Zëri i Amerikës, në vazhdën e intervistave me ish- ambasadorët amerikanë në Tiranë, ka marrë një mesazh nga ish- ambasadori Xhejms Xhefri, që shërbeu në Tiranë nga viti 2002 deri në vitin 2004.
“Unë jam ambasador Xhejms Xhefri dhe do të doja të falenderoja Zërin e Amerikës që po më jep rastin të flas para popullit shqiptar me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Kur isha ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, nga viti 2002 deri më 2004, munda të shikoj me sytë e mi përpjekjet e shqiptarëve dhe të miqve të tyre në Evropë e në Amerikë, që punonin së bashku për të çuar përpara çështjen e qytetërimit, të zhvillimit ekonomik dhe të paqes, jo vetëm në Shqipëri, por përmes Shqipërisë edhe në të gjithë rajonin.
Tani, pas një dekade, ne shohim zhvillim të mëtejshëm, në radhë të parë në sajë të përpjekjeve dhe mençurisë së popullit shqiptar, udhëheqjes së tij, mbështetjes së Bashkimit Evropian, NATOS– ku Shqipëria me të drejtë është tani anëtare – dhe Shteteve të Bashkuara. Shqipëria ka treguar se është eksportuese e sigurisë, duke mbështetur Shtetet e Bashkuara në Irak, Afganistan dhe vende të tjera. Ajo luan sot një rol të rëndësishëm në Ballkan dhe ne, miqtë tuaj në Shtetet e Bashkuara, presim të kemi edhe 100 vite të tjera marrëdhëniesh shumë të ngushta. Edhe një herë, urime për Pavarësinë tuaj. Gëzuar!” tha Xhefri.
Ambasadori Xhefri bashke me ambasadorin Withers jane dy burra shteti te rralle. Qe te dy na nderuan me prezencen e tyre.
Hajde urim ,hajde!!””shqiperia eksportuese e sigurise””!!!e po nga ajo qe jemi te dhene shume mbas eksporit te sigurise kemi lene mbas dore tregun vendas me kete prodhim te rall!!!e di ti more “koqe kandari”qe jemi bere me keq nga Kandahari!!!dhe fal ndihmes suaj dhe europes demokratike,te gjith kokrrat e krimineleve mbasi na bejne gjemen ketu brenda ne shtepin tone ,vijne e behen qytatar te nderuar e respektuar aty ne ato vendet tuaja “demokratike”!!Ju si importuesit e krimineleve tane duhet te na ndihmoni ne kete drejtim!!e di se ne “eksportuesit e sigurise”kemi me shume kriminele te lire se sa police me uniforme!!
Zotni Hysni Ju paski emnin dajak,por une ketyne hipokritve qe flasin ashtu do i jepshe nji hu te mire mbas shpine.Nuk kan turp korrupcioni ne kulme, shteti finkcionon vetem per ata qe kan para, e ai na shet po… se Shqiperija paska korre suksese.Perseri Te vije turp z. xhejms per ato cka ke folur.
bec frani
Une e mbaj mend kete Xhefrin vetem prej faktit se ishte shume arrogant dhe sillej me shqiptaret sikur ne te ishim koloni e pushtuar e SHBA dhe ky ishte mekembesi i mbretit. Thone se e larguan nga ketu se ja nisi korrupsionit me te madhe bashke me Tosin e Xhoit.
Z. Xhefri, me gjithe respektin per ju, vazhdojme te jemi nen diktature, ketu e 100 vjet me pare. Shqiperia ka veshtiresi per tu bere shtet, per shkak te nderhyrjeve te fqinjeve te saj antishqiptare.
http://gazetavotra.blogspot.ca/2012/11/sali-berisha-po-vjedh-zgjedhjet-e.html
Ne fakt 99 vjet marredhenie kane me ne sepse nje vit nuk na i njohin deri sa na coptuan…. KETO JANE FUQITE E MEDHA QE NA KANE NDARE DHE TANI NA SHTRIJNE DOREN
Ikni na lini rehat, te na donit kaq shume nuk e sillnit berishen ne pushtet.
100 vitet e tjera shpresoj te na largojne nga ju
Po nuk e bem vet ne Shqiperine, ta harrojme se kemi per te pasur mbeshtetjen e fuqive te medha. RROFTE SHQIPERIA ETNIKE
Zoti Xhefri ju amerikanet keni luajtur me shqiperin per interesat tuaja ne menyre shume te fsheht por tani i dime te gjitha.Shikojeni http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww&playnext=1&list=PL50B6DE600CEA5E59&feature=results_video