FRD hap degën në Kamzë: Flamuri kryesor të jetë ai kombëtar, jo ai i partive të vjetra

22 Nëntor 2012, 19:05Politika TEMA

Fryma e Re Demokratike ka zyrtarizuar degën e saj në qytetin e Kamzës mes mbështetësve të shumtë. Në takimin e zyrtarizimit të degës në Kamëz, kryetari i FRD- Qarku Tiranë, Saimir Shehri u shpreh: “Kjo ditë është një konkretizim i një pune të lodhshme 5 mujore e juaja dhe e të gjithë anëtarëve të FRD që kanë punuar me përkushtim dhe ndershmëri për ngritjen dhe funksionimin në një periudhe relativisht të shkurtër të strukturës së partisë sonë. Të gjithë jemi të bindur se FRD në Kamëz, Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë me organizimin dhe vizionin për të ardhmen do të hapë një kapitull të ri në historinë e këtij vendi”.

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i FRD, Gazmend Oketa, duke folur mbi problematikat e qytetit të Kamzës, theksoi se flamuri kryesor duhet të jetë ai kombëtar dhe jo ato të partive të vjetra në Shqipëri.

Gjithashtu duke folur mbi situatën politike në vend, Oketa u shpreh se “uzurpimi i institucioneve nga maxhoranca po shtrihet edhe mbi Prokurorinë e Përgjithshme, i cili ishte institucioni i vetëm i pavarur që kishte mbetur, tashmë do të shohim se sa do e luftojë qeveria korrupsionin pasi nuk e pengon askush”.

Ndërsa nënkryetari i FRD, Aleksandër Biberaj, i pranishëm në takim ngriti problematikat e furnizimit me ujë, mungesën e ambienteve shkollore apo kushtet e vështira në to.

“Kamza duhet të jetë pjesë e integruar e metropolit, jo e lënë pas dore siç ka ndodhur këto 20 vjet. Gjithashtu një problem që përkon me qytetaret e Kamzës është edhe ai i legalizimeve, të cilin FRD do e ketë prioritet në programin e saj, ne do ta zgjidhim problemin e legalizimeve brenda nje viti,” u shpreh Biberaj.

Në përfundim të takimit Biberaj u shpreh i bindur se qeveritarët e korruptuar, të cilët kanë abuzuar me fondet dhe i kanë distancuar qytetarët e Kamzës nga metropoli megjithëse janë shumë pranë tij gjeografikisht, do të vihen përpara drejtësisë.

5 komente në “FRD hap degën në Kamzë: Flamuri kryesor të jetë ai kombëtar, jo ai i partive të vjetra”

  1. anonim says:

    Ai flamuri ne ballkon eshte flamuri i kesaj partise se re FYROMIT!!!!!

  2. Shtegtari says:

    Ja u tregon qejfin juve Mzati i Kamzes (Xhelal Mziu krye..ari i bashkise qefliu i shamikuqes),prisni dhe pak

  3. Shkupi says:

    Kah ,,FRyn Daullja,, pra eshte FRD.Parti me e vjeter se FRD(FRyn Daullja)nuk ka.

    1. bashkimi says:

      Po perkrahin flamurin e Ak se Deshiroj qe te gjitha partite te perkrahin AK
      Keshtu shqiperia behet me e forte .

  4. c says:

    Kjo ishte nje karikature!
    Po te shikoni me vemendje video-n e takimit , vihen re ca çuna rreth 20-25 vjeç qe rrine si te hutuar e tundin ndonje flamur aty me pertese e ne menyre habitore.
    Jam i sigurte se Biberaj i ka marre si punetor me meditje, vetem per ate dite..:)
    That’s very funny

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje