Gjyqi i Fierit dhe gjyqi i Sanaderit‏

21 Nëntor 2012, 20:51Editorial TEMA
Gjyqi i Fierit dhe gjyqi i Sanaderit‏

Nga Mero Baze

E vërteta është se Bashkimi Evropian është i vëmendshëm ndaj gjyqeve dhe cilësisë së tyre. Në shumë vendime të tij, cilësia e gjyqësorit, pavarësia e tij nga pushteti dhe ndëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë, është një kriter thelbësor për të vlerësuar portretin evropian të një vendi. Shqipëria dhe Kroacia janë dy vende që kanë startuar njësoj procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por tanimë janë në dy nivele të ndryshme. Kroacia është duke pritur të bëhet vend anëtar, kurse Shqipëria ende nuk ka marrë statusin e vendit kandidat.

Në këtë histori ka pasur shumë faktorë që e kanë mbajtur peng Shqipërinë, por gjyqësori ka qenë një nga më të rëndësishmit. Kroacisë ia dhanë statusin e vendit kandidat për anëtar në momentin që dorëzoi gjeneralin Gotovina, dhe po merr statusin e vendit anëtar ndërkohë që Gotovina është i lirë dhe hero, ndërsa kryeministri që mori statusin e vendit kandidat dhe e anëtarësoi në NATO është në burg dhe mbi të mund të rëndojë një dënim dhjetëvjeçar.

Shqipëria nga ana e saj i ka thyer gjithë rekordet e vonesave. Ai është vendi që ka thyer rekordin me vonesën për hapjen e zarfit të aplikimit që zgjati thuajse një vit, dhe pastaj tri vite të tjera dështimesh për marrjen e statusit nga mosplotësimi i kushteve.

Në çdo dështim ka pasur një gjyq që është marrë shembull për keq. Në dështimin e parë ishte gjyqi i mbyllur i Fatmir Mediut me imunitet dhe gjyqi i Lulëzim Bashës, i mbyllur me procedurë. Në dështimin e dytë ishte gjyqi ndaj çështjes së Gërdecit në bllok dhe gjyqi i 21 janarit, i cili u kthye nga një gjyq me prova kundër vrasësve në një fasadë të turpshme të mbrojtjes së kriminelëve të veshur me pushtet.

Në dështimin e tretë shkëlqen me turp mbyllja e gjyqit të Ilir Metës, që u pa me zë dhe figurë duke bërë pazare në emër të pushtetit dhe më në fund “doli më i fortë” nga kjo betejë.

Dhe si për të na bërë pesimist deri në fund, është shfaqur një gjyq i Fierit rreth grabitjes së mandatit nga pushteti për Qarkun e Fierit. Berisha e zvarriti procesin deri në momentin që mori gjithë pushtetet dhe njësoj si mandatin e Tiranës synon t’ia grabisë opozitës mandatin me gjyqtarë të tij. Meqë gjykatat e Fierit kanë marr një vendim të prerë për mandatin në Apel, i zgjedhur i opozitës për kreun e Qarkut, vendos të mbrojë këto vendime dhe nuk kërkon shkallë të tjera gjykimi. Akti i tij është një alarm për mungesën thelbësore të pavarësisë së gjyqësorit në Shqipëri dhe gjithë procedura një radiografi e grabitjes së pushtetit nga Sali Berisha. Çdo perëndimor që shikon këtë dosje kupton dy gjëra të thjeshta. E para që në Shqipëri nuk mjafton ta fitosh pushtetin me vota se ta marrin me gjykatë, dhe e dyta që Berisha aktualisht ka çdo gjyqtar ushtar.

Në kontrast me këtë situatë, në Kroaci, e cila pritet të bëhet vend anëtar, gjykatat kanë dhënë një shembull të shkëlqyer të ndëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë, bile pikërisht të atij kryeministri që tentoi të privatizojë meritat për anëtarësim në NATO dhe marrje të statusit vend kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian. Sanader po gjykohet si ish- zëvendësministër dhe ka çështje të tjera të hapura si kryeministër, edhe pse është ku e ku larg Sali Berishës, i cili çdo ditë punon për Familjen e tij në pushtet. Jashtë lidhjeve familjare të Sali Berishës, në Shqipëri nuk bën dot biznes, nuk merr dot prona, nuk fiton dot gjyqe, nuk mbrohesh dot nga shteti, nuk je i lirë si qytetar dhe mbi të gjitha dhe nëse fiton votat e qytetarëve, ekziston gjithë mundësia të t’i marrin ose me gjykatë, ose me arbitraritet. Këto dy pamje të ndryshme mes gjyqit të Fierit dhe gjyqit të Sanaderit, janë shkaqet thelbësore që e lënë Shqipërinë jashtë Bashkimit Evropian dhe që kanë zgjuar përfundimisht vendet më serioze të bashkimit Evropian si Gjermania, Holanda, Suedia, Franca etj, jo vetëm të jenë të matura në gjykimin për Shqipërinë, por të vënë si kusht thelbësor mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për të na e dhënë statusin nëse ia dalim me sukses dhjetorin që vjen. Dhe kur thuhet sukses, kihet parasysh rotacioni politik, i cili është prova e vetme që Sali Berisha nuk ia arriti ta bllokojë votën e qytetareve. Ai është skeduar si njeriu që prek zgjedhjet dhe pushtetin e dalë nga vota e qytetarëve dhe ky po kthehet në kryekusht për Shqipërinë. Gjyqi i Fierit dhe gjyqi i Sanaderit japin të njëjtin leksion. Ai i Fierit është një apel për ta lënë drejtësinë të lirë, ai i Sanderit është një shembull se si lihet e lirë drejtësia dhe si një vend bëhet evropian. Kur ta shikoni Sali Berishën pas hekurave të burgut, atëherë kemi hedhur hapin e parë drejt një vendi evropian. Sa më shpejt, aq më mirë. Sa më larg, aq me zi për të gjithë.

28 komente në “Gjyqi i Fierit dhe gjyqi i Sanaderit‏”

    1. Hysen Shoshori says:

      E bera Beni, ishte shume e thjeshte! FLM! FLM TEMA!
      Edhe 4 mije e ca firma duheshin ndaj forca cuna, ta bejme logon e GOOGLE kuq e zi ne 28 nentor!
      Poshte tradhetaret!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html

      1. Beni says:

        A DO GJYKOHET NJE DITE KRIMINELI?

        SALIH RAM PLEH BERISHA JO VETEM QE SE KA MENDUAR KURRE BURGUN ME KETE PERANDORI PLEHRASH QE KA NGRITUR DHE E QUAN SHTET
        POR AI E KA TE SIGURT SE SHQIPTARET
        DO TI BEJN PERMENDORE
        DO TI BEJN MAUZOLEUM
        DO TI VEJNE CDO RRUGE EMRIN E TIJ
        DO TI VEJNE CDO UNIVERSITETI EMRIN E TIJ
        DO TA SHPALLIN HEROIN E KOMBIT SI SKENDERBEUN
        AKADEMIA SHKENCAVE DO TA SHPALLI KRYETAR TE PERJETSHEM NDERI
        CDO QYTET DO TA KETE QYTETAR NDERI
        GJUHA SHQIPE DO TA NJOHI SI THEMELUESIN E SAJ
        BUJQESIA SI ZBULUESIN E ARROREVE
        SPORTI SI HEROIN QE THEU REKORDET ME TE MEDHA NE UJRAT E DETIT SHQIPTAR
        TEOLOGJIA SI NJERIUN E SHENJTE QE FLET ME SIRENAT NE DET DHE ZANAT NE MAL

        NE SHQIPERI NE BURG FUTEN VETEM ATA QE VJEDHIN PER BUK!!!
        JO AI QE VRAU DHE VODHI NJE KOMB TE TERE
        AI QE SHEMBI CDO ENDERR TE SHQIPTAREVE PER TU BASHKUAR RRETH NJE TE ARDHMEJE TE PERBASHKET PER TE GJITH
        NE QE NDAME BASHKE TE MIRAT DHE TE KEQIAT E NJE SISTEMI DIKTATORIAL GJYSEM SHEKULLOR AI SOT NA PERCAU
        NDERIN TONE PER TE QEN SHQIPTAR KRYELART, STERNIPER TE CA BURRAVE TE MEDHEJ QE U BENE BASHKE PER NDER E FLAMUR AI NA E KTHEU NE TURP DHE VELLAVRASJE

        ME VJEN KEQ PER ATA ANALISTE QE MENDOJNE DHE NXJERRIN KONKLUZIONE ME MENDJELHETESI SE PERSE AHMET ZOGU U TRAJTUA SI HERO KOMBETAR ME 17 NENTOR !!!
        NUK ESHTE ASPAK VETEM IDEJA SE DHE AI, SALI BERISHA , NJE KRIMINEL ORDINER DON TA BARAZOJ VETEN ME NJE MBRET QE IKU ME TURP DUKE MARRE PASURIN E NJE KOMBI NE KARROCERIN E MAKINES SE TIJ NE KOHEN QE PATRIOTET E VERTETE U VRANE NE FRONT TE LUFTES PER MBROJTJEN E KUFIRIT SHQIPTAR.
        (ME SHUME SE KURRE NJE MAUZOLEUM MERITONTE MUJA ULQINAKU SI SIMBOLI I QENDRESES SHQIPTARE DHE HEROI I PARE I LUFTES SE DYT BOTERORE NE SHQIPERI)
        ASPAK !!!
        MESAZHI PER KETRE GJEST ANTIKOMBETAR ESHTE NJE URDHER I BEOGRADIT ME MESAZHIN E QARTE SE AGJENTET JUGOSLLAVE SHPREBLEHEN !
        KUSH PUNON PER CESHTJEN SLLAVE KA FUND TE LAVDISHEM!
        TE JESH TRADHETAR I KOMBIT TEND ESHTE LAVDI NEQOFTESE KJO TRADHETI ESHTE BERE NE FAVOR TE BEOGRADIT !

        VELLEZER SHQIPTAR JEMI BERE TRAGJEDIA E VETES POR DHE TURPI I BOTES DUKE PRANUAR TE NA TRAJTOJNE SI QENIET ME TE ULETA TE GJINIS NJERZORE NE GLOB!!!

    2. coku says:

      yes! ku te bejme nje qeli te denje per berishen. kam frike se duhen shume se ai nuk eshte vetem. ka shume shoke dhe shoqe, (ose si thote vete zonja dhe zoterinj).

      1. shqiponja says:

        Jam shume dakort me thelbin e ketij shkrimi. Shqiperia nuk ka per te bere kurre perpara po nuk u denua Saliu. Diten qe do dale nje gjykate qe ta denoje, do zoti me 100 vjet burg, e ardhmja e Shqiperise do pesoje nje kthese nga rruga drejt gremines ku po e con I derguari I djallit tek ajo drejt mbaresise dhe zhvillimit.

  1. LIGJI E MALIQI JASHTE INTEGRIMIT says:

    PER TE QENE SHTYP I PA VARUR:Sot kryetarja e ‘azilit te pleqve’ me uturake floriri zedhenesja e ‘djallit’ me emrin e krishtit Jozef-ina ngriti ne ‘qiell’ nje ish te burgosur nga ‘AJO’ me emrin NANO.
    Pyetja:po qe se kemi drejtesi kush eshte fajtori BERISHA qe e burgosi apo Nano qe beri burgun?MOS VALLE POLITIQIJA KERKON TE BASHKOJE HAJDUTIN ME VIKTIMEN PER TE GODITUR DIKE TJETER?

  2. england says:

    Eshte mire qe pas nje dite te gjate,ne mbremje te lexosh editorialin e Mero Bazes qe te ben te harrosh se cfare idjotsirash ka nxjerre nga goja plakushi kryeminister,per me teper ne fund te shkrimit Mero me te drejte e sheh kete bandit pas hekurave,sikur do deshironin 80% e shqiptareve…

  3. Teknokrati says:

    E verteta,Z.Baze, eshte se disa vende te Bashkimit Evropian kane probleme po aq te mprehta sa dhe vete Shqiperia.
    Me konkretisht: te dy vendet tona fqinje,Italia dhe Greqia jane te zhytura ne nje korrupsion galopant ku respektivisht njera perfundoi ne dore te “Teknicienteve” dhe tjetra po terheq gjithe Evropen drejt gremines financiare…..
    Mjafton te citosh fjalet e gjyqtares se Berlusconit(ne gjyqin e fundit ndaj tije) ku ai cilesohet si ” nje fajtor i perseritur me tendece te theksuar kriminale(financiare)”.
    Dhe ambasadori i ketij vendi (perfaqesues i bashkimit Evropian) ka surrat dhe do te na duhet te japi leksione ndershmerie ………..
    I ngjan asaj komedise italiane te viteve 80 ku burri gjen gruan ne krevat me nje tjeter dhe shume seriozisht i thote : “E dashur kerkoj prej teje sqarime per skenen ne te cilen asistova”…..

    1. analist says:

      Lere Greqine e Italine qe jane te njohura si vende te korruptuara totalisht,po ti shif nje vend “simbol” te BE,Austrine qe eshte mbushur gjer ne fyt nga korrupsioni dhe skandalet galopante.Kjo eshte BE,vatra e korrupsinit ku vidhet ne te gjitha format dhe jo qielli i shtate si propagandohet.

  4. N.VJOSA says:

    I nderuar Mero,
    Nga çdo ane qe ta shohesh realitetin e sotem shqiptar,
    ARSYEJA E MADHE E PRAPAMBETJES SHQIPTARE ESHTE NJE DHE VETEM NJE:
    B A C A
    I
    K R I M I T !….
    Dhe pike.
    Kanceri i Shqiperise eshte Deliranti
    E u f o r i k,
    Pr i m i t i v,
    K u s a r dhe Hajdut me Çizme!…
    Sabotatori i Shqiperise,
    Kryetari i Kaosit dhe i Rremujes,
    Njeriu i lindur si intrigaxhi,
    Varrmihsi Ekonomise shqiptare, kultures shqiptare, Historise shqiptare!
    Sali Qen Berisha!
    Nuk gjen nje te Dyte, ku te jene mbledhur kaq shume te keqia ne Karakterin e nje Personi si ky
    M o n s t ë r
    qe ka zene per gryke Shqiperine!
    Ne komentin tend Mero, ka nje fraze qe i thote te gjitha:
    “KUR TE SHIKONI SALI BERISHEN PAS HEKURAVE TE BURGUT,
    ATEHERE KEMI HEDHUR HAPIN E PARE DREJT NJE VENDI EUROPIAN.
    SA ME SHPEJT,AQ ME MIRE.
    SA ME LARG, AQ MË ZI PËR TË GJITHË.”
    Nuk bej koplimenta, por jane thenie profetike!
    Koha do te jete deshmitari me i mire!
    Te pergezoj Mero per kete pune te palodhur qe ben si nje Gjeneral i Vertete i Opinionit publik!
    I lexoj me shume vemendje Editorialet e tua.
    Respekt.

    1. Profesori says:

      N. Vjosa, ke thene me perpikmeri fjalet qe isha gati per te shkruar edhe une.
      “Kur ta shikoni Sali Berishën pas hekurave të burgut, atëherë kemi hedhur hapin e parë drejt një vendi evropian.” Eshte e verteta e paster dhe e vetme.

    2. Agroni, Detroit, Michiga,USA. says:

      N.VJOSA,

      Ju uroj dhe ju falenderoj per mendimin e shprehur.

      Me respekt per ju,

      Agroni.

  5. Partia e Pirateve Shqipetar says:

    Te gjithe pa periashtim jane ne syrin e publikut. Duke filluar nga politikanet, shoqeria civile, juristet,doktoret, artistet, sportistet, ambassadoret etj…Eshte veshtire te besosh njerez, por vetem ambassadoret punojne ne funksion te zbatimit te ligjit dhe vetem ata kapin standardet.

    Te gjithe te tjeret duke mbaruar me saliun, jane ne big trouble, njerez. Te korrupetuar deri ne palce! Tmerr! – Eshte e pa besueshme njerez!- “po mbane ere kalbesire regjimi i saliut”! i thashe nje regjimtari te thjesht. “Mo me nga”! me tha.

    Te gjithe bejne pyetjen “C’behet keshtu,zot?!” ndryshimi eshte zgjidhja njerez dhe mr Edd te shkoje i sigurt ne zgjedhjet e pergjitheshme me sloganin -“We can do it” dhe njerzit do te pergjigjen nje zeri:-“Yes we can”.Kaq e thjesht eshte sir Mero. Xha saliu eshte plakur tani, as nje gje nuk di te beje mire, vetem di te pjerdhi…

  6. alban4eva says:

    teknokrati dhe analisti, eshte e vertete qe Italia Greqia apo edhe ndonje vend tjeter europian kane shume korrupsion, nuk e ve kush ne dyshim..

    por nuk besoj se italianet, greket apo austriaket marrin ushqime me liste si ne Shqiperi..
    nuk besoj qe ne Itali Greqi apo Austri ska uje drita, rruget jane cope cope dhe spitalet eshte per ti shmangur kur je semure..

    nuk besoj qe ne keto vende te vret shteti kur je me duar ne xhepa, nuk besoj se ndodhin Gerdecra, ’97-a, Ilira koklopa me video duke vjedhur, nuk besoj se te ndalon polici rruges dhe te kerkon 2 mije lekshin, si zorraxhinj dhe lypesa qe jane policat tane…

    nuk besoj se ne keto vende qe permenda me lart, kur shkojne ne spital i fusin 10 mije lekshin ne xhep infermierit qe ti kape me dore..etj etj etj.. ka shembuj plot..

    prandaj eshte pa kuptim te krahasosh korrupsionin e Europes me ate te Shqiperise.. kjo qe po ndodh ne Shqiperi, sikur te ishte vetem korrupsion, do ishte gjysma e te keqes..

    ne kemi ne pushtet nje diktator me plot kuptimin e fjales, qe ka zaptuar cdo institucion te ketij vendi.. vendi eshte kthyer ne diktature te vertete.. ky njeri vret, vjedh, pret, djeg, shan, ofendon, shet territore te shtetit shqiptar, kercenon, ben shantazh, etj etj..
    pra, ska asnje lidhje ajo qe ndodh ne Europe me ate qe ndodh ne Shqiperi..

  7. Adoleshent says:

    Mero ku mos te dali “me i fort” nga ajo beteje Iliri?
    “Fitoi” me rezultat rekord ‘5-0’. Alla Barcelona! fare!

    Ka mbetur karta e deshperimit qe spo e shfrytezojn akoma dhe pse po i del uji zi pushteti askush nuk guxon ta perdori karten e deshperimit aq shum i tremben Saliut me mercenaret e tij, kto te fundit nuk do e rrezikonin jeten e tyre per 1000 dollar te Saliut. Nese shikojn 1000 burra me arme ne krah do u rreshtonin ne anen e tyre. Po ku ti gjejm ato 1000 burra se?
    Te gjith ne emigrim i keni rekrutojini po qet te zotet ju qe e doni kaq shum Shqiperine!

  8. reformer says:

    Po te kishte drejtesi ne kete vend, sigurisht i pari qe duhet te shkonte pas hekurave eshte Sali Berisha. Masa e percaktuar nga Mero eshte e drejte: sa me shume i afrohet Saliu hekurave, aq me shume i afrohemi ne Europes.

  9. Mallakastrioti says:

    @@@@Pershendes Te Pavdekshmin MERO BAZE…Nuk kame Koment :Jeni i Paarritshem..Vetem Uroj qe kur te shikojme Sali Serbin ne Burg..gjithe Shqiperia te Festoj…lol

    1. anonim says:

      mire e keni ju, por gjerat nuk behen vete. ju doni ta shihni salen ne burg, puna eshte kush do ta fuse?! edvin kristaq(twiter) rama ?!

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, me 4-er fjalite e fundit e ke goditur…Shqiperia nuk do behet KURRE ne qoftese nuk denohet “kapoja” i korrupsjonit..Mund te marri status 10 here por vetmja menyre qe Shqiperia do behet anetare e BE-se eshte te tregoj luften kunder korrupsjonit duke filluar me kete VRASES ME PARAMENDIM…

  11. aqifi says:

    Ju lutem mund ta ma jepni pak receten qe ka marre Vangjeli per sherimin e “shiatikut brenda nje jave” se kam babin te semure me “diagnozen e Vangjelit” dhe ka 2 muaj qe ka zene krevatin, dhe kur lezviz pak nga krevati behet dyll i verdhenga dhimbjet. ju lutem vini doren ne zemer dhe na jepni ilacin cudiberes qe te sheron per nje jave, se do ti beni te miren me te madhe te semureve me “diagnozen e Vangjelit” jo vetem ne trevat shqipatre por ne te gjithe boten.

  12. andi says:

    Intrigë e turpshme, Rama tërhiqet nga Fieri pas afatit të BE për statusin
    Edhe pse PS-ja pretendon se gjykata ka zvarritur procesin, rezulton se Ndreko nuk eshte paraqitur ne keto seanca. Ne dy raste ai ka munguar duke paraqitur nje raport mjekesor te firmosur nga gruaja e tij, me profesion mjeke, ku shkruhej se vuante nga nervi shiatik dhe per pasoje nuk mund te ishte prezent ne proces. Por vonesa ne dhenin e nje vendimi per kete ceshtje kane ardhur dhe nga avokati i Ndrekos, i cili eshte dhe kreu i PS-se se Fierit. Nga pikepamja juridike, padia e terhequr prej socialisteve ishte me e rendesishmja dhe themelore per zgjidhjen e debatit te Keshillit te Qarkut, e per pasoje do te krijonte dhe mundesine e rrezimit te alibise se PS-se per votimin e tre ligjeve per integrimin

  13. andi says:

    Edi Rama urdhëron njeriun e tij me pizhame në Fier që të tërhiqet nga gjykimi në themel i çështjes për Qarkun. Ai tashmë e ka konsumuar dëmin e madh për shqiptarët, duke ju mohuar për herë të tretë marrjen e statusit dhe s’shqetësohet shumë as për çështje Fieri, as për çështje drejtësie e as për çështje demokracie.

  14. Mergimtari USA says:

    ZOTI NETI. Ju uroj gjithe te mirat personale dhe familjare. Vleresimin qe i beni gazetarit patriot dhe sypatrembur Mero Baze na bashkon ne mendim. Po keshtu autopsia qe i beni sali satanase eshte ne akord te perbashket se gjithe te keqiat ne SHqiperi qe ekzistojne sot, jane rjedhoje e shkaterimit te demokracise dhe vendosjen e diktaturas prej neodiktatorit sali shpellari. Nese ka njeri ne shqiperi qe e pengon futjen e shqiperis ne BE ESHTE SALI BERISHA. GJITHNJE KY KATIL FAJIN JA HETH OPOZITES, edhe kure krijoj firmat piramidale fain tha e ka opozita, edhe kure shkateroj shtatin po keshtu, edhe kure vrau Azem hajdarin tha e vrau PS. Edhe per gerdecin, 21 janarin, edhe per permbytjet ne shkoder e kudo edhe tani per Fierin fajeson opoziten dhe nuke e nzjer koken, pse duhet ta mare me cdo kusht Fierin KURE DIHET SE KA 11KESHILLTARE ME PAK SE PS, ai krijon gjithfare ngateresash. Fieri i duhet keti hajduti se nuk mund te ri pa vjedhur votat. prandaj do me cdo kusht prefektin e ka, e do edhe kryetarin e qarkut qe te manipuloje e te vjedhe votatper te mare sa me shume deputete per ta mbajtur me force e vjedhje pushtetin, sic e mbante ENVER hoxha. Edi asnje leshim mos i beni keti diktatori.

  15. Illo says:

    Klasa politike , që zgjodhi dhe miratoi Ramizi, i kreu në mënyrë perfekte detyrat , për plaçkitjen e pasurisë shtetërore , që ishte kolosale . Enveri jepte roga të ulta , punonin të burgosurit dhe kooperativistët pa shpërblim ,korrupsioni ishte zero . U krijua një fond investimesh kolosal , krahasuar me popullsinë . Përjashto bunkerët , gjithçka ishte investim i vlefshëm . Llogarit , që vetëm hajdutët e skrapit , janë nga pasanikët më të fuqishëm . Po ata që privatizuan vepra dhe objekte të rëndësishme ? Saliu , Fatosi , Azemi , Iliri , krijuan celulat e komunistëve të tjetërsuar , që e përvetësuan pasurinë dhe krijuan 5% e miliarderve.Katovica funksionoi . Duhet të bëhet një nurenberg shqiptar , që është specifik , në ish Europën lindore .Mero Baze , në mënyrë metodike dhe heroike e ka demaskuar , këtë kastë bollshevike . Illo

  16. adriano says:

    O Populle po nuk u zgjove nga gjumi sot je i mbaruar neser duhet ndryshim radikal se dhe flamurin kombetar e kane shtemberuar Turpi me I madhe ne kete Vit te shenuar ky te gjithe shqipetaret kudo ne bote festojne 100 VJETORIN E PAVARSISE KETA QE BEJNE KETO SHTEMBERIME HISTORIA NUK DO TI FALE NGA I PARI DERI TEK I FUNDIT. Per mua nuk jane shqiptare.
    Se c jane pak rendesi ka?

  17. Tung Ill, ok fare, po ne delet c’presim!

  18. Llogjika says:

    Sa gje e lehte eshte te akuzojsh cilin te duash dhe sa te duash kur askush s’te gjykon dhe askush nuk te kerkon argumenta e fakte per ato cudira qe fantazon.E keqa qendron tjeter kund,qendron pikrisht ne faktin se duke mos te kerkuar askush llogari per genjeshtrat qe sajon,ti merr superxhiro dhe shkon aq larg sa te tjeret,edhe ata qe deri dje te kan besuar,arrijne te kuptojne se ti nuk ke per qellim te japesh lajm e te thuash dicka te vertete,por tjeter kund e ke hallin,qe do ta kuptojne edhe ata qe nuk te njohin.Gjithsesi genjeshtrat e cfrenuara asnje efekt nuk bejne rreth e rrotull,pervecse vlejne si ushqim i preferuar per te ngushlluar njerezit e deshtuar,si dhe veteveten.Keto lloj artikujsh nuk jane lajm,as investigim nuk jan,as analiza,jane thjesht tullombace per te lozur kalamajt dhe burrat torollake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje