PS: Shqiptarët e panë se nuk kanë shtet. E kemi kundërshtuar monopolin e CEZ që në fillim

17 Nëntor 2012, 19:41Politika TEMA

Deputeti socialist, Arben Ahmetaj, deklaroi para mediave se shqiptarët e panë të premten se si shteti nuk ekzistonte.

“Dje shqiptarët panë që qeveria shqiptare nuk ekzistonte. Dje shqiptarët panë me sytë e tyre fajtorin e vërtetë të situatës shumë të rënduar elektroenegjetike dhe situatës së rënduar me ujësjellësit, pra me shërbimet jetike. Fajtorë janë qeveria shqiptare dhe Enti Rregullator i energjisë. Dje shqiptarët panë se si qeveria e tyre i ka lënë në mes të rrugës.

Përse qeveria ka 24% të aksioneve në kompaninë CEZ Shpërndarje në këtë monopol të trashëguar. Qëllimi është një dhe vetëm një: Të garantojë koston e ulët për qytetarët, cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimit. Asnjë nga këto nuk kanë ndodhur.

Shqiptarët panë dje se nuk kanë më qeveri,” tha Ahmetaj.

Ai deklaroi se policia duhet të arrestojë jo elektricistët, por drejtuesit e Entit Rregullator të Energjisë.

“Dje shqiptarët, gjithashtu, panë dhe një maskaradë të dytë ku Enti i dështuar Rregullator paska nisur procedurën për heqjen e licencës së kompanisë CEZ Shpërndarje. Qesharake! Ky Ent nuk ka moral! Ky Ent nuk ka moral të marrë asnjë veprim, pasi deri më sot ai ka vepruar si një Ent politik me urdhër të drejtpërdrejtë të Sali Berishës, me urdhër të drejtpërdrejtë të qeverisë shqiptare. Enti Rregullator duhet të japë urgjentisht dorëheqjen. Sali Berisha duhet të kishte dhënë dorëheqjen për një dështim spektakolar, të thellë, të madh dhe të pakthyeshëm të sistemit elektroenergjetik shqiptar. Dështim ky që rëndon mbi buxhetet familjare të qytetarëve të Shqipërisë,” tha Ahmetaj.

Ndërkohë deputeti socialist Erjon Brace thotë se situata e krijuar në tregun energjetik i ka rrënjët pas, në vitin 2009 kur qeveria vendosi të privatizonte monopolin e shpërndarjes.

“Pikërisht atëherë ne kundërshtuam me forcë privatizimin e kompanisë, duke i thënë Sali Berishës që nuk mundet që një monopol natyral të transferohet po si monopol tek një kompani private; që siguria kombëtare e do që Qeveria e Shqipërisë të mbante shumicën e aksioneve; e kundërshtuam për shkak të procedurave që po ndiqeshin; e kundërshtuam për shkak të çmimit me të cilin u shit; e kundërshtuam për një arsye akoma edhe më të fortë, mungesën totale dhe dramatike të transparencës të procesit të privatizimit,” tha Braçe.

Zoti Braçe akuzon se qeveria heshti edhe atëherë kur opozita paralajmëroi se sistemi energjetik po zhytej në kolaps financiar, duke kërcënuar ekonominë kombëtare.

“Ju kam thënë para shtatë muajsh, që i gjithë sistemi elektroenergjitik shqiptar po hyn në mes të një zinxhiri borxhesh, që po e kthen sistemin në një piramidë shumë të madhe financiare. Një zinxhir i tërë borxhesh që e kalon vlerën e 1.2 miliard dollarëve,” tha Braçe.

Deputeti socialist mendon se privatizimi i shpërndarjes për qëllime politike dhe në rrethana të dyshimta ka nga pas faturën, pjesa më e madhe e së cilës duhet ende të vijë.

“Shifra që CEZ pretendon nga qeveria e Republikës së Shqipërisë për t’u larguar nga Shqipëria është me tetë zero dhe janë para që nuk i ka të vetat as Sali Berisha, as ministri i Ekonomisë janë para që do të dalin nga xhepat e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Ta dëgjojnë sot mirë të gjithë shqiptarët se do të paguajnë një kosto si pasojë e veprimeve kriminale të Sali Berishës që prej vitit 2008 me tetë zero,” tha Braçe.

5 komente në “PS: Shqiptarët e panë se nuk kanë shtet. E kemi kundërshtuar monopolin e CEZ që në fillim”

  1. xhatemja says:

    Shume mire po flisni sot e paskeni lexuar editorialin qe shkroi Mero Baze per keshin. Kerkoni largimin e qeverise cdo dite, jo si ai kallami i gjate qe esht krietar e del lart e poshte flet per arsimin kur digjet Shqiperia. Ai eshte i shitur te Saliu se ska munci.

  2. toni says:

    Po kur vidhje ti linjat e Alb-Telekomit e more 20 milion euro kishte
    shtet o hajduti vogel me xhep te modh,shhhhhhhhhhhhet se nje mut jeni.

  3. ciu says:

    nuk duhet te perdorni me fjalen qeveria shqipetare , por tani e tutje duhet te perdorni me mire qeveria antishqipetare more qe na rujt zoti se ky muhabet e ka eren shume te keqe dhe pasojat shume te renda per kete fukara popull.

  4. Jack says:

    Tete zero jane thote Braçe. Po a ka numer para zerove apo jane thjeshte zero?

  5. anonim says:

    O shkerdhate po thuaj a ka te drejte CEZ te prese energjine per debitoret apo jo.
    Edhe ju kete shtet jo ligjor keni ndermend te ndertoni o legena qe nuk dini te beni politike.
    Paskan te drejte qe bejne vetgjyqesi debitoret qe kane vite qe nuk paguajne dhe bllokojne rruget e pushtojne nenstacionet sopas kesaj qe thoni ju. PO behuni kurajoz e beni thirje te pakten vetem nje here qe energjia duhet paguar si cdo mall. Gjithe jeten ne opozite do rrini me keto mesazhe qe percillni.

    Ne qe paguajme qekemi budallenj. Politikane leshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje