Në raportin vjetor monitorues të Kuvendit, të publikuar dje nga organizata “Mjaft”, vihet re mungesa e deputetëve nëpër mbledhjet e komisioneve dhe falsifikimi i firmës së tyre nga kolegët për të mos marrë mungesë dhe për të përfituar shpërblim financiar edhe kur ato mungojnë.
“Janë konstatuar 10 raste të ndryshimit të prezencës së deputetëve në mbledhjet e komisioneve. E krahasuar me vitin 2010 ku janë konstatuar 12 raste të ndryshimit të listë –prezencës së deputetëve, ka ulje të vogël të numrit të rasteve për këtë shkelje”, thuhet në raportin e cituar nga gazeta Panorama.
Pohohet se në komisionet parlamentare prezenca është e ulët, ndërsa në seancat plenare më e lartë.
“I vetmi komision parlamentar që shënon rënie të performancës lidhur me respektimin e kuorumit dhe për rrjedhojë, vlefshmërinë e mbledhjeve, është Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, i cili gjatë periudhës së monitorimit 2011-2012 shënon 16 rate të shkeljes së rregullores, një rritje e numrit të shkeljeve, duke dyfishuar rastet e mungesës së kuorumit në raport me një vit më parë”, thuhet në raport.
Pozitive është paraqitur situata për Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut me kryetar z.Ilir Rusmaili, Komisioni për Integrimin Europian me kryetar z.Ditmir Bushati dhe Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik me kryetare znj.Valentina Leskaj.
Ndërsa përsa i përket deputetëve “antikonformistë” (që kanë votuar ndryshe nga grupi) vihet re se: “Rezulton se nga tri grupet parlamentare, të cilat janë aktive në Kuvendin e Shqipërisë, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka pasur më së shumti numrin e deputetëve “antikonformistë”, konkretisht 33 raste të konstatuara. Ndërkohë që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vetëm 2 raste të konstatuara”, thuhet në raport.
Nga organizata “Mjaft” pohohet se në ditët në vijim raporti do të jetë i plotë dhe më i detajuar.
Eshte e llogjkshme qe PD do te jete ‘konformiste’ dhe PS “antikomforniste” se ne PD me 2 raste del me 99.9 perqind.
Ne PD “ka unitet” cthote kryetari ben partia ,cdo partia ben kryetari;
kurse PS “eshte cthurur” eshte me liberale
Cfare deputetesh qe kemi eee? Keta duhen djegur te gjalle gjate ndonje emisioni televiziv dhe ne ti shohim nga rehatlliku i shtepise pa nderprerje publicitare.