BB: Shqipëria, vendi me taksat më të larta në Ballkan. Ndër vendet e fundit në botë

22 Nëntor 2012, 11:53Politika TEMA

Një tjetër raport rrëzon pretendimet dhe vlerësimet e qeverisë  shqiptare sa i takon klimës së biznesit në vend dhe situatës  me taksat.

Banka Botërore ka hartuar së fundmi një raport “Pagesa e Taksave 2013” duke analizuar me detaje shkallën tatimore të çdo vendi, përfshi edhe Shqipërinë, e cila renditet në vend të 160 nga 185 në total.

Në tërësi biznesi shqiptar paguan më shumë taksa, 38.7 për qind në raport me vendet e rajonit, me të cilat kemi konkurrencë të drejtpërdrejtë për tërheqjen e investimeve të huaja dhe të bërit tregti me jashtë, shkruhet në gazetën Shqip.

Shqipëria renditet e 160-ta, ndërkohë që Maqedonia pozicionohet e 24-ta, Kroacia në vendin e 42-të, Greqia në pozicionin e 56-të, Mali i Zi në vendin e 81, Bullgaria në vendin e 91, Rumania në të 136 dhe Serbia në vend të 149. Edhe Bosnja renditet e 128-ta, ndonëse ka një sistem administrativ më të ndërlikuar.

Në Shqipëri për t’u marrë taksat duhet një kohë e lartë, 357 orë, nga 164 që e ka Kosova apo 119 që e ka Maqedonia. Ndërsa në vendet e zhvilluara luhatet nga 150-250 orë koha e pagimit të taksave.

Edhe totali i pagesave të taksave është i lartë 44 nga 29 taksa që ka Maqedonia.

8 komente në “BB: Shqipëria, vendi me taksat më të larta në Ballkan. Ndër vendet e fundit në botë”

  1. sherifi says:

    Po,po ta fillosh renditjen nga fundi shqiperia del ne vend te 25-te.

    1. Lym Demokrati says:

      Doktori na ka mesue me numuru edhe nga fundi me qen nevoja. Komunistat (BB FBI)numerojne gjithmone nga fillimi.

  2. Horri i Bulevardit says:

    Ky i joni ngeli tu gerthit sa i ha goja se kemi taksat me te ulta ne rajon e bote, apo mos jane komuniste BB, kjo duhet te jete se ska mundesi, kush do me ja ngul Berishes tone, eshte komunist.

  3. Enver Hoxha says:

    Sali edhe une thoja se jemi vend pa taksa fare dhe me shendetesi falas, por ku merrnit rrogen, mezor ju dilte me nxjerr 15-ditshin, biles ato dy tre ditet e fundit kerkojshit ndonji qe ti merrnit borxh, edhe une skisha nevoje ti tregoja shqiptareve se sa taksa u mbaj, per bunkeret, keshtu qe edhe tu mos trego sa mban per familjen.

  4. drejtesia says:

    kemi taksa se kemi dhe rritje e mireqenie te larta .nuk esht e lehte te jesh mbas gjermanis ne rritje ekonomike .o te shperlafte mortja ne ket pervjetor te panvarsise o saleh serb berisha

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Edhe totali i pagesave të taksave është i lartë 44 nga 29 taksa që ka Maqedonia ?!?!

    Po pse, nuk hoqi Lulka 50 e ca taksa duke e filluar me ate te leshit ??

    Gjebura…Puqista po dilni ene ju..

  6. alban4eva says:

    BE-ja eshte kamuniste, ganjejne.. ne shqyptaret kena taksta ma te ulta ne Bote, jena ne vend te dyte pas Gjermonise, jena superfuqi arrash, mollesh, ftonjsh, pjeshkesh, misrash, kumbullash, dhe se fundi edhe superfuqi ullinjsh..

    jena superfuqi energjetike, kena drita dhe uje 25 ore ne dite, biles eksportojme edhe jashte vendit..

    kena siptalet ma t’mira ne rruzullin tokesor, kena rrugat ma t’mira n’bote, biles Gjermania te na vije rrotull..

    dhe gjithe keto te mira i kemi prej baces sone, qe allahu i shtofte ymrin sulltanit tone.. rrofte Salehu jone i madherishem sa malet e Serbise dhe Greqise, poshta kamunistet, poshte Europa kamuniste dhe genjeshtare, jashte europianet nga Europa, rrofte Pakistani dhe Azerbaixhani.. !!!!

  7. Carson says:

    vip shpia eshte nje program shum i mire dhe do ishte shum i mrulhlkuseem nese hin meda por edhe genta nese do te hynte do ta kallte se ajo hyri nje nate ne shpi te kosoves dhe e beri nje ahengj qe nuk e ben keta te tjeret hin genta hin genta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje