Pasi ka kryer më shumë se 20 shoqërime të punonjësve të CEZ në rrethe të ndryshme të vendit, policia ka lënë të lirë pjesën dërrmuese të tyre.
Ndërkohe që kanë mbetur në paraburgim pas urdhërndalimit pesë elektricistë në qytetin e Durrësit. Ata pritet të dalin për masë sigurie në gjykatën e këtij qyteti ditët në vijim për akuzat e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, zbatim të urdhrave të paligjshëm, vetëgjyqësi dhe shkatërrim prone.
Sipas policisë së Durrësit, të pesë të ndaluarit do të përgjigjen para gjykatës edhe për akuzën e shkatërrimit të pronës pasi gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike kanë shkaktuar djegien e 20 pompave të ujësjellësit në këtë qark. Ndërkohë Policia e Vlorës ka lënë të lirë gjashtë të shoqëruarit e saj, për të cilët janë referuar materialet në prokurorinë përkatëse.
Edhe në Lezhë janë lënë të lirë dy të shoqeruar, po ashtu edhe ne Elbasan dhe Fier dhe sipas Prokurorisë të gjithë këta punonjës do të procedohen në gjendje të lirë për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe vetëgjyqësisë.
Ndërkohë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi pranimin e kërkesës së kërkuesit Avokatura e Shtetit, duke ndalur shkëputjen e energjisë elektrike ndaj çdo autoriteti publik, institucioneve dhe shërbimeve deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe ligjore të mosmarrëveshjeve mes palëve përmes zgjidhjes miqësore apo arbitrazhit sipas rregullave të DHNT.
Në çdo rast që CEZ Shpërndarje do të shkelë vendimin e gjykatës do të penalizohet me një shumë 100.000.000 lekë/orë për çdo ndërprerje të energjisë.
Kundër vendimit lejohet ankimim në Gjykatën e Apelit Tiranë, brenda pesë ditëve nga dita e nesërme e zbardhjes së vendimit.
Kompania “CEZ Shpërndarje” reagoi sot në lidhje me situatën e krijuar, pas vendimit për ndërprerjen e energjisë për ujësjellësit, zbatimi i të cilit la pa ujë disa qytete.
Në një konferencë për shtyp, drejtori i përgjithshëm i “CEZ Albania”, Jaroslav Macek u ndal kryesisht në ndalimin e punonjësve të CEZ-it nga policia, duke theksuar se kjo përbën një shkelje flagrante të ligjit.
“Punonjësit tanë kanë punuar në përputhje me detyrën e tyre funksionale, për ndërprerjen e energjisë për institucionet debitore. Duam të theksojmë se kompania mbështet plotësisht punonjësit e ndaluar dhe familjarët e tyre në të gjitha aspektet, ligjore dhe morale. CEZ u bën thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit të ndalojnë veprimet e tyre arbitrare,” u shpreh drejtori i përgjithshëm i CEZ.
Drejtori i “CEZ Albania” bën të ditur se kompania do të ndjekë penalisht të gjithë ata punonjës të policisë që kanë ndërhyrë për rikthimin e energjisë.
Ndërkohë drejtori i shpërndarjes në CEZ, nënvizoi se punonjësit e ndaluar do të kenë mbështetjen maksimale të kompanisë, ndërsa i bëri thirrje policisë së shtetit të zbatojë ligjin.
populli duhet te ngrihet kunder shtetit..kur cenohen institucionet shteti behet extrem,,kur cenohet populli nga cez shtetis as i plas
Ku asht liria e biznesit privat ore gjykata kurve e kurves se Vicidolit.Ku e keni lirine e biznesit,qe kurva e Vicidolit e trumbeton??? Kapitalizmi asht nje specie,qe komunisti fanatik Sali Shpella e urren dhe nuk e pranon.Kompanine Ceke e solli skizofreni Berisha dhe i firmosi kontratat.Populli njeh qeverine e tije,qe shet pronat shtetrore dhe me qeverine e ka problemin.Flamur Rrocka,nuk guxon me prek punonjesit private te nje kompanie,qe e ka sjell Sali Kurva ne Shqiperi.Populli ka votu per qeverine e jo per CEZ.
Autoritet puplike jane me IMUNITET,popullit vari leshte.Ka populli prandaj te paguajne.SHTETI JO,se eshte nje.Popull ka boll.
Dëgjoni ç’thotë gjykata: “Ndalohet ndërprerja e energjisë për autoritetet publike” dmth për të tjerët nuk ka problem, le t’u ndërpritet, siç duket i ve në një kategori me kafshët. Të dhjefsha gjykatat, moj Shqipëri!
Fli, o popull, fli, se e meriton këtë dhuratë nga gjykatat!
po na kthe ne kamunizem sala.
don mall pa pare..
konsumove energjin e firmes CEZ do paguash ky eshte ligj si o ere mer korend dhe spaguan ti si shtet ,cshembull do japesh ke privati kur ti spaguan NE ASNJE VEND TE BOTES GJYKATA NUK DO TE MBROJ ATE QE SPAGUAN FAJTORIN DHE DO E DENOJ ATE :ORE SHTET THIRI MENDJES ESHTE KAPITALIZEM KETU NE BOT PER NJE EURO BORZH TE CON NE BURG :I DHIMSET POPULLI SHTETIT TE PAGUAJ TE MARE KORENT VAZHDON DIKTATURA AKOMA NE SHQIPERI UN JAME SHTET UNE URDHROJ EDHE PSE JAM GABIM leket harzhohen pa kriter vend epa vend dhe natyrisht kerkon te mos pagoj ,CEZ ste fal eshte nga vend europian ceki dhe jonga ne si nje vend mafoiz KU KURRE NUK DUAM NJE SHTET LIGJOR PO ANARSHI