Shemsie Kadria, sërish nën hetim për mashtrim me shuma të mëdha

24 Nëntor 2012, 13:44Politika TEMA

Shemsie Kadria, ish bosja e firës piramidale “Gjallica” po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e “mashtrimit në shuma të mëdha”.

Ish- e dënuara, që u la e lirë me amnistinë e vitit 2007, është kallëzuar nga 66 vjeçarja Flutura.K, së cilës i kishte marrë hua shuma parash, në total 1 milion e 700 mijë lekë me premtimin se do t’i paguante interes 20 përqind për vit.

Në fillim ky interes është paguar, por më pas Kadria ka ndërprerë çdo kontakt me 66 vjeçaren, çka ka bërë që ajo të depozitojë kallëzim në polici.

Pas hetimit disamujor, prokuroria ka vendosur pushimin e procedimit penal.

Por sipas gazetës Panorama, ky vendim i Prokurorisë është kundërshtuar nga kallëzuesja Flutura K. në gjykatën e kryeqytetit.

Pak ditë më parë gjykata pranoi kërkesën me argumentimin se  hetimet nuk ishin realizuar të plota dhe se nevojiteshin veprime të tjera hetimore për të zbardhur krejt çështjen.

7 komente në “Shemsie Kadria, sërish nën hetim për mashtrim me shuma të mëdha”

  1. coku says:

    nuk heq dore nga zanati. eshte betuar per te njomin e jo per te thatin.

    1. Albogentivlora says:

      Te genjeva njehere e kam une fajn, te genjeva per se dyti e ke ti fajin.

  2. MEMEDHETARI says:

    Sa te kete budallenj Shqiperia
    Do haje e do pije Shemsie Kadria… ?

  3. shezai says:

    Gezuar 100 vjetorin Shemsie,dallendyshja e pare e demokracise se Sali Berishes!

  4. Zullumi says:

    Si duket Shemsia (kusherira e pare e Liri Berishes) i ka pervetesuar një miliard dollarët qe mori me vete ne Turqi, kur e nisi Saliu para se te arrestonte Fatmir Gërxhalliun (zevendesin e Shemsies)me rastin e falimentimit te firmes piramidale “Gjallica”. Ashtu i hëngshi kokën njëri-tjetrit dhe i fundit veten, thote populli.

  5. kola says:

    Shemsije Kadrija eshte Vlonjate burrin e kishte kuksjan(ose anasjelltas eshte kuksiane e burri vlonjat) ndersa nusen e kishte mbesen e Servet Pllumbit sot kryetare e gruas socialiste pra Olta Xhacka Kete sa per sqarim ketij Zullumit.Me leket e Gjallices Olta mbaroji studimet ne SHBA

  6. xhimi says:

    o kola ato paret qe mori ajo lavire nuk lahen as me nje shkole te asaj qe thua as me nje tiran te tere,.ja ke fut kot,.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje