“Nëse do të jetë Kolegji Zgjedhor institucioni që do bëjë ndarjen e mandateve të deputetëve për çdo qark, kjo do të ishte shumë e rëndë për besueshmërinë e procesit zgjedhor të 2013”. Një ditë pasi demokratët deklaruan se në kushtet e mungesës së vendimit nga KQZ-ja do të kërkojnë në Kolegjin Zgjedhor përcaktimin e numrit të deputetëve për çdo qark, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, njëkohësisht një nga bashkëhartuesit e Kodit Elektoral, Damian Gjiknuri e konsideron kërkesën absurde.
Ndarja e mandateve është ekskluzivitet vetëm i KQZ-së, thotë ai, duke treguar nenin 24 të Kodit Zgjedhor, në pikën “ë” të tij, që saktësisht përcakton se ndarja e mandateve quhet e miratuar kur merr jo më pak se pesë vota në KQZ.
“Kolegji, maksimumi që mund të bëjë është të detyrojë KQZ-në të marrë vendim, por KQZ-ja është në proces vendimmarrje dhe kuorumin e KQZ-së nuk e zëvendëson dot Kolegji. Janë nga ato lloj detyrash që nuk i ushtron dot gjykata, janë detyra të mirëfillta të administratës të ngarkuar me zgjedhjet. Përpara se të shkojmë në këtë lloj konflikti do të ishte më e udhës, më e pranueshme, më konsensuale që kjo çështje në ditët në vijim të zgjidhej, duke detyruar Ministrinë e Brendshme të japë informacionin e kërkuar. Nuk ka asnjë sekret, nuk mund të pranohen justifikime të tilla, ‘jemi para të dhënave konfidenciale’, pasi emri, mbiemri, vendbanimi, ditëlindja, të gjitha këto të dhëna publikohen në listën e zgjedhësve dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të marrë vendimin për ndarjen e mandateve, sido që të jenë ato shifra. Nëse këto të dhëna janë të bazuara në bazë të legjislacionin për Gjendjen Civile le të bëhet, nëse pastaj Ministria e Brendshme nuk do t’i japë këto dhe ka probleme me to dhe rruga për ta zgjidhur këtë është përdorimi i Gjykatës në mënyrë të paligjshme, këtu do të jemi përpara një rreziku shumë të madh për besimin për zgjedhjet e reja,” tha Gjiknuri.
Gjiknuri i shton argumentit për rritjen fiktive dhe te paligjshme të popullsisë në qarkun e Kukësit, edhe faktin se PS vetë ka berë investigime të këtyre emrave, të cilët rezultojnë se banojnë në zona të tjera. Por deputeti socialist shton se shqetësimi i opozitës nuk është mandati i katërt në qarkun e Kukësit.
“Shqetësimi më i madh për ne është integriteti i regjistrit kombëtar të Gjendjes Civile dhe sjellja e shtetit ndaj procesit zgjedhor dhe nëse shteti shpreh mungesë totale të transparencës, fut duart, anashkalon një nga parimet e rëndësishme për neutralitetin e tij në procesin zgjedhor, këtu kemi të bëjmë me një problem shumë më serioz se sa fakti i qëndrimit të një mandati në Kukës, apo heqjes së një mandati në Berat,” tha Gjiknuri.
Sekretari për Zgjedhjet në partinë më të madhe të opozitës, ngre një tjetër shqetësim për procesin e 2013-s: Mungesa e një plani veprimi nga institucioni me i lartë zgjedhor dhe fshehja e Qeverise përballë detyrimit për të garantuar teknologjinë në zgjedhje në zonat pilot.
“Shoh një rol apatik të administratës së KQZ-së dhe një rol struci, pra futje si struci në rërë të qeverisë duke mos dhënë asistencën dhe ndihmën e duhur për këtë proces, megjithëse ka detyrime konkrete si Qeveria, ashtu edhe administrata e KQZ-së, KQZ-ja në vetvete për ta përfunduar këtë proces. Duhet theksuar që kjo është shumë e rëndësishme pasi zbatimi i teknologjisë ka qenë një nga shtyllat e marrëveshjes politike të materializuar në Kodin Zgjedhor. Çdo devijim nga ky angazhim do të çonte, do të hidhte hije të forta dyshimi mbi vullnet nga ana e Qeverisë për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,” tha Gjiknuri./TCH
Ore keta bufat e ps se kuptojne apo bejne gjoja,dihet qe kafsha berishe do I vjedhe zgjedhjet,ju duhet me pasur nje plan B per ta hequr malokun nga pushteti.
Ndarjen e mandateve ta beje Sala se eshte njeri mire lol
A nuk deklaroi Gjiknuri kur u be kodi i ri elektoral qe KQZ ska ndonje rendesi te madhe???
http://www.gazetatema.net/web/2012/10/10/gjiknuri-fati-i-zgjedhjeve-nuk-vendoset-ne-kqz/
A nuk e tha kete nderkohe qe opozitaret e vertete denoncuan leshimin e rradhes te Rames qe ia la shumicen e KQZ saliut. Tani Gjiknur ta mbash me shendet se jeni bere pelivan qe s’degjoni opozitaret e vertete. Nuk meritoni voten e opozites se vetem gafa beni.
eshte e thjeshte:
MOS PRANONI TE HYNI NE ZGJEDHJE.
Ja paska keputur koken Ligor çifligut!!eh mor lul basha!paske dhe ti”shoke”si puna jote…
O “8 maji” ke plotesisht te drejte. Ed Rames dhe ushtareve te tij ne PS u ka plasur cipa fare. Si nuk kane turp dhe kerkojne vota nga elektorati i majte. Islami, Gjiknuri, Xhafa dhe Gjoncaj me kompani nuk eshte se jane totalisht juriste te paafte, por kane zbatuar dhe zbatojne me perpikmeri ato qe u kerkon Rama. Ata qe kane ne dore kapistallin e Edit po zbatojne plane per destabilizimin e vendit. Veprimi me i fundit ishte menyra si e trajtuan ceshtjen Fieri, ku tere populli i pa Edin me shoke lakuriq. Nga menyra se si e kane bere ligjin elektoral i kane krijuar mundesi Sales te vjedhe, s’behet me fjale vetem vota, por edhe direkt mandate. Keta lloj monstrash desherojne nje 96, pra nuk duan te fitojne, kjo me qellim qe Shqiperia te perfshihet ne nje 97 tjeter.
Ishte mjaft e thjeshte qe te mos ndodhte kjo qe medemek bertet Gjiknuri. Ne ligjin elektoral te fiksohej proporcionali kombetar, ku cdo parti te marre racionin qe i takon. Ne kete varjant partia ne pushtet nuk do te bente levizje zgjedhesish dhe njekohesisht do te shporreshin nje here e mire nga skena politike partite taksi apo autobuz qe vegjetojne ne menyre parazitare preej 20 vjetesh.
Ore komentues idoter, por pse villni vrer per PS e ramen dhe nuk merreni me hajdutin Sali. Nuk e ka fajin kodi zgjedhore por shteti i saliut prandaj lerini akuzat e kota. Nese shteti i saliut dhe nokes do te ishte transparent te tregonte se cilat jane keto levizje ne kukes dhe nuk ka pse te ndodhte cudia. Por ata qe refuzojne informacionin dicka kane. Ne kete rast Gjiknuri dhe PS ka te drejte dhe mos ja mbysni kot nga mllefi dhe neveria qe keni per cdo njeri. Jepini cezarit ate qe eshte e cezarit..ps ka te drejte dhe pike, dhe kqz ka bere shume mire qe nuk e ka miratuar pa informacion nga MB. Me me logjike here tjeter komentues te trashe se vetem ndotni rrjetet sociae me idiotesira
O Kompetenti, PS-se qe kur eshte krijuar ja u kane vjedhur votat. Kreret e PS-se jane si ato pronaret e banesave qe harrojne deren e shtepise hapur pa e mbyllyr me celes. Vete PS-ja vetem nje here ka vjedhur me procedure ne 2001 me varjantin Dushku, dhe ne ate rast nderkombetaret ne 2002 u moren presidentin, prokurorin e pergjithshem dhe shefin e SHISH dhe i detyruan te kalojne ne opozite ne 2005.
O Kompetent kur ne nje pallat ku familjet jane ne nje nivel pasurie dhe hajdutet vjedhin disa here te njejten banese, ketu nuk mund te themi se fajtore jane vetem hajdutet, por edhe i zoti e baneses “qe harron ta mbylle me celes”. Ne kete kontekst e mallkojme Edin. Ne qershor 2013 eshte me se e sigurte qe do te perseritet historia e 96-tes dhe kjo do te ndodhe jo vetem se do te vjedhe partia ne pushtet, por edhe se partia kryesore opozitare desheron qe ta vjedhin. Keto jane menyrat me te sigurta per ti vene shkrepsen ketij vendi te mallkuar nga perendia
Ore kopetent me idiot se ti nuk me duket se jam te jesh I sigurte,nuk po shajme ps or trungull por po themi nje te vertete,qe berisha asnje here ska fituar zgjedhjet por i manipulon.kete po themi ku eshte plani b i PS ,qe te mos ndodhi e njejta histori si gjithmone,dick head !!
Kur zgjedhjet vidhen, atehere fillojne demonstratat deri ne zgjidhjen e problemit qe eshte zgjedhje te reja.
Kur je i sigurte qe ka manipulime qe perseri keto zgjedhje do te vidhen, i deklaroni hajdutit dhe nderkombetare, se nuk hyjme ne zgjedhje dhe atehere do te shihni se vete nderkombetaret do te levizin shpejt.
Nje gje duhet te dini se hajduti nuk eshte i rrezikshem se te vjedh, por eshte i rrezikshem se kur e shef qe zbulohet ai te vret, qe mos te kete deshmitare qe beri nje vjedhje.
Prandaj thoni hapur qeverise, se me keto kushte qe ju si qeveri kerkoni te beni zgjedhje, ne nuk marrim pjese dhe ketu Berishes do ti mbarojne fisheket, se do te vijne nderkombetaret qe ti organizojne dhe kur Berisha do te tentoje te vjedhe si gjithmone, do te kete pune me nderkombetaret, qe vetem per sy e faqe sdo te lejojne te kete zgjedhje te vjedhura, se pastaj fjalet per manipulim zgjedhjesh ne Bjellorusi apo diku tjeter, do ti shkojne kunder vete europes.
Noka, Pone, Ristani dhe kompani kanë kohë që i kanë përvesh mëngët si të vjedhin zgjedhjet. Tre deputetë pothuajse I morën me ktë që po bëjn tani plus dy të tjerë do I marrin me noj formë tjetër.kështu që pd pa frik I kap 70 deputetë të sajat,dhe kur të vij puna për koalicione mbas zgjedhjeve Ber***a ësht thjesht një mastër.dhe më e bukura do jetë që pd-ja sdo I fusi duart fare nëpër kuti sepse e para nuk ka pse dhe e dyta që ti thotë botës që zgjedhjet ishin të ndershme