Topi: Do fitojmë zgjedhjet. Atë që nuk bëri 5 vjet me mua Berisha, e bëri për 5 ditë me Nishanin

23 Nëntor 2012, 21:07Politika TEMA

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, gjatë përurimit të degës së partisë në Shijak, lëshoi akuza të reja të ashpra ndaj kryeministrit Berisha, në të njëjtën kohë që për herë të parë bëri parashikimin ambicioz për “fitimin e zgjedhjeve të 2013-s”.

Në një fjalim të mbajtur përpara publikut vendas, ish-Presidenti i Republikës theksoi se “atë që Berisha nuk bëri dot gjatë pesë viteve (të presidencës së tij), pra nënshtrimin e institucioneve, arriti ta bënte në vetëm pesë ditë. Unë akuzoj drejtpërsëdrejti kryeministrin Berisha për gjendjen e mjeruar të Shijakut”.

Në vazhdimin e fjalimit të tij, Topi çmoi se “Berishën e ka larguar historia” dhe se “FRD është drejt fitores së zgjedhjeve të 2013-s”.

Pasi vlerësoi “kontributin historik” të Shijakut për lirinë dhe demokracinë, kreu i FRD-së parashikoi se “Qarku i Durrësit do t’i japë një leksion të mirë partive të vjetra në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”.

Më herët Topi zhvilloi një takimin me të rinj të Njësisë Bashkiake nr. 2 në Tiranë dhe me studentë të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës. Në bashkëbisedimin me të rinjtë Topi shpjegoi se FRD erdhi si domosdoshmëri e vakumit të krijuar në spektrin e politikës shqiptare dhe vazhdim i projektit që filloi në dhjetorin ‘90 në Qytetin Studenti, projekt të cilin nëse do e kishin vazhduar idealistët e dhjetorit dhe jo materialistet që punuan për interesat e tyre familjare, Shqipëria do të ishte bërë tashmë pjesë e familjes evropiane.

Në qendër të diskutimeve ishte prezantimi i programit dhe vizionit që ka FRD për të rinjtë shqiptarë. Një nga problematikat e trajtuara në takim ishte edhe ekzistenca e nepotizmit, kryesisht në funksionimin e administratës publike, ku mungon konkurrenca e lirë për vendet e punës, paaftësia dhe joprofezionalizmi ndërsa klientelizmi partiak dhe militantizmi kanë zëvendësuar kriteret e pranimit të punonjësve në këtë sektor kaq të rëndësishëm edhe për integrimin e vendit në BE. Fryma e Re Demokratike për rekrutimin e funksionarëve publik do të garantojë konkurrencë të lirë dhe të ndershme mbi bazën e meritokracisë dhe do t`i trajtojë të gjithë në mënyrë të barabartë u shpreh z. Topi.

Duke folur për një nga plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare sot, arsimin, kreu i FRD-së kritikoi politikat e ndjekura për liberalizimin e universiteteve, të cilat fatkeqësisht nuk po shoqërohen me kualitet.

Pyetjes së një student në lidhje me funksionin e kuadrit ligjor në Shqipëri, z. Topi iu përgjigj se problematika e ligjit sot në Shqipëri nuk qëndron te përqasja me legjislacionin evropian, por te zbatueshmëria e tij.

 

31 komente në “Topi: Do fitojmë zgjedhjet. Atë që nuk bëri 5 vjet me mua Berisha, e bëri për 5 ditë me Nishanin”

  1. safeti says:

    Berisha te beri ty president mosmirnjohes i dreqit. Cfar te keqe te beri ty Berisha? aq esht mandati presidentit me kushtetut 5 vjet. Te erdhi keq kur u largove? sta ka fajin Berisha ti deshe 30 vjet ne pallat presidencial. Ha mut tani bridh si pabuks neper koperativa bujqsore boll ndejte ne bankete.

    1. linda says:

      safeti te paska rrjedhur rrubineti kokes: sa gjuh te rende
      paske more djal, nuk ke faj kopjon liderin tend baca Saline.

      FRD dhe AKZ edhe te gjitha forcat e reja qe mund te dalin
      ne politiken shqiptare jan te mirpritura dhe te largojne
      nga politika, monopolin politik, te pjedhes PPSH=PD+PS

      1. kuq e zi says:

        zj.linda ke plotsish te drejte gjersa nuk hapen dosjet e sigurimit qeveris akoma ppsh si mund te pretendojme be me ppsh-n ne qeveri… (( ujku nderron qimen por jo zakonin))

    2. Zigur Qarri says:

      O Safet,çfar flet o burr!-po perse Monarku esht Berisha qe e beri President Toopin?
      Atehere nuk ekzistoka Shteti ne qofte se eshte gjithshka ne doren e Zeusit!
      Bamir Topi sido qe te jete,eshte qytetar dhe jo provincjal.
      Provincjali mund te behet Inxhinjer i mire,Mjek i mire,por kurrsesi politikan i mire,sepse e ka shpirtin e vogel,eshte xheloz dhe hakmarres.
      Keto veti i ka Berisha,por jo Bamir Topi qe mat çdo fjal kur e nxjerr.
      Bota shkon drejt qytetrimit dhe jo fshatarzimit.
      Berisha nuk prodhon dot vlera qytetare siç mund te prodhoi Topi,sepse i duhen tre breza te ndryshoi mentalitetin fshataresk.

    3. coku says:

      per mua ti nuk meriton ti fitosh. ke pase shume gjera ne dore po asgje ske bere. je misionar i sali berishes ne zgjedhje qe te percani popullin ti bashke me ak dhe te pakesoni mundesite e fitores se rames. edhe jua shpjegoj po deshet megjithese e kam thene disa here kete gje.

    4. coku says:

      ju zoti ish president bashke me z kreshnik spahiu i hoqet berishes pergjegjesine per gjyqesorin. vec percarjes se popullit juve i beni edhe nje favor tjeter shume te madh berishes. kur ne fushate ate ta pyesin per korupsionin ne drejtesi ai do te thoje se drejtesine e drejtonin bamirsat dhe faqezinjte. shikoni me pak kohe qe u nderua presidenti dhe nenkryetari i kld jane mare kaq masa ndaj gjyqtareve te koruptuar e bla, bla, bla. pra juve i hiqni atij baren e pergjegjesise per gjyqesorin. mire ai se dihet kush eshte po juve vet ndjeni ndonje pergjegjesi per gjendjen e tanishme te drejtesise, sepse kete e keni patur ne dore. nuk di te keni mare ju ndonje nisme a veprim dhe te jete kundervene qeveria. bile juve z topi skeni reaguar as kur u kane cilesuar me fjalor rruge. jo ti pergjigjeshit me te njejten menyre por ne menyre institucionale (si ju pelqen juve te cilesoheni), si president i te gjithe shqiptareve. menyren e veprimit e dini ju me mire se une. por juve nguruat gjithmone sepse e kishit mendjen te zgjedhjet e reja. kishit plot mundesi te vepronit per te penguar uzurpimin e te gjitha institucioneve nga berisha por nuk vepruat dhe e bete me ndergjegje kete pune. veprimi juaj kercenohej nga ana tjeter, pra berisha me zgjedhje te reja. dhe kjo per projektin tuaj, per formimin e partise, do te thoshte mosrealizim dhe po te beheshin zgjedhje kur juve ishit akoma president sot do te ishit ne pension, (sipas mendimit tuaj). haroni qe do te kishit mirenjohjen e shqiptareve, te pakten te atyre qe sipas jush sot jane shumice dhe do ju votojne per zgjedhje. pastaj haroni qe juve keni 20 vjet ne pd. po keshtu edhe menyra e zgjedhjes tuaj president, me kulisa e prapaskena e me vota te vjedhura (me fal te blera). e pra ju nuk keni menduar asnjehere per popullin per te cilin flisni tani dhe sali berisha ju njeh mire edhe sikur tu kete kundershtar ju neutralizon si veproi kur ishit president. ai ju neuralizoi kur ju kishit poshtet e jo tani qe nuk keni asgje vec partise suaj. megjithate mendoj se ju te dy jeni ne nje llogore te ndani popullin dhe mos te lini ramen te fitoje. ky eshte misioni juaj. bejini nje sherbim shqiptareve qe tju jene mirenjohes. MOS I PERCANI ATA PER ZGJEDHJE. LERINI TE LIRE DHE VAZHDONI SI GJATE PRESIDENCES TE FLISNI ME HESHTJEN TUAJ.

    5. Albana says:

      Oh Safet po akoma nuk ju funksionon llogjika, po sipas teje Sali Berishen kush e beri kryeminister? Ne skenen politike gjithesecili ka fuqine e vet. Akoma vazhdoni me logjiken per te ndjekur kryetarin edhe kur nuk jeni dakort. Secili ka idete e veta dhe jep kontributet e veta ne qfs i futet politikes sidomos njerez qe kane integritet dhe dinjitet.

    6. coku says:

      o pufte. po ti je misionari i berishes. ke mision bashke me kreshnik spahiun te hallakatni kete popull per zgjedhje te merni votat e te pavendosurve e tja coni saliut. per kete ne fillim te shohim barazimin qe beni midis ps dhe pd. duke vene shenjen e barazimit midis ketyre (nje zot e di se si mund te barazohen, nejse puna juaj) krijoni ne popull idene qe keta jane te gjithe njelloj dhe te votojme per keta te rinjte. popull peshkagur. se kush ishte president dhe kryetar i kld deri dje ta harojme. njekohesisht i beni edhe sherbimin tjeter qe kur te vije koha e fushates dhe te pyetet per drejtesine (dihet vleresimi i njerezve per te) ai te thote: drejtesine e kishin ne dore bamirsat dhe faqezinjte. dhe me kete ju i hiqni nje bare te madhe per zgjedhje. deri atehere ai do beje disa levizje boshe sic ishte dhe kontrolli i pasurive te gjyqtareve etj. ky kontroll do vite te behet e jo per 6 muaj, pra per 6 muaj hidhet vetem tym per mjergull dhe ai kete gje di ta beje shume mire. te tjerat do ti beni ju, te percani njerezit, dhe ti hiqni atij barren e keqqeverisjes. kaq sonte. me vone te shkruaj me gjate. besoj se do ju demaskoje edhe opozita. mezi pres qe keto gjera tua them vete ballas dhe jo si ju qe flisni me heshtjen tuaj. nuk e di pse smi botoni komentet. kam bere 4 me te gjate dhe me te hollesishem. si duket nuk doni te shahet topi. nuk po e shaj por po rendis te verteta.

  2. Engjell Shehu says:

    Bamir Topi eshte figura me e paperlyer keto 22 vjet demokraci.

    1. fl says:

      wtf, histeri shpellaresh …

    2. kola says:

      bej nje vizit nga shpia e tij dhe thuaj asht i lyer apo jo ,

  3. kelmendasi says:

    Nje miku im me thote;Si mund te marr informacin se cfare masash jana marre per cadra strehimi per muajin maj qershor 2013? Pse i them?
    Ai me lapes e leter fillon:
    1- Berisha thote do fitoj bindeshem pra dikund 60%
    2-Rama thote do fitojme me shume se Berisha i bije 80%
    3- Lsi thote do fitoj 5 fishin qe i bije 20%
    4-Topi thote do fitojme zgjehejet pra 55%
    5-Partite e vogle thone kemi 35 % elektorat
    6-AKZ thote kemi 1 milion antare plus familiaret behen rreth 2 milion pra 100%
    se nuk kalon me shume se 2 milion persona qe jane votues me banim ne Shqiperi se tjeret banojne jashte
    Keshtu i bije 360 % votues shuma qe do votoje sipas kytyre deklaratave
    Atehere thote miku ku ti marrim 260% votues me shume qe duhen qe i bije rreth 5.2 milion vete.Une kame mendue ti kerkojme ne Kine thote miku por me qe listat mbyllen nje muaj para duhet te strehohen ne cadra te pakten dy muaj para dhe te jene rreth 6 milion qe mos te kontestohen zgjedhjet se ndryshe nuk ja dalim.Prandaj thote miku im duhen sigurue cadrat ushtarake per 6 milion kinezet.Une qesha me te madhe.Miku im nuk ka mundesi ta takoje Topin se jeton larg por as Spahine,Rame,Berishen ,Meten apo Milon qe te informohet.I thashe drejtoju Eduart Zaloshnjes mos te sqaron,Nuk e di se cberi miku im por ishte i shqetsuar.Kur ta takoj perseri do e marr vesht cfare beri.Te pres

    1. Ben Chicago says:

      ik more derdimen thuaju atyre fshatareve te tu te paguajne energjine elektrike qe vjedhin

  4. Fatmir Bajri says:

    Humor i forte.Qeshni mor njerez me kete humor malcoresh.

  5. ardian says:

    ore SAFET po ti qenke 6 pa 10 me oren e babaqemes sa mire qe shkruake ku e ke bo shkollen ne bathore ,lum ti o safet po te ishe femer do ishe gruaja e psiqikut sali do ishe me i kenaqur tani po maje me shnet saliun se cpo na e ndien ne te tjereve dukeni juve sa vizion kini fillo nga shkrimi qe shkruani ju zbriti saliu nga malet e shpellat ju boni tironc po ku e njef ti topin qe ja keput kot ke bo naj thes kanoce ti ane nga lana po leje pabuksin topi eshte cun tirone den baba den jo klandestin si ty more safet ….

  6. X-i says:

    Çthot ky Bamkja ? Partite e vjetra?!!! Po ky a nuk eshte nje i VJETER me parti te RE ?!!! Hmmm demagogjia s’njefka kufi.

  7. shqiptari says:

    Per komentuesen ( Linda ) te lumnte dora dhe mednja.

  8. Tropojani says:

    Po neve krejt do te Votojme Zotin Topi.Se me te vertete eshte i vetmi Politikan i pa perlyer ne gjera te pista apo korruptive.
    Tirana-Durresi-Kavaj-Vlora-Shkodra_dhe te gjitha Qytetet do te Votojme Zotin Topi.Perpara Zoti Topi…se Fitoren e ke te sigurte.

  9. Arbeni says:

    Po akoma me kete ky popull? ky njeri eshte bere sic thote populli si ajo parja qe nuk shkon. shkoj ne shijak dha hengri nje dreke dhe u kthye ne tirane. Shkon edhe ne diber me sal shehun dhe hane ndonje dreke nga zall dardha dhe kur te kthehen i ke te kapur mire nga rakia dhe zgjedhjet jane te fituara. Populli e njeh mire se kush eshte, pra mos te shpenzojme kohe me te se nuk ja vlen sinqerisht.

  10. vz gjirokastriti says:

    Per Safetin e Klemendasin.Safet ti ke lene prefasionin per te na dhene
    dieta per trute e kokes dhe per problemet ne bule,vazhdo me receta se je vetem per to te na shtoshe gazin,me kete popull idiot,qe nga veriu e
    deri ne gjirokaster e me poshte.

    Kkemendasi tim i dashur,une do te te dergoj nje tjeter gomar nga USA
    Karl Rovin,ai i ben mire hesapet per fitimin e zgjedhjeve. Degjo o miku
    tim gomaret nuk jane vetem aty ne shqiperi,po te keshe fatin si une qe
    rroj ketu te shikoshe se cfare gomare ka ky vend qe i thone Amerike ,te
    iken kapaku i kokes.Mjere per te zgjuarit ,qe jane pak ne kete bote e degjojne per dite gomardheqe ,pershendetje nga gjirokastriti.
    KARL ROV QE PER STRATEGJINE E PARTISE REPUBLIKANE,DHE BENTE HESAPE,SA
    SHUME VOTA DO TE FITONTE KJO PARTI.POR ESHTE NJE COPE GOMAR.

  11. Fllad says:

    Kelmendas a e di qe vjen ere dhe ketu ne kompjuter, po deshe mos dil me se na qelbe (me beso qe nuk te genjej-se ti je mesuar me rrenacake si pinoku jot salserbi).

    Na ke bo nje humor kinez me ato llogarite qe … u dhjeme gazit. IK ore ik me beso qe vjen ere, era thi. Mer safetin dhe shko lahuni ne lum. Na vjen keqe per lumin por nuk ke se cfare ti besh!

  12. emigranti says:

    o te mjere qe shani kerdisni gjithe diten dhe kur vjen koha e votimit ja jepni atyre qe shani

  13. Korabi says:

    Fabene Palla sa ishte president e kishte mendjen te hante pace dhe te shifte ndonje ndeshje dhe nuk beri asgje bashke me Kreshnikun per sistemin e drejtesise qe eshte me i korruptuari, se gjyqtaret tane jane ca plehra bastarde. Tani Fabenia ben derrderr poshte e larte bashke me ate liliputin e AKZ. Por ne kohe te veshtira kurvat bejne moral.

  14. Skaliera says:

    O Safet o cop e injorantit, o fshatar i ndyre po cfar duhet te bente sipas teje Bamiri ti hante mutin cdo mengjes Saliut sic po ja ha ky sharloti i ri qe per cdo gje mund te jete po vetem per president jo. O safet o cop e idjotit edhe Bamiri ka kusuret e veta se pati ne dor ta sbythte kriminelin e vucidolit po nuk e beri se i erdhi keq per ty dhe qelbesira te tjere si ty. Une nuk e di ku je dhe cfar ben por per nje gje jam i sigurt qe je nje nga ata qe hane cdo mengjes jashteqitjen e Saliut.

    1. perse mendohen keto male says:

      O Popull ! cilado nga keto parti FRD apo AK te fitoje , eshte shume shume
      here me e mire se partia e ILIR MUTES apo e EDVIN KAKES
      PYETJA ESHTE : KUSH BESON QE SALA ZBRET NGA KARRIKJA ME DESHIRE ?
      AI QE BESON , QE SHPRESON , QE ENDERRON PER VOTIME TE REGULLTA , ESHTE
      IDIOTI ME I MADH.
      O POPULL HARROJENI , DO TU MBETET VETEM NJE ENDER !!!!!!

  15. artur says:

    Bravo Linda!…sa ja kishte qejfi disave qe Bamir Topi te kishte hedhur poshte qeverine kur ishte president…ha ha ha qe pastaj ti falte te tera pushtet Edi Rames e Gramoz Ruçit tak fak…sa çudi me vjen me disa qe mendojne se te jesh tiranc je i trashe…perveç kesaj BAMIRI ISHTE ELITE PARA ’90 E ESHTE ELITE TANI NE 2012!

  16. shpatar says:

    Topi rri dhe rri e hedh nga nje gjyle pa adrese .Do fitoje zgjedhjet. Cudia me e madhe qe mund te ndodh.Nga gjithe informacjoni politike nuk ke shance te pakten ne 2013 te fitosh.Pse?. Je i pa kuptushem me deklaratat qe bene.Ky popull tehiqet nga forca te tjera qe nuk mund te percaktohen vec se tu vidhet e blihet vullneti sic bene Saliu .Ti nuk ke kete temperament te behesh doc doci.Mire do besh te shohesh koalicjonet fituese se vete nuk i ha peshkaqenet .

  17. Arthmeria Shqiptare says:

    FRD + AK + te gjithe te pa kenaqurit e qelbotranzicionit jane e arthmja e Shqiperise .

  18. Tomorri says:

    Ju partite e reja mos shpresoni se koalicioni i pashpallur (PD+PS=PPSH) do t’ju lejojne te fitoni. Votat tuaja ata do i ndajne midis tyre, se KQZ e kontrollojne vetem ato dy forca politike, si edhe komisionet e zgjedhjeve ne rrethe, ndersa nderkombetaret jo rastesisht jane perkrahes te atij koalicioni antishqiptar prej dy dekadash.

  19. Ivani i madh says:

    kur rreh gjoksin dhe ti jo te vjen per te vjelle por per te dhjere . Te pame se cfare bere me heshtjen tende dukeshe si fantazme president . PO KY TE PAKTEN E TREGOI HAPUR SE ESHTE BEBELINA E BERISHES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje