e tij per nje gje kaq jetike sic eshte uji kjo eshte e padegjuar. Shenojeni kete date ne kujtese per ta kujtar diten qe votoni !

    Mos e votoni kafshen !

    Po kercenon me kaos o njerez !

    Kini vemendje njerez se eshte i pabese e prandaj e ka denuar perendia qe mos trashegohet !

  6. Horri i Bulevardit says:

    Ku shkuan parate e dime, po blejne qingja per iftarin berishian.

    Lajmi i fundit:

    Bashkija sot me propozim te lulit, hoqi emrin e Avni Rustemit, nga sheshi me te njejtin emer, tek pazari i ri.
    Me kerkese te vet Berishes, e hoqen Avni Rustemin nga sheshi i tij, se sipas disa te dhenave te pakonfirmuara, Berishes, po i del cdo nate e njejta ender, sikur i del Avni Rustemi me patllake ne dore dhe e vret me tre plumba ne balle.

    1. bamka says:

      Kjo do te ishte e turpshme. Bravo PS qe po vazhdon te demaskoj korrupsionin me fakte dhe te bej opozite te vertet dhe jo me ngjitje stickers neper fshatrat e Korces.

  7. kunati says:

    Fajtori kontrates me paturpesine doli sot pas nje serie grabitjesh e fliste. Ky negociatori i deshtuar qe vetem dy dite perpara deshtoi ne negociata krijoi kete situate te dhjere. Ai quhet Fred Rrushaj

  8. elinor says:

    Haha, “ku shkuan” thote! Pyetje eshte kjo apo diskutim?! Dihet ma ajo pune se ku shkuan…avulluan!

  9. kuksjani says:

    I HENGRI SALIU parate,qe ti te pish ne moqale.Keshtu thate edhe per Lulin,por ai u mori bashkine pasi u vrau me 21 janar.Jepi Salo,se do plasin shume shpejte keta muqalor nga inati.

  10. LORA says:

    Ahmetaj,ti prandaj je deputet,te eshte deleguar detyra per t’i treguar popullit se ku shkojne parate e shqiptareve.Boll me reteorike,keni 22 vjet qe masturboheni me njeri tjetrin, ne syrin e njerzise dhe kurveroni ne kurrizin e parase dhe pasurise publike,nen jorgan.Hajde, je i detyruar te flasesh per shqiptaret ne republiken e tyre,jo ne ate te tuajen dhe te ambasadoreve.Ne qeverisjen e nano-kurvave u be carcaf SEKTORI i ENERGJISE,duke e coptuar e sakatosur( ne tre sektore;prodhim,transmetim,shperndarje bashke me administratat e fryra te militanteve tuaj) pikerisht ate mall qe prodhohet ne hidrocentrale dhe vjen, pa u coptuar,drejtperdrejte ne shtepite dhe tek gjithe konsumatoret e ketij malli.Perse nuk i thua ,more Ahmetaj ,popullit se c’eshte ky mall me kosto zero,qe vetem i rritet e rritet ne menyre progresive cmimi,duke ua rropur xhepat shqiptareve???????

  11. Ora says:

    Shkuan per Gestapon e pushtetit, duhen financuar strukturat paralele, cubat, hajdutet e votave, banditet e barbarit te vucidolit nga njera ane dhe lobistet grossruck dhe tom ridg etj. Aq meritojm o njerez pasi nuk kemi b..e.

  12. Enver Hoxha says:

    Tani eshte vone, paret nuk gjehen me, edhe saliu te investogoje ska per ti gjet.
    Mos i ka vjedh Edi Rama.

  13. fatmiri says:

    O njerez mos bini pre e Saliut, ai do te bej kaos ne shqiperi si 97, nuk ka cfare te bej me, nuk paguan dote administraten e tij, nuk ka te paguaj mesuesit,mjekete,policet, pensionet, vetem flet ne tym, krijon trazira,mbeshtet gjoja nismetaret e ujsjellesit ne Fier qe jane te PS per te takuar vet fidrat, i mbeshtet dhe me polici, bile shoqeroj dhe punonjesit hallexhinj te CEZ ne polici, nuk e beri per te mbrojtur njerzit por per te krijuar sa me shume katrahura.Tani duhet nje sistem tjeter mbledhje taksash,njerzit do te abuzojne me energjine dhe ujin se nuk ua pret njeri as ujin dhe as dritat.Kete nuk e bejne fukarenjte se ata i marrin borxh dhe zene radhen tek CEZ por e bejne ata si ai hoteli me kater yje ne Fier qe paguan sa nje kjoske.

  14. shqiptari says:

    Edhe juve PS nuk jeni me te mire se keta qe jane PD apo LSI.
    Nje m….ter jeni te gjithe.
    Populli i shkret e din shume mire qe kush jane Politikanet tane ! Te kujdo qofshin.Shikoni Vilat qe kane vlere me teper se 3-4 milion Euro, shikoni se kush ka Numra Bankar neper Bote,shikoni se kush i ka Anijet me cisterna nafte qe vijne nga Rusia,kush i ka Hoteletme vlere 6 deri ne 20 miloion euro.Keta jane te gjithe nga Deputette qe kane formuar nga nje Parti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje