ANALIZA/ Mbreti Zog nuk ka frikë të hapë zjarr

23 Nëntor 2012, 17:53Politika TEMA

Nga Peter Lucas

Më poshtë është një analizë e gazetarit, analistit dhe historianit amerikan, botuar në të përditshmen Lowell Sun

Mbreti Zog, pas një mërgimi të gjatë, u kthye në Shqipëri javën që shkoi.

Nuk është një grup rroku, por një mbret real. Është mbreti i ndjerë Ahmet bej Zogu, një mashtrues i fiksuar pas armëve, që sundoi Shqipërinë përpara se të arratisej nga vendi pas pushtimit italian në vitin 1939, duke marrë me vete 20 valixhe me arin e vendit.

Themi i ndjeri sepse Zogu, që jetoi në një mërgim të shkëlqyer, vdiq dhe u varros në Paris në vitin 1960, pasi udhëtoi nëpër botë, madje deri në atë pikë sa bleu një pronë në Long Island, të cilën nuk e përdori kurrë. Ai udhëtoi me gruan, djalin, pesë motrat dhe një grup prej 40 shërbëtorësh e truprojash dhe natyrisht valixhet me ar.

Pra, nuk është Zogu ai që u kthye në Tiranë, por eshtrat e tij, të cilat u zhvarrosën nga qeveria e tij për një ceremoni të përshtatshme në shtëpi.

Disa thonë se Zogu u zhvarros nga një qeveri në nevojë për para, që mendonte se me Zogun ishte varrosur edhe ari. Por është thjesht një thashethem i pakonfirmuar. Të ishte kështu, qeveria shqiptare do e kishte zhvarrosur në mënyrë sekrete me kohë.

Jo, arsyeja kryesore për kthimin e mbretit është se Shqipëria po feston 100 vjetorin e Pavarësisë nga çlirimi prej dominimit turk, edhe pse gjysma e këtyre viteve kanë kaluar nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës dhe pjesa tjetër duke kaluar luftëra ballkanike.

Duhet theksuar megjithatë se edhe të urryerit Hoxha, që vdiq në vitin 1985, i janë zhvarrosur eshtrat. Nuk u gjet as aty ar. Ndryshe nga Zogu, që u nderua me pritje madhështore, eshtrat e Hoxhës janë hequr nga varri me mermer dhe janë kallur diku në një varrezë të pluhurosur.

Mesa duket mbretërit pompozë të vdekur nderohen më shumë në Shqipëri sesa komunistët e thjeshtë të vdekur. Është pak ironike kjo sepse asnjë nga politikanët që drejton sot Shqipërinë, një vend gjysmë demokratik, nuk ka lidhje me familjen mbretërore të Zogut, por shumë prej tyre kanë qenë shumë të lidhur me Partinë Komuniste dhe Enver Hoxhën, përfshi Sali Berishën, kryeministrin e këtij vendi. Ai e quajti Zogun një figurë. Ec aty figura!

Ka shumë gjëra për tu admiruar tek Mbreti Zogu. I lodhur së qenuri president i një vendi të varfër me fshatarë dhe klane rebele, ai e shpalli veten mbret në vitin 1928 dhe u deklarua Zogu I (nuk ka pasur kurrë një Mbret Zog II) dhe e mbushi kostumin e tij ushtarak me dekorata. Hitleri i dërgoi atij një Mercedes si dhuratë martese.

Nga viti 1928 deri në 1939, preokupimi kryesor i Zogut ishte të merrte borxh para nga italianët, të cilat nuk i pagoi kurrë. Një preokupim tjetër ishte që të qëndronte gjallë.

Zogu, me paratë e diktatorit italian, Benito Mussolini, ndërtoi disa pallate për veten e familjen e tij, luante poker dhe shmangu një seri atentatesh, në shtëpi e jashtë. Prandaj nuk është çudi që ai nuk lëvizte kurrë pa pistoletë.

Reputacioni i tij si një gangster i pashëm mbretëror, siç e përshkruan biografi i tij Jason Tomes, u konfirmua kur Zogu u sulmua në Vjenë në vitin 1930 nga disa ish- oficerë të pakënaqur të ushtrisë shqiptare.

Ata e rrethuan mbretin kur po dilte nga opera e Vjenës. Të pranishmit vraponin në panik për tu mbrojtur nga krismat. Një ndihmës i Zogut mori një plumb kur u hodh për të mbrojtur mbretin në sediljen e pasme të limuzinës.

Zogu e shtyu të vdekurin mënjanë, nxori një pistoletë nga kostumi dhe nisi të qëllonte duke e zbrazur karikatorin. Pastaj e mbushi dhe qëllonte sërish. Kur u pastrua tymi, personat që qëlluan mbi të, njësoj si mbreti, u dorëzuan.

Lajmi shkaktoi shumë bujë në Evropën e ndërgjegjshme për mbretërorët. Ku tjetër përveçse në Shqipëri mund të gjesh një mbret me veshje formale, të gatshëm të shkëmbejë zjarr me disa vrasës? Ky mendoj se është lloji i mbretit tim.

Më vjen keq që nuk isha në ceremoni. Nuk bëhen më mbretër të tillë.

39 komente në “ANALIZA/ Mbreti Zog nuk ka frikë të hapë zjarr”

      1. raimondi says:

        hahahahahaha Zogu u zhvarros per para , se qeveria kishte ngelur keq per leke ..looooooooooool

  1. Dardan says:

    Mori borxhe sa i desh qejfi per te ndertuar vila dhe pallate per vehte sepse parat e borxheve i paguante populli. Doli nga varri dhe prape i mori pallatet dhe vilat qe i kishte bere me borxhin (nuk e di sa borxh lejohej atehre 60% e GdPse a 62% apo 65%) qe e paguanin shqiptaret. Thoshte Enver qyqi, mos merrni borxh o qipa se do tau kellasin. po ku merr vesh shqiptari, Na tani doli ky palacua i Viqidolit dhe jo vetem borxhe merr, jo vetem copa Shqiperije fal, por edhe gjysmen e popullsise e ka shitur tek te huajte se keshtu ja kerkonte bosi i Beogradit dhe bosi i Athines. Ca bahet keshtu or burre????

  2. Neorealizmi says:

    Ne kete kohe mbreterit ne bote po pakesohen e nuk do te ngelet mbret tjeter pervec Mbretit MAÇ, Mbretit SPATHI, Mbretit KARRO e Mbretit KUP!!!

  3. Ben Chicago says:

    zogolli eshte amator para saliut per tradhetira dhe hajdutlleqe

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Si muti kaka, si nani saka…

  4. SKENDER BEU I VJETER says:

    ZOGU NUK LEVIZTE KURE PA PISTOLETE DHE BERISHA NUK LEVIZ KURE PA ANTIPLUMB.TE DY I BASHKON FRIKA DHE FAKTI QE KANE BERE KRIME DHE VJEDHUR PRANDAJ I TREMBEN HAKMARJES SE NDONJE AVNI RUSTEMI.ZOGU PER FLORI SHITI SHQIPERINE,BERISHA PER FLORI CVAROSEN DHE VAROSEN TE VDEKURIT,VECANERISHT PO KANE QENE NE PUSHTET PARA TIJ .RADHEN E CVARIMIT DO E KETE RAMIZI,AZM HAJDARI,PJETER ARBENORI,GRAMOZ PASHKUA ,SEPSE MENDON QE NE VAR KANE FSHEHUR FLORIRIN DHE FITIMET E TYRE.NJERI MAKABER.

  5. Gjok Xhumaku says:

    kete peter lekursin thua e ka pjellur nexhmija … ose nuk e njej historine e vertete, perpos asaj zyrtare te kohes se diktatorit.

  6. emigranti says:

    Mjaft me me shkrime tonat te firmosura nga gazetare te huaj qe paguhen po nga ne per to.
    Ndermjet rreshtave lexon: … “Ai e quajti Zogun një figurë. Ec aty figura!”.
    Turp per gazetat tona qe botojne shkrime te tilla te porositura e te firmosura nga sharlatane pa emer e vlere.

    1. Cakalli7 says:

      kjo nuk eshte gje ne paguajme fushata senatoresh ne amerike, deputetesh ne france austri apo bavari, kemi paguar edhe nja 20 libra kohet e fundit qe i fa shkruar luan malltez bosnjaku e kompani po firmen e vene ca dr prof qe nuk kane dale ndonjehere nga campusi i universitetit ne perendim

  7. lili says:

    ky peter lucas,ne qofte se eshte i vjetri ,ka kontribuar shume per ardhjen e komunisteve ketu,prandaj normal qe e shan Zogun!9udi pse nuk diti me ba nje artikel per krimet e Enverit!

  8. alba aba says:

    Me ne fund ne moshe te thyer relativisht Piter Lukas po tregohet sadopak nje korcar i civilizuar. Nje shqiptar ne mergim te thelle, ne Amerike, po reflekton objektivisht per historine e memedheut te prinderve te tij, ndonese nuk i kane munguar infomcionet e shumta dhe te gjera, si gazetar i vjeter qe eshte, qe ta bente kete detyre edhe me pare. Nuk po i kerkojme qe ta beje te zezen te bardhe, jo. Aspak. Vetem se te pasqyroje te vertetat historike te kombit te vet, dhe te afermeve te vet. Keta te fundit, ne nje prej librave te tij, Piteri i ka percmuar keqas. Ata kane vdekur tashme me koken menjane. Gjithesesi. Kurre nuk eshte von.

  9. ramisi i alies says:

    nje gje e ka gabim ky gazetari:”te urryerrin Enver!”
    eshte fakt qe shumica e shqiptarve e don enver hoxhen por ca ti bej amerikes dhe nuk e shprehin.
    nji grusht mizash e urren ate burrrrrr.

  10. luma kuqe KUKES says:

    O GJOK;Shikoje pak Salen,300 badigarda e vete i veshur me anti- plumbe.Kaq frikcak eshte?si me pas babe Zogun kur iku prej lufte nga frika ne Itali.Apo edhe kete e paska pjell Nexhmija.

  11. Landi- Sverige says:

    Qenkan ofenduar dykembshat nga shkrimi per “antikomunistin” shqiptar!!! Te imagjinosh Shqiperine e 550 mije banoreve te viteve 1920 me 99% te popullsise fshatare dhe analfabete, e ngjashme me periudhat me te hershme feudale, te ishte nen “rrezikun” komunist!!!! Ne nje vend ku te mbyste semundja e mjerimi, ne nje vend qe akoma zyrtarisht njihej alfabeti arab, ne nje vend ku mjet transporti ishte mushka e gomari, ne nje vend qe shkollat e mesme nuk arrinin numrin e gishtave te nje dore, ne nje vend ku “industria” mbahej nga disa zejtar primitiv, te flitej per teorine e Marksit, per revolucionin e Leninit apo te qarkullonin veprat e Gorkit, vetem kjo pjelle injorante berishiane mund ta besoj!!!!!!

    1. Miri says:

      O pjelle e 99% mos u mburr, se edhe po te nderrosh jo shtate, po 700 lekure, sheherli ske per tu bere kurrrrrrrrrrrrrr……….

      1. Landi- Sverige says:

        Ik more jashteqitje! Kush te pjerdh ty more vemje, ti kundermon km larg!

  12. Bazarxhevap says:

    Nje permbledhje e shkurter e jetes se Ahmet Zogollit.

    Zogu u lind dhe u emerua Ahmet Muhtar Bej Zogolli, pranë Burrelit nën Perandorinë Otomane te asaj kohe. Ai ishte Djali i dytë i Xhemal Pasha Zogollit , dhe djali i parë nga gruaja e tij e dytë Sadije Toptani në vitin 1895. Familja e tij ishte një bejlik, familje Turkopronaresh , me autoritet feudal mbi rajonin e Matit. Ai u arsimuar në Shkollën e Lartë Galatasaray (Lycée Imperial de Galatasaray) në Konstandinopojë , Instambul qendra e perandorise Otomane , e cila kontrollonte Shqipërinë dhe ballkanin ne ate kohe. Pas vdekjes së të atit me 1908, Zogolli u bë guvernator i Matit, duke u emëruar si me i madh përpara vëllait të tij, Xhelal Bey Zogollit.

    Në vitin 1912, ai nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë shqiptare si përfaqësues i Qarkut Mat. Si një njeri ne moshe te re, gjatë Luftës së Parë Botërore, Zogolli doli vullnetar në anën e Austro-Hungarisë . Ai u arrestua në Vjenë më vitin 1917 dhe 1918 dhe në Romë në vitin 1918 dhe 1919 para se të kthehej në Shqipëri në vitin 1919. Gjatë kohës së tij në Vjenë, ai perqafoi një mënyrë jetese perëndimore Europiane.

    Pas kthimit të tij, Zogolli u përfshi në jetën politike të qeverisë Shqiptare e cila ishte krijuar në prag të Luftës së Parë Botërore. Mbështetësit e tij politike ishin shumë pronarëve jugore feudale (te quajtur Bejlerët , perkthyer ne Turqisht do te thote “Prijës krahine”, grupit shoqëror të cilit edhe ai vete i përkiste). Gjatë viteve 1920, Zogolli ka shërbyer si Guvernator i Shkodrës (1920-1921), Ministër i Punëve të Brendshme (1921-1924), dhe shefi i ushtrisë shqiptare (1921-1922). Rivalët e tij kryesore ishin Luigj Gurakuqi dhe Fan S. Noli . Në vitin 1922, Zogolli zyrtarisht ndryshoi mbiemrin e tij nga Zogolli i cili ishte mbiemer me prejardhje Turke, ne ZOG.

    Në vitin 1923, ai u qëllua dhe u plagos në Parlament . Një krizë precipitoi në vitin 1924, pas vrasjes së një prej kundërshtarëve të Zogut Avni Rustemit. Me pas, nje revoltë e detyroi Zogun, qe te ikte ne mergim. Ai u kthye në Shqipëri me mbështetjen e forcave Jugosllave duke perdorur trupat Ruse nen komanden e Gjeneral Wrangel dhe u bë Kryeministër.

    Zogu u zgjodh zyrtarisht si President i Shqipërisë nga ana e Asamblesë Kushtetuese në 21 janar 1925, duke marrë detyrën më 1 shkurt për një mandat shtatë-vjeçar. Qeveria e Zogut tentoi qe te ndiqte modelin Evropian, por pjese te medha te shoqërise se asaj kohe, ishin të pandryshuara nga ditët e sundimit feudal Osman. Shumica jetonin ne fshatra dhe plantacione te drejtuara nga bejlerët. Më 28 qershor 1925, Zogu i dhuroi Shen Naumin Jugosllavisë si një gjest mirenjohjeje per ndihmën Jugosllave ndaj tij.

    Aleati kryesor i Zogut gjatë kësaj periudhe ishte Italia, e cila siguroi fondet e tij qeveritare në këmbim për një rol më të madh te saj në politikat fiskale të Shqipërisë.

    Më 1 shtator 1928 Zogu u kurorëzua mbret i Shqiptarëve, dhe u deklarua Marshall i Ushtrise Mbreterore Shqiptare. Ai shpalli një monarki kushtetuese të ngjashme me regjimin e bashkëkohor në Itali. Ai krijoi një forcë të fuqishme policore. Zogu shtypi monedha ari, dhe gurë të çmuar, të cilat u përdorën për të mbështetur kartmonedhën e pare te Shqipërisë .

    Nëna e Zogut, Sadije, u shpall Nëna Mbretëreshe e Shqipërisë, dhe ai gjithashtu i dha vellait dhe motres se tij, statusin e princit. Në vitin 1929, Mbreti Zog shfuqizoi ligjin islamik në Shqipëri, duke adoptuar në vend të tij një kod civil te bazuar në kodin Zvicerian.

    Mbreti Zog u injoruar disi nga monarkët e tjerë te Europës, sepse ai nuk kishte asnjë lidhje te njohur me familjet mbretërore Europiane. Megjithatë, ai kishte lidhje të forta me familjet mbretërore në botën Arabe veçanërisht ne Egjipt. Si Mbret, ai u nderua nga qeveritë e Italisë, Luksemburgut, Egjipt, Jugosllavise , Francës, Rumanise, Greqise, Belgjikës, Bullgarise, Hungarise, Polonise, Çekosllovakise dhe Austrise.

    Zogu ishte i fejuar me te bijën e Shefqet Bej Vërlacit para se ai te bëhej mbret. Menjëherë pas kurorëzimit të tij, ai e ndërpreu kete fejese, duke u futur ne hasmeri me kete familje. Sipas zakoneve tradicionale Vërlaci kishte të drejtë për të vrarë Zogun. Mbreti shpesh rrethohej me roje personale dhe i shmangte paraqitjet publike. Ai gjithashtu kishte frikë se mund ta helmonin, prandaj edhe Nëna e mbretit mori mbikëqyrjen e Kuzhinës Mbretërore.
    Gjatë mbretërimit të tij ai ju ka mbijetuar më shumë se 55 tentativa per vrasje. Një nga këto ka ndodhur më 21 shkurt 1931, ndërsa ai ishte ne Vjenë per te pare nje opera.

    Në prill 1938 Zogu u martua me konteshën Geraldine Apponyi de Nagy-Apponyi , një katolike romake aristokrate i cila ishte gjysmë hungareze e gjysmë Amerikane. Ceremonia u transmetua në të gjithë Tiranën nëpërmjet Radio Tiranës. Fëmija i tyre i vetëm, ishte Leka, i cili ka lindur në Shqipëri më 5 prill 1939.

    Qeveria fashiste e Benito Musolinit e kishin mbështetur Zogun qe në fillimet e presidencës së tij. Kjo mbështetje, kishte çuar në rritjen e ndikimit italian në çështjet shqiptare.

    Gjatë depresionit botëror ne fillimet të viteve 1930 Zogu u bë pothuajse tërësisht i varur nga Mussolini, deri në pikën sa edhe banka kombëtare shqiptare kishte selinë e saj në Romë. Dritherat duhej të importoheshin, shumë shqiptarë emigruan, dhe kolonët italianë u lejuan të vendoseshin në Shqipëri. Në 1932 dhe 1933, Shqipëria nuk ishte në gjendje të paguante interesat per huatë e saja, te cilat ishin marre nga Shoqëria për Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë. Italianët e përdoren këtë si një pretekst për dominimin te mëtejshëm. Ata kërkuan nga Tirana, qe të vendose oficere italianë në krye të xhandarmërisë, gjithashtu kerkuan një bashkim doganor me Italine. Së fundi, Italia i bëri thirrje qeverise Shqiptare qe mesimin e gjuhës italiane ta bente te detyrueshem, në të gjitha shkollat ​​shqiptare. Gjithsesi, keto kerkesa u refuzuan nga Zogu. Në kundërshtim të kërkesave italiane, ai urdhëroi shkurtimin e buxhetit kombëtar me 30 për qind, hodhi poshtë këshilltarë ushtarake italiane, dhe shtetëzoi shkollat ​​katolike në veri të Shqipërisë për të ulur ndikimin italian në popullsinë veriore katolike te Shqipërisë. Pas vitit 1934, ai u përpoq pa sukses për të ndërtuar lidhje me Francën, Gjermanine, dhe shtetet Ballkanike, me qellimin qe ta nxirrte Shqiperine nga orbita Italiane. Tashme ishte shume vone.

    Dy ditë pas lindjes së djalit të tij, më 7 prill 1939 (dite e premte ), Italia e Musolinit pushtoi Shqiperine. Familja Mbretërore, duke e kuptuar se jeta e tyre ishte në rrezik, iku në mërgim. “Oh Zot, ajo ishte aq e shkurtër”, ishin fjalët e fundit te Zogut qe ai i tha Geraldinës në tokën shqiptare.

    Ne fillim, familja mbretërore u vendos në Angli
    Në vitin 1946, Mbreti Zog dhe shumica e familjes së tij u larguan nga Anglia dhe shkuan për të jetuar në Egjipt me ftese të mbretit Farouk i cili u rrëzua në vitin 1952. Me pas, ne 1955 Familja u vendos në France. Aty edhe ai vdiq me 9 prill te 1961 ne moshen 65-vjecare.

    1. KOSTA says:

      O bazar xhevap…..shtoje te lutem ne biografine e Zogut edhe kete te dhene – Zogu kishte vetem tre klase shkolle turke, fillore dhe nuk dunte te shkruante shqipe, ato qe ne kemi lexuar ja shkruanin te tjeret dhe ai i firmoste si gje te vetme qe dinte te shkruante, vetem firmen……..keto i verefikon shume lehte….edhe nga me zogistet, edhe ata i dine keto ….vlera…te zogut….

  13. Stef Staku says:

    ANALIZE : Zogu ka qene vertete nje vagabond i cili fatkeqesisht nuk u ndeshkua asnjehere per krimet e grabitjet e tija !!!
    Kam vene re se ne asnje koment nuk tregohet se si e mblodhi arin Ahmet Zogu para se te arratisej !!!
    Nuk eshte evertete se Zogu ka vjellur arin nga borxhet e marra tek Benito Musolini !!!
    Zogu e ka marre arin nga tregtaret dhe pasanilet Shqiptare nepermjet nje manipulimit bankar !!!
    Duke qene mbreteri me vete Mbreti Zog kishte te drejte te shtypte kartmonedha e monedha ( para ) !
    Prodhon nje sasi te jashtezakonshme kartmonedhat dhe me keto kartmonedha blen ar me cmim shume me te larte se tregu valutor kombetar e nderkometare !!!
    Nje pjese e madhe e shqiptareve te pamesuar me keto veprime bankare i beson dhe i shet arin ! Arin e grumbulluar nga Banka Shqiptare e Mbreterise Zogu e merr dhe iken me te ne emigracion duke i dorzu pa lufte Musulinit Shqiperine !!!
    Ky eshte mbreti Zog !!!
    Kete histori une e di nga eksperienca e gjyshit tone i cili ne ate kohe kishte dyqanin ne Pazarin e Shkodres !!!
    Pastaj nese nuk gaboj gjate Luftes se Dyte Botrore kur Shqipria ishte e pushtuar nga Musolini ne njeren prej Qeverive kuislinge per nje periudhe kohe ka qene minister i Ministrise se Financave axha ( xhaxhai ) i Zhelefines !!!
    Ne kete menyre analisti amerikan ka tedrejte kur thote se asnje nga pjestaret e Qeverise ka lidhje direkte me Mbretin Zog !
    Dicka tjeter : Ne shume pika Zogu ngjason me krim Berishen sidomos persa i perket djellezive tradhtise dhe hajduterise. Por ndryshimi thelbesor mes tyre eshte se Ahmet Zogu ka qene njeri inteligjent per natyre, me mire me thane nje vagabond inteligjent. Kurse Sali Berisha eshte nje psikopat kriminel !

    1. beso........ says:

      aman o Staku . Zogun po e nxirrni edhe te afte ne financa e banka -Nuk ka marre vesht nga Financa.Shqiperia ne ate kohe donte te arrinte dhe arriti qe Leku te ishte i njohur dhe te kembehej ne Europe. Qe shqiptari te ecte me lek te shqiperise ne Europe duhej te kishte garanci ne ar ne banke. Dhe ekonomine shqiptare e din qe e kane drejtuar Tef Curani , Kol Thaci , Rrok Gera dhe pak Shuk Gurakuqi . tjerat i kupton se je Shkodran si duket, Tung( Axha i Jozit nuk ka qene Minister Finance )

    2. nastradini says:

      O zoteri enverist, degjo nastradinin qe te mesosh se Zogu u “burgos” nga Austro-Hungaria ne Vjene. Qellimi ishte per ta patur ZARIN e vet ne Shqiperi dhe per kete qellim u angazhua me profesoret me te mire te Perandorise se Fuqishme. Ne vjene zogu mesoi gjuhe te huaja, ai fliste dhe lexonte gjeraminishten dhe frengjisten me mire se shqipen, mesoi per financat dhe sistemet fiskale perendimore, mesoi si te krijonte Institucionet e shtetit te tipit Evropiano-Perendimor, por krahas si te perdoret policia dhe si krijohen agjentet e shtetit (SHIK -u i sotem) per te garantuar Sigurine Kombetare dhe per te zbuluar qellimet e kundershtarit, qe i buzeqeshte ne sy por donta ta vriste prapa krahesh, mesoi dipllomacine, gjuhen e etikes dhe sjelljen ne Oboret Evropiane si edhe shume te tjera gjate viteve te “burgimit” te detyruar ne Vjene. Eshte shume qesharake te krahasosh Zogun me enverin, qe e financonte kunati i vet Bahri Omari, kryefashisti i Tiranes si student dhe nuk arriti te mbaronte asnje shkolle dhe te merte asnje provim. Enveri kur i mbaruan LEKET qe i dergonte Bahriu me kurvat e bordeollove franceze u mori borxh zoi Fundos, Qazim Turdiut dhe Gogo Nushit, borxh qe nuk ja ktheu asnjehere. Profesor Qazimi per te cilin Enveri kishte nje debulese te vecante, deri vitet e fundit tregonte ne leksone si Enveri nuk i kishte kthyer akoma borxhin e Frances, per te cilen edhe e “hengri” me pas. Saliu eshte PJELLA dhe PRODUKT i Partise se Punes dhe vecanerisht i Enverit keshtu qe krahasimi eshte i tepert. Po te shtojme edhe Edi Rame Artistin ketu krahasimi i Zogut me pasardhesit e tij do te ishte Komedia me Butaforike ne Bote per nga pergatitja profesionale, dijenite ne financat apo per nga inteligjenca ne drejtimin e shtetit. Sidomos po te mos harrojme se Zogu drejtoi nje shtet te pakonsoliduar dhe mjaft te brishte, new nje periudhe kur atentatet dhe kollofitja nga fqinjet ishte ne rend te dites.

      1. Robert says:

        Nastradin – keto qe Po thua per zgjuarsine e Zogut Jane vertete peralla prej nastradinit. Zogu e fliste Frengjishten dhe Gjermanishten me mire se Shqipen?! Mendo se cfare mbreti kishim qe nuk dinte as gjuhen e vete; sa per gjuhet e huaja jam I sigurt qe ishte gjeni si puna jote. Kur e krahason me veten natyrisht qe mbreti na del gjeni ne disa fusha si ne gjuhet e huaja, ne financa, ne shkencen e nastradinit, etj.

        1. nastradini says:

          Zoteri duket qe ne TEMA antizogistet dhe ne vecanti enveristet jane shume pa dyshim dhe do te ishte nje MISION I PAUNDUR i nastradinit te replikonte me lukunine dhe taborin e tyre vec e vec. Por ketu nuk eshte fjala se kush ne anen e kutj eshte. Sepse ne demokraci secili ka te drejten e mendimit te lire per ta shpreur dhe per ta shkruajtur. Ketu ceshtja qendron se dallkauku komunist Peter Lucas Amerikoni pasi shkroi nje liber me elegji dhe hymne per Enver Hoxhen gjate luftes me mashtrime bolshevike, tani ka dale ne TEMA me nje shkrim me romuze per Ahmet Zogun. Duke e paraqitur si nje kaubojs amerikan ne mes te Vjenes. Per kete nastradini ka vene ne nje PIACE Zogun, Enverin, Saliun si LIDERA albaneze per t’i krahasuar nga kritere:

          1. Si e kane NISUR dhe si e kane BITISUR shtetin dhe VATANIN.
          2. Sa lane ditur te perdorin patllaken kur e ka lype nevoja.
          3. Sa shkolle kane pasur per Boten dhe drejtimin e shtetit.
          4. Sa inteligjence natyrore i ka shene Zoti dhe gjeni ne familje.

          Po t’i fusim ne kompjuter si DATA-BASE dhe te bejme krahasimin do te dale Enveri i ZI katran, Saliu GRI bloze, me Zogun ne anen tjeter te spektrit. Them per krahasime kompjuteri se realisht nje krahasim i tille do te ishte i pamundur duke gjykuar nga koha qe kane jetuare keta LIDERA dhe nga situatat e ndryshme historike qe kane drejtuar. E kam thene edhe me pare se sot eshte kolljaj te akuzosh per “tradhetira” antipatriotike, por duhet te kemi parasysh se Shqiperia ate kohe ndodhej ne GOJEN E UJKUT qe mund ta kollofiste me nje fryme. Vetem nderthurja e interesave te Fuqive te Medha me FINTET dipllomatike te Ahmet Zogut parandaluan, zhdukjen e shtetit shqiptar dhe konsoliduan ate qe sot ne i themi Shqiperi. Te tjerat jane llafe boshe te sajuara ne bodrumet e Komitetit Qendror te Partise se Punes.

  14. mutit ZOG i 1 re ,i dhjefsha kockat dhe emrin e qelbur prej tradhtari !Urrejtjen qe ka populli shqiptare per tradhetarin e shumefishte te vetequajturin mbret,nuk e percakton asnji lloj matesi !Pjesetaret e tjere te familjes ,qe pasojne kete kelysh te pilotuar prej serbeve ,duhet tu kerkohet ne radhe te pare e gjithe pasuria e shtetit shqiptare e vjedhur prej tij !Po te kapet nji shqiptare duke vjedhur dicka per ngrene ,,,per te mbijetuar ,ate po e kapen e cojne ne burg ,,po kete super vjedhes qe ka prishur ekuilibrin ekonomik te shtetit te atehershem ,si mund te mos ti hyje gjemb ne kembe !!!!!????

  15. nastradini says:

    PSE KAQ MLLEF PER AHMET ZOGUN NGA DORDOLECI PETER LUCAS?

    Sepse ky tregim vetem sa i rrit autoritetin Zogut ne Bote dhe pa dashje e paraqet si nje kaubojs me patllake te sakte qe nuk i gabon syri per te mbrojtur veten dhe familjen, perfaqesues i denje i shqiptareve te djeshem dhe te sotshem.
    Te yshtur nga komunisti shqiptar i kamufluar Peter Lucas Amerikoni, menjehere lumpenat enveriste dalin nga gjirizet e tyre komuniste dhe fillojne te bejne krahasime dallkauke dhe qesharake per periudha dhe situata krejt anapolla historike. Po Sali Berisha eshte PJELLA e Partise se Punes more lumpene enveriste te indoktrinuar si mos me keq. Kujt ja kerkoni FAJIN ju more derdimene enveriste per komunistin e pandreqshem Sali Berisha? Qe krahasoni Ahmet Zogun me Sali Berishen? Ishte Enveri, qe e zdrypi Saliun nga kali dhe nga Bjeshket e Tropojes me urdherin e vet, e arsmoi dhe e beri njeri, me pas e sterviti ne palestrat e Sigurimit te Shtetit, e beri sigurims besnik dhe e coi ne France per te mesuar gjuhe te huaja dhe per te pare Bote me sy. Eshte shume qesharake te besh krahasime dhe te vleresosh LIDERE qe kane jetuar ne periudha kohe te ndryshme, kane perjetuar situata krejt te ndryshme, i KANE nisur dhe i kane BITISUR punet e shtetit dhe te vatanit fare ndryshe. Sot shqiptaret e hane buken me LEKUN e Zogut, sot gjerat me te bukura qe kane qytetet tona jane nga koha e Zogut. Enveri u la bunkeret si kujtim makaber dhe e transformoi Shqiperine si nje varreze ne mes te Evropes.
    Komunisti i kamufluar Peter Lucas ka shkruar me pare nje liber per Enverin me genjeshtera dhe mashtrime kaq te ekzagjeruara sa kush ka dy pare tru ne koke e kupton se eshte gatuar ne bodrumet e Komiteit Qendror kohe me pare. Sepse Enver Hoxha gjate jetes se tij kriminele nuk ka shkrepur asnjehere patllaken dhe kishte neveri dhe frike nga armet, qe ne femijeri. Nuk ka dale asnjehere jashte Tiranes gjate luftes, por ka spiunuar dhe likuiduar kundershtaret dhe shoket e vet te Partise Komuniste nga shtepia e Bahri Omarit, kunatit te vet kryefashist dhe antizogistit i perbetuar. Pas luftes Bahri Omari i kerkoi kunatit te vet, qe ta shpetonte nga denimi me vdekje dhe e kercenoi se do t’i nxirte te “palarat” nese nuk bente gje, Enveri i dha urdher Bedri Spahiut qe ta likuidonte ME TORTURA TE NGADALTA. Kur i shkoi motra e enverit Bedri Spahiut per te kerkuar meshire per burrin e vet, ai i tregoi letren e Enverit te firmosur me doren e vet. Kjo moter nuk i foli me vellaut te vet sadist deri ne fund te jetes, por Enveri u kujdes per femijet e saj dhe i mbajti afer. Kjo eshte e VERTETA per Enverin more zoti Lucas-Amerikoni, qe kerkon t’i mesosh shqiptareve histoine e tyre te shkruar ne Kremlin.

    1. Ivani i madh says:

      eshte si eshte zotnia nga Amerika del me emer e mbiemer ty po ta mbajti dil si ai o ljepur ferash po ke frike se qafe e thanes pidhi i nanes.

  16. Saranda says:

    Mesa duket mbretërit pompozë të vdekur nderohen më shumë në Shqipëri sesa komunistët e thjeshtë të vdekur……enver hoxha na qenka komunist i thjeshte i vdekur??? Por jo mo zoteri se gabon rende ne kete pike,ndaj dyshoj shume per vertetesine dhe ata qe kane paguar kete qe ke shkruar!

  17. Kola says:

    Zogu nuk paska vjedhur parate e popullit te vet por borxhet qe i kishte dhene Ducja.

  18. Ruga Nacinale Berat Kelcyre says:

    Pjesa dermuse e shqiptareve edhe sote e kesaj dite jane idiot dhe injorant dhe jo ne kohen e Zogut.Megjithese e urrej figuren e tij theme se ai ka qene me i zgjuari dhe trimi ne ata kohe,vetem nje njeri me aftesi te tilla mund ti beje keto gjera ,duam apo nuk duam ne.Edhe per Hoxhen apo per Berishen shprehim lloj -lloj opinionesh por i pari sundoi 50 vjet dhe ky i dyti gati per 20 vjet.Ne pamundesi qe ne te kemi nje lider apo nje parti te mendimit dhe veprimit si ato europiane ,keta tipa do te sundojn edhe ne te ardhmen,tund.

  19. Sum Gruda says:

    Se pari shkrimtarit tuaj, ai gazetar Peter Lucas eshte nje Shqipetar i lindur ne Amerike. Nje intelektual dhe gazetar i rendesishem ne Boston pnoje per sa gazeta te rendesishme te Mass. ishte nga ata fanoliste te djegur nga dashuria per Shqiperine e tyre. Shkrojti edhe per Enver Hoxhen i gjalle dhe kur vdiqe. Peter Lucas ishte nje fanoliste dhe keshtu qendroj pas vdekjes se Fan Nolit, ata ijshin si bije e bija te Fan Nolit. Une u cudita me keto shkrime qe e quajne Mbret Zogun!
    Duhej te thirret disi ndryshe “terroriste” ai qe qe vrau Luigj Gurakuqin qe Noli i beri nje Ylogji, Bajram Currin ne shpelle te Dragobise.

  20. iliri G says:

    Si ka thene Berisha? Figure, po po , figure. Figure ne lojen e bixhozit eshte edhe ZHOLI ose XHOLI.

  21. Idriz Tafa says:

    Peter Lucas eshte gazetar i njohur amerikan dhe studies i historise se Shqiperise.

  22. Aqif Kopertoni says:

    Ky Lucas do jete ndonje gazetar grek i Shqiperise si pune e Milos dhe CO.Kur shikojne se kombi yne bene perpara ata verbohen dhe shkruajne pacavure te kesaj natyr.Vitet 20-30 jane vitet me te vrullshme per ndertimin e shtetit dhe forcimin e ndjenjes nacioliste dhe keto vite mbajne emrin e Mbretit Zog I. Historia pa kete figur eshte e manget keshtu qe qeveria ka meriten qe plotesoj nje boshllek duke i dhene historise kuptim.Une e marr me mend qe komunistet dhe socialistet jane ne siklet te madh pasi kthimi i Mbretit varros njeher e pergjithmone udheheqesine e tyre shpirter.

  23. Antoni says:

    Nastradin,ti ne te gjitha rastet, me ke do qe ke debatue ke dal fitimtar.
    Vetem nje her thone qe te kane genjyer ne lezhe,ndoshta e kujtohet kur vajte ne pazar dhe te erdhi nevoja,poo keroshe yzerhane e nuk gjete dhe pyete nje magjyp se ku e beni nevojen, ai te beri me dor ne drejtim te nje ferre dhe kur tt e pyete se cfar e fshini prapanicen ai te beri me gisht nga hithat qe ti nu i njihje ,Me sa shof une ke nevoj me e fshir dhe nje her prap me kte bare qe te mendet nga by…e te dalin tek kryet qe te shofish te vertetat historike.

  24. Fatmiri says:

    Aman te keqen, harxhoni kohen me pune te tjera dhe mos na baterdisni me keso artikujsh te neveritshem nga ca artikullshkronjes budallenj.
    Si mendoni ju se mjafton te jesh amerikan, apo anglez dhe di te shkruash me mend ne koke? Duhet te dini se te gjitha gazetat qe mbarojne me “….Sun” jane revista qe mund te lexohen vetem ne berberhane.
    Jane si ato revistat qe boton Kryemadhja, a si i thone. Uaj ju transleit maj friend dhem? Plize dont transleit animore saç artikells. Guud? –
    Guud!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje