Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka uruar shqiptarët për 100-vjetorin e Pavarësisë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka dërguar një mesazh urimi kreut të shtetit shqiptar, Bujar Nishani.
“Në mesazh, presidenti Obama shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Shqipërinë në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe në ndërmarrjen e reformave të nevojshme për të arritur integrimin e saj të plotë në bashkësinë euro-atlantike.
SHBA-të, vlerësojnë mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj misionit të NATO-s në Afganistan ku ushtarakët shqiptarë shërbejnë me trimëri krah për krah me aleatët dhe partnerët e ISAF-it.
Dy vendet tona, shkruan presidenti ndajnë një lidhje të ngushtë që nisi me mbërritjen e emigrantëve të parë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara dhe ka vazhduar të lulëzojë përgjatë dy dekadave të fundit pas vendosjes së demokracisë në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në një njoftim të Presidencës.
“Fjalimi historik i Sekretares së Shtetit Klinton në Parlamentin shqiptar shënoi një tjetër gur të rëndësishëm kilometrik në marrëdhënien tonë. Në këtë ditë festimi, populli amerikan bashkohet me ju, duke ju uruar më të mirën në përpjekjet tuaj të ardhshme për ndërtimin e një Shqipërie demokratike dhe të begatë!”, përfundon mesazhin e urimit kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Sa me mend me dukesh ti Verore.Tamam kjo tregon se Obama e don Sali Serb Berishen.Mos harroni ti jepni votat e te Rrumes e te gjithe malesise se Gjakoves,por mendoni mire se popullsia po shpengulet nga Tirana e Durresi per ne qarkun e Kukesit,sideomos ne Krume,prandaj duan ti shtojne nje deputet me teper si Qark.Keta me duket se na marrin per budallenj.Veriu cdo dite po shperngulet per ne Tirane,Durres,Lezhe etj dhe keta thone se po shtohen .Hajde qeveri mizerje ,hajde.
Kruma ,kruma thot dhe saliu.Se shife nga emri ti ca pret tjeter, po nuk ja krrut ju saliut se krru dot vet ai.
POR KUJDER SE PO E KRRUNI ME GJETHE FIKU
Obama uron per 100vjet pasuesit e turqise qe sunduan popullin e shqiperise per interesat e tyre dhe te fqinjeve te saij .Ne kete 100 vjetor ka nje merite te madhe bejleret e turqise qe edhe pse pranojne pavarsine tundin “Tapin” e turkut si shperblim tradhetie .Merite te madhe ka Ahmet Zogu ku per 25 vjet nuk njofi Atdhe e moral Merite te madhe ka dhe Enveri ne ndertimin e ketij shteti qe prej 50 vjetve nuk ja ndau drurin kombit Dhe merita e fundit itakon krye monstres Sali Berisha ku me te vertet eshte sinonimi i bashkimit te tri tragjedive te ketij kombi 1 turqis 2 zogut 3 enverit .Festoni 100 vjet mbi vajtjet e ketij kombit qe shpetoj vetem kur iku dhe harroj ate vend Ai vend e ka kthyer fytyren ashtu si ata qe e udheheqin
Edhe ky Obama klluf.Pse uron Nishanin? Obama duhet te uroje Gjiken dhe RAmen se pamvarsija eshte vetem e Vlores dhe e Ps.
Gjika po i shpall qytetaret e nderit per 100 vjetor.
Ish ambasadori Wisner vetem se ka share Berishen dhe pelqye Ramen eshte bere qytetar nderi.Megjithse eshte pushuar nga puna ky ambasadori ne i japim hakun sipas tradites te PPSH;Armiqte e Amerikes jane miqet tane
OBAMA I BEN DETYRAT E SHTEPISE NE RREGULL
Amerika po na ka q…. nenen me kohe http://bit.ly/jAL5ep
http://www.youtube.com/watch?v=iiDCxnsHczo&feature=share