Rama takon të rinjtë që votojnë për herë të parë: Në çdo km katror gjen 500 juristë

21 Nëntor 2012, 21:01Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bashkëbiseduar me të rinj që votojnë për herë të parë në vitin 2013.

Kryesocialisti u ka shpjeguar të rinjve konceptin e opozitës për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi si dhe angazhimin për të zhvilluar një reformë të thellë, për ta ndryshuar në mënyrë rrënjësore këtë situatë. “Sot ata që janë në universitet, apo që përgatiten të mbarojnë shkollën e mesme ndeshen me zgjidhjen më të gabuar të një politike shumë hileqare. Që është, më mirë i hapim dyert e universitetit dhe i themi shkoni në universitet. Po ashtu lëmë në rënie të lirë universitetin privat, licencojmë universitete sa të na paraqiten, shkoni dhe atje. Çfarë ndodh?! Ndodh që në fakt vetëm shtyjmë kohën e përpalljes me një plagë të tmerrshme. Plaga e tmerrshme e papunësisë, e cila thellohet me të reja dhe të rinj të papunë edhe pse me diplomë. Ndërkohë që ju e dini mirë në Shqipëri, në çdo km katror gjen deri dhe 500 juristë, por duhet të bredhësh shumë kilometra për të gjetur një rrobaqepës, ose një marangoz, ose një hidraulik. Sepse të rinjve, atyre që janë me shkollë të mesme, nuk ju jepet një alternativë dhe zgjidhja është midis universitetit ose papunësisë. Ndërkohë që në Europën ku ne duam të bëhemi pjesë, zgjidhja është mes universitetit dhe shkollës profesionale, një zanati me të cilin njeriu edhe në moshë fare të re mundet të hapi pastaj edhe një biznes të vogël, të punësoj veten, të punësoj dikë tjetër, të punësojë familjen e tij të re dhe të krijojë mirëqenien e nevojshme për të jetuar normalisht”, është shprehur Rama.

Në të njëjtën linjë të kritikës së fortë ndaj një situate absurde dhe nevojës urgjente për ndryshim Rama ka folur edhe për gjendjen e teksteve shkollore, ku e ashtuquajtura reforma e Altertekstit ka krijuar një katrahurë të vërtetë në shkollat shqiptare. “Ne duhet të bëjmë një reformë shumë rrënjësore të altertekstit. Britania e Madhe ka dy tekste matematike. Shqipëria e vogël ka 12, pa hyrë në shumë e shumë marrëzira që gjeneron alterteksti. Ne duhet të bëjmë një reformë të altertekstit dhe synimi është që universitetet të akreditohen dhe të rankohen por dhe gjimnazet po ashtu. Jo të gjithë uniformë pa profilizime, pa asnjë ide të cilësisë”, ka theksuar kreu i Partisë Socialiste.

Kreu i opozitës i ka siguruar të rinjtë se PS në qeverisje është e vendosur për ta shkëputur një herë e mirë arsimin nga ndikimi politik, në mënyrë që asnjë drejtor shkolle të mos lejohet ta bëjë shkollën mjedis politik të qeverisë dhe asnjë opozitë të mos pengohet të takojë mësuesit publikisht.

36 komente në “Rama takon të rinjtë që votojnë për herë të parë: Në çdo km katror gjen 500 juristë”

  1. safeti says:

    500 juriste me mire se 1 piktor kubist impresjonist gomar. Nuk e kuptoj ky a ka mbaruar ndonje shkolle.
    Na trego dipllomen more psikopat tallesh me juristet. Nxirrja shqiptarve cfar DIPLLOME ke!!

    1. Heron says:

      O safo Rama ishte profesor demokracie kur ti do haje bar qe mos te shkelje parimet!

      1. safeti says:

        Mor zotri ne spo themi qe te kete perfunduar harvardin por po kerkojm minimumin te ket hyr ne nje shkoll te lart, mjeksi, kimi, gjuh e huaj dhe ta ket perfunduar me dipllomim.
        Spo kerkoj nga kryeministri i ardheshem te ket ber shkollen per raketa kozmike. Po e pyes a ka vrapuar ndonjeher koridoreve te universitetit me libra ne dor? eshte ulur ne ndonje salle me pedagog dhe ka dhene provime te rendesishme te veshtira per ceshtje sociale apo te shkencave ekzakte? Car esht ky klloun keshtu?
        Ca pedagog i demokracis esht ky, me vllain hante fare ne bulevard si zullap bente xhiro me biciklet montan bake.

        1. ilir says:

          meso shqip o sefo.o gjeni i letrave,o nxenes i 10 se ufoland

          1. raimondi says:

            Shume mrie e ka mendimin Edi per shkollat profesionale –

            -Te rinjte duhet te mesojne edhe ndonje zanat, pavaresisht se shkojne edhe ne universitet,
            sepse zanati te gjen pune ne cdo kohe….

        2. fule says:

          Meso historine tutkun. Dhe ka 100% per Arsimin. Ky i gjati mund dhe t’ja fusi kot per gjera te tjera po ketu e ka thene troc.

          500 Jurise per meter katrore. Shitsa me diplome juridik. Gjendja me e mjerushme e arsimit nuk behet

        3. muco agai says:

          O Safet pse ben si shpirt i keq. Nuk ta varnin gocat e bulevardit atehere prandaj e paske inat Edin. Po tani sa vjec je, ke zene ndonje femer? Kushedi ca mostre je ti derdimen

        4. elio says:

          Zoteria (Rama) ne 1991 ka qene pedagog ne fakultetin e arteve…dhe ka pervoje 12 vjecare ne administrimin publik…si thua ti Safe, ja vlen apo i duhet edhe ndonje diplome tek Kristali..

      2. skenderbeu says:

        O HERON NUK PASKE INFORMACIONE TE SAKTA PER RAMEN
        MOS NA E BENI HERO DEMOKRACIE .AI KA QENE NE PROFESION VETEM SPIUN NE KOHEN E
        PS . PERSA I PERKET POZICIONIT TE TIJ TE TANISHEM ESHTE I PAPRANUESHEM
        ESHTE NJE POLITIKSN IDIOT. NE SAJE TE GABIMDVE TE TIJ KJO PARTI NUK FITON KURRE.

        1. coku says:

          idiot ti idiot kush te vuni

    2. Qysh kur gomaret e arratisur prej stanit borish ,
      pellasin rrugeve njerezve ,”Cfar diplome ke ti mo njeri!?
      Qe gomaret te jene ne pushte sot ,kjo si jep te drejten
      atyre te pellasin sa shofin njerez perball tyre .
      Am’kuptove mer veshgjati safet .

    3. Daut Skela, Vlore says:

      Nje gje eshte e sigurt:
      Sikur te ishte Edi Rama ne krye te PD ne vitin 1990, plehra si; Sali Berisha, Jozefina Topalli, Flamur Noka, Tritan Shehu, Arben Imami, Fatos Nano, Ilir Meta, etj etj nuk do e kishin pare me sy qeverisjen e jo me te rrinin nga 20 vjet ne pushtet.
      Ja kane friken ndaj e urrejne tere keta!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/dhe-krye-demokrati-yne-mbeti-me-dy.html

      1. andi m says:

        Per Daut Skelen Vlore:Nje gje eshte akoma me e sigurte se ajo çfare ti ke shprehur ne lidhje me Edi Ramen:Nese nuk do t’a kishte marre Fatos Nano dhe t’a kishte emeruar Minister,me siguri edi Rama do te ishte duke u orvatur rrugeve te botes per te nxjerre kotheren e bukes thate.kete e di mire une dhe çdo shqiptar i vetedijshem.

    4. coku says:

      ke te drejte o safet se ti duhet te kesh mare doktoraturen pas kursit 6 mujor te plepave.

    5. o safet akoma ti says:

      te merresh me gomere sja vlen ndaj o sefo spo merrem me ty.. qytetare jam dhe une po sjam zar si ty.. une shoh nga e ardhmja qe eshte kjo PS me Ranmen ne krye

  2. Shqiperi Etnike says:

    Per kete gje ka plotesisht te drejte, sepse te gjithe duan te behen me shkolle te larte, dhe duke qene se eshte dega me e lehte shkojne dhe e marrin nga nje diplome per juridike. GJITHSESI EDI RAMA E KA HUMBUR SHANSIN E TIJ DUKE MOS BERE OPOZITE, E JO ME TE BEJE POZITE…

    1. Dean says:

      Jo bre burr,nuk asht ashtu.Po ”shtetin ligjor” si kena me e nderttue na,me bujq e me blegtora,a?!?!?!?????
      Shum gabim e ka ky Rama,po ja sa ta lexoj ELINORI kyt shkrim,se e din ai vet c’a me i bo Rames.

  3. Heron says:

    Me pelqen te jete nje here kryeminister Rama vetem ta shoh nqs do mund ti realizoje ato qe thote!

    1. Fiona says:

      A e shikoni nje ndryshim? Nje ndryshim fare te vogel. Rama i inauguronte veprat kur i mbaronte, Basha fryhet kur i fillon. Qe Rama di te qeverise, kete e ka deshmuar me vepra. Vetem kaq: i shtroi rruget e Tiranes edhe atje ku hidhnin valle lugeterit. I duhet dhene shansi dhe pike. Jo vetem si rotacion pushteti, por si shkundje e paaftesise korruptive qe ka zaptuar cdo qelize te shtetit. Lufta reale nuk eshte mes Rames dhe Berishes, por shtetit te munguar dhe antishtetit qe na ka zaptuar. Le te tunden pak ata ne KQZ e te mos rrine si qorra bibe apo shtylla porte. Perndryshe do ta hajme golin nga porta ne porte. Dhe kjo pune do te vazhdoje hap listat, mos hap kutite pastaj. Do te ishte e padrejte dhe mekat.

  4. Korupsioni says:

    “në çdo km katror gjen deri dhe 500 juristë”
    Sa shume e kemi mendjen per tu pasuruar nepermjet korupsionit.
    Fatkeqsi per te gjithe qe ushqejme kete ideollogji!!!

  5. england says:

    Mjaft te shohesh komentet e Safetit,dhe me teper te shtohet dashuria per tu kujdesur per lepujt!Safet djali te siguroj qe je kaq i pa informuar,sa po ti hedhesh nje sy te shkuares se Edi Rames do fillosh te votosh per te,por ti e ben nga urrejtja qe ke per njerzit me kulture,ose te shtyn dashuria qe ke per bacen qe ka mbaruar te gjitha shkollat e partise se punes kur ishte komunist…

  6. Anastasi(jo Angjeli) says:

    Oooooo,Safet futu ne teme o kok trashe,po thekson se eshte katandisur superprodhimi i shkolles se larte ne menyre skandaloze,gje qe ben qe plus atyre te Shkozetit ju shtohen edhe karabushe te tjere si puna tende o topja i Saliut qe na kerkoke shkollen e Edi Rames.Pyet ate Salifin tend qe na ka katandisur si mos me keq o fyell pastaj kerko hesap per te tjeret.Si nuk u gdhendet o hunj gardhi po mut ishit e kake mbetet.

  7. WTF says:

    Edi trap trap por ca gjera i kap. Per shume gabime qe ben nuk kam qene dhe sdo jem dakort me te, por persa i perket nivelit te arsimit dhe dhenies se diplomave pa pike kriteri ka te drejte. Ne Shqiperi gjen me shumice diploma dhe qofte.

  8. alban4eva says:

    ore njerez po ca keni qe i bini ne qafe Safetit, ai ben vec punen e tij, asgje me shume..
    per ate pune paguhet, ben gam gam kunder “kamunistave”, mbron bacen e shpellave me mish e me shpirt (edhe me ndonje gje tjeter po te jete nevoja) dhe ne darke shkon dhe merr kocken e tij, qe te ulet pastaj ne nje cep dhe ta lepije qete qete ne hallin e tij..

    dhe te nesermen vjen perseri ne “pune” dhe vazhdon avazin.. lereni te qete Safetin, se do ushqehet edhe ai, ca me ba…!!!

  9. albanian eagle says:

    500 juriste dhe 500 tropojane.

  10. POLITIKANICHICAGO says:

    Z. RAMA PO JU PERSE VAJTET TEK UAT PER TE FOLUR MBI POLITIKEN TUAJ, APO BERISHA NUK DUHET TE SHKOJ, KURSE PER JU NUK PRISH PUNE SE JU I FLISNI PER POLITIKEN E ARDHESHME KURSE BERISHA I FLET PER POLITIKEN E VJETER. O RAMO TI NUK DI SE CFAR FLET E CFAR BEN.

    1. coku says:

      RAMA ishte me te rinj qe votojne sivjet per here te pare dhe jo me femije shkollash si ZOMBI!

  11. Dukati says:

    OOOOO! Safet sifeti! Populli ka një thënje të florijtë:
    “Lëre sifet sëssin” thonë për një njeri që e mbulojnë bëmat e liga! Pra edhe sikur të jeshë i bukur, kur je i lik populli të quuan sifet sës, demek surrat i pistë.
    Rri injorantë atavik! nuk dua të të ofendoj, por meriton se ke disa herë që i ofendon njerëzit vetëm e vetëm se nuk u vjen era Berishë.
    Unë Edin nuk e kam vëllain e babait, por me një bilanç të thjeshtë si shqipëtar, edhe si Vlonjat e kuptoj, se urrejtja Berishiane kundër Edit e ka origjinën tek kompleksi i iferioritetit, për këto arsye:
    1- Edi rrjeth nga gjeneza intelektuale disa breza, duke përfshirë edhe dajallarët e tij që janë Kolekajt e Vunoit, patriot të mirëfillt dhe kapedanë me akademi qysh nga lashtësia, Ndërsa Saliu ka gjenezë vetëm me malok të pa zhvilluar të shkallës së tribusë. Ai ti lajë këmbët dhe ti pijë ujët Enver Hoxhës, i cili e mori të hegër dhe e bëri doktorr sikurse veproi me gjithë shtresat e varfëra.
    2- Edi është qytetar me breza, Saliut i vjen era bajgë, ose përçë, sepse era e bajgës dhe përçit don disa breza të ikij.
    3- Edi në subjektin e tij ka edukatën kristiane, e cila është edukatë njerëzore dhe e shikon ndriçimin me shkollë, punë dhe pastërti. Shëmbull i pa kontesueshëm është kthimi i Tiranës kartolinë, sepse Saliu me tribunë e tij e ktheu në shurrtore masive. Saliu ka edukatë talibano-islamike, që jetën e don mbi llosh dhe të hajë me dorë këmbë kryq si bin Landeni. Shëmbullin e kemi real, ai po pregatit kasaphanën e therjes së të leshtave për të mbuluar Tiranën me gjak dhe për të na turpëruar para Europës.
    Ju përgjigja Sifetit, sepse Shqipëria drejtohet nga internacionalja e Sifetërve, injorantë e për pasojë reaksionarë. Dy janë vetit unikale të malësorëve të botës thotë Fan Noëi: Injoranca, e cila të bën
    reaksionar dhe varfëria, e cila të bën mercenar. Të dya këto veti i kanë Sërbo-saliistët.
    O, Sifwt! Edi ka shkollën e lartë të arteve more kapter brashnjar dhe është poliglot në erudicion. Ndërsa shkollat Saliiste, dhe Nanoiste nxjerrin, specialist pa u paraqitur fare në pprovime bile po ti pyesësh nuk dinë katër valencën e karbonit, me përjashtim të studentëve që studjojnë për vete dhe jo për të vjedhur. Zot shpëtona nga Safeëria!

    1. safeti says:

      Pse cdo bisede per Edin e degradoni ke Sali Berisha. Ketu flitet per Edin. E zem se jam polic dhe e kam ndaluar i kerkoj dokumentat e makines. Edi thot “dokumenta skam se edhe Saliu esht malesor”. Un i them more zotri per ate pune Barak Obama esht nga fiset Zulu cfar lidhje ka kjo me letrat e tua?.

      Ai ka nje kompleks te madh qe e volli kundra te dipllomuarve, qe jane elita e kombit e ardhmja shpresa, se vet nuk ka dipllom qofte kristali, qoft profesionale nuk ka profesion Edi, zhgarraviste ca letra te bardha dikur. E mbajti afer Berisha dhe qe atere i hypi vetja ne qejf.

      1. coku says:

        sa vjec je zotrote o safet qe e njihke edi ramen mire. dike qe edhe pse berisha e mbante afer i hypi vetja ne qejf. po ta kishte mbajtur afer berisha ai me siguri nuk do ishte i gjalle sot, si shume te tjere te afert te berishes. rama ka folur shume para berishes per pluralizmin ne shqiperi atehere kur berisha ishte anetar i PPSH. ti nuk ke si ti dish keto se vete thua qe je polic.

        1. safeti says:

          E njof zullapin e njof. Po si more i futi neper cadra ne mes te qytetit me dhjetra intelektual jurista ekonomista inxhinjer deputet nje palaco dhe vet rrinte neper restorante? Ky sdi te bej asnje gje, nuk ka asnje eksperienc ne administerim ky di vetem te mari lek aq sa mafia i jep kaq!
          Ne bashki punen ja benin specjalistet intelektualet ketij ja vinin ne tavolin vetem per firm. Ky jepte merte porosit me celular Don Rama i ndertimeve. Nga puna ne bashki ky mori vetem lek dhe asnje eksperienc ne administrim.

          1. coku says:

            e pra nuk e njef mire. ftillohu or ti ftillohu.

          2. coku says:

            se tani e lexova komentin deri ne fund. pse cdoje ti te dilte e te korte barin rama. po sigurisht firma do vinte por mori ne bashki njerez e jo zombi si ky tjetri. e pra njerez dhe specialiste, ne mos me te miret te mire. e pra keta specialiste te kesaj shkalle sot nuk i ka asnje ministri e zombieve. mjafton te dish se bashkia tirane operoi tre vjet pa buxhet te miratuar me bllokimin e zombieve, e megjithate beri pune, edhe duke i shkurtuar fondet qeveria.

            1. safeti says:

              Me ato lek qe qarkullonte nen tavolin aty dashke dhe buxhet ti! 20%pallati 2-3 kate per leje,
              Meverte si punonit juve pa buxhet??? e kishit bere sh.p.k, apo lere mos e pyet, po ju dilnin paret nga hundet.

  12. Petro says:

    Diploma fallco

    – Cilët jeni ju, që diploma fallco
    firmosni?!
    – Cilët jeni ju, që histori të errët
    vendit i vulosni?!
    Nesër do të kemi:
    Shefa injorantë
    Drejtorë injorantë
    Kryetarë injorantë
    Deputetë injorantë
    Ministra injorantë
    Kryeministra injorantë
    Nesër, vendi do të jetë i vrarë.
    Do të ket’ marrë një fallcokapar,
    të ngjashëm me një barbone të kollarisur,
    nën urat e botës kapardisur,
    gati, këtë vend, për ta zvarrisur.
    Nesër?!
    Cili kod do na duhej nesër?
    Ai civil?
    Ai penal?
    Për…
    Për çështjen “TATËPJETË”?
    Ah!…Ndal!…
    Le të presim gjykimin Final.

    1. bla bla says:

      Jam plotdsisht dakort me simatizantet e Rames .Ato kane te drejten e votes se tyre
      dhe nuk kemi te drejte te grindemi mes njeri tjetri , se ne fund po populli
      i vuan te gjitha , politikanet shkojne e vijne vetem per INTERESAT E TYRE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje