Klos, 23 vjeçari u varros i gjallë. I akuzuari: Më ngacmonte nusen e vëllait, ndaj e vramë

22 Nëntor 2012, 10:46Politika TEMA

“Fatjoni ka kanosur dhe ka tentuar të përdhunonte në disa raste Flora Bojën, nusen e vëllait tim, Përparimit”.

Kështu ka deklaruar i arrestuari Astrit Boja, i dyshuar si vrasësi i Fatjon Barmetës në Klos të Matit.

Një ditë më parë, babai i viktimës 23 vjeçare ka deklaruar se i biri është eliminuar fizikisht pasi ishte bërë dëshmitar i një skene, ku gruaja e pronarit në të cilin punonte si kamarier, tradhtonte me personin e arrestuar si autor të krimit.

Burime nga ana e policisë kanë deklaruar se Astrit Boja dhe bashkëpunëtori i tij, Fatjon Cani janë arrestuar, por as këta dhe as gruaja nuk e pohojnë këtë fakt.

Sipas të dhënave zyrtare të cituara në gazetën Panorama, pohohet se Liman Barmeta ishte njoftuar dy- tri herë nga motrat e Përparimit dhe Astrit Bojës se djali i tij u ngacmonte kunatën dhe duhej të bënte kujdes. Edhe vetë Flora Boja është shprehur për grupin hetimor se Fatjon Barmeta e kishte ngacmuar seksualisht disa herë, por ajo kishte bërë rezistencë.

Nga ana tjetër banorët e Klosit thonë se Fatjon Cani, shoku i ngushtë i vëllezërve Boja, ka pasur marrëdhënie me Flora Bojën dhe, për të mos zbuluar këtë lidhje jashtëmartesore është bërë pjesë e grupit kriminal për eliminimin fizik të Barmetës.

Mësohet se një dëshmitar mbrëmjen e 17 nëntorit ka parë skenën e rrëmbimit të të riut kamarier deri në 3 muaj më parë në lokalin e familjes Boja, por ai ka treguar në polici vetëm dy ditë më vonë.

Ata kanë ndaluar para lokalit të Përparim Bojës, në dalje të Klosit, ku e kanë dhunuar me mjete të forta deri sa 23 vjeçari humbi ndjenjat. Më tej e kanë futur në bagazhin e një makine “Volvo”, drejtuar nga Fatjon Cani dhe e kanë çuar të riun në breg të lumit Mat. Cani ka marrë një ekskavator te vendi i quajtur “Karburant Hasa” me anë të të cilit ka hapur gropën ku futën Barmetën.

Pas zbulimit të autorëve të dyshuar, hetuesit i kanë detyruar të tregojnë vendin ku e groposën. Dyshohet se ai u gropos i gjallë.

“Janë thirrur dhe pyetur të gjithë personat që mendohej se kanë lidhje me ngjarjen, madje edhe shtetasja Flora Boja. Dy autorët e ndaluar janë provokuar me faktin se gruaja mund të mbetej në burg për krimin, ç’ka ka bërë që Astrit Boja dhe Fatjon Cani të tregonin vendin ku kishin varrosur viktimën”.

18 komente në “Klos, 23 vjeçari u varros i gjallë. I akuzuari: Më ngacmonte nusen e vëllait, ndaj e vramë”

  1. Dikush says:

    Kaq shume thelle qenkan futur talibanet sirijan ne vndin tone !!!
    Cfare po na degjojne veshet per dite o njerez !!!

  2. Qytetarja says:

    E tmerrshme, fati i keq djalit te ri. Dhe me e tmerrshmja eshte qe askush nuk merret me thelbin e problemit, me femrat mizerabel e meshkujt mizerabel qe vetem shtohen ne kete vend. Pse nuk varrosen ata qe tradhtojne s’e marr vesh, apo shoqeria jone e kalbur i pranon ne heshtje tradhtite ne kete vend, pjese e jetes thone burrat, dhe po keshtu thone edhe grate e vajzat qe shkojne pafundesisht me burra te martuar.

  3. ASD says:

    I keni bere lemsh emrat dhe mbiemrat. Po ai ne foto kush eshte ?

    1. drejtesi pa gjyq says:

      0 zot i madh ku po vemi, te lutem vi pak dore per drejtesi,se kemi femije per te ritur, e te shikosh ku po i risim na ze tmerri, po c’fare tmerri. Vetem ti ke fuqi per ta vene kete drejtesi, ketij vendi i ka ikur cdo gje.

  4. Selim Rroshi says:

    Ca do ti beni xhanem nje njeriu qe tenton tju perdhunoje gruan?

    1. cfare do ti benit nje njeriu qe iu perdhunon gruan??-“do ta vrasim dhe ta hame per dreke o selim rrocka”u shujt dynjoja per femra beqare dhe do perdhunojn grun tate apo floren ,,,ja nje taliban tjeter komentus,,,eshte qelb vendi nga keta mor amon o zotttttt ver dore!!!!!

    2. ermal says:

      Do ta varrosim te gjalle me ekskavator….hajde mendje hajde.
      Gjene mire e shpetoi gruan.
      o shoku keto qe ankohen se donte ti perdhunonte jane kurvat me te medhaja.Kjo ja dridhte me tjeter dhe ky gomari e vrau djalin kot.

      1. Nadia Shabani says:

        Cfare perdhunimi flisni e gjalle duhet varrosur gruaja dhe jo djali, per fajin e saj eshte bere gjithe ai krim makaber. Ajo si grua me shpirt me te bute nuk duhet te rrezikonte ne asnje menyre jeten e nje djali se duhet te mendonte si per djalin e vet. E beri tradhetine bashkeshortore le ta mbante pergjegjesine e veprimit te ulet qe beri por jo te mbulonte turpin qe beri me nje krim makaber duke i marre jeten nje djali te ri. Ligji duhet te veproje fort ne Shqiperi se ndryshe vrasje te tilla do te kemi perdite.

        1. raimondi says:

          Ajo femer e piste e ka bere gjithe kete vrasje per fshehur lidhjen me ate tjetrin

          Ky djali qe kane vrare, sic duket si djale i ri qe eshte do i kete hedhur ndonje fjale , dhe kjo e ka kapur rastin dhe e ka perdorur kete djale si shkak per te fshehur tradhetine q e bente me tjetrin, _-
          I ka thene dashnorit te saj qe tja fusim ketij cunit , nderkaq qe ju ka thene njerezve te saj qe gjasme ky me ngacmon…..

          Femer e lige shume kjo _-Dhe ka shume ne Shqipori te tilla_-Kjo femer duhet denuar, se kjo i ka qene nxitesja kryesore per krimin…

  5. em says:

    pu cfare kafshesh, cfare kriminelesh,,,,cfare komenti te besh per kto nadertale ske cfare tu thush,fatkeqsi e madhe qe jetojm me nje vend me kta kanibale,fatkeqsia me e madhe eshte qe s’denohen dhe gjithmone mundohen te fajsojne viktimen turpppppppp!!!!!

  6. LIQUID says:

    Skena per ti pasur zili edhe regjizoret me te medhenj te horror -movie

  7. vlora 1 says:

    Me c`po kuptoj une kjo Flora e paska hapur thesin me te dy Fatjonat

  8. valter says:

    Duhet rikthyer denimi me vdekje, keta nuk jane njerez por mostra. Pastaj keta bien edhe ne kontradit me thenjet e tyre, ne njeren ane thone se kemi paralajmeruar famijen e viktimes qe u ngacmonte gruan apo kunaten per ate kaqolin tjeter dhe nga ana tjeter e mbani ne pune si kamarier, çkuptim ka kjo. Ketu puna eshte se asaj buçes i ka ngren dhe per te shpetuar nga pislleqet dhe per tu dukur e ndershme ne sy te burrit dhe te kunatit eshte ankuar per kamarierin e shkret. Per mua ajo duhet varur e para dhe pastaj keta qe e kane ber krimin.

  9. vala says:

    Ne nuk e dime se si ka qene e verteta.Por sido qe te kete qene ky eshte nje krim shume i shemtuar.Me ben pershtypje edhe nje fakt tjeter:Personi qe e pa skenen e rrembimit nuk denoncoi menjehere ne polici, kjo tregon sa indiferente dhe frikacake jemi.Ne rast se do kish denoncuar menjehere edhe mund te ishte shmangur krimi dhe djali do ta kishte marre vesh se duhet te ruhej nga keta njerez.

  10. Agim says:

    Nuk perjashtohet mundesi qe ate e punonte kunati dhe kamarjeri e kishte vene re prandoj e varrosen te gjalle.Enver do kishte mbaruar pune me kafshet.

  11. sukoli says:

    Ah ju dhjefsha nderin…..

  12. Ozzy says:

    Jam mese i sigurte se ajo ka pasur dhe dashnore te tjere.
    Do te kete qene me siguri ndonje bordell i kamufluar apo kane trafikuar kurva ne itali.

  13. alban4eva says:

    kanibale, shpellare, talebane, asgje me shume.. keta krijesa frymemarrse dhe kafshe ripertypese duhen mbyllur ne qeli dhe mos ti nxjerresh me qe andej..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje