Dy antievropianë që “u gëzohen” kundërshtarëve

24 Nëntor 2012, 20:27Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha dhe Nikola Gruevski janë dy pjesëtarë të klubit antiperëndimor të politikës aktuale evropiane. Janë dy kryeministra të izoluar, pa mbështetje nga Bashkimi Evropian, që tentojnë të përdorin herë nacionalizmin e herë pazaret për të mbijetuar politikisht dhe që kanë probleme të njëjta brenda vendit si gjithë pjesëtarët e këtij klubi. Së paku tre vitet e fundit të dy kryeministrat nuk kanë asnjë vizitë zyrtare në kancelaritë perëndimore, por vetëm takime pune për shkak të protokollit apo vizita reciproke nga pjesëtarë të tjerë të këtij klubi siç është kryeministri hungarez Orban apo udhëheqës të Lindjes.

Maqedonia është një hap përpara Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian pasi e ka marrë statusin e vendit kandidat dhjetë vite më parë, kur Gruevski ende nuk ishte askush në Maqedoni, por ka frenuar anëtarësimin në NATO për shkak të problemit rreth emrit me Greqinë.

Brenda vendit Gruevski tenton të mbijetojë si politikan nacionalist, që ka shpikur një etni të re “maqedonase”, e cila sipas tij bazohet tek sllavizimi i pasardhësve të Aleksandrit të Madh, dhe ka mbushur Maqedoninë me përmendore të kohës së Greqisë së lashtë dhe natyrisht dhe Nënë Terezës, të cilën e konsideron po maqedonase.

Njësoj si Berisha e përdor historinë si plastelinë për të ndërtuar imazhin e pushtetit të tij të sotëm. Falë kësaj vale nacionaliste ai ka mposhtur rivalët e tij maqedonas dhe ia ka dalë t’i vendosë partitë shqiptare në luftë se kush do bëjë koalicion qeveritar me të. Për ta mbajtur gjallë këtë luftë, i ndërron duke futur herë njërin dhe herë tjetrin në qeveri.

Liria e shtypit është në një gjendje skandaloze. Televizioni kryesor i Maqedonisë- A1, së bashku me disa gazeta kritike, u mbyll nën një sulm ta paskrupullt të tij duke përdorur si arsyetim vetë privilegjet që i ka pasë krijuar pronarit të kësaj medie kur ishin aleatë. Kjo e forcoi dhe më shumë sistemin gjobëvënës të medies maqedonase pasi në krah të qeverisë u gjend menjëherë televizioni i tipit “klan”, i cili kishte qenë kundërshtar i egër i tij dhe që iu dha rasti t’i zërë vendin televizionit që falimentoi nga sulmi i qeverise. Gazetat e përditshme janë buletine qeveritare me lajme të kufizuara kritike dhe i vetmi debat është ai mes shqiptarëve dhe maqedonasve, që dhe ashtu ngjan si debat i një shoqërie të ndarë që nuk funksionon së bashku.

Në Maqedoni vidhen votat dhe blihen opozitarët e vegjël, biznesi është nën kontroll politik dhe lidershipi i vendit përpiqet të gjejë arsye për të mos iu bashkuar Perëndimit pasi kjo është e vetmja mënyrë që i mban ata në pushtet.

Vizita e tij në Tiranë është e vetmja gjë e sinqertë e Gruevskit. Atë e pret në këtë vend një udhëheqës i ngjashëm, që ka shkatërruar standardet e zgjedhjeve, ka pushtuar gjithë institucionet që nga presidenti, gjyqësori, drejtësia në tërësi, shërbimi informativ dhe media. Njësoj si Gruevski ka tentuar të shkatërrojë televizionin më të madh në vend, Top Channel, dhe medie të tjera kritike, dhe ka prodhuar të njëjtin sistem korrupsioni për të mbajtur nën kontroll median e vet, duke e financuar atë me fondet publike. Vjedh zgjedhjet njësoj si Gruevski dhe tenton të mbajë të përçara partitë e vogla opozitare për të përfituar nga koalicioni me to.

Njësoj si Gruevski nuk e do anëtarësimin në Bashkimin Evropian pasi është kundër interesit strategjik të tij për të qëndruar në pushtet dhe për këtë përpiqet të gjejë gjithmonë një shkak me shpresë se faji do t’i mbetet tjetër kujt. Gruevski ka gërmuar në histori dhe ka vendosur t’i vjedhë emrin Greqisë për të mos lejuar që vendi i tij të bëhet vend evropian, ndërsa Sali Berisha i prodhon probleme kundërshtarëve të vet, i vjedh, i vret, i poshtëron dhe shpreson se zemërimi i tyre ndaj standardit antievropian që ai përdor, ta shpëtojë Berishën nga vazhdimi i Shqipërisë në rrugën evropiane.

Disa djem të rinj të një organizate rinore qëlluan me vezë makinën e Gruevskit në shenjë proteste ndaj qëndrimit të tij për shqiptarët në Maqedoni dhe Berisha e dënoi menjëherë incidentin e ngjashëm që i ka ndodhur dhe atij nga një parti që e akuzon se keqtrajton dhe poshtëron shoqërinë shqiptare. Të dy u shfaqën të lodhur dhe të vjetër në ekrane, sikur e kishin bezdi që po takoheshin, por që janë të detyruar të respektojnë njëri- tjetrin ngase Evropa ka kohë që nuk i respekton. Të dy ishin të gëzuar që kishin gjetur nga një sebep “përse nuk i do Evropa”. Për Gruevskin sebep ishte Greqia, për Berishën, Edi Rama. Dhe të dyja arsyet i tha Berisha, ai që e ka shumë mirë me grekët dhe shumë keq me Edi Ramën.

Janë dy kryeministra në pushtet për një arsye madhore, pasi vendet e tyre nuk janë demokraci evropiane. Në ditën kur ato do bëhen të tilla, të dy këto fytyra do të jenë pjesë e historisë së errët të këtyre dy vendeve dhe rajonit.

 

35 komente në “Dy antievropianë që “u gëzohen” kundërshtarëve”

  1. e ardhmja says:

    Nje analize e sakte z Mero,por une mendoj se ka brenda dhe konspiracionin.Nje nga paraardhesit e Gruievskit ishte dhe Gligorovi,per te cilin sipas Remzi Hoxhes qe e vraui shiku i Berishes thuhet se se bashku me Sllobodan Miloshevicin kane qene ne nje takim sekret me kryeministrin tone .Kurv e madhe kjo politika,

  2. spiro says:

    Ekskluzive/ FBI nis hetimet pë transaksionin e Albpetrolit
    Byroja Federale e Investigimit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka nisur nje investigim prej nje muaji ne lidhje me transaksionet e mundshme qe do kryhen per blerjen e Albpetrolit duke perdorur pikerisht kete vend per te kryer krimin financiar. Burime te sigurta thone per agjencine AMA se agjentet po mbajne nen mbikeqyrje te gjithe veprimtarite e Patton Bogs, ndermjetesit qe do perfitoje si konsulent 22 milione euro qyl per ta kryer kete pisllik financiaqr te parave te mafias nepermjet emrit SHBA. Me tej jane kryer verifikime per aktivitetin e Bankes se Cikagos ky do kryhet operacioni i frikshem per 850 milione euro. FBI dyshon se banka nuk e ka kete kapital pasi eshte e dores se fundit, ndaj dhe i trembet nje pastrimi parash ne linjen Kajman-Azerbajxhan-SHBA. Nese ky operacion do kryhet, autoritetet amerikane do e kene te veshtire ne te ardhmen te perballen me kete fakt kriminal. Dyshohet se heshtja e kongresmenit Elliot Engel ka lidhje me kete pisllik, por ai eshte keshilluar qe te qendroje larg pasi do te mbaje te gjitha pergjegjesite. SHBA jane te shqetesuar se si nje grup investitoresh shqiptare mund te perdorin vendin e tyre per te kryer pastrim kaq te hapur parash per nje investim te dyshimte. Agjentet e FBI-se mund te nxjerrin se shpejti perfundimet ligjore, sapo transaksioni te kryhet, ndaj edhe grupi i mafiozeve ekonomik ka vonuar disa here kete operacion. Parate e garancise, 10 per qind e investimit te Vetro-Energy, pas te ciles fshihet Taci Oil dhe presidenti azerbajxhanas Alyev, me aksione te perbashketa me kryeministrin Berisha, nuk u kaluan ne muajin tetor duke deshtuar. Shkak qe 85 milione euro nuk u derdhen u tha se Banka Amerikane nuk i dispononte. Pra ato nuk ishin kaluar ende ne kete banke per t’u pastruar. Ministria e Ekonomise shkeli te gjitha ligjet me urdher te Berishes duke e shtyre dhe dhene afat per nje muaj me teper.Por perseri mesohet se banka ka veshtiresi, pasi shumat jane galopante dhe i gjithe procesi dhe makinacioni eshte nen mbikeqyrjen e FBI dhe autoriteteve amerikane. parate nuk mund te kalojne lehte nga Ishujt Kajman ne SHBA apo nga Azerbajxhani. E njejta gje edhe per te hyre ne Shqiperi, pasi eshte deklaruar se parate jane ne Banken e Cikagos dhe operacioni duhet te kryhet vetem prej saj. Por te kryhet nje operacion i tille duhet te raportohet patjeter ne autoritetet amerikane, FBI, CIA Kongres dhe pse jo ne Shtepine e Bardhe. Asnje kongresmen apo senator amerikan nuk do merrte persiper garancine e nje operacioni kaq te frikshem financiar ne pastrim parash. Ndaj edhe ceshtja Albpetrol eshte e destinuar te deshtoje sa me pare dhe ne menyre spektakolare. Megjithese autoritetet shqiptare e shtyne me nje muaj afatin ndaj Vetro Energy e Taci Oil per te derdhur 85 milione euro, dukee veshtire te arrihet pasi operacioni financiar do kryhet vetem nga Banka e Cikagos qe e ka marre persiper, ndryshe gjithcka mund te shkaktoje nje ciklon….

    1. Horri i Bulevardit says:

      E kam thene disa here qysh kur u perfol shitja e Albpetrolit se ka shume te fshehta qe nuk e fshehin se ketu ka qellime per pstrim parash, duke i futur si te ligjshme, se shuma prej 45-miljardeve dollare qe eshte vjedhur ne Shqiperi, ku mbi 80% i ka faturuar familja Berisha dhe qe ndodhen ne nje banke te Qipros, ku aksioneri kryesor eshte familja Milloshevic me mbi 60% te aksioneve dhe pjesa tjeter qe eshte ne ishujt Kajman, do te tentohen qe te futen si para per investime te ligjshme.
      Por nje institucion i fuqishem financiar qe investigon parate e pista, kryesisht te Mafies dhe diktatoreve, eshte pengesa kryesore dhe per kete arsye, ky investim nuk do te behet.
      Berisha kujtoi se mund te vjedhe para me thase dhe mund ti fuste ne tregun legal, por nuk e dinte se peshembull, ish kreu i droges ne Kolumbi Pablo Eskobar, ka patur para te thata mbi 500 miljarde dollare qe i ishin mykur dhe skishte mundesi ti fuste ne investime dhe qe rezultoi per ate si para thjesht nje cope leter. E vetmja gje qe i sherbyen ishin pagesat ndaj te varferve ne dore, mbasi keta kishin vrare nje ose me shume police.
      Kur Sali Berisha do ta largojne nga pushteti dhe financat boterore, te japin lajmin se qeveritaret e Berishes me familjen Berisha, kishin vjedhur Shiperise rreth 45-50 miljarde dollare, atehere them me bindje se shqiptaret do ti harrojne mizorite enveriane, per shkak se Berisha do te jete monstra qe do te perfaqesoje te keqen.
      Zoti Spiro, ke bere shume mire qe jep keto te dhena qe neser do te rezultojne te verteta.

    2. tani says:

      spiro:te lutem publikoje artikullin e agjencise AMA ta lexojme.
      mero te lumte pena analize brilante si gjithmone. sa mire do ishte per vendin te kishte gazetare te tjere si ty.bravo

    3. NDESHKUESI says:

      Keto qe thua jane mese te verteta. Kur po ndodhte privatizimi i Albpetrolit bera nje koment qe vetem Tema e di arsyen e mosbotimit. Kjo eshte nje kompani piramide e ngritur me shpejtesi dhe pa asete. Prisni se do ta shihni ne fund sesi do perfundoje kjp histori.Ne amerike te bejne synet me thua, jo shaka.

    4. Nadia Shabani says:

      Spiro e kam thene qysh diten e pare qe gjoja u ra dakord per shitjen e Albpetrolit se bleresi eshte vete kryeministri shqiptar ose i biri i tij me Tacin dhe Azerbaxhanin. Keto jane parate tona o njerez qe po pastrohen e po grumbullohen ne menyre te paligjshme por tani qe ky problem ka vajtur ne veshin e FBI-se ka shume mundesi te anullohet shitja e tij se nuk kane se si ti kalojne parate tek banka qe do te bejne pagesen por qe eshte nje pastrim i frikshem parash kjo nuk ka diskutim.Me fal Mero se dola jashte teme.Persa i perket editorialit te sotem keto dy kryeministra binjake nuk ndryshojne me se karrikja eshte e embel dhe hyrja ne Europe nuk i lejon me te shijojne privilegjet qe kane per veten e tyre. Gruevski eshte kapur fort mbas nje emri te kot dhe e ben qellimisht qe Greqia te mos e lejoje hyren e Maqedonise ne BE, kurse ky joni ka len nam fare ky vjedh vota ne mes te dites, vret kundershtaret politik neper protesta dhe ka nje korrupsion te organizuar per te vjedhur ne cdo instance, te gjithe, ne spitale, ne polici, ne gjykata, kudo kur te marresh nje tender apo nje koncesion rri Iliri me bllok ne dore.Jane bere te gjithe Ilira, kush te vjedhin me shume.Arben Imami la nam duke shitur armatimin deri edhe tek terroristet e Kongos, vjedhje e madhe.Institucionet i gllaberoj tani nuk ka mbetur me asgje per integrimin. Vitin tjeter do vjedhin zgjedhjet prape ashtu sic po ben me mandatet e deputeteve duke i hequr nga Berati dhe duke i cuar ne Kukes. Eshte kulmi une nuk e di se cfar pret me opozita qe nuk kerkon doreheqjen e tij para zgjedhjeve, nuk e kuptoj se cfar pret Oketa me Bamir Topin perse nuk terheqin deputetet e tyre nga mazhoranca qe te bjere qeveria qe te behen zgjedhjet nen drejtimin e nje qeverie teknike. Nuk e di por shpresat jane shume te pakta qe Sali Berisha te ike nga pushteti por BE harrojeni ju se nuk hyn Shqiperia me ne BE.

      1. jani says:

        Ka shtet qe pastron parat dhe amerika nuk mer pjesen e saj.Jo nuk ka amerika bene çdo gje dhe ngqtrron gjith boten.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Yes sir…

  4. luis says:

    Trimi mire me shoke shume thote nje fjale e urte popullore.Sa here ne skenen shqiptare ndodhin gjera te shemtuara qe te krijojne nje pasiguri dhe mungese shprese se kjo e keqe eshte e pakapercyeshme gjithnje e me shume po shihet se Berisha dhe klani i tij po drobiten nga mungesa e perkrahjes si nga faktori i brendshem si nga ai i jashtem dhe te ben te kuptosh se fundi berishian eshte i pashmangshem.
    Verehet gjithandej ne arenen shqiptare si nga politika si nga njerezit e thjeshte se jane bere gati jo vetem ti largohen Berishes por edhe te hedhin balte mbi te nga vete ata qe deri dje i thithnin koqet e tija sepse te tillet e kuptojne me shpejt se askush se koha e tij ka perenduar dhe duan ti afrohen pales tjeter per te perfituar.
    Asnjehere si sot nuk eshte paraqitur e hapur dhe prere politika europiane dhe amerikane kunder Berishes cka le te kuptosh se vertet ai i ka ditet e numeruara.
    Nuk me intereson ceshtja e Macedonise dhe as nuk dua te flas per to.
    Edi Rama per mendimin tim sot eshte ne pozicionin me te favorshem te karrieres se tij politike prandaj ai po vepron ne menyren me te qete sepse ate qe ishte me kryesorja diskreditimin e figures se saliut ne faktorin nderkombetar e ka arritur me durim dhe saktesi perfekte.
    Ne shqiptareve ndaj nje muti sic eshte Berisha na pelqente qe ta hidhnim knokout me dhune por po shoh se kjo metode qenka me frytdhenese dhe me e pjekur sepse jo vetem faktori i brendshem qe eshte i bindur se Berisha duhet larguar por se edhe faktori i jashtem po pret me padurim rrotacionin e pushtetit ne Shqiperi.
    Eshte jashte cdo imagjinate se Berisha mund te kete nje mandat te trete.
    Faktori politik shqiptar ne saje edhe te nje projekti amerikan eshte vendosur pothuajse totalisht ne ato pozicione me qellimin e vetem largimin e Berishes nga pushteti.
    Mendohet se partia socialiste se do fitoje te drejten per te krijuar koalicionin qevereises ne 2013 dhe kesisoj te gjitha partite po perpiqen me sa te munden qe te jene pjese e ketij koalicioni.
    Te gjitha partite si te majta si te djathta po i largohen gjithnje e me shume Berishes sepse e dine se nuk mund te kete me fitore me te.

  5. reformer says:

    Per spiron: sa me shpejt te shpertheje plaga e qelbezuar, aq me mire per te gjithe.

    Sa per dyshen Berisha – Gruevski, le ta shohim pak historine nga larg. Mua me duken si dy xhuxhmaxhuxha qe perpiqen te kthjene prapa rroten e historise. Le te lodhen edhe pak. Ne fund rrota do ti shtype.

  6. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    OR MERO KETO PERRALLA TREGOI SOCIALISTEVE TE GJITHE E DIME SE PENGESA KRYESORE E SHQIPERIS ESHTE DERRKUCI RAMA FALE QE NUK DUHEJ KONCENSUS PER VIZAT SEPSE SHQIPERIA EDHE VIZAT DERI ME SOT DO I KISHTE TE PALIBERALIZUAR:DERRKUCI RAMA JO VETEM QE ESHTE ANTIEVROPIAN POR EDHE ANTISHQIPTAR I FLAKTE.

    1. armand says:

      Me ke kujton se po flet o njeri pa emer?
      Vazhdoni ta injoroni te verteten se pergjigjen do ta merrni ne qershor te 2013.

  7. Lex Rex says:

    Maqedonia ka marre statusin e kandidatit ne vitin 2005, pra 7 vite me pare dhe jo 10 vite me pare sic shkruhet ne artikull.

  8. k says:

    Artikullit nuk ke cti heqesh as ti shtosh.Por do te ishte shume interesant te tregoje se si nje parti si BDI eshte ne koalicion dhe mban ne pushtet Grujevskin.Ce eshte me e keqja kjo eshte partija e dale nga UCK e Maqedonise.Biles kete Ali Ahmetin e takoji dhe Rama bashke me THacin e PDSH Maqedoni.Tashti i bije qe ne ne Shqiperi te braktisim Grujevskin kur ata shqiptaret e Maqedonise e mbajne ne pushtet .Pra e duen te pare te vendit.Poulli vendos kush qeverise.Po nuk e luftuen Grujevskin shqiptaret dhe maqedonasit zor se mundemi ne ne kete forum te bejme punen e tyre.

    1. assault says:

      @’K’ do te thote komunist? (shaka)

      Kjo partia BDI mos eshte ‘Balli Kombit’? edhe Edi Rama ka bere gabim bashke me Thacin e PDSH- se se Maqedonise qe i ka dhene doren?

      Ky Grujevski eshte nje satrap si Saliu ky eshte morali i fabules. Nuk besoj se Edi Rama me takime kortezie po e pengon edhe Maqedonine te behet anetare me te drejta te plota ne BE?!

  9. I Larguari says:

    Shqipetaret duhet te kuptojne qe ata qe perkrahin “patritizmin” neper rruge me deklarata exstremiste dhe dhune nacionalste i bejne nje nder te madh gerdallave alla talibane serbo ortdoxe qe jane ne rruge e humbjes se fundit.Shqiperise i duhet me shume durim se gjak te derdhur me shume kthjellesi se mjergull nacionaliste

    1. Horri i Bulevardit says:

      Me mire te kishim qene te paduruar ne shqiptaret dhe serbet e maqedonsit e greket te kishin qene me te duruar, perfundimisht ne te paduruarit do te kishim Shqiperine etnike, ose me sakte Arberine dhe serbet e greket do te kishin ato toka pa pjeset shqiptare, ndersa Maqedonia sdo te ekzistonte.
      Ti na thua perseri te bejme durim, por harron se ky durim na coptoi dhe na beri vasale te te tjereve.

  10. Salep Sulltani says:

    Mosmarreveshja greko-maqedonase per emrin eshte e vjeter, daton qe nga shperberja e Jugosllavise dhe shpallja e pavaresise nga Maqedonia ne vitin 1991. Rrjedhimisht, nuk eshte e sakte ajo qe pretendohet ne shkrim se ”Gruevski ka gërmuar në histori dhe ka vendosur t’i vjedhë emrin Greqisë”

  11. mergimtari fv says:

    Edi Rama largohu se shaterrove Shqiperine ; ne Bruksel nga dje deri te henen ke gjysem avioni me udhetare te posheruar nga sukesi i libealizmit fallco te bandes se Sali hajdutit , ata qyqare jane izoluar si njerez te dores se dyte me pretekse bajate

  12. analist says:

    Ne artikull mund te shtohej qe Berisha dhe Gruevski dine ti bejne llogarite shume mire,bazohen te forca e tyre e brendshme dhe manipulimi i ta huajve dhe jo tu ulen te huajve ne gjunje dhe te presin shpetimin prej tyre si Rama apo sinonimi i tij maqedonas.

  13. Aleluja USA says:

    Gruevski ka nje ndryshim me Saliun,ai nuk i shmanget zgjedhjeve te parakohshme,bile ks bere dy here kur ato i ka kerkuar opozita,jo si ky krimineli yne qe vrau 4 vet per te mos ju nenshtruar vullnetit te popullit.Gruevski nuk eshte akuzuar nga opozita maqedonase e Cernevkovskit per vjedhje votash,ky problem ka qene midis partive shqiptare,ashtu si ne kosove moren eksperience nga Saliu.

  14. lalzi says:

    Mero, si gjithmone realist. Ne keto 21 vjet te “demokracise” shqiptare kene ndodhur shume cudira, bjhe nga te cilat eshte edhe fragmentizimi i faktorit politik shqiptar ne Maqedoni.
    Dime qe deputete tane te krahut te djathte, kane punuar fort per ta dobesuar kete faktor dhe e kane arritur.
    Disa pyetje qe vijne pasketaj:

    Kujt i interesonte dhe kush e urdheroi aksionin per ndarjen dhe dobesimin e faktorit politik shqiptar ne Maqedoni ?

    Pse Maqedonia i lejoi deputetet shqiptare te nderhynin ne politiken e tyre?

  15. Saimir says:

    Te gjitha te verteta.

  16. saimir koka says:

    Lexoj me vemendje editorialin e z .Baze dhe habitem se si nuk i quan “bura shteti”te dy keta kodosher politik e njekohesisht agjente te perbashket te se njejtes perandori!Me habit fakti se teksa z.Baze permend izolimin e tyre nga perendimi(fjala eshte per Europianet)do te doja te dija ku bene pjese Sekretarja e shtetit Amerikan?Europa i nderuar z.Baze nuk na pranon jo nga standartet demokratike se po te doje ajo na i fut kembet ne nje kepuce ,por se e dine mire qe ne jemi koloni e perandorise qe mban peng kete vend prej mese 22 vjetesh e nuk ka ndonje interes te merret me ne!Se fundemi omentuesit me emrin Spiro do ti sygjeroja qe mos te jete kaq euforik se mafja ka 22 vjet qe vret,vjedh,drejton kete vend me imunititin e ketyre organizmave te cilet pet te na mbushur mendjen na ofrohen nga miqt e satrapit sali per ekspertiza qe shuajne c’do dyshim.Uroj i nderuar z.Spiro te jesh i sakte ne ato qe thua ne komentin tend,pavaresisht bindjes time.Eshte CIA e FBI-ja pa eshte e drejton Salia!

  17. Valmiri says:

    Nje gabim taktik i z. Baze: Te krahaosh Berishen me Gruevskin i ben nder te parit dhe e ofendon te dytin. Ne nje kohe qe Saliu yne po ben te gjitha perpjekjet per greqizimin e detit Jon si dhe te Gjirokastres e te Korçes, Gruevski po e mbron me vendosmeri prestigjin e Maqedonise. Ai nuk i nenshtrohet presionit ne rritje te BE dhe te Greqise per çeshtjen e emrit te Maqedonise, duke i ngritur monument 18 m te larte Aleksandrit. Kur Greqia u ankua per kete fakt ne BE (se e quan grek Aleksandrin) dhe Brukseli i sugjeroi Shkupit “te mos krijonte tensione rajonale me motive historike”, Gruevski u pergjigj prerazi: “Monumentin e babait te Aleksandrit do ta ngremë 24 m te lartë”. A mund te na permendë z. Baze per paralelizem ndonje qendrim te tille te Berishes ne mbrojtje te dinjitetit tone kombetar? Nderkohe qe per te kunderten gjen argumente me tonelata.

  18. muco agai says:

    Gruevski mund te jete cfare te doje, po per cilesine e qeverisjes, dhe elementet kryesore te pranise se shtetit, Maqedonia eshte ku e ku me lart se Shqiperia. Kush ka qene atje le te kujtoje se c’te gjen nga po te tallesh bythen ne trafik si ne Shqiperi, lere pastaj po te kruhesh me perfaqesuesit e shtetit. Kurse ne Shqiperi, si gjithcka tjeter, edhe shteti, edhe policia, edhe rendi, edhe ligji eshte surrogato. Edhe ate te bekuar shqiponje flamuri shqiptaret nuk ndenjen dot rehat pa e bere surrogato per 100 vjetor.

  19. emigrant itali says:

    salija e do shqip nga shkumbini deri ne mat antishqiptar pd gangrene ne trupin shqip se mjere 100 me thoni per cfar te gezoem

  20. Horri i Bulevardit says:

    Bej te fala fahri balliut dhe nenit per agjitacion dhe propagande 55.

  21. kuq e zi says:

    Në kërkim të së vërtetës

    Ka libra që lexohen me ëndje, në të cilët jeta rrjedh e qetë në larminë e saj të përditëshme, në të cilët lexuesi njëjtësohet me personazhet, ka përshtypjen se ato ngjarje i ka jetuar apo dëgjuar dhe kur arrin në fund ka përtypur në vetvete gjithshka. Ai e mbyll librin, e arkivon atë në kujtesë i bindur se nuk do t’i kthehet më leximit të tij. Ka të tjerë që të mbërthejnë, që nuk i lëshon dot nga dora, mbasi ritmet e leximit janë shumë të larta e ankthi apo kureshtja për vijimin e ngjarjeve, apo përfundimin e tyre marrin një ngarkesë të tillë që, në mbarim të librit, duket se ajo është bërë pjesë përbërëse e vetes. Këta lloj librash nuk mbyllen për të mos u hapur më, tek ata rikthehet sërish lexuesi, mbasi përsiatjet rreth ideve apo ngjarjeve të librit mbeten gjithmonë nxitëse.

    Një libër i tillë është romani “Odiseja e një dedektivi” i shkrimtarit Agim Hamiti. Si nëntitull ai shënon “ngjarje të jetuara”. Ky i jep një karakter të veçantë veprës, që anon më shumë nga dokumentari se sa nga filmi artistik, nëse do të përdornim gjuhën e kinematografisë.

    Romani fillon me kapitullin e parë që titullohet : Spaçi. Është një përshkrim i bukur i mjedisit natyror e njerëzor të një kampi pune të detyruar në Mirditën e gjysmës së dytë të viteve 70. Është kampi ku më 1973 u zhvillua e para kryengritje në një burg komunist shqiptar, edhe se në formën e saj parake. Emri Spaç është binjakëzuar me kryengritjen e majit 1973 dhe me ekzekutimin barbar të tre të dënuarve (Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho) “Për dy letra adresuar pushtetit qëndror në Tiranë, ku denoncohej veprimtaria antikombëtaree diktatorit Hoxha”. Për revoltën, siç e quan autori, “Çmimi me të cilin u pagua ajo qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një shumë të përgjithshme prej 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!)”. E gjithë kjo mynxyrë për tri ditë mosbindje policëve e ngritjen e një flamuri pa yll nga disa pjestarë të një bashkësie njerëzish të dënuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike të një ligjëshmërie normale. Madje këtyre u duhet shtuar, për detyrë kronike edhe varja e një qeni, besoj një dukuri e panjohur në gjithë historinë botërore të shtypjes së kryengritjeve….

    Në këtë kamp famëkeq dërgohet për të kryer dënimin prej dhjetë vjetësh për “agjitacion e propagandë” një djalë 31 vjeçar nga Dukati i Vlorës, Sazan Diksi. Jeta e tij, e përshkruar shkurt, na paraqet një stereotip, atë të shumicës dërmuese të bijve të familjeve “të prekura”, t’ashtuquajturit armiq të klasës. Ata rriteshin pa baballarë, sepse këta ishin nën tokë, në burg ose në mërgim. Rriteshin me njëqind sakrifica nga nënat apo gjyshet në kampet e pafund të internimit, në vënde të ndryshme të Shqipërisë. Në më të shumtën e rasteve këta fëmijë ishin të parët e klasës, nxënës t’etur për dije e që mundoheshin të mësonin ndonjë gjuhë të huaj, për t’a zgjeruar atë. Ata i priste kazma që në moshën 16 vjeçare, sepse dyert e universitetit e, ndonjë herë edhe të shkollave të mesme, ishin të mbyllura për to. Kur arrinin moshën i përlante shërbimi ushtarak, pa kapur armë me dorë, në repartet e punës. Ishte preludi i viteve të punës së papaguar që më vonë do të kryenin në burgjet politike. Ata ishin gjithmonë nën vërejtjen e pandërprerë të “ëngjëjve projtës”, “heronjve të heshtur”, kriminelëve të Sigurimit të shtetit, pjesa më parazite e një shoqërie që kishte në themel të saj dhunën dhe varfërinë. Strategjia e tyre e zakonshme synonte një trysni të pashembullt, të gërshetuar me premtime joshëse, për t’u vënë në shërbim të tyre. Kur kjo nuk funksiononte “pinjojtë e klasave të përmbysura” viheshin në listën e arrestimeve, për t’u dënuar e dërguar në kampet e punës së detyruar pa shpërblim, ku ridënoheshin, vriteshin, torturoheshin e, në rastin më të mirë, dilnin të gjymtuar e bëheshin klientë të përhershëm të spitaleve.

    Kështu fillon edhe kalvari i Sazan Diksit. Mbas pesë vitesh qëndrimi në Spaç, ai shpërngulet në Qafë Bari, një tjetër emër kampi, i lidhur me një t’ashtuquajtur kryengritje, shtypja e së cilës, përsa i përket mizorisë së dhunës, shënoi rekorde planetare. Këtu dukatasi fjalëpak u njoh me një gjirokastrit, në frontin e punës së zbrazjes së vagonëve të mineralit. Kolegu i burgosur quhet Hamit Meli dhe vjen nga një përvojë krejt tjetër nga ajo e Sazan Diksit.Hamiti është bir i një partizani të brigadës së parë, një invalid lufte që mban ende në kokë ciflat e predhës, të cilat bëhen shkak i vdekjes së tij të parakohëshme n’operacionin për t’i nxjerrë. Simbas nënës së Hamitit i shoqi “më shumë duhet të ketë vdekur për shkak të brengave, se nga operacioni”. Ai porosiste djemtë që asnjë të mos bëntë shkolla ushtarake e shpesh thonte :”derdhëm gjak për t’i sjellë një mënxyrë këtij populli…”. Ishte njëri nga të shumtit e zhgënjyer nga socializmi i Enver Hoxhës e që dëshmonte jo vetëm objektivitet gjykimi, por edhe ndershmëri karakteri.

    Këto dy veti të çmuara i trashëgonte dhe i biri, Hamiti, që e kishte filluar veprimtarinë në rradhët e DSJ (drejtoria e sigurimit të jashtëm), organi më besnik e më i zgjedhur i diktaturës, që në moshën 19 – vjeçare, si student i vitit të tretë në shkollën e posaçme të kuadrove të saj. Ja si e përshkruan, me pak fjalë, autori i librit parabolën e rrufeshme të karierës së personazhit të tij :

    “ Kishin mjaftuar vetëm tre vjet veprimtarie në DSJ që Meli të shpallej unanimisht si detektivi më i mirë i shërbimit sekret shqiptar. Pas pesë vjetësh emri i tij do të regjistrohej në librin e artë të rekordeve botërore të detektivëve që e kalonin shifrën 100 të misioneve të realizuar me sukses….. . Barra e misioneve të kryer për interesat e diktaturës i rëndonte tashmë në ndërgjegje. Rekordet në shërbim të së keqes përbënin një famë lënduese për të….. Pa i plotësuar të 28 vjetët – moshë në të cilën shumica e detektivëve të botës fillojnë karrierën e tyre – Meli hoqi dorë përfundimisht nga veprimtaria e detektivit…… Gjithshka kishte qenë anormale në karrierën e Melit : fillimi i hershëm, ritmi i lartë i zhvillimit si detektiv cilësor, martesa e ndaluar nga ligji, përfituesit e fruteve të veprimtarisë së tij si detektiv [Inteligjencë Servici britanik], pendesa e thellë e Melit, burgu dhe, sidomos, ofertat e refuzuara në kampin e Qafë-Barit për rifillimin e karrierës së ndërprerë befasisht….”

    Do t’i mjaftonin këto pak fraza lexuesit për të hyrë në botën e mbrendëshme të personazhit e për të kuptuar dramën e tij. Mes Hamitit dhe Sazanit lind një miqësi e fortë, që buron jo vetëm nga prania në të njëjtin ambient të vuajtjes, por edhe nga një këndvështrim i përbashkët i të vërejturit të botës, nga një përceptim pothuaj i njëjtë i problemeve të Vendit të tyre. Kështu veçoritë e jetëve të tyre nga lindja, stilet e ndryshme, prejardhjet jo të njëjta, shkrihen e sheshohen në vetëdijen e përbashkët të të qënit viktima të një diktature, që ka çuar në kasaphanë dhjetra mijra qytetarë e në mjerim një popull të tërë n’emër të idealeve të paqëna. Në bazën e lidhjes së tyre është respekti e besimi i ndërsjelltë. Ky shfaqet më parë tek Hamiti që, në një çast të vështirë për të, i ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanoset çdo ditë, ka nevojë për një shok që t’i hapë zemrën, të ndajë me të shqetësimet, ankthin, pasigurinë. Të gjithë ata që, fatkeqësisht, kanë kaluar përvoja të tilla e dijnë mirë se sa vlen një shok i vërtetë n’ata kushte.

    Sazani befasohet nga rrëfimi i Melit. Natyrshëm në fillim shtanget, por shpejt kupton se tek tregimi i Melit nuk ka hije provokacioni apo prapamendimi të keq e i beson. Shoqëria e tyre forcohet çdo ditë e përballon prova skajore, paralel me ngjarjet e pazakonta në të cilat bëhet pjesëmarrës Meli. Këto ngjarje e futin lexuesin në botën e mistereve, të hafijeve, të të fshehtave, të prapaskenave të paimagjinueshme, që përbëjnë sekretet e pazbulueshme të një regjimi, të një shteti, të pushtetit të një kaste. Jemi të pranishëm në një botë sureale ku në një kamp pune të detyruar, në një nga burgjet më mizore të diktaturës enden ndërmjet të burgosurve, të veshur me uniformën e tyre, kuadro të larta të DSJ që i njeh vetëm një oficer i komandës, kartelisti. Vijnë për të takuar ish detektivin Meli drejtori i DSJ, Dofemi, alias Ilir Enver Hoxha, në shoqëri të funksionarëve shumë të lartë të Sigurimit të KQ, të Inteligenc Servisit britanik, të CIA-s amerikane. Galeria e personave të fuqishëm, që kërkojnë të bindin Melin për rifillimin e veprimtarisë së detektivit, secili në rradhët e tij, është marramendëse, pothuaj e pabesueshme. Ato takime janë përshkruar me imtësi, me data e me orë.

    Pa hyrë në përshkrimin e hollësishëm të tyre, edhe se zënë pjesën kryesore të lëndës së rrëfimit, ajo që del nga këta takime ka diçka sa të pabesueshme, aq edhe të llahtarëshme. Fatet e njerëzve ndërthuren me fatet e popujve në një lojë të fshehtë, të shumfishtë që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzimit, në rastin tonë për shqiptarët. Është loja e shërbimeve të fshehta që përcaktojnë dhe politikat e qeverive, ajo e interesave që shqelmojnë parimet e ideologjitë, ajo e aleancave të padukëshme, të panjohura, të pabesueshme, që mbeten mundësi vendimarrje e pak njerëzve “të zgjedhur”, shpesh herë e një njeriu të vetëm që i jep vetes atributet e një perëndie, që vendos gjithshka mbi vartësit e tij, mbi një popull të tërë. Në këtë xhungël të dëndur interesash, në të cilën papritur Hamit Meli zë një vënd qëndror, atij i zbulohen fakte që përmbysin krejtësisht botën e tij të deriatëhershme. Kështu ai merr vesh se në më shumë se njëqind misione vrastare në të cilat ka marrë pjesë, me përjashtim të dy të parave, gjithë të tjerët i kanë shërbyer Inteligjenc Servisit britanik, zyrtarisht armik i tij dhe i Vëndit të tij, e në sajë të tyre sot ka një llogari rrjedhëse në një bankë angleze e rezulton i ngritur edhe në gradë.

    “ Midis qeverisë sonë dhe partisë suaj ka ekzistuar gjithmonë një aleancë e fuqishme, e cila, për të qënë efikase, është lypsur të mbahej sekrete. Kjo aleancë ka lindur qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur, si aleatë me njeri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin.” Zinxhiri i zbulimeve të të fshehtave që gëlonin në marredhëniet Enver Hoxhës e të komunizmit shqiptar me anglezët dhe amerikanët është një varg i gjatë episodesh, ndodhish e pohimesh marramendëse që e futin lexuesin në një botë të cilën mund t’a konsiderojë fantapolitike, pjellë e një fantazie të ndezur e të prirë për romanet policorë. Kështu lexuesi mëson për luftën mes CIA-s dhe Inteligjenc Servisit për të patur në zotërim fatet e Shqipërisë, me miratimin e “udhëheqësit legjendar” të saj, për oficerët e DSJ të vrarë nga anglezët sepse donin të mbështeteshin tek CIA, për të ndryshuar jo vetëm vartësinë por edhe sistemin me dënimin e tradhëtisë së Enver Hoxhës, për vizitën tepër sekrete të këtij të fundit në Londër në tetor 1983, në një nga misionet e fundit të veprimtarisë 40 – vjeçare në shërbim të zbulimit anglez.

    Lexuesi njihet edhe me të tjera dukuri të mistershme, të pashpjegueshme, që zënë fill nga mbas lufta e kanë të bëjnë me veprimtarinë kundër komuniste të të mërguarve shqiptarë. Është fjala për dhjetra misione desantësh që binin në dorën e Sigurimit, sapo zbrisnin në tokën shqiptare, e që janë motivuar me tradhëtinë e Kim Filbit, për të cilin përgjegjësi i CIA-s për Evropën, në një pasazh të romanit shprehet kështu : “ Un jam gati të vë bast, se dekorata që i ka akorduar në heshtje Kim Filbit Inteligjencë servisi me këtë rast, është dy herë më e madhe nga kjo që i ka dhënë KGB-ja. Në ambientet e CIA-s në Amerikë tashmë thuhet nën zë, se Kim Filbi është një nga agjentët e dyfishtë më të suksesshëm të historisë së shërbimeve sekrete.”

    Në një tjetër fragment të veprës zbulohet një tjetër dukuri e pashpjeguar për shumë prej të mërguarve politikë shqiptarë. Bëhet fjalë për 100 vetë që punonin për CIA-n e që “kishin shprehur në formë të hapur protestën ndaj qeverisë amerikane, për qëndrimin dashamirës që mbahej ndaj regjimit komunist të Tiranës.” Të gjithë këta, në pak kohë, vdiqën në rrethana aksidentale e jo bindëse. Ndërmjet tyre ishte dhe i ati i Sazanit, për të cilin detektivi i kërkon shpjegime shefit të seksionit evropian të CIA-s, prej të cilit merr këtë përgjigje : “ Babai i shokut tuaj ka tradhtuar interesat e shtetit amerikan, të cilit i shërbente.” Një fund tragjik kanë edhe të gjithë ata t’arratisur, të lidhur me operacionin e Maltës, për të cilët dëshmon edhe plaku kolonjar i mërguar që erdhi nga Nju Jorku n’Athinë, për të tërhequr dy bijtë e tij që ishin arratisur nga Shqipëria. Ai ruante si një relike të shenjtë librin “ Të tradhtuarit” dhe fjalët që i kishte thënë një djalosh, më i riu i Oeracionit të Maltës : “ Ruaje si kujtim të hidhur këtë libër vrastar, në emër të të cilit u zhdukën të gjithë ata që ëndërronin të luftonin e të vriteshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi.”

    Rrjeshtova këtu disa prej fakteve dhe pohimeve të romanit, të gjitha rrëfime të detektivit Meli autorit, që ka përmbushur amanetin e shokut të tij për t’i shkruar këto “ngjarje të jetuara”. Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës s’asaj diktature në marredhëniet me armiqtë – miq anglo-amerikanë në më shumë se një gjysëm shekulli.

    Linja e parë është shtjelluar shkëlqyeshëm. Stili i të rrëfyerit është shumë tërheqës e i kursyer, autorit nuk i pëlqen uji i tepërt dhe ai e shmang atë. Personazhet portretizohen më së miri, përshkrimi i mjediseve dhe ngjarjeve është një riprodhim i saktë e cilësor i realitetit. Përsiatjet e autorit dëshmojnë thellësi mendimi e citatet në krye të kapitujve erudicionin e tij. Në këtë drejtim është një nga veprat më të realizuara në gjininë e saj, duke zënë një vënd të nderuar në letërsinë e mbas diktaturës. Linja e dytë rrok një problematikë tepër të ndërlikuar, pasqyron një botë të padukshme, që nuk sheh dritën e diellit, që ka për model urithin, që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzve. Por aq sa është larg përfytyresës së përgjithëshme, po aq është pranë fateve t’atyre që pësojnë historinë. Libri na jep një tabllo që i ngjan një tërmeti të fuqishëm që rrafshon gjithshka : bindje, opinione, besime, ideale, botkuptime, ideologji, parime, të vërteta të kthyera në tabu. Mbi gërmadhat e tyre, mes shumë luhatjesh, mosbesimesh, dyshimesh ngre krye një kult i ri, që është ai i mashtrimit, i hipokrizisë, që mbulojnë interesa marramendëse, leva të fuqishme që lëvizin jetë kombesh si t’ishin lodra fëmijësh e që në të folurit diplomatik merr termin “real-politikë”.

    Në rastin tonë, ajo që del në dritë, simbas autorit, është një aleancë e fortë mes regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës dhe demokracive të mëdha të Perëndimit, konkretisht të Anglisë dhe të SHBA, një dukuri që cik absurden, po të mbahet parasysh historia zyrtare e marredhënieve mes tyre, e shënuar nga një armiqësi proverbiale. Lexuesit ndahen në dy pjesë : disa, që u besojnë më shumë dogmave të antikomunizmit të sinqertë të Perëndimit, apo të tjerë besnikërisë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës e idhtarëve të tij, më të paktë këta të fundit, e hedhin poshtë romanin si një shpikje apo delir të autorit. Të tjerë, mendoj shumica, duan të gjejnë të vërtetën. Ajo mund të jetë shumë e hidhur, por duhet pranuar si e tillë, cilado qoftë pamja e saj.

    Që këtu lind kërkesa, sa e drejtë aq edhe ligjëshme, që ata që drejtojnë shtetin shqiptar të kenë kurajon e burrerinë të hapin arkivat e të nxjerrin prej tyre të vërtetën. Nuk është më e pranueshme që të gjitha sekretet e diktaturës të vazhdojnë të ruhen si të tilla, duke e mbajtur ende shoqërinë tonë robe të së shkuarës, sepse pa u zbardhur mirë e shkuara nuk mund të hidhet shikimi tërësisht në t’ardhmen. Në një demokraci të vërtetë, dyshime të tilla kaqë të rënda nuk mund të mbahen pezull në ndërgjegjen e një kombi, apo të trajtohen me logjikën e diktaturës si “trillime” të një shkrimtari apo të mikut të tij detektiv. Nëse janë të tilla Agim Hamiti apo Hamit Meli duhet të japin llogari para opinionit publik apo ligjeve të shtetit, në të kundërt dikush duhet të japë shpjegime.

    Mendoj se këto shpjegime i takojnë më shumë shtresës së luftuar egërsisht nga diktatura. Kemi jetuar gati gjysëm shekulli nëpër kampet e internimit e burgjet e komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, kriminelit më të madh të racës shqiptare. Kemi shpresuar tek “forcat e së mirës”, të personifikuara në përfytyresën tonë nga “bota e lirë”, nga demokracitë e Perëndimit, nga SHBA së pari. Kemi besuar në to, jemi përndjekur, jemi vrarë, jemi gjymtuar me ato bindje në mëndje, në një Vend në të cilin Perëndimi dhe sistemi i tij i demokracisë ishin “të këqijat absolute”, “varrmihësit e lirisë së popujve”, “imperializmi agresiv”, “neofashizmi”, “xhandari ndërkombëtar” e sa e sa epitete të tjera, njëri më i keq se tjetri. Mbijetuam, kufoma të gjalla, në një botë që lavdi Zotit u ndryshua me shpejtësi, por që për ne solli pak ndryshime. Na hoqi telat me gjëmba e na dha mundësi të marrim rrugët e globit në kërkim të një jete të re, duke filluar nga zeroja. Besuam se Perëndimi i “ëndërruar” do të kishte një qëndrim më dashamirës, humanizmi i shoqërive të tij do t’ishte më bujar me plagët tona e më mikpritës ndaj shpresave tona. Qe një tjetër zhgënjim. Në pjesën më të madhe të tij, Perëndimi qe indiferent karshi nesh, i shurdhët ndaj dëshmive tona, madje shumë më mikpritës ndaj xhelatëve tanë.

    Tani ky roman merr përsipër të zbulojë një realitet që, po të vërtetohet nga dokumentat, shpjegon domethënien e shumë dukurive të habitëshme. Uroj me gjithë shpirt që dokumentat t’a përgënjeshtrojnë, sepse nuk dua që ajo godinë, thellë në veten time, që ka strehuar një jetë të tërë ëndrrat, shpresat, iluzionet në të mirën njerëzore, në botën e lirë, të kthehet në një gërmadhë që do të zinte poshtë dhe vetë qënien time. Ka 11 vjet që është botuar ky libër, por asnjë nga pyetjet që shtron nuk ka gjetur përgjigje. A ka qënë Enver Hoxha spiun i Inteligjenc Servisit deri në fund të jetës së tij ? Nëse ka qenë, si është e mundur që Anglia, demokracia më e hershme e historisë njerëzore, s’ka bërë asgjë për të zbutur instiktet e tij kriminale e për të ndihmuar sado pak shqiptarët të ndërtonin një shtet të së drejtës, pa dhunën e terrorin karakteristik të tij? A ka përgjegjësi shteti amerikan, apo ndonjë segment i rëndësishëm i tij, për qindra antikomunistë shqiptarë, të vrarë nga Sigurimi i shtetit shqiptar këtu, apo nga “rastësitë” në vënde të ndryshme të botës? A ekziston një prirje e admninistratës amerikane për të favorizuar ish komunistët gjatë këtyre viteve të tranzicionit e si motivohet ajo? Cili është fati i oficerëve shqiptarë që punojnë në CIA dhe pse nuk kthehen në Shqipëri për t’a vënë në shërbim të Vendit të tyre përvojën e vyer?

    Këto janë disa nga pyetjet që dalin nga leximi i romanit të Agim Hamitit. Nuk më duket me vënd heshtja dhe bojkotimi që i bëhet këtij libri, nuk më duket një shenj i mirë. Librat nuk bojkotohen, nuk digjen, nuk ndalohen, përvojat e tilla na kthejnë në faqet më t’errta të historisë së njerëzimit. Librat diskutohen, idetë e tyre rrihen në kuvende, në faqe gazetash, në libra të tjerë. Ato mund të miratohen ose të kundërshtohen, por nuk mund të vihen para plotoneve t’ekzekutimit. Ky është mësimi i madh që na jep leksioni i demokracisë së mirëfilltë, së bashku me trasparencën, thyerjen e tabuve, dënimin e së keqes, zbulimin e së vërtetës, asaj historike të së shkuarës, asaj të këtyre njëzet vjeteve të mjegullta të demokracisë. Është një mësim që duhet t’a përvehtësojmë nëse duam të shkojmë përpara, duke pastruar rrugën tonë nga “shpendërat, hithrat, ferrat” e së shkuarës, siç thonte më shumë se njëqind vjet të shkuara poeti ynë kombëtar. Këtë mision i ka vënë vetes edhe ky libër.

    Eugjen Merlika

    1. fox says:

      replike me e.merliken

      i nderuar eugjen
      Eshte e natyrshme qe te villni vrer per figuren e Enver Hoxhes sepse si bashkpuntore te ndyre te fashizmit ai me plot te drejte rracen tuaj e trajtoi si minj haleje qe e shiten vendin.

      Dhe sot rraca juaj nuk thote gjysem llafi per koncesionet qe ka bere PM
      (Perfekt Monstra)berishe dhe shitjet tek serbet,greket e deri te mafjozet e plehrave.

      Nqs ka grup shoqeror qe duhet ta mbyllin sqepin per E.H jeni ju bashkpuntoret e fashizmit qe pas L2B bashkpunuat me serbet dhe greket
      te drejtuar nga babai i f.wislerit qe sot eshte veqilharxh i pasurive te shqiptareve.

      Per sa kemi jetuar pas 1990 e deri tani E.H do te jete nje figure universale e ngjashme mr xhordano brunon qe e dogjen ne turren e druve.
      Njerez si ai lindin nje here ne 2000 vjet.
      Biles dhe amerika eshte e vogel ti beje hije figures se tij..

      1. kuq e zik says:

        Zoti kontakto me zotin Agim Hamiti te maresh vesh lojrat qe ka bere Amerika dhe Anglia me popullin shqipetare.

  22. xhan says:

    Jane te dy kryeministra te papergjegjshem e qe mund te marin ne qafe popujt.Konferenca e tyre e shtypit ishte nje konference alabakesh,aspak diplomatike,qe nxori ne drite edhe kulturen e tyre qytetare e politike.Nuk thuhet ne nje konference shtypi ndershteterore,qe njeriu juaj para nje viti me ka thene titist dhe me keq akoma e atij tonit qe qahesh per Edin dhe ai rushi tjeter e degjonte ne kufje.Hahaha,me vjen keq ku ka perfunduar vendi im.Qe te dy maloke,por ky joni me i lakuar….

  23. llogjika says:

    Komentues te dashur!tregohuni more shoke paksa me te zgjuar dhe te permbajtur me keto komentet qe katranosni,sepse po na beni fare qesharake e po na e nxirrni bojen ne syte e botes,dhe te ketyre kundershtareve tane po i jepni materjal te tallen me ne,per nivelin kaq te ulet intelektual dhe per enderra kaq te trasha qe sajojme.Nuk e veni re se si fluturojne ne ajer pa fre dhe pa asnje lloj timoni shoku Spiro,apo shoku Horr me enderrat e trasha dhe me ata historite me CIA,FBI e me dhjetra miljardat e dollareve….!!?E vini re mandej se si shoqa Nadia e frymzuar dhe e enthuzjazmuar nga zbulimet dhe idete e tyre, merr superxhiro e shkon gjer ne Maqedoni per te zbuluar edhe prapsite e atjeshme?apo te ati shokut tjeter,i cili megjithse emrin e ka gjerman,”clos”,ben sikur zemra i rreh per Shqiperine dhe sheh enderra sikur cdo e keqe e keti vendi do te zgjidhet fet e fet me te ardhe ne pushtet Rama jome?Me me kudes,o shoke,se me keto budallalleqe te tepruara(se fundja budallalleqe modeste edhe hahen dicka),ne vend qe ta ndihmoni ceshtjen e partise, po e demtoni akoma me teper.E dini si do te thone shqiptaret e zgjuar:Ama kata budallallej shpresojne te na qeverin neve!?Pa permendur ketu krahas budallalleqeve edhe fjalorin e “shkelqyer”qe perdorin shumica e komentueseve te krahut tone,si Kol Tivari e tj.,e tj…..qe po na e nxjerrin bojen fare…

    1. Horri i Bulevardit says:

      Kur jeni ne zekthin e paralepirjes, jeni shume me te zgjuar se mbasbythlepirjes, kjo ndodh se perpara ju ka dal efekti dhe jeni pak si esell, ne kete gjendje edhe mund tju durojme se flisni por nuk jeni te rrezikshem, por mbas bythlepirjes, beheni si te droguar dhe aty duhet tju hapim rruge, se si i thone, te dehurit dhe budallait hapi rrugen se te del me mire.
      Tna rruac o llogjika e Saliut te ram berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje