INTERVISTA/ Withers: Shqipëria ndodhet në prag të një lindjeje të re të lirisë

21 Nëntor 2012, 19:16Politika TEMA
INTERVISTA/ Withers: Shqipëria ndodhet në prag të një

Ish- ambasadori amerikan, John Withers flet për Zërin e Amerikës: Mënyra themelore për të arritur ëndrrën e 1912-ës nuk është duke i bërë punët nga lart poshtë por nga poshtë lart. Mësimi i vërtetë i demokracisë është se udhëheqësit drejtojnë me vullnetin e popullit dhe nuk mund të jetë ndryshe.

Ambasador Withers, ju do të shkoni në Shqipëri për 100-vjetorin e pavarësisë dhe do të merrni titullin Qytetar Nderi i Vlorës. A mund të ndani me ne mendimet tuaja për këtë udhëtim që do të bëni në Shqipëri, i cili me sa di është i pari që kur ju u larguat nga posti i ambasadorit.

Keni të drejtë. Është hera e parë që shkoj në Shqipëri që nga largimi në gusht të vitit 2010. Mezi pres të shkoj përsëri. Shqipëria është një vend, nga i cili kam kujtimet më të ngrohta. Atje kam shumë miq dhe kam njohur shumë njerëz, kam ndjerë mirësinë dhe bujarinë e tyre ndaj meje. Nuk kam fjalë për të shprehur mirënjohjen time për atë që po bën për mua qyteti i Vlorës, djepi i pavarësisë shqiptare. Ky është qyteti ku filloi gjithçka, ku u ngrit flamuri më 28 nëntor 1912. Kjo u bë shkak për një sërë ngjarjesh të mëdha që i dhanë drejtimin, madje identitetin Shqipërisë së sotme. Të jesh atje në një kohë të tillë për të marrë këtë titull, është një nder, më i madh se çdo nder tjetër që më është bërë ndonjëherë në jetë. Prandaj e vlerësoj thellë dhe në një farë mënyre jam i mrekulluar nga kjo ngjarje.

Historia është pasioni juaj. Tani që Shqipëria feston 100-vjetorin e pavarësisë, po ta kthejmë kokën prapa, do të shohim se historia nuk ka qenë dhe aq e mirë me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Pas sundimit të gjatë osman, menjëherë pasi Shqipëria u shpall e pavarur, kemi Luftën e Parë Botërore. Kur vendi përpiqej të rindërtohej, erdhi Lufta e Dytë Botërore. Pas kësaj, për 50 vjet, Shqipëria u sundua nga regjimi komunist. Kanë qenë vetëm 20 vitet e fundit në të cilat Shqipëria është përpjekur të ndërtojë një shoqëri moderne mbi parimet e demokracisë. Mendoni se këto 20 vjet kanë mjaftuar për të kapërcyer këtë trashëgimi të vështirë?

Është një pyetje shumë e goditur, si nga pikëpamja historike dhe politike por edhe nga pikëpamja e publikut shqiptar dhe e perceptimit të tij se në ç’drejtim kërkon të shkojë dhe çfarë kërkon të bëjë. Po lexoja një rrëfim të një udhëtari anglez me emrin John Hobhouse, i cili e vizitoi Shqipërinë në vitin 1809. Ai thotë diçka interesante që më bëri shumë përshtypje. Ai tregon se kur ishte në Shqipëri, duke biseduar me udhëtarë të tjerë, ata e identifikonin veten me një besim të caktuar fetar, por kur pyeste vendasit se çfarë ishin, ata gjithnjë thoshin: jam shqiptar. Mendoj se kjo vetëdije u bë themeli i Rilindjes dhe i hapit të madh që Shqipëria feston këtë vit – i pavarësisë kombëtare. Ismail Qemali dhe ata njerëz që ngritën flamurin në Vlorë më 28 nëntor 1912, e çuan më tej atë vetëdije të të qenit shqiptar. Ata i shtuan kësaj ndjenje të shqiptarisë, sensin e vetëvendosjes, ku u mbështetën nga presidenti ynë Woodrow Wilson, si dhe vendosmërinë për liri. Siç e thatë edhe ju, kjo dëshirë dhe kjo ëndërr që ata kishin për një Shqipëri të lirë, u godit nga shumë e shumë forca historike, më e keqja ndër të cilat ishte periudha komuniste. Tani komunizmi nuk është më në fuqi dhe çështja është se çfarë duhet ndërtuar në vend të tij. A duhet zbatuar në praktikë vizioni i Ismail Qemalit, a duhet realizuar ajo ëndërr? Kjo është pyetja që shqiptarët duhet t’i japin vetë përgjigje. Dhe së fundi, duke krijuar këtë sens të ri të Shqipërisë moderne që filloi më 28 nëntor 1912, lëvizja për pavarësi, burrat dhe gratë trime të asaj kohe kanë lënë trashëgiminë e tyre, trashëgiminë e lirisë, të pavarësisë dhe të parimeve demokratike. Përsa kohë që shqiptarët i përmbahen asaj, përsa kohë që ata e shikojnë me mirënjohje dhe admirim atë periudhë të shkuar, duke i mbajtur ato parime në zemër, Shqipëria do të mund të arrijë ëndrrën që lindi njëqind vjet më parë.

Më lejoni t’ju pyes: si do ta karakterizonit gjendjen e demokracisë sot në Shqipëri?

Mendoj se pikëpamjet e mija janë të njohura. Sekretarja Clinton në mënyrë mjaft të artikuluar shprehu mendimet e saj, por unë e shoh këtë rast të veçantë si momentin për të hedhur sytë tek parimet më të larta, tek parimet themelore, sesa të përpiqemi të analizojmë se cila është gjendja e demokracisë apo e politikës sot. Këto parime më të larta, janë parime për të cilat unë gjithmonë kam qenë krenar dhe i kënaqur që i kam gjetur mes shqiptarëve kur isha atje. Me fjalë të tjera, me gjithë vështirësitë dhe historinë tragjike të Shqipërisë, gjithnjë ka ekzistuar besimi se Shqipëria do të ngrihet. Dhe, me këtë besim, asgjë nuk mund t’i ndalë aspiratat e popullit.

Më lejoni t’ju bëj edhe një pyetje: Ku i shikoni sfidat kryesore për Shqipërinë në të ardhmen?

Mendoj se sfidat me të cilat përballet vendi në atë rajon janë të mëdha e të shumta. Njëra prej tyre është trashëgimia historike. Shqipëria nuk është mësuar me demokracinë ashtu siç është bërë standarde në vendet e tjera të botës, për shembull në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropën Perëndimore. Sfida është këmbëngulja te parimet e udhëheqjes. Mënyra themelore për të arritur ëndrrën e 1912-ës nuk është duke i bërë punët nga lart poshtë por nga poshtë lart. Mësimi i vërtetë i demokracisë është se udhëheqësit drejtojnë me vullnetin e popullit dhe nuk mund të jetë ndryshe. Kam besim të plotë se Shqipëria ndodhet në prag të një lindjeje të re të lirisë. Duke mësuar se autoriteti më i lartë i takon popullit, ata do të mund të kapërcejnë çdo sfidë, si në aspektin ekonomik, social apo politik. Unë vazhdoj të jem optimist dhe të kem shumë besim tek Shqipëria dhe tek populli shqiptar.

31 komente në “INTERVISTA/ Withers: Shqipëria ndodhet në prag të një lindjeje të re të lirisë”

  1. Bravo says:

    Bravo. Ik ne Teksas e shijo pensionin tani

    1. zazi says:

      KY KA KOMPLET KATIN E FUNDIT, ke pallati i fidel yllit.Dhurate nga kasta e ps-se per noi kakarisje.Pysni dhe do bindeni more kokbosher,,,,,majtas apo djathtas.Popull histerik,injorant,etj etj etj

      1. shqiponja says:

        Ne kriptogramet qe u zbuluan nga wikileaks, Z. Withers ishte shume asnjanes dhe objektiv ne konstatimet e tij per te dyja polet e politikes shqiptare.

        Ju te Sales doni te hidhni balte mbi te gjithe ata qe i dalin kunder Doktor Mortjes, ashtu sic ben vet plaku zemerzi me te gjithe kundershtaret e tij.

        Faleminderit Z. Withers per perkushtimin qe vazhdoni te tregoni ne te mire te Shqiperise dhe kurajon qe ju percjell shqiptareve te ndershem me komentet e tuaja ndonese jeni larg!

      2. N.VJOSA says:

        Shikoni si hedhin balte mbi nje njeri te nderuar kulishet e Saliut!
        O njerez te Shpifjes!
        O njerez te Errësirës!
        O njerez te perbaltjes!
        O shpifes ordinere!
        Po te ishin te verteta keto qe shpifni ju per ish Ambasadorin,
        Sali Kodoshi nuk do kish lene gur pa levizur per ta diskretituar zotin Uidhers!!!
        Zoti Uidhers eshte Personalitet i nderuar qe e ka demaskuar Bacen e Krimit me argumenta dhe me nje llogjike te hekurt!
        Miresevjen ne Festen tone te Pamvarsise zoti Uidhers!
        Ju jeni nga miqte e rralle te Kombit shqiptar qe keni treguar te Verteten!
        E meritoni titullin Qytetar Nderi te Vlores, qytetit simbol te Unitetit Kombetar te shqiptareve Zoti Uidhers!
        Ju do te mbeteni i paharruar per Kombin Shqiptar, nder Miqte e tij te rralle besnike dhe te sinqert!
        Nderime Miku i Madh i shqiptareve, te cilet me shume respekt dhe ngrohtesi te kane emertuar si Mister Çokollata, ne shenje dashurie vellazerore!

    2. Dean says:

      BRAVO,Bravo.Boll punove per sonte se je lodh.Mos harro me i tregue berises,se si ja ke dhi ”Uidhersit” online.Rrnofte pavarsia e Shqyperise qy filloj ne 1908 ne kosove.

    3. Beni USA says:

      Nga ambasadoret me asnjeanes e me simpatike ne Shqiperi. Lobi i Engel e hoqi nga puna.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/zogu-berisha.html

    4. feniks says:

      Zoti Withers!
      Pse nuk ju pergjigje pyetjes se gazetarit se”SI DO TA KARAKTERIZONIT GJENDJEN E DEMOKRACISE SOT NE SHQIPERI?”
      KE FRIKE APO KE NDERRUAR MENDIMIN??
      Thuaje troc:
      -NE SHQIPERI NUK KA DEMOKRACI,POR FASHIZEM!!!
      KRYEFASHISTI ESHTE NJE I VETEM:SALI SERB BERISHA,ARMIKU ME I ZI I SHQIPTAREVE DHE SPIUNI E SHERBETORI I SERBEVE!!!

  2. Adoleshent says:

    Sdo jet me e gjat se 365 dit o Xhon. Pas 365 diteve do kemi Shqiperine e cliruar, kjo sdo jet nga rezultati zgjedhjeve por zemerimi Shqiptarve qe do bejn vetegjyqsi per kto 22 vite.
    Ancièn Règim do i ngeli vetem emri!

  3. Delli USA says:

    Ju jemi mirenjohes per besimin qe keni per nje rilindje shqiptare,e presim me padurim ate dite te bardhe,mbas kesaj erresire berishiane.

    1. kuq e zi says:

      z.delli usa me le pyrshtyjen qe i referohet ak-se sepse eshte i vetmi faktor i ri qe ka lindur nga ikja e tij sepse ska kuptim qe nje rilindje te vije nga nje klase e vjeter historia e ka provuar… personalisht shpresoj!!!

      1. moni says:

        Ai e ka per largimin e Berishes dhe ai qe po i ben opozite eshte PS. Opozita e vertet nuk behet me ngjitje posterash dhe folklorizem, por me denoncim korrupsioni, me cuarjen ne Gjykate Kushtetuese te kufirit detar, me program per arsimin, ekonomine, dhe per cdo fushe te jetes dhe jo vetem per ligen e futbollit Kosove-Shqiperi. Cdo parti ka klase te vjeter politike, pse Spahiu, Pashaj dhe Bashkurti quhen klase e re????!!!!! AKZ duhet te them qe ka qene shume energjike qe nga fillimi i saj, keto zgjedhje jane testi i vertet per perkrahjen e tyre. Per mendimin tim ata nuk marrin asnje deputet ne maxhoritar ose nje varet ku do kandidoj Spahiu dhe 1-2 ne proporcional.

  4. adi says:

    e lirisë homoseksuale.

    1. fule says:

      Juve te Sales shume shume ka filluar kruhet suma, duhet pare kjo pune. Gjuha shkone ku dhemb dhembi thote populli. Qe kur Lulin dhe Volfarthin i bete zvendesa te Doktorit plak jeni….shkrehur paksa ?

  5. Sali B. ose Anonim says:

    Do t’a tregoj une ty, jam Sali kakiu une.

    Kujt i thua Shqiperia eshte ne prag te nje lindjeje te re te lirise?

    Pse o shoke ministra, zv.ministra, serbe, greke dhe tradhetare te tjere nuk jemi te lire ne te bejme si duam?

    Shpejt te shfarosim nje KOMB te tere me keto bandat berishiane (ha ha ha) pastaj te shohe ky.

  6. kitara e thyer says:

    mire se te vini ne shtepine tuaj, zoti uidhers. ju e meritoni titullin e nderit nga qytetaret e vlores dhe te gjithe shqipetareve kudo qe ndodhen. ju shtofshin shqipetareve dashamires sic ju jeni. faleminderit.

  7. mergim tari says:

    Mos keni pare gje ENDERR qe Doktor Mortja do te shkoje te “TE SHUMTIT”. Nese po, i lutem ZOTIT qe enderra Juaj te shkoje ne vesh te Perndise nje ore e me pare.

    Kjo eshte e vetmja shprese qe Shqiperia te jete e LIRE, e PAVARUR dhe DEMOKRATIKE, sic e deshen Rilindasit, Deshmoret e Atdheut dhe NE, vuajtesit e ketij REGJIMI FASHIST, se bashku me ju Z. Withers, nga miqte me te sinqerte te shqiptareve.

  8. ILIRET says:

    Me se fundi mbas 100 vjetesh me pushtime, diktature zogiste, enveriste dhe regjimi kriminal e hajdut berishist, po vjen dita qe Shqiperia te fitoje lirine e vertete.
    Ngrihuni shqiptare. ACT NOW, eshte thirrja e Amerikes…

  9. racionali says:

    Faleminderit zoti Widhers,per te gjithe kontributin dhe paanshmerine qe ke mbajtur.duke treguar edhe nje here se me te vertete vjen nga nje vend i madh demokratik,sic eshte USA dhe jo si ky qe kemi tani,per fatin tone te keq,ku nje krimineli i thote “burre shteti”.Thank you and very much mister Widhers

  10. adi says:

    fjala jote në vesh të Periklisë.

  11. E.ramaj says:

    Ku do shkosh Mr. Withers?
    Ne Tirane apo ne Vlore?

  12. fshatari says:

    Po perpiqem te kuptoj se kush do ta rilinde Shqiperine se per popullin shqiptar mbetet keshtu sic eshte 1000 vjet!

  13. 2laver 3beshina says:

    edhe enver hoxha i lavdronte shqiptart dikur..
    po edhe shqiptart e deshen ama..dashni 50 vjecare mo..

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Sikurse ky i fundit me tekstin e tij te kopjuar: “Qe armiku vetes jemi vete ne Shqiptaret”…Shume domethenese dhe inkurajuese per nje komb…Uhh te rente pushka te rente…Injorant…

  14. Agron says:

    Welcome, miresevjen Mr.= Zoteri John Withers ne Shqiperi me rastin e festes te madherishme te 100 vjetorit te shpalljes te pavaresise te Shqiperise me date 28 nentor 1912. Jeni i mirepritur nga te gjithe ata shqiptare qe duan demokraci te vertete, qe duan ligje dhe rregulla te drejta dhe te barabarta per te gjithe dhe jo eshte ligji por kemi edhe nje Maliq qe ne kete rast eshte Sali Berisha.
    Kur thuhet per mire qe ky popull ka arsim, ka kulture perbledhet me fjalet sa popull, sa komb dhe shtet i qyteteruar qe eshte dhe eshte e kendeshme te mesohet nga keto vende. Ne asnje rast nuk thuhet per mire dhe me e lavderu sa katundar, fshatar, malok eshte ky vend se me keto fjale personifikohet i panxeni, i padituri dhe injoranti. Prandaj popujt qe kane 5-se mende ne tru vrapojne drejt qyteterimit te pafund dhe jo drejt fshatarizimit te pafund. Fatkeqesisht ne krye te vendit kemi simbolin e injorances, simbolin e demagogjise, simbolin e horrit te shtetit, pra Sali Berisha, qe nuk e meriton te festoje kete dite te madherishme me shpirtin, zemren e tij katran me boje.

  15. shkodrani1 says:

    O Bujar Handicapi…kly zotni meriton me u dekuru jo AHMET HAJDUTI….shpejt po ju vjen fundi kete e thote Amerika jo un.Sali Kriminelit Ilir Kryelopes e Fatos Droges ka me ju ba gjyqi ne stadium

  16. vali says:

    Mire se te vini zoti Ambasadore,jeni nje nga njerezit me te mirepriture te populli shqiptare.

  17. krosi says:

    Withers ka qene nje nga ambasdoret me te mire te Amerikes ne Shqiperi.

    Prandaj edhe banda e Varkarit nuk e donte – Varkari dhe lopataret e tij jane ne sikler sa hera ai flet. Qeverite qeverisin konfrom Vullnetit te Popullit ne demokraci kuptohet – Varkari qeveris sic i thone Lopataret e Varkes !!!

  18. Nadia Shabani says:

    Miresevini ne Shqiperi zoti Withers, qente le te lehin karvani te ece perpara. Asgje nuk e njollos figuren e tij. Ishte nje ambasador qe ja perplasi Sali Berishes te gjitha dallaveret qe bente ne kurriz te institucioneve te panvarura. John Withers e meriton plotesisht titullin qytetar nderi i qytetit te Vlores.

  19. Shkupi says:

    Ne respekt te SHBA-ve nuk dua te komentoj.

  20. Prizrenasi says:

    A ka mundesi kush te me tregoje dhe a mos keni degjua qe edhe Adem Demaçi mund te jet njeri prej tyre per kete nderim qe u ben Vlora personaliteteve te ndryshem. Nese jo ju lutem kush ka mundesi ta njoftoni z. Gjika qe ne liste te futet edhe personaliteti i paepur per bashkim kombetar Z. Adem Demaçi.
    Faleminderit.

  21. Ivani i madh says:

    WITHERS, ju mire e kini po kujdes mos dil pr gjah pa marinsa se do na zesh vend ne kroniken e zeze si aksident .Se ketyre puneve ja ka mare doren Berisha do te thuash se je shtetas amerikan dhe Trebicka amerikan ishte po Amerika sberi gje per te zgjidhur ate aksident komik SE BESOJ KA INTERESA TE TJERA..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje