Johanna Deimel, zëvëndësdrejtoreshë e Organizatës së Evropës Juglindore, shprehet se në Shqipëri ka një perceptim se ajo është një ndër vendet më të rëndësishme në botë ku ndërkombëtarët kanë diçka për të thënë dhe duhet të kenë diçka për të thënë. Ajo shpreh kritika të fortë për sistemin politik në Shqipëri, dhe sidomos për atë në drejtësi, ku thotë se ministra të qeverisë shqiptare, Mediu, Basha, Meta, i janë fshehur drejtësisë.
Zonja Deimel, ju jeni bashkëautore e librit “Urë mbi ujëra të trazuar. Roli i ndërkombëtarëve në Shqipëri”. Përse Shqipëria ka ende nevojë për mbikqyrjen e ndërkombëtarëve dhe ndihmën e tyre, sa herë që ka një krizë politike?
Mendoj se përfshirja e ndërkombëtarëve në krizat politike të vendit po shkon drejt një limiti. Është më e rëndësishme që aktorët ndërkombëtarë të trajtojnë reformat e nevojshme dhe reformat demokratike. Vërej se në rrugën drejt statusit kandidat, sigurisht që ka presion që vjen nga jashtë, presion, i cili është ende i nevojshëm për të mbajtur politikanët shqiptarë në shina. Por më mirë akoma do të ishte që vetë shqiptarët dhe klasa qeverisëse të arrinin standardet evropiane në të mirë të shqiptarëve, dhe jo vetëm të përmbushin kriteret e vendosura nga ndërkombëtarët.
Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 dhe ato lokale të majit 2011 u kontestuan, kontestime të cilat çuan vendin në momente të vështira. Në opinionin tuaj, a mendoni se përfaqësuesit ndërkombëtarë brenda dhe jashtë Shqipërisë kanë bërë përpjekjet e duhura për zgjidhjen e këtyre momenteve?
Në raportin tonë ne u kthyem pas dhe analizuam këto zgjedhje dhe debatet që u krijuan pas amendimeve kushtetuese të vitit 2008. Mendoj se ishin pikërisht këto amendime që ishin “shkelmi” më i fortë, që më pas nxorrën në pah probleme gjatë zgjedhjeve. Dhe përfshirja e ndërkombëtarëve ishte në një krizë menaxhimi nga jashtë, i cili përfshin vetëm rastet e krizës. Unë shpresoj që zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013 të jenë vërtet të lira dhe kjo është një ndër çështjet dhe prioritetet kyçe që duhet të përmbushë Shqipëria. U bëj thirrje që të gjithë qytetarëve shqiptarë që të ndjekin dhe monitorojnë me shumë vëmendje dhe me shumë kujdes përgatitjen dhe mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.
Çfarë mendoni për shfaqjet publike të aktorëve ndërkombëtarë në Shqipëri?
Ne jemi fokusuar në përfshirjen e ndërkombëtarëve që në vitin 2008 dhe deri në shtatorin e këtij viti. Ajo çka kemi kuptuar është se në Shqipëri ka një perceptim se ajo është një ndër vendet më të rëndësishme në botë ku ndërkombëtarët kanë diçka për të thënë dhe duhet të kenë diçka për të thënë. Ne rekomandojmë shumë fuqimisht që kjo kakofoni e aktorëve ndërkombëtarë duhet të shkojë drejt një fundi dhe ata duhet të japin vetëm mesazhe të qarta. Kam ndjekur zhvillimet në muajt dhe javët e fundit dhe kuptoj se ka një lloj përpjekjeje të kombinuar të udhëhequr nga BE-ja dhe ka zëra të fortë, mesazhe të forta dhe të gjithë që shkojnë në të njëjtin drejtim.
I njëjtë ka qenë edhe mesazhi i Sekretares së Shtetit amerikan Hillari Klinton, Filip Gordonit e kështu me radhë, që kanë dhënë një mesazh shumë të qartë: Ju lutemi politikanë shqiptarë, përmbushni kriteret dhe prioritetet kyçe, implementoni ato reforma për të cilat keni rënë dakord dhe ecni përpara! Tani shoh një trajektore më të drejtë dhe më pak kaos në deklarata të ndryshme të lëshuara nga aktorët ndërkombëtarë në terren dhe në media.
Një nga faktorët më thelbësorë që ju keni nënvizuar, janë edhe amendimet kushtetuese të prillit 2008, të cilat sipas analizës suaj kanë shkaktuar shumë probleme. Në çfarë fushash konrektisht?
Specifikisht, e para ka të bëjë me zgjedhjen e Presidentit. Le të themi se kritikët thonë se amendimet ndodhën gjatë natës, se ishte një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Sali Berishës dhe se nuk pati diskutime rreth këtyre amendimeve, të cilat duhet të trajtoheshin shumë më gjerësisht sepse kanë ndikuar vërtet në sistemin demokratik në Shqipëri. Ata u bënë gjatë natës dhe i shërbejnë qëllimit të atij që do drejtojë vendin, ku fitimtari merr gjithçka dhe mban çdo fuqi vertikale dhe horizontale në duart e tij. Shembulli i parë ishte zgjedhja e Presidentit me votat e mazhorancës në raudin e tretë dhe të katërt. Pra, rezultoi që elita qeverisëse dhe ata që kanë shumicën e votave, mund të vendosin.
Së dyti, është Prokurori i Përgjithshëm, i cili drejton një institucion shumë të rëndësishëm në Shqipëri. Amendimet çuan në kufizimin e mandatit të tij, çka edhe njëherë e bën më të lehtë ndërhyrjen e elitës qeverisë në punën e tij. Duhet të them se Ina Rama ka bërë një punë shumë të guximshme deri tani dhe e përjetoi personalisht ndërhyrjen e politikës.
Së treti, janë amendimet që u bënë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili gjithashtu nuk është i lirë nga ndërhyrjet politike. Nga këto ndryshime Shqipëria po vuan ende.
Pjesë e raportit tuaj ka qenë edhe sistemi gjyqësor, dosjet “Gërdeci”, video-skandali Meta-Prifti dhe viktimat e 21 Janarit. Si e shikoni pozicionimin e ndërkombëtarëve përballë këtyre dosjeve, veçarërisht deklaratat e dhëna prej tyre pas vendimit të gjykatave?
Në raportin tonë ne e quajmë këtë “kurthi ligjor”. Që do të thotë se për të gjitha këto vendime gjykatash, ndërkombëtarëve iu desh të binin në grackë pasi njohën dhe pranuan këto vendime, edhe pse ato nuk përputheshin jo vetëm me moralin, por edhe me logjikën gjyqësore se cili duhet të ishte vendimi i vërtetë. Pati ndërhyrje të elitës qeverisëse gjatë këtyre proceseve gjyqësore, si dhe ish-ministrat Mediu, Basha dhe Meta “iu fshehën” drejtësisë duke shfrytëzuar imunitetin. Mendoj se është shumë e rëndësishme që këto çështje të zgjidhen në një mënyrë shumë transparente, Gërdeci është ende në shqyrtim. Kam parë sërish përpjekje përmes amnistisë ose tentativa për të ndaluar prokurorinë, sepse familjarët e viktimave duan të rihapin çështjen kundër Mediut, tashmë që ligji për imunitetin ka kaluar dhe se imuniteti mund të hiqet. Sa për çështjen e 21 Janarit, është nga ato çështje ku kërkesat duhen plotësuar dhe të gjithë aktorët ndërkombëtarë janë shumë të qartë në mesazhet e tyre në lidhje me këtë çështje.
Zonja Deimel, në muajin dhjetor Komisioni Evropian do të publikojë vendimin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. A mendoni se Shqipëria është gati për të qenë pjesë e BE-së, pavarësisht përmbushjes së reformave?
Do të jetë shumë, shumë, shumë e vështirë. Unë dhe kolegët e mi besojmë se statusi i vendit kandidat për Shqipërinë, pavarësisht të gjitha mangësive që vendi i ka ende dhe po përballet çdo ditë, statusi i vendit kandidat është mjeti i vetëm që të mbajë në vijimësi procesin e reformave. Vetëm në këtë mënyrë hapen hapësira për aktorët e shoqërisë civile, dhe hapen horizonte të reja horizontale dhe jo vetëm vertikale, për të ecur përpara. Por… Ajo çka unë shikoj është shumë kriticizëm dhe skepticizëm përreth. Holanda, për shembull, ishte shumë e qartë kur tha se vendi nuk është ende gati. Dhe ne të gjithë e dimë se Këshilli i Evropës ka 27 vota, dhe sikur vetëm njëri prej tyre të mos votojë në favor të Shqipërisë, statusi nuk do të merret. Dhe më duhet të them që masa e kritikëve është gjithnjë e në rritje./DW
ju fshehen drejtesise jo popullit. hesapet me kete popull jane te hapura. qofsha i gabuar por ketu do jemi e do shohim.
Te tre keta plehra edhe ne qofte se i shpetuan drejtesise nuk ikane shpetuar zotit se keta jane krminele bashke me kryekriminelin Berisha.Sa per drejtesine qe ka ne shqiperi ata jane te gjithe te korruptuar ,ne ndergjegjen e tyre kane vetem parane.
”Johanna Deimel, zëvëndësdrejtoreshë e Organizatës së Evropës Juglindore, shprehet se në Shqipëri ka një perceptim se ajo është një ndër vendet më të rëndësishme në botë ku ndërkombëtarët kanë diçka për të thënë dhe duhet të kenë diçka për të thënë…”
JO moj femer debile,qe paguhesh per t’u marre me thashetheme perreth Shqiperise.Ajo qe nuk e ke kuptuar dot ti dhe shume Burokrat Evropian qe vijne ne Shqiperi dhe qe paguhen min.,7-10 mije Euro ne muaj,eshte se politikaneve Shqiptar as qe u plas menderja per Evropen,lene mo me besu se jena ne qender te Botes.Konkluzioni i mesiperm eshte thjesht Perceptimi yt moj SHURRAQE.Debile femer,qe po na jep mend.
Si ka mundesi qe ka injorant si ty
Po mos ishit ju do ishim ne qyteterim
Me vjen keq qe po vuan nje popull i tere per disa si ju ( me fal qe te flas ne shumes se ti nuk ia vlen)
INJORANCA,mo Gjirokastriti,eshte gjendje e perkoheshme e funksionimit te trunit te Njeriut.Sikur Dita dhe Nata.Proces natyral.Behet gjendje e perhereshme vetem atehere kur e Shikon Injorancen ke te tjeret dhe harron se edhe ti vete je i njejti mut,por duke qene se trembesh nga ”zbulimi” i trunit tat,atehere vrapon si i cmendur per te akuzuar te tjerert dhe per te perdor pyetje te tipit ”Si ka mundesi qe ka injorant si ty”.Aq me teper ju Gjirokastritet,rrezikoni shume nga 1 veti e tille,pasi u ka mesuar Enveri se jeni te Pagabueshem dhe Gjithmon fajin e kane te tjeret.
Tani po pate ndo1 gjo konkrete per komentin tim,eja te diskutojme sebashku,c’a mendoj une dhe c’a mendon ti dhe keshtu jemi me konkret dhe njekohesisht shpetojme njeni-tjetrin nga Injoranca dhe perparon ky popull drejt qyteterimit.Keshtu me hudh 1 fjal edhe me u largu me vrap,nuk rregullohet asgje,pasi akuza eshte shume e thjeshte.Edhe une mund te deklaroj i Irrituar se ti je Gay,duke u nisur nga retorika jote,por nuk eshte kaq e thjesht sa te them 1 fjale dhe te largohem pasi duhen edhe argumenta ne mbeshtetje te mendimit tim per ty.
Gjith te mirat,Gjirokastriti,dhe megjithese kam pershtypjen se nuk do me pergjigjesh prap se prap jame i bindur se e lezove komentin tim.Gezuar 100vjetorin e Pavarsise.
Te verteta te medha dhe shume hapur po i artikulon kjo zonje. Dhe nuk jane per here te pare qe i degjojme. Ndofta jo kaq qarte per popullin. M.gj.ate gjerat nuk levizin ne shinat e duhura, qofte edhe ngadale. Pse?
Kesaj pergjigje Zonja i largohet, i fshihet. Pse? Kuptohet. Eshte e pafuqishme, jo ajo personalisht por institucioni ku ajo militon. Etj. Etj. Pra, te vertetat duhet ti gjeme vete, dhe ato te na sherbejne me menyrat dhe mjetet e duhura per te riparuar keqvajtjen perpara. Ketu Opozita mer rol vendimtar. Por !!!! .
Ç’kemi nga politika shqipetare zonja Deimel?
————————————————
‘Shume mire’,vetem tre te pandehur M M B(mut ,mut,bythe)i shpetuan drejtesise.KJO ERE PO QELB JO VETEM BALLKANIN POR EDHE EUROPEN
Ilir Meta nje injorant qe vjedh ne mes te dites dhe ka mbledhur rreth vetes vetem “burrat” e dahsnoreve te tij me Moniken qe ju merr nga 200 mije euro cdonjerit qe ben drejtor, doganier apo diplomat, dhe 500 mije euro per Minister, na del e na ben ende’ politike ne kete vend, a mun dte quhemi ne popull dhe qe kemi dhe intelektuale ?!!!!!!!!!!!!!!!
sa kohe ky vend te mbaje ne politike kalbesira dhe vemje si Berishi, Ilir koklopa, Ilir blloku, Lul bukouroshi, Zhellefinra, Mulra, etj etj, do vuajme gjithmone dhe do perfundojme keq.. duhen hequr mutrat nga ky vend.. urgjentisht..!!!
fatkeqsisht dhe media shqiptare nuk ka moral dhe dinjite e shitur per pak para keta gazetaruc na i shesin ne media sikur duan ti riabilitojne ne syte e shqiptare Meten, Bashen, Mediun dhe rasti i emisjonit Balles i Top Qenit me Mediun e Gerdecit dhe plerave ishte demostrimi me i mire i keti qellim. Ky ishte nje provokim i hapur i opinjonit qytetar dhe atyre qe kerkojn drejtesi. Por nuk mbulohet dielli me shoshe thote popullit dhe te verteten sa do ta fusin ne fund te detit ajo qendron larte per ata qe kane sy per ata qe jane te verber nga paraja dhe pushteti fatkeqsishte enderojne duke mashtruar perjetesin e pushtetit.Por fatkeqsishe ne kete bote ka nje ekuliber qe ate qe do beshe do ta pagush por dhimja nuk dihet kur te vjen dhe dhe te bije aty ku te dhemb me shume. Ne vazhdojme te jemi pasoje e pazarev te ambasadoreve me qeveritaret qe ne se ne blihemi me pak ata e kane pazarin te rende. Dhe ne harojme dhe bijem preh e deklaratave dhe qendrimeve qe serviren nga indivit cfare thone ne mengjes nuk thone ne darke dhe qe fshehin qellimin e vertet duke na i servirur se e verteat dhe drejta vjen vetem nga ata. Mjafte me per ata qe kuptojne dhe njohin ralitetin dhe mbas kuintave koha nuk pret me per tu zgjuar.
“Skllaveria jone vjen nga fakti se ne i neshtrohemi sundimit te genjeshtres, se nuk ja cjerim masken e nuk protestojme kunder saj cdo dite.”
Kush ra ne gracke amerika ja hodhem ne shikojeni http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
KETA TE TRE BANDITE-HAJDUTE DUAN PLUMBIN NE KOKE.
“në Shqipëri ka një perceptim se ajo është një ndër vendet më të rëndësishme në botë ku ndërkombëtarët kanë diçka për të thënë dhe duhet të kenë diçka për të thënë”.
me qarte nuk mund te thuhet se kush jane shqiptaret. popull pordhac!
dhe per ti blloku pordhet dikujt(kur qelbet dynjaja),rrasi k…in si shtup haleje ne byth. si kacarrum misri qe tapos shishen e rakis se katnarit…
rrasini hajdarin shqiptarve dhe do ta shifni sesa “europjane ” behen ata!