PS: E vërteta e gjyqeve tona për Fierin. Një gjyqtar politik na zvarriti prej një vit

21 Nëntor 2012, 18:59Politika TEMA

PS sqaron se është tërhequr nga një çështje që duhej gjykuar para një viti, por që është zvarritur nga një gjyqtar politik. Megjithatë PS thotë se çështjet e tyre janë ezauruar nga vendime të tjera gjykatash

Partia Socialiste përmes deputetit të saj, Armando Subashi, ka sqaruar se përse tërheqja e tyre nga një padi për çështjen e Fierit nuk është tërheqje nga çështja e Fierit. Ata thonë se janë tërhequr nga një padi që duhej të ishte shqyrtuar para një viti, por që është zvarritur qëllimisht nga një gjyqtar politik.

“Në gjykatën e Fierit që prej nëntorit të vitit të kaluar kishte ngelur një çështje pa u gjykuar, e cila zvarritej qëllimisht nga një gjyqtar politik, i shkolluar në kurset e Saliut dhe i emëruar prej Sali Berishës. Kishte 1 vit që ky gjyqtar nuk jepte vendimin që ne kishim kërkuar. Kishim kërkuar pavlefshmërinë absolute të vendimeve të këshillit të Qarkut Fier në datën 16 nëntor të vitit të kaluar. Ishte një mbledhje e turpshme e cila siç është ndjekur dhe nga mediat është zhvilluar në ambientet e një hoteli dhe në atë mbledhje është zgjedhur si kryetar i këshillit të qarkut z.Artur Shehu,” tha Subashi.

“Sigurisht kjo padi të cilën ne e kemi paraqitur sot e një vit kishte vlerën e vet nëse do të gjykohej brenda 30 ditëve, ashtu siç parashikon edhe Kodi i Procedurës Civile. Por ja ku jemi sot, një vit më pas dhe ajo padi ende nuk është gjykuar. Por pavarësisht nga kjo në të gjitha proceset që janë zhvilluar gjatë gjithë këtij viti, sot që flasim çështja e Qarkut të Fierit në themel është pothuajse e ezauruar, është pothuajse e zgjidhur dhe nuk ka më vend për asnjë lloj interpretimi apo për ndonjë lloj mendimi ndryshe”.

Deputeti socialist tha se pretendimet e opozitës për këtë çështje janë ezauruar me vendime të tjera gjykatash.

“Mbi këtë bazë pretendimet e padisë që ne kemi paraqitur në atë kohë kanë qenë dy; së pari kemi pretenduar se mbledhja është thirrur në kundërshtim me ligjin, është thirrur nga prefekti i Qarkut Fier; së dyti në atë mbledhje kanë marrë pjesë 14 këshilltarë të cilët nuk kishin mandate të ligjshme përfaqësimi. Çfarë ka ndodhur sot?! Të dyja këto pretendime tonat, të cilat ne i kemi paraqitur në atë padi, sot vendimet e tjera gjyqësore dhe gjykatat i kanë dhënë zgjidhje në mënyrë përfundimtare me vendime të formës së prerë. Sot që jemi këtu para shqiptarëve ne kemi vendime të cilat saktësojnë në mënyrë të prerë dhe të qartë se mandatet e këshilltarëve të qarkut janë të paprekshme, ato janë mandate kushtetuese, se anëtari i qarkut nuk mund të zëvendësohet nga këshilli i komunës ose i bashkisë. Dhe së dyti, vendimet gjyqësore të zhvilluara e kanë thënë shumë qartë se mbledhja e datës 16 ka qenë një mbledhje e paligjshme, ka qenë një mbledhje që është thirrur në tejkalim të kompetencave ligjore nga perfekti i Qarkut Fier dhe për rrjedhojë ajo mbledhje nuk ka pasur asnjë vlerë”.

21 komente në “PS: E vërteta e gjyqeve tona për Fierin. Një gjyqtar politik na zvarriti prej një vit”

  1. Shiatiku says:

    Or po sa te sinkronizuar e paska pas nervin shijatik ai palla juaj i Fierit. Nje dite mbasi nuk u votuan ligjet i iku “shiatiku” atij robit dhe si me magji u terhoq nga çeshtja. Pa merak se nuk ha bar populli. Per zgjedhje do ta hani me keq sec e keni henger. Eshte e disata here qe perpiqeni te bllokoni Shqiperine sic bete me vizat, me Naton dhe tani me ligjet.

    1. fule says:

      A ju salixhinjve ju ka kap shiatiku nmyth me kohe….

      1 vit pa dhene nje cope vendimi per nje kerese te Partise politike me te madhe ne vend – Zot na ruaj nga Shpellaristani Sales. Dine dhe katnaret se c’eshte Nato dhe Evropa

  2. safeti says:

    Te githe vendet tashme antare te BE, kur kane marre statusin kandidat para 10 a 15 vjetesh nuk kane qene demokraci te perkryera. Demokracia evoluon esht nje perpetum mobile. Keto vende nuk kan qene demokraci si Franca dhe Gjermania kur kane marre statusin megjithate e kan pranuar statusin dhe kane ecur perpara ne rregullimin e problemeve.

    Ne shqiperi kemi 65 deputet qe thone “neve statusin nuk e duam, duam demokraci te kulluar ne cdo qelize pastaj ta marrim”. Keta nuk i bejn shantazh Berishes, por BE-se qe ti bej shantazh Berishes per Fierin. Ka shum vendime gjykatash qe nuk zbatohen ne Shqiperi, ka shum hajdut ish dretora kryetara, qe duke paguar ne Gjykat lek ose euro kane fituar te drejten per tu rikthyer ne pune, por vendimet nuk zbatohen. Mos i shikoni gjerat bardh e zi.

    Jane miliona qe vine si fonde me statusin kandidat, socjalistet thone nuk i duam milionat. Kot e ldhni me zgjedhjet se nik ka lidhje fare me kapital zgjedhjesh statusi kandidat.

    1. per lesh says:

      prandaj po vete Evropa per lesh ti shoku…

  3. qerramudhi says:

    O Armando po ça prisni nga Skender Damini ju ???? Ai eshte nje gjygjtare i plepave edhe nje Çame ham ham .

  4. NJERIU I VARFER says:

    Zoti Subashi. Eshte merite personale e Vangjel Ndrekos, qe sot SRB-i, fle si lepur i trembur. Cfare t’ju beje populli i Fierit juve, qe u kujtuat pas nje viti. Se kjo ceshtje do te ishte zgjidhur tashme. Po me mire vone se kurre.
    Dhe hapni syte, se po bete prapa dhe e leshoni Fierin, mos ejani te kerkoni vota me pas. Aty, ti beni zbor SRB-it, deri sa ta lere Fierin dhe Shqiperia te mare Europen.
    Mos pirdhni edhe nese ju ben presion ndonje diplomat si ai dhelpra wolfart. Me shume do te fitoni simpatine e popullit te Fierit.
    Dashka ta mare qarkun Fier SRB-i, ku 11 deputete i mer e majta dhe vetem 5 e djathta.

  5. Era says:

    Ne them te drejten, e vleresova verberisht kauzen e PS per qarkun e Fierit. Asnjehere nuk i vija ne dyshim te drejten tuaj, sepse vendi im ka shume probleme, sidomos me zbatueshmerin e ligjit. Por, sot kandidati per kryetar e keshillit te qarkut te Fierit u terhoq nga e drejta e tij, nje dite pasi humbem te drejten per te statusin e kandidatit per Bashkimin Europian. Ky eshte nje turp! Ky zoteri nuk hoqi dore qysh ne fillim, per t’i dhene te drejten shqiptarev te ecin ne BE. Sot, doreheqja e tij nuk ka vlere. PS-ja eshte partia e vetme ne Shqiperi te po demton seriozisht anetaresimin e vendit tim. Humbjen e keni te sigurte. Mos u perpiqni te kerkoni vota per 2013. PS-ja vjen ne pushtet, ku te largohet lideri, nje cope muti!!!

    1. pi ilacet para se te shkruash... ver edhe syzat se harrova. says:

      Era, i ke pire ilacet sot ti? Apo je ne menopauze?

    2. Gole Durrsaku says:

      Era, po te vijne pordhet tek goja me duket. Sa paske mellefe nga ato te Fatos Kurves.

  6. ciu says:

    hajde mos u merzisni ju te pd se do ta shikoni per zgjedhje se sa ia keni plasur shpirtin ketij populli. kujtoni ju se duke thene genjeshtra kalamajsh do ndryshoni mendjen e shqipetareve qe jo vetem qe nuk duan tju shofin me ne pushtet por duan tju shofin ne hell. meqe helli nuk eshte ne denim te pakten tju kalben kockat ne birruca sic po ja beni gati vetes. po pse nuk e di i madh e i vogel qe sala e ka lene kaq keq shqiperine qe dhe sikur tju vije keq gjithe shteteve e te duan te bejne sevap nuk i le sedra te fusin brenda tyre nje shtet mbrapsht ne gjithcka. per zgjedhje do e shifni ju pd-ja nuk ka per tju bere pune as ushtria e robve qe do sillni nga kosova per te prishur rezultatet. edhe 1 milione e ghys te sillni nga kosova ta dini se shqipetaret 90% nuk votojne me plera si puna juaj. keshtu qe kujdes kur beni hesapet dhe thoni ju te paret se “do ta shifni ne zgjedhje” se me ato nuk i fitoni sikur dhe satanin te rekrutoni direkt nga ferri.

  7. alban4eva says:

    po safet, ke shume te drejte.. jam 100 per 100 dakord me ty.. po doja te beja nje pytje, sa kocka merr ne darke ti safet, sa kocka te japin? po kur punon me orar te zgjatur, te japin me shume kocka, apo merr kocken baze..!!???

  8. Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte verejne se mbarimi i mandatit te anetarit te keshillit te qarkut per shkak te heqjes se tij nga keshilli bashkiak perkates, bazuar ne nenin 52/3 (b) te Ligjit nr.8652, date 31.07.2000 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, nuk perben lende per shqyrtimin e konfliktit ne rruge gjyqesore.

  9. luis says:

    E si na e kenaqet trapin moj Era e Safeta e lloj lloj trapash e idiotesh me konkluzionet tuaja sikur vertet po u qan zemra per integrimin.
    Ikni moj kukumjacka te qelbura te Saliut qe kokari juaj nuk do dhe nuk i pelqen integrimi as dhe juve qe dilni ne krah te tij por medemek dicka doni te thoni dhe ju qe jeni vec nje gdhe dhe asgje me shume.
    Pashallaret dhe injorantet dhe islamiket as e kane dashur as nuk e duan europen.Ata duan vec te jene sulltane te perjetshem dhe te sundojne ne menyren me te qelbur.Ju koktrashe dhe te urryer mjaft ne mbrojtje te maskarenjve se mjaft ka vuajtur kjo toke nga te tillet.
    Kaq bukur eshte ndertuar historia shqiptare nga shqipfolesit turq saqe ne kete 100 vjetor te gjithe turqit shqipefoles denigrojne njeri tjetrin.Enveri denigronte Zogun,Saliu denigron Enverin qe deri dje i lepinte koqet e tija dhe keshtu me radhe sejcili me i keq se tjetri.
    Shqiperia me sundues Turq nuk ka mundesi te perparoje kurren e kurres.
    Faik Konica nje musliman i moderuar dhe shembull i perparimit ka thene nje te vertete te padiskutueshme se neqoftese Shqiperia drejtohet nga elita muslimane eshte me mire te mos shpallet kurre e pavarur.Shqiperise thoshte ai i duhet te drejtohet nga familjet e fisme te krishtera qe te kemi pjese ne europe dhe te behemi si ata.
    Kjo eshte profecia e nje njeriu qe e ka dashur vendin e tij dhe kujt nuk i pelqen vazhdoni me avazin tuaj se maskarenjte qe vete i doni do ua shkerdhejne familjet tuaja.

  10. Dike Mullai thote- says:

    Era! Ke emrin e ‘cope m..ti’ qe ke shkruar ne fund te ‘ligjerates’. E gezofsh ate emer!!!

  11. kolonjari says:

    Armando vete shpall,se ceshtia e fierit eshte pothuaj e zgjidhur pra jo perfundimisht e zgjidhur.Me cfare te drejte morale na bllokuat statusin ne shqipetareve.

    1. vetetima says:

      Kolonjar , me duket se e ke harruar ate kengen : te zinjte kolonjare vajten per pi…. dhe gjeten ka… Te shkon shume , ta gezosh bashke me saliun.

      1. Era says:

        Me menopauzea edhe PS dhe Edi Rama!!!!

  12. al says:

    z,subashi ju akuzoni gjykatesin per veprim politik duke zgjatur gjyqin per kreun e fierit. ju si jurist duke ditur qe u votua dhe ligji per heqjen e imunitetit te gjykatesve ,mund te beni padi per ate. ska pse lodheni.

  13. engjell says:

    U hengerte mortja qe u ka sjelle rrotull nje “idiot noterik”Ai gjyqtar qe ju ka sjelle rrotull per nje vit si thoni ju nuk eshte veç nje “shtog, dru i afert me kallamin” qe edhe jo shume por dy dhi t’i japesh per t’i ruajtur nuk i kthen ne darke ne shtepi .Ai eshte thjesht simbol i paaftesise ,mjere ne se ke mbajme gjyqtare qe presim te japin drejtesine ,Ai gjoja ishte nje inxhinier nafte qe nuk dinte nga lidhej gomari ne nafte dhe nga Frakulla e Fierit iku 6 muaj ne Durres se mos behej i mençur por per fat te keq jo vetem qe nuk u be por doli me keq se u fut.
    Le t’a marre Shpetim Idrizi dhe PDU si jurist per te zgjidhur çeshtjen çame se e kane adap.Kete e kthyen edhe grket ne kufi .
    Ne se me te veretete ju ka sjelle rrotull ai ,Ju te PS jeni me poshte se ai .

  14. coni says:

    Bravo Era jam nje mendim me ju edhe sikur te kishte te kishte
    Drejt .ai palaco duhej te terhiqej vetem per te mir te vendit
    Qe shqiptaret te barazoheshin te pakten me jevgjit e rumanis
    Un jam socialist por kurr sdo votoj per ato me por as per salen Jo

  15. korbian says:

    jam kurioz te di profesionin e engjellit qe ka guximin te neperkemb nje njeri qe ka dy profesione shume te nderuara se pari ate te inxhinierit qe per nga mosha duket se nuk e ka marre si engjelli apo ndonje komentues tjeter qe shkruan me nje zhargon aspak dinjitoz te gjuhes dhe kultures shqiptare dhe ate te gjyqtarit profesion qe e mban prej gati 20 vjetesh.
    zoti engjell uroj shume qe fjalet qe merrni guximin te nxirrni nga goja te ishit ne gjendje ti artikulonit ne ate menyre qe ti sherbenin me te vertete atyre qe lexojne keto komente por kam frike se pervecse perbuzin moralin e shkruesit nuk sjellin asnje te mire per shoqerine perkundrazi percudnojne gjuhen e bukur shqipe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje